Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Udhëzime për shfrytëzuesit e internetit

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 Udhëzime për shfrytëzuesit e internetit on Mon Jan 04, 2010 4:57 am

sara


.
.
Ose e merrni kontrollin e tij ju, ose kontrolloheni nga kurthet e internetit.
•E para: Kur një musliman dëgjon thirrjen për namaz, ai duhet të ngrihet të përkujtojë Allahun dhe asgjë tjetër të mos e pengojë atë për t’iu përgjigjur kësaj ftese.
Allahu thotë në Kuranin e tij Fisnik: “(ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë) që Allahu lejoi të ngrihen, e që në to të përmendet emri i Tij, t'i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje. Ata janë njerëz që nuk i pengon, as tregtia e largët, as shitblerja në vend për ta përmendur Allahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet”. (24: 36-37)

•E dyta: Interneti është një mënyrë komunikimi, që konsiderohet si një thikë me dy tehe. Kur ai jep përfitime, ai bëhet një dhuratë. Dhe kur ai jep të keqen, ai bëhet një fatkeqësi. Muslimanët duhet ta përdorin anën e mirë të kësaj vegle për t’i shërbyer fesë dhe jetës së tyre, por jo anën e keqe të saj që prish jetën dhe fenë e tyre.
•E treta: Është shumë e rëndësishme për përdoruesit e internetit, që të mbrojnë sytë e tyre nga skenat e ndaluara. Skenat e ndaluara konsiderohen shigjeta të shejtanit, arma e tij që ai përdor për të prishur zemrën e muslimanëve, duke i ofruar kënaqësi të menjëhershme, të ndjekur nga ndjenja të gjata që vonojnë pendesën dhe keqardhjen. Duke shikuar skenat që Allahu i ka ndaluar shkakton errësirë në zemër, mërzi në gjoks dhe rëndesë dhe hezitim për të kryer adhurimet ndaj Allahut. I privon shpirtit të gëzuar ëmbëlsinë e thellë të besimit. Padyshim se është një mjet që djalli i mbulon me një shtresë me sheqer mëkatet dhe robi bie në këtë kurth menjëherë. Shejtani merr kontrollin e plotë të zemrës së tij dhe luan me atë, si një vogëlush, i cili luan me top. Fundi është gjithmonë një humbje fatale.
•E katërta: Mos lejoni që interneti t’iu marrë kohën dhe përpjekjet e juaja për asnjë vlerë. Kjo ndodh kur ju lundroni nëpër faqe të ndryshme dhe kontaktoni grupe të ndryshme me orë të tëra. Ju shpenzoni orët e çmuara të jetës suaj, këtë kohë që duhet t’ia kushtoni njerëzve që doni, si familjes, prindërve, fëmijëve dhe të afërmve, ose profesionit tënd, me të cilin ju fitoni nga ai, duke i siguruar vetes dhe familjes suaj një jetë më të mirë.
•E pesta: Vizitoni faqe islame shpesh. Vizitoni faqe të dobishme, që të shtoni informacionet e dobishme, në mënyrë që të zgjeroni fushën e njohjes tuaj. Qëndro larg nga faqet që nxisin prishjen e besimit dhe të moralit, ato grupe që të kërkojnë përhapjen e fitneve ose polemikave, edhe nëse kjo është e lidhur me çështjet fetare. Polemika është e keqe dhe pa dobi. Mos ndërhyni në biseda me kundërshtuesit e Islamit, nëse nuk keni njohuritë e nevojshme dhe aftësinë që të merreni me këtë detyrë. Dhe nëse e bëni këtë, atëherë më mirë kërkoni një studiues (dijetar) që të merret me të, ose edhe t’ju ndihmojë.
•E gjashta: Bëni kujdes kundër faqeve me biseda të kota. Ato janë kurthe për meshkujt dhe femrat, që i tërheqin drejt një marrëdhënie të ndaluar, që shpesh fillon me një hyrje të pafajshme dhe përfundon thjesht duke shkaktuar dhimbje dhe dëme për jetën tuaj dhe besimin.
•E shtata: Ose e merrni kontrollin e tij ju, ose kontrolloheni nga kurthet e internetit. Nëse e keni vënë atë nën kontrollin tuaj, atëherë ju do të merrni përfitimet e tij dhe do t’i shmangeni dëmit të tij, kështu që interneti bëhet një dhuratë nga Allahu për mirëqenien tuaj. Ndërsa nëse bini nën kontrollin e tij do t’i mjegullojë sytë tuaj me bukuri shkëlqyese dhe kënaqësi të përkohshme, do t’iu vjedhë paratë tuaja, kohën, jetën dhe detyrat tuaja, që keni ndaj familjes dhe të dashurve të tu. Ju do të bëheni pre’ pa qenë të vetëdijshëm për atë që po ndodh. Ruaje veten nga ky kurth para se të jesh i humbur dhe para se të jetë tepër vonë.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forums hosting | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Forumotion.com