Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Keqtrajtimi për shkak të besimit...

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Keqtrajtimi për shkak të besimit... Empty Keqtrajtimi për shkak të besimit... Mon Jan 04, 2010 5:25 am

sara

sara
.
.

114. E kush mund të jetë më mizor se ai që në xhamitë e All-llahut pengon të përmendet emri i Tij (të bëhet ibadet) dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre. Atyre ndryshe nuk u takoi të hyjnë vetë në to, vetëm duke qenë respektues (të tyre e jo rrënues). Ata në këtë jetë kanë nënçmim e në botën tjetër dënim të madh.

(2-Bekare)


--------------------------------------------------------------------------------

186. Ju patjetër do të sprovoheni si në pasurinë tuaj, si në vetën tuaj, madje do të dëgjoni ofendime të shumta prej atyre që u është libri para jush, e edhe prej idhujtarëve, po në qoftë se duroni dhe ruheni, ajo është gjëja më vendimtare.

195. Zoti i tyre iu përgjegj lutjes së tyre (e tha): Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër. Ju jeni njëri nga tjetri por ata që u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe emigruan, u munduan vetëm pse ishin në rrugën Time, luftuan dhe u vranë, atyre patjetër do t'ua shlyej mëkatet e tyre dhe do t'i vejë në xhennete në të cilët burojnë lumenj. Ai është shpërblim nga ana e All-llahut, se më i miri i shpërblimeve është tek All-llahu.

(3-Ali Imran)


--------------------------------------------------------------------------------

69. E kush do që i bindet All-llahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që All-llahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!

(4-Nisa)


--------------------------------------------------------------------------------

98. Përveç atyre që ishin të paaftë nga burrat, grat e fëmijët që nuk kishin mundësi të gjenin, as mënyrë, as rrugë (për shpërngulje).

98. Përveç atyre që ishin të paaftë nga burrat, grat e fëmijët që nuk kishin mundësi të gjenin, as mënyrë, as rrugë (për shpërngulje).

(4-Nisa)


--------------------------------------------------------------------------------

41. Ata që migruan për hir të All-llahut, e pasi që u torturuan, atyre gjithsesi do t'u mundësojmë vendbanim të mirë edhe në këtë botë, po shpërblimi i botës tjetër është edhe më i madh, sikur njerëzit ta dinin (për atë shpërblim).

42. Janë ata që bënë durim edhe vetëm Zotit të tyre iu mbështetën.

(16-Nahl)


--------------------------------------------------------------------------------

38. All-llahu largon dëmet e idhujtarëve ndaj atyre që besuan, se All-llahu nuk e do asnjë tradhtarë e bukëpërmbystë.

39. Atyre që po sulmohen me luftë, u është dhënë leje të luftojnë, për shkak se u është bërë padrejt, e All-llahu ka fuqi për t'u ndihmuar atyre (muslimanëve).

40. (U lejuan të luftojnë) Ata, të cilët vetëm pse thanë: "All-llahu është Zoti ynë!" u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte. E sikur All-llahu të mos i zbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastiret, kishat, havrat e edhe xhamitë që në to përmendet shumë emri i All-llahut. E All-llahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se All-llahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues.

58. E ata që për hir të All-llahut braktisën atdheun e tyre, (e duke luftuar) u vranë ose vdiqën, All-llahu do t'i shpërblejë me shpërblimin më të mirë, e s'ka dyshim, All-llahu është më i miri shpërblyes.

59. Ata do t'i vë në një vend ku do të jenë të kënaqur. All-llahu di më së miri (kush çka meriton) dhe është shumë i butë.

(22-Haxhxh)


--------------------------------------------------------------------------------

56. O robët e Mi që besuat, toka Ime është e gjerë, pra vetëm Mua më adhuroni.

(29-Ankebut)


--------------------------------------------------------------------------------

1. Pasha qiellin me plot yje,

2. Pasha ditën e premtuar,

3. Pasha atë që dëshmon dhe atë që dëshmohet!

4. Mallkuar qofshin ata të zotët e hendeqeve,

5. Të zjarrit me plot lëndë djegëse,

6. Kur ata rrinin ulur rreth tij,

7. Dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët.

8. E nuk patën pse t'i urrejnë, përveç që e besuan All-llahun, ngadhënjyesin, të lavdëruarin,

9. Të cilit i takon sundimi i qiejve e i tokës; e All-llahu është dëshmitar i çdo sendi.

10. Është e sigurt se ata që i sprovuan besimtarët dhe besimtaret dhe nuk u penduan, ata kanë dënimin e xhehennemit dhe dënimin e djegies.

(85-Buruxh)


--------------------------------------------------------------------------------

9. A më tregon atë që pengon,

10. një rob kur ai falet?

11. Ç'mendon kur ai (robi) është në rrugë të drejtë?

12. Ose ai (rob) urdhëroi për sinqeritet.

13. A më tregon nëse ai përgënjeshtron dhe zbrapset (nga besimi)?

14. A nuk e di ai se All-llahu e sheh?

15. Jo, jo! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi ballin.

16. Floku rrenacak, mëkatar.

17. E ai le t'i thërret ata të vetët.

18. Ne do t'i thërrasim zebanitë.

19. Jo, jo! Ti mos iu bind atij, vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të.

(96-'Alek)

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Create a forum | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com