Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Sundimi mysliman në Spanjë

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Sundimi mysliman në Spanjë Empty Sundimi mysliman në Spanjë Tue Sep 29, 2009 9:41 am

nDeRiM

nDeRiM
.
.

Spanja është shteti më i madh në Evropë. Ajo është monarki kushtetuese dhe ka si kryeqytet Madridin. Në historinë myslimane, Spanja mbahet mend gjithashtu me dy emrat e saj të tjerë, Andulus dhe Hispania. Myslimanët sunduan në Spanjë me hijeshi dhe madhështi të plotë për rreth tetë shekuj. Ata e shndërruan atë në tokën më të qytetëruar dhe tërheqëse në botë.



Në vitin 714 Spanja sundohej nga një sundimtar tiran i krishterë i quajtur Roderik. Një kryetar i krishterë, i quajtur Xhulian, shkoi tek Musa Ibn Nusejr, guvernatori mysliman i Afrikës së Veriut dhe u ankua për epshin, lakminë dhe tiraninë e mbretit Roderik. Musa ndjeu keqardhje për spanjollët e shtypur. Ai e urdhëroi gjeneralin tij të njohur, Tarik Ibn Zijas ta pushtonte Spanjën dhe t\'i vinte gjërat në rregull. Gjenerali Tarik udhëtoi drejt Spanjës me një ushtri prej 12 000 burrash.



Ai ankoroi në një vend pranë zonave bregdetare spanjolle që më vonë iu vu emri i Xhabl el-Tarik. Tani ai vend quhet Gjibraltar. Sapo zbritën në tokë, gjeneral Tarik i dogji të gjitha anijet e tij, në mënyrë që ushtarët e të mos mendonin të ktheheshin apo të tërhiqeshin. Falë guximit dhe vendosmërisë së tij, Tarik mundi ushtrinë e madhe të armatosur rëndë të Roderikut, që përbëhej nga më shumë se 100 000 trupa. Mbreti Roderik, i ulur në fronin e tij madhështor, kishte ardhur në fushën e betejës me një atmosferë plot madhështi. Trupat e tij kishin veshur uniforma të reja shkëlqyese. Ata ishin të armatosur me të gjitha llojet e armëve dhe të municioneve. Menjëherë pas humbjes mbreti u zhduk nga fusha e betejës.



Kështu filloi sundimi mysliman në Spanjë në vitin 714 (e.s.). Populli spanjoll u ndie i lehtësuar pasi u çlirua nga zgjedha e sundimit tiran të Roderikut. Disa historianë kanë thënë se profeti e kishte parë në ëndërr fitoren e gjeneralit Tarik në Spanjë.



Sundimi i gjatë mysliman në Spanjë mund të ndahet në tre faza:



Tre fazat e Sundimit Islam:

1. Etapa e parë e konfuzionit dhe e kaosit, 714-756 era e re (93-138 pas hixhretit)
2. Epoka e artë e pushtetit dhe e progresit, 756-1036 era e re (138-428 pas hixhretit)
3. Epoka e tmerrshme e anarkisë dhe e asgjësimit, 1036-1492 era e re (428-897 pas hixhretit)
marrë :http://www.vizion-islam.com/

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com