Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Gjykimi i perdorimit te letrave qe kane ajete apo hadithe

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

QeNdRiM


.
.
Gjykimi i perdorimit te letrave qe kane ajete apo hadithe apo permendje te Allahut ne gjera te nençmuara


Keto jane disa fetva te dijetareve me te medhenj rreth nje çeshtjeje qe ndoshta nuk eshte e qarte per shume muslimane: perdorimi i letrave qe kane te shkrua ajete Kuranore, hadithe profetike ose permendje te Allahut ne gjera te cilat konsiderohen nençmim dhe nenvleresim per to.
Fatkeqesisht sot letrat qe permbajne fjalen e Zotit tone ose fjalen e Profetit tone, ose emer nga emrat e Allahut, jane shnderruar ne sofer mbi te cilen shtrohet buka, ose per te mbeshtjellur buken apo rrobat, ose per te mbuluar xhamat e dyqaneve te reja qe nuk jane hapur akoma, ose hidhen rrugeve, ne koshat e plehrave dhe vende te pista. Ku eshte madherimi i dispozitave te Allahut? Thote Allahu:"Dhe kush i madheron dispozitat me te vertete kjo eshte nga devotshmeria e zemrave." Pra kini frike Allahun, o ju muslimane ne kete çeshtje dhe kujdesuni per çdo leter qe permban ajet, hadith ose emer te Allahut, qofte ajo leter gazete, reviste, ftese martese, lajmerime, urime, fleta provimesh, etj.
Me poshte ne fetvate e dijetareve do gjesh menyren se si duhet te sillesh me kete lloj letrash dhe menyren e sakte per t'i eliminuar pasi te mbaroni pune me to.
1) Fetvaja e shejhut, muhadithit, fakihut, el alameh AbdulAziz Bin Baz
Pyetje: Ne punen qe une bej me bien ne dore letra ose gjera qe permbajne emrin e Allahut, çfare duhet bere me keto letra?
Pergjigje: Keto letra qe permbajne emrin e Allahut eshte detyre te ruhen nga nençmimi derisa te mbaroje pune me to, kur te mbaroje pune me to dhe nuk i duhen me, atehere eshte detyre t'i gropose ne nje vend te paster ose t'i djege, ose t'i ruaje ne ndonje vend te paster si dollap ose raft etj si keto. Uallahul mustean
(Mexhmua Fetaua Bin Baz, vellimi 6 fq. 394)

2) Pyetje: A lejohet te shkruhet Besmeleja (Bismilahi Rrahmani Rrahim) ne ftesat e marteses duke pasur parasysh se ato hidhen rrugeve pasi te kryhet pune me to?
Pergjigje: Shkruarja e Besmeles ne keto ftesa ose ne letra ne pergjithesi pelqehet, sepse Profeti Salallahu alejhi ue selem i fillonte letrat e tij me Besmele, por nuk lejohet per ate qe merr ftesen e cila permban emrin e Allahut ose ajete Kurani qe ta hedhe ne plehra ose ta vendose ne vende te papelqyeshme. Te njejtin gjykim kane gazetat ose gjerat e tjera te ngjashme me to; nuk lejohet nençmimi i tyre dhe as hedhja e tyre ne koshat e plehrave, nuk lejohet te shtrohen si sofer buke dhe as te perdoren per te mbeshtjellur gjera te ndryshme, sepse permbajne emrin e Allahut te Lartesuar dhe gjynahun e ka ai i cili ben diçka te tille ndersa ai i cili e ka shkruar nuk ka gjynah ne kete mes.

3) Fetvaja e shejhut te nderuar, muhadithit, fakihut, el alameh el Albani ne "Silsiletul Huda ue Nur," kaseta nr. 52, kur u pyet se a lejohet te hahet ushqim mbi gazeta, ai dha pergjigje se nuk lejohet pasi keto gazeta permbajne emrin e Allahut ose ajet Kuranor ose hadith.

4) Fetvaja e shejhut, fakihut, el alameh Ibn Uthejmin:"Nuk lejohet te hidhet diçka qe permban ajete te Allahut ose hadithe te Profetit ne vende ne te cilat nençmohen, sepse fjala e Allahut eshte madheshtore dhe eshte detyre te respektohet, nderohet, prandaj nuk e lexon Kuranin xhunubi dhe nuk e prek ate veçse ai qe eshte me abdes, sipas mendimit te shumices se dijetareve."
(Marre nga libri Fetaua Islamijeh)

5) Fetva e Komisionit te Perhershem per Kerkime Shkencore dhe Fetva me nr. 3407, vellimi 4, fq 52.
Pyetja: Kam shume gazeta te vjetra te hedhura pas leximit te tyre, a lejohet t'ia jap keto gazeta lavantierit (ai qe lan rroba me pagese) ose shitesit te bukeve qe t'i perdorin keto gazeta per nevojat e tyre?
Pergjigje: Falenderimi i takon Allahut, Nje te Vetem, salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij dhe shoket e tij, e me pas:
Nuk lejohet t'ia japesh keto gazeta lavantierit qe te mbeshtjelle rrobat me to dhe as shitesit te bukeve qe t'i perdore per te mbeshtjellur buken, sepse ne pergjithesi keto gazeta kane shkrime Islame qe permbajne ajete Kuranore, hadithe te Profetit, shkruhen ne to shume nga emrat e Allahut dhe neqoftese keto gazeta perdoren ne çfare u permend me siper kjo eshte nençmim i ajeteve Kuranore, haditheve Profetike dhe emrave te Allahut. Pra eshte detyre te ruhen keto gazeta ose te digjen, ose te groposen ne vend te paster. Allahu eshte Ai qe jep sukses, ue salallahu ala nebijjina Muhamed ue alihi ue sahbih.

6) Fetva tjeter e Komisionit te Perhershem me nr 6901, ne lidhje me te njejten çeshtje
Pergjigje: Se pari nuk lejohet per muslimanin qe te vendose plaçkat apo gjerat e tij mbi letra ne te cilat ka te shkruar sure ose ajete ose hadithe dhe nuk lejohet qe te hidhet ajo qe permban keto gjera te shkruara ne rruge apo vende te pista, sepse kjo eshte nençmim dhe shkelje shenjterise se Kuranit, haditheve te Profetit dhe dhikrit te Allahut. Pretendimi se nuk gjen tjeter veçse keto letra eshte pretendim qe e pergenjeshtron realiteti, pasi mjetet per te ruajtur plackat jane te shumta dhe te mjafueshme duke mos pasur nevoje per perdorimin e letrave qe kane te shkruar Kuran apo hadith apo permendje te Allahut, mirepo shkaku i kesaj eshte dembelizmi dhe feja e dobet.
Se dyti: Qe ti te mos kesh gjynah dhe mos ta ndjesh veten ne siklet mjafton qe t'i keshillosh njerezit qe te mos i perdorin çfare u permend aty ku ka nençmim te saj, si dhe t'ua terheqesh verejtjen qe te mos i hedhin ne kosh te plehrave apo ne rruge e te ngjashme me keto. Nuk je i obliguar me gjera te cilat te vene ne pozite te veshtire dhe siklet qe te ngarkosh veten me mbledhjen e ketyre letrave te shperndara ne rruge, por do ngresh nga keto letra sa te kesh mundesi pa e vene veten ne siklet dhe veshtiresi.

7) Fetva e Komisionit te Perhershem me nr. 204: Neqoftese e ben hedhjen e gjerave qe kane te shkruar Kuran duke pasur per qellim nençmimin, zhvleresimin ose talljen me te kur e hedh ne plehra apo e perdor ne gjera te nençmuara, atehere kjo eshte kjo kufr.

selam alejkum
__________________
All-llahu ju ruajt

http://nektariivulosur.tk

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum hosting  | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Free forum