Ky eshte teksti i "Tre themeleve baze" i Sheikh ul-Islam Muhamed ibn Abdul-Wahab dhe eshte i domosdoshem te lexohet nga cdo musliman dhe muslimane.
Me Emrin e Allahut, i Gjithmëshirëshmi, Mëshirëploti.
Di, Allahu të mëshiroftë, që është detyrim mbi ty që të kesh dije rreth katër çështjeve:
(i) Dija (EL- 'ILM), që është njohja e Allahut dhe njohja e të Dërguarit dhe njohja e fesë Islame me argumentat (faktet, provat) e saj.
(ii) Të vepruarit me këtë (dije).
(iii) Të thirrurit në të.
(iv) Të duruarit ndaj çdo fatkeqësie apo dëmi që të bie si pasojë e kësaj.
Prova për këtë është thënia e Allahut:
"Pasha kohën! Njeriu është në humbje. Përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të drejta. Dhe e këshillojnë njëri-tjetrin me vërtetësi dhe e këshillojnë njëri tjetrin me durim."(El-'Asr)
Esh-Shaf'i (Allahu e mëshiroftë) tha: " Nëse Allahu nuk do të zbriste për krijimin e Tij asnjë argument tjetër pos këtij, (ky argument) do të qe mjaft për ta (për tu udhëzuar)."
El-Bukhari (Allahu e mëshiroftë) tha (në Sahih el-Bukhari): "Kapitulli: Dija paraprin të folurit dhe të vepruarit dhe prova për këtë është thënia e Allahut:
"Di që s'ka zot veç Allahut, dhe kërko falje nga Zoti yt për mëkatet e tua..." (Muhamed:19). Pra Ai përmendi dijen përpara të folurit apo veprimit."
Di, Allahu të mëshiroftë, se është e detyrueshme për çdo Musliman, mashkull apo femër që të mësojë dhe të veprojë mbi tre çështje:
E Para: Që Allahu na krijoi ne dhe na furnizoi, dhe nuk na krijoi pa qëllim, por përkundrazi Ai dërgoi të Dërguarin e Tij tek ne. Kështu, kush i bindet atij do të hyjë në Xhenet dhe kush nuk e pranon dhe nuk i bindet atij do të hyjë në Zjarr (Xhehenem) dhe provë për këtë është thënia e Allahut:
"Ne u dërguam një të Dërguar për të qenë dëshmitar mbi ju, sikurse çuam të Dërguar (Musën) tek Faraoni. Por Faraoni nuk iu bind të Dërguarit kështu që Ne e mbërthyem atë me ndëshkim të ashpër." (Muzzemil: 15-16)
E Dyta: Allahu nuk do që t'i përshkruhet partner Atij në adhurim, as ndonjë engjëll sado i afërt qoftë, as ndonjë i Dërguar dhe prova për këtë është thënia e Allahut:
"Dhe xhamitë janë vetëm për Allahun (që është I Vetëm e pa partner), pra mos adhuro askënd me Allahun (mos i bëj shirk Atij).(Xhin:18)
E Treta: Kush i bindet të Dërguarit dhe njëson Allahun (veçon Allahun si Të Vetëm e pa partner duke mos i bërë shirk Allahut) në të gjithë adhurimin e tij (me të cilin ne jemi urdhëruar) mbi Tewhid (duke e bazuar adhurimin e tij mbi faktin që s'ka zot veç Allahut dhe duke e bërë adhurimin e tij të pastër dhe të sinqertë dhe vetëm për Allahun pa i përshkruar partner Atij), nuk i lejohet që të marrë si mbrojtës dhe aleatë ata që kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij edhe sikur këta të jenë më të afërmit e tij dhe prova për këtë është thënia e Allahut:
"Nuk do të gjesh njerëz që besojnë Allahun dhe ditën e fundit që të duan ata që i kundërvihen Allahut dhe të Dërguarit të Tij edhe sikur këta të jenë baballarët e tyre, apo djemtë e tyre, apo vëllezërit e tyre, apo të afërmit e tyre. Përkundrazi Allahu ka caktuar besim të vërtetë për zemrat e tyre dhe i ka përforcuar ata me argumenta, dritë dhe udhëzim nga Ai dhe Ai do t'i fusë ata në kopshtet e Xhenetit nën pemët e të cilit rrjedhin lumenj dhe ata do të jenë aty përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të. Ata janë grupi i Allahut. Vërtetë grupi i Allahut janë të suksesshmit." (Muxhadilah:22)
Di, Allahu të drejtoftë në bindje ndaj Tij, që feja e vërtetë dhe e drejtë, rruga e Ibrahimit, është që ta adhurosh Allahun si Të Vetëm e pa partner duke e bërë adhurimin të pastër dhe të sinqertë e vetëm për Të. Kjo është ajo me të cilën Allahu urdhëroi të gjithë njerëzit dhe për këtë Ai i krijoi ata. Allahu thotë:
" Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit pos të më adhurojnë Mua" (Dharijatë:56)
Dhe kuptimi i adhurimit këtu është të njësosh Allahun në gjithçka me tewhid. Dhe urdhëri më i lartë që ka urdhëruar Allahu është tewhidi që është njësimi i Allahut në të gjithë adhurimin. Gjëja më serioze që Ai ka ndaluar është shirku që është t'i lutesh dikujt tjetër veç Tij (apo së bashku me Të) dhe prova për këtë është thënia e Allahut:
"Adhuroni vetëm Allahun (duke e bërë të gjithë adhurimin të pastër e vetëm për Të), dhe mos i përshkruaj Atij partner (në këtë adhurim)..." (Nisa:36)
Pra nëse të pyesin: cilat janë tre bazat themelore (tre principet themelore) që dikush duhet të dijë? Thuaj: dija e robit rreth Zotit të tij, dhe fesë së Tij (Islamit) dhe të Dërguarit të Tij, Muhamedit.
[Principi i parë: Njohja e Allahut]
Nëse të pyesin: Kush është Zoti yt? Thuaj: Zoti im është Allahu që më ka furnizuar mua dhe gjithë krijimin me favoret dhe bekimet e Tij. Ai është Ai që unë adhuroj dhe s'ka tjetër që unë adhuroj veç Tij. Prova për këtë është thënia e Allahut: "I gjithë falenderimi dhe larmadhërimi i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve" (Fatiha:1). Gjithçka përveç Allahut është e krijuar dhe unë jam një nga krijesat.
Nëse të pyesin: si arrite ta njohësh Zotin tënd? Thuaj: nëpërmjet Shenjave të Tij dhe atyre që Ai ka krijuar; dhe nga shenjat e Tij janë nata dhe dita, dielli dhe hëna; dhe nga ato që Ai ka krijuar janë shtatë qiejt dhe shtatë tokat dhe gjithçka në to dhe mes tyre. Prova është thënia e Allahut:
"Dhe nga shenjat e Tij janë dita dhe nata, dielli dhe hëna. Mos i bëni sexhde diellit, as hënës, por bini në sexhde Allahut që i krijoi ato po qe se vërtetë e adhuroni Atë." (Fusilet:37)
dhe thënia e Allahut:
"Zoti juaj është Allahu që krijoi qiejt dhe tokën në gjashtë ditë, pastaj qëndroi mbi Arsh. Ai e bën natën që të mbulojë ditën që vjen me nxitim. Dhe dielli, hëna dhe yjet janë vazhdimisht nën komandën e Tij. Patjetër që krijimi dhe komanda i përkasin vetëm Atij. I Lartmadhëruar është Allahu, Zoti i gjithë krijimit." (Araf:54)
Zoti është Ai që adhurohet dhe prova për këtë është thënia e Allahut:
"O njerëz! Adhuroni Allahun, Zotin tuaj. Ai që u krijoi ju dhe ata që erdhën para jush që të mund të bëheni të devotshëm (nga ata që kërkojnë të shmangin inatin dhe ndëshkimin e Allahut). Është Ai që e ka bërë tokën vendpushim për ju dhe qiellin mbulojë dhe zbret shi nga qielli dhe nxjerr nga toka me të bimë dhe fruta si furnizim për ju. Pra mos i përshkruani partnerë Atij (kur e dini se nuk ka Zot veç Tij)." (Bakarah:21-22)
Ibn Kethir(Allahu e mëshiroftë) tha: "Krijuesi i këtyre gjërave është I Vetmi që meriton (të adhurohet) dhe që duhet adhuruar."
Llojet e adhurimit që Allahu ka urdhëruar janë: Islami (nënshtrimi dhe bindja ndaj Allahut), imani (besimi i zemrës i shoqëruar me fjalët dhe veprat) dhe ihsani (adhurimi perfekt) dhe nga këto është duaja, frikë-respekti (khauf), shpresa (raxhaa), dhe mbështetja (tawakul), të dëshiruarit me ngulmim (raghbah), të frikësuarit (rahbah), respekti dhe përulja(khushu'), kujdesi(khashjah), të kthyerit me pendim (inaabah), të kërkuarit ndihmë (isti'anah), të kërkuarit strehim (isti'adhah), të kërkuarit lirim dhe shpëtim (istighathah), kurbani (dhabh), betimet (nadhr), dhe pjesa tjetër e adhurimit e urdhëruar nga Allahu. Të gjitha këto duhen bërë absolutisht vetëm për Allahun. Prova për këtë është thënia e Allahut:

Kushdo që drejton ndonjë pjesë të tij (adhurimit) ndaj dikujt apo diçkaje veç Allahut, është mushrik (idhujtar), kefër (qafir) dhe provë për këtë është thënia e Allahut:
"Dhe kush adhuron paralelisht me Allahun dikë (apo diçka tjetër), s'ka argument për këtë; llogaria e tij është me Zotin e tij. Vërtetë kefirunët nuk do bëjnë kurrë përpara." (Mu'minunë:117)
Në hadith thuhet: "Duaja është qendra (esenca) e adhurimit" dhe prova për këtë është thënia e Allahut:
"Zoti juaj thotë: O njerëz, lutmuni Mua dhe (kërkoni nga Unë duke e bërë adhurimin tuaj të pastër e vetëm për Mua), Unë do u përgjigjem, (do u fal dhe do kem mëshirë mbi ju). Vërtetë ata që dështojnë të më adhurojnë vetëm Mua do të hyjnë në xhehenem të poshtëruar." (Ghafir:60)
Prova për frikë-respektin (khawf) është thënia e Allahut:
"...Pra mos iu frikëso atyre por mu frikëso Mua (dhe kujdes se mos nuk bindesh ndaj Meje) nëse jeni me të vërtetë besimtarë." (Aal-'Imran:175)
Prova për shpresën (raxha) është thënia e Allahut:
"Pra kushdo që shpreson të shohë Zotin e tij (dhe të shpërblehet prej Tij), le të bëjë vepra të mira dhe të mos i përshkruaj Allahut partner në të." (Kehf: 110)
Prova për mbështetjen (tawakul) është thënia e Allahut:
"Dhe mbështetuni tek Allahu nëse jeni me të vërtetë besimtarë." (Ma'idah: 23)
dhe Ai thotë:
" Dhe kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij." (Talak:3)
Prova për të dëshiruarit me ngulmim (raghbah), të frikësuarit (rahbah), respektit dhe përuljes(khushu'), është thënia e Allahut:
"Ata shpejtonin të bënin punë të mira dhe gjithnjë na luteshin Ne me shpresë dhe frikë dhe ishin respektues e të përulur përpara Allahut." (Enbija:90)
Prova për kujdesin (khashjah), është thënia e Allahut:
"Pra mos jua ki frikën atyre por mu frikësoni Mua." (Ma'ida: 3)
Prova për të kthyerit me pendim (inaabah), është thënia e Allahut:
"Kthehuni (o njerëz) me pendim e përkushtim me besim të vërtetë tek Zoti juaj, dhe nënshtrojuni Atij." (Zumer:54)
Prova për të kërkuarit ndihmë (isti'anah), është thënia e Allahut:
" Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm tek Ti ndihmë kërkojmë." (Fatiha: 5)
Dhe në hadith thuhet:
"Nëse kërkoni ndihmë, kërkoni ndihmë nga Allahu."(Tirmidhi)
Prova për të kërkuarit strehim (isti'adhah), është thënia e Allahut:
"Thuaj: kërkoj strehim me Zotin e agimit." (Felek:1)
dhe
" Thuaj: Kërkoj strehim me Zotin e njerëzve." (Nas:1)
Prova për të kërkuarit lirim dhe shpëtim (istighathah), është thënia e Allahut:
" Kur ju i kërkuat ndihmë e shpëtim Zotit tuaj e Ai iu përgjigj juve." (Enfal:9)
Prova për kurbanin (dhabh), është thënia e Allahut:
" Thuaj: Namazi im, kurbani im, jeta dhe vdekja ime janë për Allahun, Zotin e botëve. S'ka partner me Të..."(En-'Am:162-163)
Gjithashtu Rrasuli tha: " Allahu ka mallkuar këdo që bën kurban për dikë (apo diçka) tjetër veç Allahut." (Muslim)
Prova për betimet (nadhr), është thënia e Allahut:
" Ata përmbushin betimet e tyre dhe i frikësohen një dite të ashpër." (Insan:7)