Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Disa aspekte të mrekullive të Kuranit

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 Disa aspekte të mrekullive të Kuranit on Fri Oct 09, 2009 1:19 pm

nDeRiM


.
.
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon vetëm Allahut, paqja dhe bekimi i Tij qofshin mbi Profetin e fundit, Muhamedin të cilin e dërgoi mëshire për njerëzimin.



Dije se Allahu e ka dërguar Muhamedin salallahu alejhi ue selem tek njerëzit (në një kohë kur nuk kishte profet) mbasi i kishte urryer banorët e tokës, përveç një pakice prej ndjekësve të librave (të mëparshëm) të cilët vdiqën të gjithë ose shumica pak para ardhjes së Profetit salallahu alejhi ue selem.



Njerëzit në atë kohë ishin dy lloje:



1. Ose njeri i kapur pas librit (qiellor) i cili mund të jetë i devijuar dhe shfuqizuar ose ndjek një fe që është zhdukur e tëra ose një pjesë e saj.

2. Ose analfabet qoftë arab apo jo arab, i cili adhuronte atë që i është dukur e mirë duke menduar se mund t'i bënin dobi qoftë yjet, idhujt apo varret etj.





Njerëzit ishin në një injorancë tepër të madhe. Por më pas i udhëzoi Allahu njerëzit me begatinë e profecisë së Muhamedit salallahu alejhi ue selem dhe me udhëzimin që solli. Ky udhëzim ishte aq i madh sa nuk mund të përshkruhet, i cili e kaloi dijen e atyre që dinin (para ardhjes së Muhamedit salallahu alejhi ue selem). Prandaj falënderimi i takon Allahut siç dëshiron dhe kënaqet.





Allahu i dha çdo profeti mrekulli që tregojnë vërtetësinë e tij si profet që ta besojnë njerëzit. Mrekulli që nuk ka mundësi t'i sjellë askush tjetër veç tyre.





Profeti salallahu alejhi ue selem thotë: "Çdo profeti i janë dhënë mrekulli të mjaftueshme për ta besuar njerëzit. Ndërsa ajo që mu dha mua ishte shpallje (Kurani), prandaj shpresoj që të kem më shumë se ata ndjekës Ditën e Gjykimit " Transmeton Ahmedi dhe Ibnu Maxheh, hadithi eshte i saktë.





Profeti ynë ka pasur më shumë mrekulli nga të gjithë profetët e tjerë dhe mrekullitë e tij janë më të mëdha se mrekullitë e çdo profeti tjetër. Ato janë aq të shumta sa nuk mund të numërohen. Ato tregojnë vërtetësinë e tij si profet, madhështinë e tij dhe gradën që ka ai tek Allahu.





Jo vetëm kaq, por dhe vete Profeti salallahu alejhi ue selem ka qenë mrekulli dhe mëshirë prej Allahut për njerëzimin.





Abdullah Ibn Selam thotë se kur erdhi Profeti salallahu alejhi ue selem në Medine, shkova të shoh (a është i vërtetë apo jo). Kur e pashe fytyrën e tij e kuptova që fytyra e tij nuk ishte fytyrë gënjeshtari. Gjëja e parë që tha ishte: "O njëzet përhapeni selamin, ushqeni të varfrit, vizitoni të afërmit dhe faluni natën kur njerëzit flenë, që të hyni në xhenet me paqe."





Një prej mrekullive më të mëdha që ka Profeti ynë salallahu alejhi ue selem është Kurani famëlartë. Mrekullitë e tij nuk kanë fund. Mrekulli gjuhësore, shkencore, shpirtërore, trupore etj. E ato që ne nuk i dimë janë më të shumta.





Në vijim do përmendim disa aspekte të mrekullive të Kuranit, i cili me gjithë këto mrekulli është një prej mrekullive të Profetit tonë salallahu alejhi ue selem.





Aspekti i parë: Kurani zbriti në gjuhën arabe, në një kohë që arabët kishin arritur gradën më të lartë në letërsi dhe elokuence, aq sa mburreshin kush shkruante poezitë më të bukura të cilat vareshin ne Qabe. Në këtë kohë erdhi Profeti salallahu alejhi ue selem i cili ishte analfabet as nuk shkruante, as nuk lexonte e u solli këtë libër, i cili ishte në gjuhën e tyre. I sfidoi me të. Allahu i madhëruar thotë: "A thonë është shpifje! Thuaju: 'Bëni një sure si suret e tij dhe ftoni kë të doni përveç Allahut (që t'ju ndihmojë) nëse jeni të vërtetë'." Sepse ai ishte në gjuhën e tyre dhe ata ishin të zotët e fjalës, sepse ishin tepër elokuente dhe e njihnin shumë mirë poezinë.





Por, edhe pas 1400 vjetësh nuk mundën ta bëjnë dot e as nuk kanë për të mundur ta bëjnë dot deri Ditën e Gjykimit. Sfida vazhdon për çdokënd që nuk beson dhe dëshiron të bëjë një sure si suret e Kuranit, sepse ajo është fjala e Krijuesit e jo e krijesës dhe dallimi ndërmjet saj dhe fjalës së njerëzve është si dallimi ndërmjet Krijuesit dhe krijesave te Tij.





Aspekt tjetër: Fjalët e tij mahnitin krijesat. Mushrikët u mahniten shumë kur e dëgjuan Kuranin dhe e kuptuan që ai nuk ishte fjalë njeriu, por mendjemadhësia i ndaloi të besonin. Jo vetëm kaq, por edhe xhindët u mahniten nga Kurani. Allahu i madhëruar zbriti një sure të tërë për ta në Kuran, suren Xhin, ku thotë: "Thuaj: 'Mua mu shpall se një grup xhindësh dëgjuan (këndimin e Kuranit) dhe u thanë (xhindeve): ne dëgjuam një Kuran të çuditshëm. Ai udhëzon në të drejtën e ne nuk i bëjmë Zotit tonë shok'."





Në hadithin e Islamit të Ebu Dherrit radiallahu anhu, ndër të tjera, thotë: "Nuk kam parë poet më të madh se vëllai im. Ka mundur 12 poetë në kohën e injorancës njeri prej tyre isha edhe unë. Ai shkoi në Mekë dhe i solli lajmin e Profetit salallahu alejhi ue selem Ebu Dherrit. I thashe: 'Çfarë thonë njerëzit?' Tha: 'Njerëzit thonë: 'Ai është poet, fallxhor dhe magjistar. Po unë i kam dëgjuar fjalët e fallxhorëve, por fjalët e tij nuk i ngjajnë fjalëve të tyre. Gjithashtu u përpoqa ta krahasoj me vjershat e poetëve, por nuk përputhej dhe askush nuk mund t'i përputhet asnjë vjershe që mund të vijë më pas. Ai është i vërtetë e ata janë gënjeshtarë'." Transmeton Muslimi.





Transmetohet që Utbe Ibn Rabia kur e dëgjoi Kuranin tha: "O njerëz ju e dini që unë nuk kam lënë gjë pa e mësuar, pa e lexuar dhe pa e thënë, por po u them: pasha Allahun, dëgjova fjalë që nuk i kisha dëgjuar kurrë. Ato fjalë nuk janë poezi, as magji e as fall."





Aspekt tjetër: Kurani ka treguar disa lajme që kanë ndodhur pas ardhjes së tij të cilat nuk mund t'i dijë njeriu, sepse kanë të bëjnë me të ardhmen, si p.sh: fjala e Allahut ku i drejtohet Profetit të Tij salallahu alejhi ue selem dhe shokëve të tij: "Do të hyni në Xhaminë e Haramit të sigurtë me dëshirën e Allahut." E ndodhi siç tha Allahu i Madhëruar.





Gjithashtu shote: "Elif Lam Mim. U mundën romakët në tokën më të ulet, por ata pas humbjes së tyre do fitojnë pas disa vitesh." E me të vërtetë pas disa vitesh fituan romakët. Siç transmetohet në hadithin e Ibn Abasit që e transmeton Tirmidhiu. Hadithi është i saktë. Etj., etj., ajete të kësaj natyre.





Aspekt tjetër: Tregimet e popujve të mëparshëm që na i ka treguar Kurani, të cilat nuk kanë qenë të njohura për Mekasit. E Profeti salallahu alejhi ue selem nuk dinte të shkruante e as të lexonte që t'i merrte këto histori nga libra të ndryshëm. Duke shtuar edhe sfidën e Kuranit në këto sure ku tregohen këto histori të popujve të mëparshëm, sepse këto janë sure si suret e tjera. Prandaj Kurani i sfidon njerëzit të bëjnë sure si to. Prej këtyre historive që nuk ishin të njohura për Kurejshët është historia e Jusufit alejhi selam ose historia e Musës alejhi selam, Dhul karnejnit , banoreve të shpellës, Hidrit, Lukmanit etj.





Aspekt tjetër: Allahu ka premtuar që Ai do ta ruajë Kuranin, e me të vërtetë deri më sot ai është siç ka qenë. Fakt për të është se nuk gjen ndryshim në asnjë vend të botes po të shkosh, ndërmjet kopjeve të Kuranit në gjuhen arabe.





Allahu i Madhëruar thotë: "Ne e zbritem përkujtimin dhe Ne do ta ruajmë atë."





Mrekullitë e profetëve të mëparshëm janë zhdukur me vdekjen e tyre, ndërsa mrekullia e Profetit tonë salallahu alejhi ue selem, Kurani, vazhdon edhe sot e kësaj dite pas 1430 vitesh të jetë i paprekur në asnjë shkronjë, i ruajtur në zemrat e miliona besimtarëve të cilët ia trashëgojnë këtë mrekulli pasardhësve brez pas brezi sa të jetë toka e ç'ka në të.





Armiqtë e Islamit duan të gjejnë rrugë për ta hedhur poshtë autenticitetin e Kuranit me të gjithë fuqitë e tyre, por nuk munden se ai është i pa cenueshëm, i ruajtur nga Allahu i Madhëruar. Kështu, duan apo nuk duan ata vetë dëshmojnë për vërtetësinë e tij, sepse sikur të gjenin anë për ta hedhur poshtë do e kishin bërë. Por, fakti që nuk kanë gjetur që 1430 vjet e deri më sot tregon qartë madhështinë e këtij libri, i cili është një nga mrekullitë e Profetit tonë salallahu alejhi ue selem.





Aspekt tjetër: Mrekullitë shkencore që janë vërtetuar në ditët e sotme në fusha të ndryshme të shkencës. Vetëm për këtë aspekt ka nevoje të shkruhen disa vëllime. Prandaj është e pamundur që në këto fjalë të pakta të tregojmë çdo gjë në lidhje me këtë aspekt. Po mjaftohemi me disa shembuj, si p.sh: tregimi i etapave të zhvillimit të fëmijës në barkun e nënës në suren Muminun;

tregimi i Kuranit për shtresat e tokës; përshkrimi i diellit si burim drite dhe i hënës si pasqyrues; tregimi i ndarjes që ndodhet ndërmjet dy deteve; tregimi për zgjerimin e universit etj., etj.





Aspekt tjetër: Kurani është shërim. Allahu i Madhëruar thotë: "Ne po të zbresim Kuranin i cili është shërim dhe mëshirë për besimtarët."





Kështu ka thënë Allahu i Madhëruar. E ka thënë të përgjithshme, d.m.th: që Kurani është shërim për çdo sëmundje, jo vetëm për sëmundjet shpirtërore siç mendojnë disa, përkundrazi, ai është shërim për sëmundjet shpirtërore dhe trupore, por ka nevojë që ai që e lexon të jetë besimtar që të bëjë dobi fjala e Allahut tek i sëmuri.





Besoj se nuk është e nevojshme të zgjatemi tek ndikimi që ka Kurani tek të sëmurët me xhindë ose magji, sepse kjo është diçka e njohur tek të gjithë ata që kanë sadopak besim dhe e kanë provuar vetë këtë ndikim të Kuranit. Por, ajo që vlen të përmendet është ndikimi që ka Kurani tek të sëmurët me sëmundje trupore që kurohen nga mjekët.





1. Një grup mjekesh në një nga spitalet Floridës bënë një kërkim mjekësor me anë të së cilit donin të nxirrnin se cilat janë ndikimet e Kuranit në trupin e njeriut, duke përdorur disa aparatura kompjuterike tepër të sofistikuara për të vënë re ndryshimet fiziologjike tek një numër pacientësh vullnetarë, prej të cilëve kishte muslimanë edhe jo muslimanë, arabë e jo arabe. I ndanë në grupe dhe njeri grup dëgjonte Kuran, një grup tjetër dëgjonte fjalë të tjera arabisht me të njëjtin kuptim, ndërsa grupi tjetër nuk dëgjonte asgjë. Kjo gjë u përsërit 85 herë tek të gjitha grupet. Rezultatet ishin marramendëse. Për sa i përket grupit që dëgjonte fjalë të ndryshme arabisht edhe grupit tjetër që nuk dëgjonte gjë nuk u pa asnjë ndryshim, ndërsa grupi që dëgjonte Kuran kishte ndryshime të çuditshme, duke pasur parasysh që një numër prej tyre që ishin jo arabë nuk e dinin që ajo që dëgjuan ishte Kuran.





U vu re tek këta njerëz ndryshim në përçimin e energjisë trupore në muskuj dhe në lëkurë, ndryshime në qarkullimin e gjakut, ndryshim në rrahjet e zemrës dhe në temperaturën e lëkurës. Shkurtimisht, kishte një ndikim qetësues të qartë në trup. Ky ndikim ishte në sistemin nervor i cili ndikon në të gjitha funksionet e trupit. Është e njohur në mjekësi se tendosja e nervave ndikon negativisht në imunitetin e trupit, gjë që d.m.th: se Kurani ndikon në rritjen e imunitetit të trupit me anë të ndryshimeve që përmendëm më sipër.





2. Një numër dijetarësh kanë shkruar rreth kurimit me Kuran të të sëmurëve duke shprehur edhe përvojat e veta në këtë fushë. Një prej librave që më ka bërë përshtypje në këtë temë është libri i Dr. Abdullah Sed'han i cili mban titullin "Si ta kurosh të sëmurin tënd me Kuran", ku ka përmendur veç të tjerave edhe raste që i ka hasur vet me të sëmurë që vuanin nga sëmundje të pashërueshme për mjeket, si: sëmundje paralize e plotë ose sëmundje të panjohura për mjekët (e normalisht edhe të pa kurueshme për ta) si edhe kancer, të cilat i ka kuruar me anë të leximit të Kuranit edhe janë shëruar plotësisht.





3. Unë kam takuar edhe vet një person që kuronte njerëz me Kuran dhe më tregoi për veten e tij që kishte shëruar të sëmurë me kancer e me sëmundje të tjera të pashërueshme, vetëm duke i lexuar Kuran.
http://www.burimijetes.com/

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Private forum on Forumotion | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Forumotion.com