Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Mënyra e shpalljes së Allahut tek engjëjt

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 Mënyra e shpalljes së Allahut tek engjëjt on Fri Oct 09, 2009 11:40 pm

nDeRiM


.
.
Shkruar nga Bledar Haxhiu
Posted in Kuran - Kuran Te Ndryshme

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut, Atë falënderojmë dhe vetëm tek Ai ndihmë dhe falje kërkojmë. Allahut i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve dhe punëve tona të këqija. Atë që e udhëzon Allahu nuk ka kush e humb dhe ai që është në humbje nuk mund ta udhëzojë kush tjetër veç Allahut të Madhëruar. Dëshmoj se nuk ka tjetër që meriton të adhurohet me të drejtë veç Allahut, i vetëm dhe i pa shokë dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij.

Është përmendur frymëzimi i Allahut tek engjëjt në fjalën e Tij: "(Përkujto) kur Zoti yt i frymëzoi engjëjt: ‘Vërtet Unë jam me ju, mbani pra dhe jepuni forcë besimtarëve’". Enfal, 12.

Allahu, gjithashtu, ka thënë: "Dhe (kujto) kur Zoti yt u tha engjëjve: ‘Me të vërtetë që Unë do të çoj në tokë zëvendësues’". Bekare, 30.

Argumentet për këtë lloj shpallje janë të shumta.

Shpallja e Allahut tek engjëjt na është cilësuar në Sunetin e Profetit -alejhi selam- në hadithe të shumta, prej tyre hadithi i transmetuar prej Neuas bin Seman -Allahu qoftë i kënaqur prej tij!- se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: "Nëse dëshiron Allahu i Lartësuar të shpalli diçka, flet me shpallje dhe kur flet, qiejt i kap dridhje e fortë prej frikës së Allahut, kur e dëgjojnë atë banorët e qiejve tmerrohen dhe bien në sexhde për Allahun, i pari që ngre kokën është Xhibrili, i tregon atij Allahu prej shpalljes çfarë dëshiron, pastaj Xhibrili kalon nëpërmjet engjëjve dhe kur kalon nëpër qiell e pyesin atë engjëjt e çdo qielli: ‘Çfarë tha Zoti ynë, o Xhibril?’ Xhibrili i përgjigjet: ‘Tha të vërtetën dhe Ai është i Lartësuari, i Madhi’. Dhe thonë të gjithë ata sikur tha Xhibrili, më pas Xhibrili mbaron me shpalljen atje ku e ka urdhëruar Allahu".1

Nga kjo kuptojmë se Kurani është fjala e Allahut që e bëri atë ta dëgjojë dhe përcjellë Xhibrili -alejhi selam- sikurse e bëri ta dëgjojë Profeti (salallahu alejhi ue selem). Xhibrili e profeti Muhamed nuk kishin rol tjetër, veç përcjelljes, sikurse na e kanë argumentuar këtë ajete të shumta në Kuran, si p.sh.: fjala e Allahut që i drejtohet të Dërguarit të tij Muhamed (salallahu alejhi ue selem): "Dhe padyshim që ti (O Muhamed) po e merr Kuranin nga (Ai) Një, më i Urti, i Gjithëdituri." Neml, 6.

"Dhe në qoftë se ti nuk u sjell atyre ndonjë mrekulli, sipas mendimit e dëshirave të tyre, ata thonë: ‘Përse nuk na e ke sjellë atë?’ Thuaju: ‘Unë vetëm ndjek çfarë më shpallet nga Zoti im’." Araf, 203.


http://www.burimijetes.com

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Free forum