Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Përkufizimi i shpalljes në sheriat

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 Përkufizimi i shpalljes në sheriat on Fri Oct 09, 2009 11:41 pm

nDeRiM


.
.
Shkruar nga Bledar Haxhiu
Posted in Kuran - Kuran Te Ndryshme

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut, Atë falënderojmë dhe vetëm tek Ai ndihmë dhe falje kërkojmë. Allahut i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve dhe punëve tona të këqija. Atë që e udhëzon Allahu nuk ka kush e humb dhe ai që është në humbje nuk mund ta udhëzojë kush tjetër veç Allahut të Madhëruar. Dëshmoj se nuk ka tjetër që meriton të adhurohet me të drejtë veç Allahut, i vetëm dhe i pa shokë dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij.

Ai është: njoftimi i Allahut për ndonjë nga të dërguarit e Tij me gjykim sheriati ose e ngjashme me të.

Gjymtyra "njoftim", i përmbledh të gjitha llojet e shpalljes në sheriat.

Gjithashtu, gjymtyra "i Allahut", e ka kufizuar shpalljen në sheriat se është vetëm prej Allahut dhe askujt tjetër veç Tij.

Thamë tjetër: "për ndonjë nga të dërguarit e tij", këtu u përkufizua shpallja vetëm për të dërguarit e Allahut.

Thamë: "me gjykim sheriati", këtu u bë i qartë lloji i njoftimit -pra i uahjit-, dhe së fundi përmendëm "ose e ngjashme me të" me këtë ka për qëllim ndodhitë ose lajmet dhe të ngjashme me to, që janë përmendur në Kuran ose në sunetin e Profetit -alejhi selam-, por që s'kanë të bëjnë me gjykimet e sheriatit, por që ato janë gjithashtu prej shpalljes.

Me përkufizimin e mësipërm na u bë e qartë se Uahji në kuptimin e sheriatit nuk del nga kufiri i atij gjuhësor dhe dallimi midis tyre është se ai (uahji) është i përgjithshëm dhe i veçantë. Uahji në kuptimin gjuhësor është i përgjithshëm dhe përmbledh çdo (frymëzim në fshehtësi) ndërsa Uahji në kuptimin e sheriatit është i veçantë dhe përmbledh vetëm atë që është nga Allahu për një profet prej profetëve.



http://www.burimijetes.com/

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Forumotion