Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Mbledhja e Kuranit në kohën e Uthmanit

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 Mbledhja e Kuranit në kohën e Uthmanit on Fri Oct 09, 2009 11:42 pm

nDeRiM


.
.
Shkruar nga Bledar Haxhiu
Posted in Kuran - Kuran Te Ndryshme

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut, Atë falënderojmë dhe vetëm tek Ai ndihmë dhe falje kërkojmë. Allahut i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve dhe punëve tona të këqija. Atë që e udhëzon Allahu nuk ka kush e humb dhe ai që është në humbje nuk mund ta udhëzojë kush tjetër veç Allahut të Madhëruar. Dëshmoj se nuk ka tjetër që meriton të adhurohet me të drejtë veç Allahut, i vetëm dhe i pa shokë dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij.

Shkaku i kësaj mbledhjeje

Prezenca e Mus'hafeve personale që kishin sahabët –të cilat i kishin shkruar sipas dialektit që kishin marrë e mësuar nga Profeti (sallallahu alejhi ue selem), po ashtu me përhapjen e çlirimeve islame u përhapën edhe sahabët nëpër këto vende, në mënyrë që t’u mësonin njerëzve Kuranin dhe çështjet e fesë, ku çdo njëri prej sahabëve ua mësonte njerëzve Kuranin sipas dialektit dhe leximit që kishte dëgjuar nga Profeti (salallahu alejhi ue selem).

Kështu banorët e Shamit lexonin sipas leximit të Ubeje bin Kab, ndërsa banorët e Irakut e lexonin me leximin e Abdullah bin Mesudit, kështu që kur dëgjonin njëri-tjetrin binin në kundërshtime, për shkak të leximit. Kur ushtria muslimane u drejtua për të çliruar Armeninë dhe Azerbajxhanin, ushtria ishte e përbërë me ushtarë nga banorët e Shamit dhe të Irakut dhe çdokush prej tyre lexonte me leximin e tij, kështu që filluan kundërshtimet midis luftëtarëve që merrnin pjesë në këtë ushtri. Kur pa Hudhejfe bin Jemani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ç'po ndodhte në lidhje me leximin e Kuranit, shkoi tek prijësi i besimtarëve në atë kohë -Uthman bin Afani- dhe e lajmëroi për gjendjen duke i thënë: "O prijës i besimtarëve, jepi rrugëzgjidhje këtij ymeti përpara se të përçahen në lidhje me librin e Allahut, ashtu si janë përçarë çifutët dhe të krishterët.” Atëhere Uthmani dërgoi fjalë tek Hafsa që t’i dërgonte mus'hafin që gjendej tek ajo, në mënyrë që të kopjonin prej tij disa mus'hafë dhe më pas t'ia kthenin asaj përsëri; dhe kështu u bë.1

Këtu duhet të theksojmë se një mosmarrëveshje të tillë në lidhje me leximin e Kuranit Uthmani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e kishte hasur edhe në Medine. Ai shikonte se si fëmijët që mësonin Kuranin nëpër mësues të ndryshëm bënin fjalë me njëri-tjetrin rreth asaj se kush e kishte leximin më të mirë, saqë njëherë ai doli dhe foli në xhami ku iu drejtua sahabëve të pranishëm duke i thënë: "O ju njerëz! Ju në prezencën time dhe kundërshtoheni me njëri-tjetrin në leximin e Kuranit, vaj halli se ç'ndodh me ata që janë larg meje! Mblidhuni o shokët e Muhamedit dhe shkruajini njerëzve një mus'haf të vetëm.”2

Pra shkaqet e lartpërmendura e shtynë Uthmanin që t’i mblidhte muslimanët në një lexim të vetëm, në mënyrë që të mos përçaheshin dhe për shkaqe që ne do t’i prekim edhe më poshtë.

Data e kësaj mbledhjeje

Kjo ka qenë në fund të vitit 24 dhe në fillim të vitit 25 hixhri.

Ideja e mbledhjes

Sikurse e thamë se kur Uthmani dëgjoi atë që dëgjoi dhe e lajmëroi Hudhejfja për atë çfarë pa, u konsultua me sahabët se çfarë të bënte. Për këtë ka transmetuar Ibën ebi Daud me zinxhir të saktë, sikurse ka thënë dhe ibnu Haxher sipas Suejd ibnu Gaflete i cili ka thënë: “Ali ibnu ebi Talib (Allahu qoftë i kënaqur me të!) doli një ditë tek njerëzit dhe tha: ‘O ju njerëz, mos i ndërhyni Uthmanit dhe mos thoni për të në çështjen e Mus'hafit vetëm se fjalë të mira, se, për Allahun, nuk ka vepruar me atë që veproi, vetëm se me mendimin e të gjithëve.’ Pastaj na pyeti se çfarë thoni ju për këtë lloj leximi? Me të vërtetë se më ka arritur mua se disa prej tyre thonë se leximi im është më i mirë se leximi yt dhe kjo gati mund të jetë kufër-mohim,- i thamë. Po çfarë shikon të arsyeshme,- e pyetëm ne? Tha: ‘Shikoj të arsyeshme që t’i mbledhim njerëzit në një Mus'haf të vetëm, që të mos ndahen në grupe dhe të mos ketë mosmarrëveshje.’ Ju përgjigjën se s'ka mendim më të mirë se kjo që ke menduar. Pastaj Aliu vazhdoi e tha: ‘Betohem në Allahun, sikur të isha unë prijësi juaj do të kisha vepruar të njëjtën gjë që ai veproi".3

Komisioni i zgjedhur

Uthmani zgjodhi katër persona për shumëfishimin e Mus'hafit:

Zejd ibnu Thebit, Abdullah ibnu Zubejr, Seid ibnul As dhe Abdurrahman ibnu el Harith ibnu Hisham. Tre të fundit ishin Mekas prej kurejshëve, ndërsa Zejdi ishte ensar, Medinas.

Uthmani i pyeti njerëzit: “Kush është që shkruan më mirë prej jush?” I thanë: “Shkruajtësi i Profetit (sallallahu alejhi ue selem), Zejd ibnu Thabit.” I pyeti përsëri: “Po më oratori kush është?” Iu përgjigjën: “Seid ibnul As.” Uthmani tha: “Le ta lexojë Seidi dhe të shkruaj Zejdi.”4

Metoda që u ndoq në këtë mbledhje

Pasi u vendos nga Uthmani dhe sahabët për këtë mbledhje të Kuranit në një shkrim të vetëm, u ndoq një metodë e përkryer dhe një rrugë e saktë, me të cilën e mblodhën ymetin në saktësinë dhe precizitetin e tij.

1. Fillimisht Uthmani doli tek njerëzit dhe u foli atyre: "O ju njerëz, koha midis jush dhe Profetit (sallallahu alejhi ue selem), është vetëm trembëdhjetë vite dhe ju dyshoni në Kuranin dhe thoni: ‘Leximi i Ubejit’, ‘Leximi i Abdullait’ dhe thoni: ‘Për Allahun, leximi yt s'është i saktë!’ Kam marrë vendim për çdo njërin nga ju se kush ka nga Kurani ndonjë gjë ta sjellë atë." Kështu filluan njerëzit të vinin e të sillnin ç’kishin shkruar nga Kurani në lëkura, pllaka guri etj, derisa u grumbulluan prej tyre shumë. Pastaj Uthmani hyri në shtëpi dhe i thirri një nga një dhe i vuri të betoheshin se a ta ka lexuar Profeti (sallallahu alejhi ue selem), ty këtë dhe a e ke shkruar prej tij? I përgjigjeshin: “Po.” 5

2. Dërgoi tek Hafsa, nëna e besimtarëve, që t’i dërgonte Mus'hafin për ta shumëfishuar dhe do t’ia kthente përsëri dhe ajo ia dërgoi atë. (Për ta kujtuar ky ishte Mus'hafi që u mblodh në kohën e Ebu Bekrit)

3. Pastaj ia dorëzoi Zejdit dhe tre kurejshëve dhe i urdhëroi që të shumëfishonin Mus'hafë të tjerë prej tij.



http://www.burimijetes.com/

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Forum create on Forumotion | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Free forum