Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Shtatë fukahatë e Medinës

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 Shtatë fukahatë e Medinës on Tue Sep 29, 2009 9:45 am

nDeRiM


.
.
Shtatë fukahatë e Medinës



Ne do të përmendim shkurtimisht shtatë fukaha, sepse ata ishin kryesisht përgjegjës për transmetimin e dijes në Medinës dhe ishin burimi i pjesës më të madhe të dijes së Malikut. Faktikisht ne u detyrohemi atyre për pjesën më të madhe të dijes që kemi sot për Islamin dhe Sunetin. Maliku i ka përmendur ata si fuqaha dhe bartësit e dijes.



1. Seid ibn Musejeb

2. \'Urva ibn Zubejr

3. Ebu Bekr ibn \'Abdu\'r-Rahman

4. Kasim ibn Muhamed ibn Ebi Bekr

5. \'Ubejdullah ibn \'Abdullah ibn \'Utba ibn Mes\'ud

6. Sulejman ibn Jaser

7. Harixha ibn Zejd ibn Thabit





1. Seid ibn Musejeb

I pari prej tyre për sa i përket pozicionit dhe rëndësisë në lidhje me dijen, ishte Seid ibn Musejeb . Allahu qoftë i kënaqur me të. Ai ishte nga Makhzum-i, pjesë e fisit të kurejshëve. Ai lindi gjatë kalifatit të Umer Ibn Hatabit dhe vdiq në vitin 93 (pas hixhretit), pra ai ka jetuar gjatë sundimit të Uthmanit, Aliut, Muavijes, Jezidit, Mervanit dhe Abdul Malikut.

Ai ia përkushtoi tërë jetën e tij fikhut. Ai nuk ishte i lidhur me tefsirin e Kuranit ashtu si Ikrima, shërbyes dhe nxënës i Ibn Abasit dhe transmetues i fikhut dhe tefsirit të tij. Sipas tefsirit të Taberiut, Jezid ibn Ebi Jezid ka thënë: "Zakonisht pyesnim Seid ibn Musejeb-in për hallallin dhe haramin; ai ishte më i dituri i njerëzve. Kur e pyesnim për tefsirin e një ajeti të Kuranit ai thoshte \'Mos më pyesni mua për ajetet e Kuranit. Pyesni atë që pohon se asnjë ajet nuk është i fshehtë për të\', duke nënkuptuar Ikriman".

Seidi u takua me shumë shokë të profetit dhe mësoi shumë prej tyre. Ajo që ai kërkonte në mënyrë të veçantë, ishin gjykimet e profetit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe mendimet e Ebu Bekrit, Umerit dhe Uthmanit. Gjysmën e dijes ai e mori nga Zejd ibn Thabit dhe pjesa më e madhe e transmetimit të tij ishte nga Ebu Hurejra, vjehrri i tij, sepse ai ishte i martuar me vajzën e tij.

Ai mësoi fikhun e Umerit nga shokët e tij, në atë shkallë sa konsiderohej si transmetuesi më i madh i fikhut të Umerit. Ibn Kajimi e quajti "transmetuesi i Umerit dhe bartësi i dijes së tij". Xhaferr ibn Rrabia ka thënë: "Pyeta Irak ibn Malikun: \'Kush prej burimeve të Malikut ka dijen më të madhe për fikhun?" Ai u përgjigj: "Ai që ka dijen më të madhe për fikun dhe gjykimet e të dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, gjykimet e Umerit dhe të Uthmanit dhe ai që ka dije për atë që kanë bërë njerëzit, është Seid ibn Musejebi. Ai që di më shumë hadithe është Urva ibn Zubejr. Nuk mund të kërkosh oqean më të madh se Ubejdullahi (ibn Abdullah ibn Utba)", vazhdoi Iraku, "Unë mendoj se mes tyre ai që ka më shumë dije për fikhun është Ibn Shihabi sepse ai e bashkoi dijen e tyre me dijen e tij".

Az-Zuhri ka thënë: "Unë kërkoja dije nga katër burra: Seid ibn Musejeb, i cili kishte dije për fikun më shumë se të gjithë, Urva ibn Zubejri, i cili ishte si një oqean pa fund dhe nëse do të gjesh dije që nuk e ka asnjë tjetër mund ta gjesh tek Ubejdullahi".

Seid ibn Musejebi u përqendrua tek fikhu. Ai ishte i interesuar për hadithin që të mësonte gjykimet e profetit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Ai mësoi gjithashtu traditat që përmbanin gjykimet e kalifëve, përderisa ai ishte i interesuar të dinte gjykimet dhe fetvatë e kalifëve. Personi më i spikatur në transmetimin e tij të dijes për fikhun, prej shokëve të profetit, ishte Umer ibn Hatabi, për arsye se koha e tij ishte koha më e shquar e fikhut, e gjykimeve dhe fetvave, sepse shteti po zgjerohej dhe ndodhën ngjarje që i bënë këto të nevojshme.

Përderisa Ibn Musejebi ndoqi traditat e Umerit, për sa i përket gjykimit dhe fikhut, reji (opinioni) kishte rëndësi të madhe në këndvështrimin e tij, sepse Umeri shpesh krijonte një opinion për çështjet për të cilat nuk kishte tekst të qartë në Librin e Allahut apo në Sunetin e të dërguarit të Tij. Prandaj Ibn el-Musejebi përdori ixhtihadin (arsyetimin e pavarur) për t\'iu përgjigjur problemeve që iu paraqitën atij për çështjet për të cilat nuk kishte tekst të qartë në Kuran, Sunet ose në gjykimet dhe fetvatë e shokëve të profetit. Ai jepte fetva të bazuar në mendimin e tij, e cila ishte e saktë. Prandaj transmetohet se ai jepte fetva kur të tjerët frikësoheshin prej kësaj.

Ai ishte imami i fukahave të Medinës në kohën e Tabiunëve. Ai nuk kundërshtonte të jepte një fetva kur nevojitej. Mendimi i tij bazohej në shtyllat e fikhut; në Kuran, hadith, në gjykimet e profetit dhe të kalifëve të drejtë.



2. \'Urva ibn Zubejr\'

I dyti nga shtatë fuqahat, të cilët formuluan fikhun e Medinës në kohën e Tabiunëve ishte Urva ibn Zubejr ibn el-Avam. Ai ishte vëllai i Abdullah ibn Zubejrit dhe nipi i Aishes, Allahu qoftë i kënaqur me të. Ai lindi gjatë kalifatit të Uthman ibn Affanit dhe vdiq në vitin 94 pas hixhretit. Ai i përjetoi rebelimet që ndodhën pas vrasjes së Uthmanit. Edhe pse vëllai i tj, Abdullah ibn Zubejr mori me dhunë drejtimin nga Abdul Malik ibn Mervan dhe konflikti mes tyre u rrit, nuk ka të dhëna që ai u përfshi në këtë çështje, apo se e ndihmoi vëllanë e tij në ndonjë mënyrë. Është e qartë se ai iu përkushtua studimit të fikhut dhe hadithit. Për hadithin, ashtu si ka thënë nxënësi i tij Ibn Shihab, ai ka qenë "një det që nuk mund të pakësohej". Ibn el-Musejeb kishte pjesën më të madhe të fikhut të tabiunëve në Medinë, Urva kishte pjesën më të madhe të haditheve. Ai mësoi fikun e dinit nga një grup i shokëve të profetit, veçanërisht nga Aishja, nëna e besimtarëve. Ai shquhej për njohuritë e përgjithshme, rregullat për shpërndarjen e pjesëve të trashëgimisë dhe fikh. Kasim ibn Muhamed, djali i vëllait të saj, mori dije prej saj ashtu si Urva, djali i motrës së saj Esma.

Urva ishte njeriu me dijen më të madhe për hadithet e Aishes. Ai tha: "Para se të vdiste Aishja, kuptova se isha bërë një prej katër burimeve të besueshme. Thashë: "Nëse ajo vdes, nuk do të humbasë asnjë hadith që ajo di. Unë i kam mësuar përmendësh të gjitha".

Është e qartë se Urva ishte i interesuar për regjistrimin e fikhut dhe hadithit që kishte mësuar dhe thuhet se ka shkruar libra, por kishte frikë se mos njerëzit i vinin në nivelin e Kuranit, prandaj i shkatërroi. Djali i tij Hisham ka treguar se ai kishte libra, të cilët i dogji ditën e betejës së Harra-s. Më vonë u pendua për këtë.



3. Ebu Bekr ibn \'Abdu\'r-Rahman

I treti fukaha ishte Ebu Bekr ibn \'Abdu\'r-Rahman ibn Harith. Ai vdiq në vitin 94 pas hixhretit. Ai ishte shumë i devotshëm dhe i përkushtuar ndaj adhurimit dhe asketizmit në atë shkallë sa që quhej "murgu i kurejshëve". Ai transmeton nga Aishja dhe Umu Seleme. Ai ishte fakih dhe transmetues hadithesh. Ai nuk jepte fetva ashtu si Ibn el-Musejeb. Tradita dominonte mbi fikhun e tij.

4. Kasim ibn Muhamed ibn Ebi Bekr

I katërti ishte Kasim ibn Muhamed ibn Ebi Bekri, nipi i Aishes, Allahu qoftë i kënaqur me të. Ai vdiq në vitin 108 pas hixhretit. Ai mësoi hadithin dhe fikhun nga halla e tij dhe Ibn Abasi. Ai ishte transmetues hadithesh. Ai e kritikoi përdorimin e hadithit, nëse teksti i tij vendosej para librit të Allahut dhe Sunetit të mirënjohur. Ai ishte faqih dhe kishte dije dhe për fikun dhe për hadithin. Nxënësi i tij i njohur Abu-Zinad Abdullah ibn Dhakvan ka thënë për të: "Nuk kam parë fakih me më shumë dije se Kasimi. Nuk kam njohur njeri të ketë më shumë dije për Sunetin se ai". Është e qartë se përveç devotshmërisë, ai kishte aspirata (himma) dhe zgjuarsi dhe dinte t\'i zgjidhte problemet. Prandaj Maliku ka treguar se Umer ibn Abdul Azizi ka thënë: "Nëse do të kisha autoritet për këtë çështje, do të caktoja të vërbërin e Banu Tajm-it", duke nënkuptuar Kasim ibn Muhamedin.

5. Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utba ibn Mesud

I pesti i fukahave ishte Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utba ibn Mesud. Ai ka transmetuar nga Ibn Abasi, Aishja dhe Ebu Hurejra. Ai ishte mësuesi i Umer ibn Abdul Azizit dhe pati një ndikim të thellë në intelektin dhe personalitetin e tij. Përveç dijes së tij për fikun dhe hadithin dhe karakterit të tij të mirë, ai shkruante poezi. Ai vdiq në vitin 98 ose 99 pas hixhretit. Thuhet gjithashtu se mund të ketë vdekur dhe më parë, në vitin 94 pas hixhretit.

6. Sulejman ibn Jaser

I gjashti ishte Sulejman ibn Jaser. Ai ishte shërbyes i Mejmuna bint el-Harith, gruas së profetit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Thuhet se ajo i dha një kontratë kitaba dhe i përcaktoi një shumë parash që të paguante për lirinë e tij. Thuhet se ai kërkonte leje për të vizituar Aishen. Ai tha: "Ajo njohu zërin tim. Ajo tha "Sulejmani është?" Pastaj pyeti: "E pagove shumën që të caktoi?" Unë u përgjigja: "Po, afërsisht. Ka mbetur vetëm një pjesë e vogël". Ajo tha: "Hyr brenda. Ti je në zotërimin e dikujt tjetër përderisa i detyrohesh diçka". Ai ka transmetuar nga Zejd ibn Thabit, Abdullah ibn Umer, Ebu Hurejra dhe nga gratë e profetit, Aishja, Mejmuna dhe Umu Seleme. Sulejmani kuptonte mirë. Dija dhe kuptimi i tij i fikhut u rritën nga studimi i tij i çështjeve të njerëzve dhe nga njohuria për gjendjen e tyre. Ai ishte kontrollor i tregut të Medinës kur Umer ibn Abdul Azizi ishte guvernator i saj. Ai vdiq në vitin 100 pas hixhretit.

7. Harixha ibn Zejd ibn Thabit

I shtati ishte Harixha ibn Zejd ibn Thabit i cili vdiq në vitin 100 pas hixhretit. Ai ishte faqih në mendimin ligjor (rej), ashtu si i ati i tij Zejdi, kishte dije për shkencën e ndarjes së trashëgimisë. Prandaj Harixha kishte pak hadithe dhe shumë fetva të bazuara në opinion. Për shkak të dijes së tij të madhe për ndarjen e trashëgimisë ai i shpërndante trashëgimitë e njerëzve sipas librit të Allahut të Plotfuqishëm. Musab ibn Abdullah ka thënë: "Harixha dhe Talha ibn Abdur-Rahma kanë dhënë fetva në kohën e tyre. Njerëzit i pranonin fetvatë e tyre dhe shpërndanin trashëgiminë e njerëzve – shtëpitë, palmat dhe pasurinë – dhe u jepnin njerëzve dokumente.

Përveç dijes së tij, fikhut, fetvasë dhe lidhjes së tij me njerëzit në fillim të jetës së tij, Harixha ishte një prej adhuruesve më të përkushtuar në Medinë. Adhurimi e bëri në fund të jetës së tij që të tërhiqej dhe të qëndronte vetëm, që është arsyeja pse nuk u përhap pjesa më e madhe e fikhut dhe dijes së tij.



Këta janë shtatë fuqahatë e Medinës, të cilët bashkë me anëtarët e tjerë të brezit të tyre, të cilët e dinin gjithashtu fikhun e shokëve të profetit, krijuan një shkollë që formuloi fikhun e Medinës dhe i dhanë një karakter dallues. Baza e saj ishte dhënia e fetvasë sipas fetvave të shokëve të profetit dhe të dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe vazhdimi sipas mënyrës së dijetarëve në lidhje me gjykimet e përftuara, kur nuk gjenin një fetva të drejtpërdrejtë. Ndonjëherë ata ushtronin ixhtihadin sipas opinioneve të tyre, por vetëm sipas mënyrës së shokëve të profetit; dhe ata nuk e ndërlikuan shtrirjen e problemeve ashtu si dijetarët e Irakut.

Duhet të theksojmë se këta fukaha nuk ishin tradicionalistë në çdo aspekt. Ata ishin tradicionalistë dhe juristë të cilët studiuan fikhun e Brezit të Parë dhe ata nxorrën konkluzione prej tij dhe dhanë fetva. Kur nuk mundnin të gjenin një traditë të profetit apo të shokëve të tij përdornin intelektin e tyre për të arritur në një përfundim të bazuar në vendimet e profetit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Disa prej tyre kishin më shumë dije për hadithin dhe më pak për fikhun dhe fetvanë, si Urva ibn Zubejri, por pjesa më e madhe ishin të përqendruar tek fetvaja dhe fikhu.

Kjo tregon se fikhu i mendimit kishte një pozicion të shquar mes tyre, që ka tendencën t\'i bëjë të ngjashëm me dijetarët e Irakut. Megjithatë ndryshimi i mendimit të tyre dhe i dijetarëve të Irakut gjendet në faktin se dijetarët e Irakut jepnin fetva për çdo çështje që shfaqej dhe në lidhje me gjërat që nuk kishin ndodhur, të cilat i sajuan në formë pyetjesh hipotetike. Për më tepër, mendimi i tyre nuk u kufizua vetëm tek arritja e një përfundimi të bazuar në gjykimet e transmetuara nga shokët e profetit.

Dijetarët e Medinës jepnin fetva për çështjet që ishin krijuar aktualisht. Fikhu i mendimit përdorej vetëm për të nxjerrë parime nga fetvatë e shokëve dhe gjykimet e profetit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, që u ishin transmetuar atyre dhe po viheshin në zbatim në Medinë.

Fikhu i këtyre shtatë dijetarëve u mësua nga Ibn Shihabi, Rabia dhe gjithë brezi i tyre. Pastaj Maliku mësoi nga ky brez. Shehët e tij përfshinin disa persona, për të cilët fikhu dhe opinioni ishin mbizotërues dhe disa të tjerë, për të cilët hadithi ishte mbizotërues. Hadithi mbizotëronte fikhun e Ibn Shihabit dhe opinioni dhe jo hadithi ishte i pari për Rabia Rej dhe Jahja ibn Said.

marrë nga:http://www.vizion-islam.com

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Free forum