Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Sinqeriteti dhe pasimi

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Sinqeriteti dhe pasimi Empty Sinqeriteti dhe pasimi Fri Oct 09, 2009 11:46 pm

nDeRiM

nDeRiM
.
.

Sinqeriteti dhe pasimi
E-mail Printo PDF

Shkruar nga Muhamed bin Ibrahim el Hamd
Posted in Akide - Teuhid

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nga ato që tregojnë për rëndësinë e sinqeritetit dhe pasimit, të cilat janë kushte në pranimin e adhurimit mund të përmendim:

1. Allahu ka urdhëruar për sinqeritet në adhurimin e Tij. Ai thotë: "Dhe adhurojeni Atë duke qenë të sinqertë në lutje vetëm për të." Araf, 29.

2. Allahu ka përcaktuar që vetëm Ai të ligjërojë ( të vendosë ligje), kështu që kjo është vetëm e drejtë e Tij. Ndaj kush e adhuron Allahun me diçka që është jashtë asaj që Ai ka ligjëruar, në këtë rast ky i ka dhënë vetes këtë cilësi që Allahu ia ka përcaktuar vetes (ligjërimin e çështjeve) Allahu thotë: "Ai u përcaktoi juve fe atë që i pat përcaktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty." Shura, 13

Allahu thotë: "Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë. Pra, përmbahuni kësaj e mos ndiqni rrugë të tjera e t'ju ndajnë nga rruga e Tij." En'am, 153

3. Allahu është i pa kënaqur me ata të cilët ligjërojnë nga mendja e tyre. Allahu thotë: "A mos kanë ata ortakë (zota ose idhuj) që u përcaktuan atyre fé, të cilën nuk e urdhëroi Allahu?" Shura, 21

4. Allahu e ka plotësuar për ne fenë dhe Ai është i kënaqur me të. Ai thotë: "Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time dhe zgjodha për ju Islamin fe." Maide, 3

Shpikja në fe në të vërtetë është sikur të korrigjosh Allahun dhe të dërguarin e Tij dhe të akuzosh fenë se është e mangët.

5. Nëse do të lejohej për njerëzit që ta adhuronin Allahun me ç’të donin dhe si të donin, atëherë çdonjëri prej tyre do të kishte një rrugë apo mënyrë të caktuar të adhurimit. Kështu që, jeta e njerëzve do të bëhej si një skëterr i vërtetë, si shkak i gjakderdhjeve dhe kundërshtimeve të shumta që do të ekzistonin, si pasojë e shijeve të ndryshme që do të ishin tek njerëzit. Pra padyshim, një gjë e tillë do të çonte në kundërshtime dhe përçarje të paevitueshme.

Ndërsa ndjekja e Profetit (salallahu alejhi ue selam) dhe lënia e shpikjeve në fe është nga shkaqet më kryesore dhe më të mëdha për harmoninë dhe bashkimin.

6. Nëse do të lejohej për njerëzit që ta adhuronin Allahun me ç’të donin dhe si të donin, atëherë do të dilte si i panevojshëm dërgimi i profetëve dhe këtë asnjë i llogjikshëm nuk e thotë.

http://www.burimijetes.com/

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Create a forum | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com