Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Besimi i plotë

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 Besimi i plotë on Fri Oct 09, 2009 11:47 pm

nDeRiM


.
.
Shkruar nga Ebu Bekër Muhamed bin el Husejn bin Abdullah el Axhurri
Posted in Akide - Akide - te ndryshme

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Besimi është: të vërtetuarit me zëmër, të shprehurit me gojë dhe të vepruarit me gjymtyrë. Besimtar i vërtetë është atëherë kur të tri këto janë të pandara nga njëra-tjetra.



Muhamed bin Husejn ka thënë se dijetarët muslimanë kanë thënë se besimi është detyrë për njerëzit në tërësi. Ta vërtetojnë atë me zemër, ta shqiptojnë me gojë dhe ta veprojnë me gjymtyrë.

Nuk pranohet njohja, vërtetimi i besimit me zemër vetëm kur besimi shqiptohet me gojë. Nuk pranohet njohja, vërtetimi i besimit me zemër dhe shqiptimi me gojë, deri sa të veprohet me gjymtyrë. Kur këto të tri plotësohen, atëherë arrihet besimi.

Argumentet nga Kurani dhe Suneti për këtë janë:

1. Detyra e zemrës për obligimin e besimit.

Allahu i Lartësuar thotë:

"O ti i dërguar! Të mos brengos vrapimi në mosbesim i atyre që me gojët e tyre thanë: ‘Ne kemi besuar’, e zemrat e tyre nuk kanë besuar (munafikët), e as i atyre që janë jehudi, të cilët shumë i përgjigjen gënjeshtrës dhe shumë dëgjojnë (fjalën) një populli që nuk vjen te ti, ata janë që i mënjanojnë fjalët pas vënies së tyre në vendin e vet (nga ana e Allahut) e thonë: ‘Nëse u jepet kjo, pranoni, e nëse nuk u jepet, atëherë refuzoni’. Po atë që Allahu do ta humbë, ti nuk mund të bësh asgjë për të (nuk mund ta shpëtosh). Janë ata të cilëve Allahu nuk deshi t’iu pastrojë zemrat (prej kufrit). Janë ata që në këtë jetë kanë poshtërim, kurse në jetën tjetër kanë dënim të madh." El Maide, 41.

Allahu i Lartësuar thotë:

"Ai që pas besimit të tij e mohon Allahun, me përjashtim të atij që dhunohet (për të mohuar), e zemra e tij është e bindur plotësisht me besim, por fjala është për atë që ia hap gjoksin mosbesimit, ata i ka kapur hidhërimi nga Allahu dhe ata kanë një dënim të madh." Nahl, 106.

Allahu i Lartësuar thotë:

"Beduinët thanë: ‘Ne kemi besuar!’ Thuaj: Ju nuk keni besuar ende, por thoni: ‘Ne jemi dorëzuar, e ende nuk po u hyn besimi në zemrat tuaja’. E nëse e respektoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij, Ai nuk ju pakëson asgjë nga veprat tuaja, se Allahu është shumë Mëkatfalës, shumë Mëshirues”. Huxhurat, 14.

Të gjitha këto tregojnë se njohja, vërtetimi i besimit prej zemrës nuk ka dobi, sepse zemra nuk vërteton atë që shpreh goja dhe veprimi.

2. Obligimi i besimit me gojë.

Allahu i Lartësuar thotë:

"Ju (besimtarë) thoni: ‘Ne i besuam Allahut, atë që na u shpall neve, atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhësve (të Jakubit që ishin të ndarë në dymbëdhjetë kabile), atë që i është dhënë Musait, Isait dhe atë që iu është dhënë nga Zoti i tyre pejgambereve. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin prej tyre dhe ne vetëm atij i jemi bindur’."

"Në qoftë se ata besuan ashtu siç besuat ju, ata vërtet kanë gjetur rrugën e drejtë, e nëse refuzojnë, atëherë ata janë kundërshtarë (opozitë)...." Bekare, 136-137.

Allahu i Lartësuar thotë:

"Thuaj: ‘Ne i kemi besuar Allahut, edhe asaj që na u zbrit neve, edhe asaj që i është zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhësve..." Ali Imran, 84.

Transmetohet nga Ebu Hurejre –kënaqësia e Allahut qoftë me të!– se Profeti –paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të!– ka thënë: "Jam urdhëruar të luftojë njerëzit deri sa të thonë: ‘Nuk ka tjetër që meriton të adhurohet veç Allahut dhe unë jam i Dërguari i Tij’…" Shënuar nga Muslimi dhe të tjerë.

Ky është besimi i obliguar me gojë e i shqiptuar.

3. Besimi i obliguar për gjymtyrët si vërtetim i besimit me zemër dhe shqiptimit me gojë.

Allahu i Lartësuar thotë:

"O ju që besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhurojeni. Bëni punë të mira (të dobishme), se do të gjeni shpëtim." Haxh, 77.

Allahu i Lartësuar thotë:

"Faleni namazin dhe jepni zekatin, dhe faluni me ata që falen (bini në ruku me ata që bien)”. Bekare, 43.

Të vepruarit me gjymtyrët vërtetojnë besimin me zemër dhe gojë. Ai që nuk e vërteton besimin e tij me gjymtyrët, si p.sh.: pastërtia, namazi, agjërimi etj., kënaqet me njohjen dhe fjalën, nuk është besimtar dhe nuk i bën dobi atij njohja dhe thënia kur nuk vepron me gjymtyrët e tij.

Allahu i Lartësuar thotë:

"…Ty ta zbritëm Kuranin që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, me shpresë se do ta studiojnë (Kuranin)." Nahl, 44.

Profeti e ka qartësuar popullin e tij për rregullat e besimit në kundërshtim me atë që thonë murxhitë, me të cilët luan shejtani.

Allahu i Lartësuar thotë:

"Nuk është tërë e mira (e kufizuar) t’i ktheni fytyrat tuaja nga lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson Allahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do ua jep të afërmve, bonjakëve, të varfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve dhe ai që e fal namazin, e jep zekatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit." Bekare, 177.

Allahu nuk i fut besimtarët në xhenet vetëm se besojnë, por i fut ata me mëshirën e Tij në saj të pranimit të besimit që kanë tek Ai si dhe në saj të kryerjes së veprave të mira. Kjo është përgjigje ndaj atyre që thonë: "Besimi është njohje" dhe ndaj atyre që thonë: "Është njohje dhe thënie edhe pse nuk vepron"; Allahu na ruajt prej kësaj thënie!

Allahu i Lartësuar thotë:

"E, përgëzoi ata që besuan dhe bënë vepra të mira se ata do të jenë në xhenete në të cilët rrjedhin lumenj. Sa herë që u jepet ndonjë ushqim nga frutat e tij, ata thonë: “Ky është që me te u ushqyem edhe më parë”. Ngase, u sillet ushqim i ngjashëm (vetëm në formë, e jo edhe në shije). Aty do të kenë ata bashkëshorte të pastra dhe aty do të jenë përgjithmonë." Bekare, 25.

Allahu i Lartësuar thotë:

"S’ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e falën namazin dhe e dhanë zekatin, ata i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë kurrfarë frike as brengosje." Bekare, 277.

Allahu i Lartësuar thotë:

"Ne të dërguarit nuk i dërgojmë ndryshe vetëm si përgëzues dhe qortues. E kush besoi dhe u përmirësua, ata nuk kanë as frikë as brengë" En'am, 48.

Allahu i Lartësuar thotë:

"Është e vërtetë se ky Kuran udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh." Isra, 9.

Allahu i Lartësuar thotë:

"Thuaj: ‘O ju njerëz, unë jam për t’ua tërhequr haptazi vërejtjen”.

"E ata që besuan dhe që bënë vepra të mira, do të kenë falje (të mëkateve), furnizim të begatshëm (në xhenet)." Haxh, 49-50.

Allahu i Lartësuar thotë:

"Atë ditë i tërë sundimi i takon vetëm Allahut, Ai gjykon mes tyre, e sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë kënaqësitë e tyre në xhenete." Haxh, 56.

Allahu i Lartësuar thotë:

"Po ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne me siguri do t’ua shlyejmë të këqijat e do t’i shpërblejmë më së miri për atë që vepruan." Ankebut, 7.

Allahu i Lartësuar thotë:

" E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre do t’u bëjmë vend të lartë në xhenet në të cilin rrjedhin lumenj, aty janë përgjithmonë; sa i mirë është shpërblimi për atë që vepruan!" Ankebut, 58.

Allahu i Lartësuar thotë:

"A mos është ai që ishte besimtar, sikurse ai që ishte jashtë rrugës? Jo! Këta nuk janë të barabartë".

"Për sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata, për hir të veprave që i bënë, vendpritje e kanë xhenetin" Sexhde, 18-19.

Allahu i Lartësuar thotë:

"Nuk është as pasuria juaj, e as fëmijët tuaj ajo që ju afron pranë Nesh, është vetëm besimi dhe veprat e mira; të tillët shpërblehen shumëfish për atë që vepruan dhe ata janë në dhoma të larta të shpëtuar" Sebe, 37.

Allahu në çdo ajet të përmendur më sipër e pason besimin me veprën e mirë.

Allahu i Lartësuar thotë:

"…te Ai ngrihet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mirë…" Fatir, 10.

Fjala e mirë është realitet e cila ngrihet tek Allahu me veprat e mira e nëse nuk është vepra, bie fjala.

Ndjekja e Profetit -alejhi selam- është shenja e dashurisë për të, gënjen ai që e kundërshton atë. Kush vepron e vërteton atë. Kur thotë thënie të mirë dhe vepron vepër të mirë Allahu e ngre fjalën e tij me veprën e tij. Kur thotë thënie të mirë dhe kryen vepër të keqe, Allahu i përgjigjet fjalës nëpërmjet veprës.

Ebu Alij në thënien e Allahut: "…Të tillët janë ata të sinqertit…" Bekare 177, thotë: “Folën me thënie besimi dhe e vërtetuan me vepër”.

Rebia bin Enes ka thënë: “Hasani ka thënë se besimi është fjalë, vërtetësia e tij është vepra dhe kur fjala nuk vërtetohet me vepër, ajo nuk i bënë dobi".

Allahu i Lartësuar thotë:

" … hyni në xhenet, për hir të asaj që vepruat" Nahl, 32.

Allahu i Lartësuar thotë:

"Hani e pini shijshëm e me ëndje, për atë që e keni vepruar" Murselat, 43.

Muhamed bin Husejn –Allahu e mëshiroftë!– thotë: “E gjithë kjo e drejton logjikuesin se besimi nuk është zbukurim dhe as dëshirë, por është ajo që e ka vendin në zemër dhe e vërtetojnë veprat”.

Pas kësaj përmend atë që transmetohet prej Profetit, nga kolektivi i sahabëve, nga shumë tabiinë se besimi është vërtetimi me zemër, thënia me gojë dhe veprimi me gjymtyrë.

Ali bin Ebi Talib dhe Abdullah bin Mesudi –kënaqësia e Allahut qoftë me ta!– thanë: "Nuk ka dobi thënia pa veprën dhe vepra pa thënien, as thënia e as vepra pa nijetin (qëllimin), e as nijeti pa pranimin e sunetit".

Ebu Hajan ka thënë se ka dëgjuar Husenin të thotë: "Besimi është thënie, nuk ka thënie pa vepër, nuk ka thënie as vepër pa nijet (qëllim), nuk ka thënie as vepër, as nijet pa sunetin".

Jahja bin Selim ka thënë se ka pyetur Sufjan Theurin për besimin, dhe tha: "Thënie dhe vepër". Kam pyetur Ibn Xhurejxh të thotë: "Thënie dhe vepër". Kam pyetur Muhamed bin Abdullah bin Amru bin Uthman dhe ka thënë: "Thënie dhe vepër". Kam pyetur Malik bin Enes dhe ka thënë: " Thënie dhe vepër". Kam Fudejl bin Ajad dh eka thënë: " Thënie dhe vepër". Kam pyetur Sufjan bin Ujejne dhe ka thënë: "Thënie dhe vepër".

Humejdi ka dëgjuar Uekian të thotë: "Dijetarët e sunetit thonë se besimi është thënie dhe vepër". Murxhitë thonë: "Besimi është thënie", kurse xhemhijet thonë: "Besimi është njohje".

Abdurrezaku ka dëgjuar Sufjan Theurin, Ibn Xhurejxh, Malik bin Enes, Sufjan bin Ujejne të thonë: "Besimi është thënie dhe vepër shtohet dhe pakësohet".

Ebu Daud Sexhnani thotë se ka dëgjuar Ahmed bin Hambelin të thotë: "Besimi është thënie dhe vepër shtohet dhe pakësohet". Ahmedi ka thënë: “Më është përcjellë se Malik bin Enes, Ibn Xhurejxh, Fudejl bin Ajad, kanë thënë: ‘Thënie dhe vepër’.”

Ibrahim bin Shimasi ka thënë se ka pyetur Bakijete bin Uelid dhe Ebu Beker bin Ajashin dhe kanë thënë: "Besimi është thënie dhe vepër". Ibrahimi thotë se ka pyetur Ebu Is'hak el Fezari se a është besimi thënie dhe vepër? Ka thënë: “Kam dëgjuar Ibn Mubarek të thotë: "Besimi është thënie dhe vepër".

Muhamed bin Husejn –Allahu e mëshiroftë!– ka thënë se është i bindur se atë që ka përmendur është për atë të cilin Allahu ia do të mirën. Duhet të dimë se nuk plotësohet besimi pa veprën. Kjo është feja që thotë Allahu: "E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zekatin, se ajo është feja e drejtë." Bejine, 5.

Marrë nga libri "Esh Sheriatu"

Autor Imam Ebu Bekër Muhamed bin el Husejn bin Abdullah el Axhurri

http://www.burimijetes.com/

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Forumotion