Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Sqarimi i shirkut dhe rrugëve të tij te dijetarët e medhhebit shafi’i dhe hanbeli

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

nDeRiM


.
.
Sqarimi i shirkut dhe rrugëve të tij te dijetarët e medhhebit shafi’i dhe hanbeli
E-mail Printo PDF

Shkruar nga Bledar Haxhiu
Posted in Akide - Akide - te ndryshme

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nuk ka dyshim se shkaku kryesor dhe më i madhi për zbritjen e shpalljeve dhe ardhjen e të dërguarve, është adhurimi i Allahut një të vetëm e pa shok. Ai që vështron në Kuranin famëlartë, gjëja e parë që i bie në sy është dominimi i ajeteve të cilat flasin për njësimin e Allahut në adhurim dhe shpërndarjen e tyre në mënyrë harmonike, për ta kujtuar njeriun në mënyrë të vazhdueshme rreth çështjes më të madhe.



Një gjë e tillë vihet re edhe në thirrjen e Profetit alejhi selam dhe mësimet e tij, ai për trembëdhjetë vite e ftoi popullin e tij në Mekë rreth thelbit të Islamit dhe bazës së tij, rreth fjalës: La ilahe il Allah Muhamed resulullah (nuk ka Zot tjetër me meritë veç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Tij). Kështu që edhe vëmendja e dijetarëve rreth këtij fakti ka qenë shumë e madhe, sepse mos sqarimi i këtij themeli për muslimanët do të shkaktonte ndër ta devijime të shumta, humbje dhe mjerim. Ndaj dhe sa herë që kjo bazë lëkundej tek muslimanët ata e shtonin dhe më tepër kujdesin dhe përpjekjen për t’ua sqaruar esencën e Islamit e cila njëkohësisht është dhe shkaku i krijimit: “Thuaj: Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk ka asnjë ortak. Kështu jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem Atij”. El En’am, 162-163.



“Me të vërtetë, të është shpallur ty (o Muhamed), si dhe atyre që kanë qenë para teje: Nëse i shoqëron Allahut diçka tjetër (në adhurim), me siguri që punët e tua do të zhvlerësohen dhe do të jesh ndër të humburit. Prandaj, adhuro vetëm Allahun dhe bëhu falënderues!” Ez Zumer, 65-66.



Ndaj, nëse do të ktheheshim disa shekuj përpara në kohën e themeluesve të medhhebeve si: Malikut, Shafi’iut dhe Ahmedit, do të gjejmë shumë pak thënie të tyre rreth këtij fenomeni, sepse feja në atë kohë ishte e pastër dhe njerëzit nuk kishin devijuar në këtë çështje, por pasuesit e tyre më pas kanë shkruar shumë libra, madje voluminozë, sepse tek muslimanët hynë kulturat perse e bizante të cilat, ndër të tjera, lëkundën dhe këtë bazë të rëndësishme të muslimanëve.

Tashmë le të përmendim disa nga thëniet e këtyre dijetarëve rreth shirkut, llojeve dhe mënyrave të tij.



Realiteti i shirkut



Alij Es-Suejdi Shafi’i -Allahu e mëshiroftë!- ka thënë: “Dije, Allahu më ruajt mua dhe ty nga shirku, mohimi dhe humbja dhe na dhuroftë sukses të veprojmë ato të cilat i do dhe kënaqet, qofshin fjalë apo vepra se shirku (idhujtaria) është e kundërta e teuhidit dhe ato nuk mund të bashkohen, sikurse dhe mohimi është e kundërta e besimit dhe se ato nuk mund të pajtohen.”



Ndërsa Ahmed bin Haxher el Butami -Allahu e mëshiroftë!-, ka thënë: “Shirku është dy llojesh: i madh dhe i vogël, kush shpëton prej tyre do të hyjë në xhenet e kush vdes duke bërë shirk të madh do të hyjë në zjarr…. Robi do të gjykohet për shirkun e tij, qoftë i madh apo i vogël… Shirk i madh është: rënia sexhde për dikë, zotimi për dikë tjetër në vend të Allahut etj, ndërsa shirku i vogël është: syefajsia, betimi për dikë në vend të Allahut, nëse me këtë betim nuk është për qëllim madhërimi i personin, sepse në të kundërtën është i madh.”



Imam Ibën Rexheb el Hanbeli -Allahu e mëshiroftë!- e ka përkufizuar kështu shirkun: “Shirk është vendosja e krijesës në pozitat e Krijuesit duke e adhuruar apo lartësuar, pra ai është vendosje e gjërave jo në vendin e duhur”.



Ndërsa myftiu i hanbelive në Mekë në kohën e tij Ebu Bekër bin Muhamed Arif Haukir -Allahu e mëshiroftë!- ka thënë: “Shirku është ngjasimi i krijesës me Krijuesin në cilësitë hyjnore me të cilat është veçuar Allahu i madhëruar ose me një shprehje tjetër mund të thuash: Besimi se dikush tjetër veç Allahut ndikon mbi atë që i ka dhuruar Allahu, apo se dikush ka pozitë më të madhe se kufijtë e krijesave.”



Sqarimi i llojeve të shirkut dhe rrugëve të tij



Ka ardhur nga imamllarët e medhhebeve dhe ndjekësit e tyre sqarim rreth veprave të shirkut dhe rrugët që të çojnë ke ai. Ata kanë ndaluar nga këto vepra si: ndërtimi mbi varre, lyerja dhe zbukurimi i tyre, marrja e tyre si vendfalje apo lutje, puthja apo aromatizimi i tyre si dhe vendosja e dritave apo tendave tek ato, tavafi (rrotullimi) rreth tyre, marrja e dheut të tyre duke menduar se të shëron apo të sjellë mbarësi dhe udhëtimi për tek ato.



Po ashtu, ata kanë sqaruar se lutja e dikujt tjetër pos Allahut, kërkimi i ndihmës e zotimi, betimi dhe mbështetja, sexhdja dhe kurbani nëse bëhen për të tjerë në vend të Tij, atëherë njeriu ka rënë në shirk. Prej shirkut është edhe besimi se dikush tjetër në vend të Allahut e di të fshehtën, apo se dikush tjetër pos Tij mund të mbikëqyr universin apo të veproj në të.



Imam En-Neueuij -Allahu e mëshiroftë!- ka thënë: “Është e ndaluar lyerja e varreve, ndërtimi dhe shkrimet në to.



Ndërsa Imam Bagauij -Allahu e mëshiroftë!- ka thënë: “Nuk lejohet vendosja e tendave mbi varre sepse Umeri pa një varr të mbuluar me tendë dhe urdhëroi ta hiqnin atë e më pas tha: lëreni ti bëj hije (ta mbulojë) puna e tij”.



Haxhaui -Allahu e mëshiroftë!- në librin e tij “Ikna” ka thënë: “Kush vendos mes tij dhe Allahut ndërmjetës, duke u mbështetur tek ata apo duke iu lutur atyre, ai ka mohuar në mënyrë unanime, sepse kjo është vepër e idhujtarëve”.



Po ashtu imam Ebu El-Uefa Alij bin Akijl -Allahu e mëshiroftë!- ka thënë: “Ai i cili i madhëron varret dhe i thërret të vdekurit (kërkon prej tyre) që t’i kryejnë nevojat, ai ka mohuar”.



Imam Ibën Rexhebi -Allahu e mëshiroftë!- ka thënë: “Fjala la ilahe il Allah (nuk ka Zot tjetër me meritë veç Allahut) që thotë njeriu, nënkupton atë se nuk ka zot tjetër veç Allahut dhe Zoti është Ai të Cilit i bindesh dhe nuk kundërshtohet duke iu frikësuar e duke e madhëruar, duke e dashur e shpresuar, duke u mbështetur tek Ai e duke i kërkuar dhe të gjitha këto nuk i takojnë askujt tjetër veç Allahut. Ndaj çdokush që shoqëron ndonjë krijesë në këto vepra (duke ia drejtuar atij këto) të cilat janë veçori të Allahut, atëherë ai e ka shpërfillur sinqeritetin e tij ndaj fjalës la ilahe il Allah e ka cunguar njësimin e tij ndaj Allahut dhe ka rënë në adhurimin e krijesave aq sa ka vepruar për ta nga këto vepra”.

Ahmed bin Haxher Al-Butami -Allahu e mëshiroftë!- ka thënë: “Kush bën ruku e sexhde për dikë tjetër veç Allahut, qoftë të gjallë apo të vdekur, ose premton në emër të dikujt tjetër, ai ka bërë shirk. P.sh: të premtojë në emër të ndonjë të vdekuri (për teqen, tyrben, për varret e ndryshme, ose të therë kurban për hir të tyre, të vijë përqark varreve të tyre etj). Po ashtu kush kërkon prej tjetërkujt atë që nuk mund të ta japë vetëm se Allahu si: kërkon shërimin e vetes apo të ndonjë personi tjetër, të kërkojë t’i dhurojë fëmijë, t’i jap rrizk e të ngjashme me to, ka rënë në idhujtari (shirk) dhe Allahu për idhujtarinë ka thënë: “Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë. Kushdo që i bën shok Allahut (në adhurim), ka bërë gjynah të tmerrshëm”. En Nisa, 48.



Lexues i nderuar!

Kjo që kemi paraqitur këtu nuk është veçse një grimcë e vogël nga përpjekja dhe kujdesi që kanë treguar dijetarët rreth fenomenit dhe veprës më të rrezikshme, shirkut. Jemi përpjekur të mos prekim thëniet e dijetarëve të cilët përfliten nga një pjesë e mirë e njerëzve, dhe kjo është bërë qëllim, në mënyrë që të mos zgjateshim dhe që ata të kuptojnë e mësojnë se nuk janë ata të vetmit që kanë folur për këto çështje.



Lutja jonë është që Allahu të na bëjë ndjekës së rrugës së pastër, të na ruajë nga rënia në shirk dhe të na dhurojë punë të mira.

http://www.burimijetes.com/

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Forum free | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Free forum