Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Kushtet e fjalës "La ilahe il Allah"

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Kushtet e fjalës "La ilahe il Allah" Empty Kushtet e fjalës "La ilahe il Allah" Fri Oct 09, 2009 11:52 pm

nDeRiM

nDeRiM
.
.

Shkruar nga Erion Sulo
Posted in Akide - Akide - te ndryshme

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Domethënia e saj: “Nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut.”

Kushtet e saj: dija, bindja, sinqeriteti, vërtetësia, dashuria, nënshtrimi, pranimi.

Kushti i parë: Dija për domethënien e saj dhe atë që kërkohet prej saj, qoftë duke mohuar apo pohuar, apo shtimi i dijes që e largon paditurinë. Allahu i Lartësuar thotë: “Dije se nuk meriton askush të adhurohet përveç Allahut…” Muhamed,19.

Kushti i dytë: Bindja e plotë, e cila e largon dyshimin. Allahu i Lartësuar thotë: “Besimtarë janë vetëm ata që i besuan Allahut, të Dërguarit të Tij e pastaj nuk dyshuan…” Huxhurat,15.

Kushti i tretë: Sinqeriteti, i cili largon njollat e shirkut. Allahu i Lartësuar thotë: “Vini re! Adhurimi i sinqertë është vetëm ai për Allahun …” Zumer,3.

Kushti i katërt: E vërteta që e përmban kjo fjalë dhe që largon gënjeshtrën. Allahu i Lartësuar thotë: “Elif Lam Mim! A menduan njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar” e të mos vihen në sprovë? Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që Allahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thonë të vërtetën dhe gënjeshtarët.” Ankebut,1-3.

Kushti i pestë: Dashuria ndaj kësaj fjale, atë që thërret ajo si dhe në atë të cilën udhëzon. Allahu i Lartësuar thotë: “E nga njerëzit ka të atillë që në vend të Allahut besojnë idhujt, që i duan ata sikur Allahun, por dashuria e atyre që besuan Allahun është më e fortë.” Bekare,165.

Kushti i gjashtë: Nënshtrimi ndaj asaj që udhëzon kjo fjalë. Allahu i Lartësuar thotë: “E kush ia dorëzon veten Allahut (i nënshtrohet Atij) duke qenë edhe punëmirë, ai është kapur për lidhjen më të sigurt…” (Lukman, 22) “Dhe kthehuni te Zoti juaj e përuluni Atij…!” Zumer,54.

Kushti i shtatë: Pranimi i asaj që të fton kjo fjalë me fjalë dhe me vepër. Allahu i Lartësuar thotë: “Për arsye se kur u thuhej atyre nuk meriton adhurim askush përveç Allahut, ata e mbanin veten lart dhe thoshin: “A do t’i braktisim ne ata që adhuronim për një poet të çmendur” Safat, 35-36.

http://www.burimijetes.com/

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Forum create on Forumotion | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com