Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Besimi i Ehli Sunetit në lidhje me sahabë

Go down  Message [Page 1 of 1]

nDeRiM

nDeRiM
.
.

Shkruar nga Bledar Haxhiu
Posted in Akide - Akide - te ndryshme

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nga bazat kryesore në (Akiden) besimin e muslimanit është edhe përmendja me të mira e shokëve të Profetit (salallahu alejhi ue selam) dhe mos folja keq për ta. Kështu që kush shan shokët e Profetit (salallahu alejhi ue selam), apo njërin prej tyre, nuk ka dyshim se ai është në humbje dhe shkatërrim të sigurt.

Dashuria e tyre është besim dhe sunet, lutja për ta është afrim tek Allahu, pasimi i tyre është rruga e duhur dhe punimi me gjurmët e tyre është mirësi.


Më i miri i këtij umeti mbas Profetit (salallahu alejhi ue selam) është Ebu Bekër Sidiku, pas tij Umeri, pas tij Uthmani dhe pas tij Aliu, të cilët quhen ndryshe dhe Hulefau Rrashidin (Prijësat e drejtë) dhe që janë të përgëzuar me Xhenet, për ta qoftë kënaqësia e Allahut.

Në Kuran dhe sunetin e Profetit (salallahu alejhi ue selam) kanë ardhur tekste të panumërta që flasin për vlerën e sahanëve. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Muhammedi është i Dërguari i Allahut dhe ata që janë me të janë të ashpër ndaj mohuesve (të Allahut) dhe të mëshirshëm ndërmjet tyre. I sheh ata duke u përkulur (në ruku) dhe duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), duke kërkuar begati nga Allahu dhe kënaqësinë e Tij. Shenja e tyre (e besimit të tyre) është në fytyrat e tyre nga gjurmët e sexhdes (gjatë faljes). Ky është përshkrimi i tyre në Teurat, ndërsa shembulli i tyre në Inxhil përshkruhet si një farë (e mbjellë) e cila lëshon filizin, pastaj e forcon atë dhe ai pastaj qëndron vetë në trungun e vet duke i mahnitur mbjellësit, që Ai t’i tërbojë mosbesimtarët me anë të tyre. Allahu u ka premtuar atyre të cilët besojnë dhe punojnë mirësi e drejtësi (sipas këtij besimi) falje dhe shpërblim tepër të madh.” Fet’h, 29.


Allahu i Madhëruar i ka premtuar shokëve të Profetit (salallahu alejhi ue selam), falje mëkatesh dhe shpërblim të madh, sikurse e vërteton edhe në këtë ajet: “Allahu u ka premtuar atyre që besojnë (në Allahun dhe Islamin) dhe bëjnë vepra të drejta, se për ta do të ketë falje dhe shpërblim të madh (Xhenetin).” Maide, 9.

Ndërsa në një ajet tjetër Allahu i Lartësuar ka thënë: “Me ata të cilët të parët përqafuan Islamin nga muhaxhirunët (besimtarët që u shpërngulën nga Meka në Medinë) dhe ensarët (besimtarët e Medinës që i strehuan dhe i ndihmuan ata) si dhe ata që i ndoqën besnikërisht ata (në besim), me këta Allahu është mjaft i kënaqur dhe ata janë më se të kënaqur me Të.” Teube, 100. Më pas i përgëzoi ata me atë që kishte përgatitur: “Ai ka përgatitur për ta Kopshte të Begatë nën të cilët rrjedhin lumenj për të banuar atje përgjithmonë. Ky është ngadhënjimi madhështor.” Teube, 100.


Allahu i Madhëruar, gjithashtu, e urdhëroi Profetin e Tij që të kërkojë falje për ta: “Kështu që mos i vë re (gabimet e tyre), kërko falje për ta (nga Allahu) dhe këshillohu me ta në të gjitha çështjet. Pastaj kur të kesh marrë vendim, besoja atë Allahut, sepse padyshim që Allahu i do ata që i mbështesin shpresat vetëm tek Ai.” Ali Imran, 159. E urdhëroi Profetin që të këshillohej e konsultohej me ta, në mënyrë që të ndienin gëzim, po ashtu Ai ka urdhëruar ata që vinë pas tyre që t’i duan, të kërkojnë falje për ta dhe të mos mbajnë në zemrat e tyre asnjë brengë për ta ku thotë: “Dhe ata që erdhën pas tyre, thonë: 'Zoti ynë! Na fal ne dhe vëllezërit tanë që qenë para nesh në besim dhe mos na fut në zemrat tona asnjë grimcë urrejtje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë! Vërtet që Ti je shumë Dashamirës, Mëshirëplotë'.” Hashër, 10.


Ndërsa Profeti (salallahu alejhi ue selam), na ka urdhëruar që t’i ndjekim dhe të ecim në rrugën që ata kanë ecur. Ebu Musa Esharij ka thënë: “Një ditë falëm namazin e akshamit me Profetin (salallahu alejhi ue selam) dhe thamë: ‘Sikur ta presim të falim me të edhe jacinë’- dhe kështu bëmë, kur ja ai doli dhe kur na pa aty tha: ‘Akoma këtu jeni?’ Po o i dërguar i Allahut,- ia kthyem ne, duam të falim me ty jacinë. Shumë mirë keni vepruar,- na tha ai, pastaj ngriti kokën në qiell dhe tha: ‘Yjet janë siguri për banorët e qiellit, nëse ato ikin atëherë do t’u vijë banorëve të qiellit ajo që u është premtuar dhe unë jam siguri për sahabët (shokët) e mi, kur të iki do t’u vijë atyre ajo që u është premtuar. Ndërsa sahabët e mi janë siguri për ymetin tim, kur të largohen sahabët e mi, do t’i vijë ymetit ajo që u është premtuar’.” Muslimi, Ahmedi.


Profeti Muhamed (salallahu alejhi ue selam), ka dëshmuar se ata janë më të mirët e këtij meti. Aishja, Imran bin Husejn dhe Ebu Hurejre (Allahu qoftë e kënaqur me ta!) kanë transmetuar se Profeti (salallahu alejhi ue selam) ka thënë: “Njerëzit më të mirë janë ata që janë në shekullin tim.” Buhariu, Muslimi. Ndërsa në disa transmetime ka ardhur: "Njerëzit më të mirë të ymetit tim janë ata tek të cilët jam dërguar.” Ndërsa në transmetimin e Umer bin Hatabit ka ardhur: “Nderojini sahabët e mi, sepse ata janë më të mirët ndër ju.”

Po ashtu Profeti (salallahu alejhi ue selam), ka lajmëruar se askush prej atyre që vinë më pas, nuk mund ta arrijë gradën e tyre, sikurse pohohet në hadithin që e transmeton Ebi Seid el Hudrij se Profeti (salallahu alejhi ue selam) ka thënë: “Mos i shani sahabët e mi, sepse sikur ndonjëri prej jush të shpenzojë flori edhe sa mali i Uhudit, nuk mund të arrijë qoftë edhe sa grushti i tyre, apo sa gjysma e tij.” Buhariu, Ahmedi. Në një hadith tjetër ka thënë: “Nuk i urren ensarët (ata që pritën sahabët që emigruan nga Meka për në Medine), dikush i cili beson në Allahun dhe Ditën e Gjykimit.” Muslimi.


Ndërsa Ibnu Mes’udi ka thënë: “Vërtet Allahu pa në zemrat e robërve të Tij dhe gjeti zemrën më të mirë zemrën e Muhamedit (salallahu alejhi ue selam), ndaj e zgjodhi dhe e dërgoi atë me shpalljen dhe mesazhin e Tij, pastaj pa përsëri tek zemrat e njerëzve pas tij dhe zgjodhi për të shokë, të cilët i bëri ndihmues të fesë së tij dhe ministra të Profetit të Tij. Atë që muslimanët e konsiderojnë të mirë, ajo është e mirë tek Allahu dhe çdo gjë që ata e shohin të keqe ajo tek Allahu është e keqe.” Ahmedi.


Ajetet dhe hadithet që flasin për vlerën dhe pozitën e sahabëve – shokëve të Profetit (salallahu alejhi ue selam)- janë të shumta dhe këto pak tekste që përmendëm mendoj se janë të mjaftueshme për të kuptuar se nuk e ka plotësuar besimin ai i cili nuk i konsideron sahabët si të tillë, por më e keqja është që dikush të mendojë keq për ta, apo të flasë keq e t’i shajë, apo të mendojë se ata e kanë tradhtuar Profetin dhe e kanë braktisur fenë e tij pasi ai ka vdekur, sepse një gjë e tillë është përgënjeshtrim i teksteve të Kuranit dhe Sunetit.


Vëllezër dhe motra, dashuria e tyre është besim dhe vepër me të cilën ne afrohemi tek Allahu, ndaj t’i doni ata, t’i nderoni e t’i pasoni dhe dijeni se askush nga ne nuk ka për të arritur suksesin dhe shpëtimin, nëse nuk ndjek rrugën e tyre.

Së fundi, Allahu e di më së miri. Falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve.

http://www.burimijetes.com/

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com