Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Reflektime mbi suren Junus

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Reflektime mbi suren Junus Empty Reflektime mbi suren Junus Tue Sep 29, 2009 11:33 am

nDeRiM

nDeRiM
.
.

Surja Junus

Objektivi i kësaj surje:

Në të gjithë suret e parakaluara, objektivin kryesor të sures e kemi përmendur në fund. Kurse, për suren Junus do të bëjmë një përjashtim, duke e përmendur objektivin që në fillim.

Shkurtimisht, objektivi i kësaj sureje është besimi në caktimin e Allahut, kada dhe kader.

Shumë njerëz e kanë të paqartë dhe pyesin shpesh mbi çështjen e caktimit të Zotit. Përse Zoti e ka udhëzuar filanin dhe nuk e ka udhëzuar filanin?! Përse filani që përpiqej të lidhej me Zotin, falej dhe agjëronte etj... i ndodhin fatkeqësi dhe sprova, ndërkohë që filanit nuk i ndodh asnjë e keqe, edhe pse nuk është fetar?! Përse Zoti nuk më udhëzon edhe mua?!

Kur Xhibrili a.s u ul përballë Profetit a.s e pyeti:”O Muhamed, më trego ç’është besimi”

Profeti a.s ia ktheu:”Besimi është që të besosh Zotin, melekët e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, Ditën e Kijametit dhe caktimin (kaderin), i mirë qoftë apo i keq.”

Me qëllim që t\'i përgjigjemi pyetjeve dhe shqetësimeve, disa prej të cilave i përmendëm më lart, secili prej nesh duhet t\'i bëjë vetes një pyetje:

A është Zoti ynë i drejtë apo ëshë zullumqar? A është Ai i urtë, i mençur dhe i gjithëditur apo jo?

Nëse do u përgjigjesh këtyre pyetjeve, nuk ke nevojë të bësh pyetje si ato të lartpërmendurat që kanë të bëjnë me kaderin.

A beson ti o vëlla se Allahu është i gjithëditur dhe i mençur dhe se gjithçka që e vepron, e vepron me përgjegjshmëri dhe urtësi?

Nëse beson që Allahu është i drejtë me të gjithë krijesat, nëse beson se Ai din gjithçka dhe gjithçka që ndodh në këtë botë, ndodh sipas urtësisë dhe dijes së Tij.

Diçka e tillë, demonstrohet fuqishëm që në ajetin e parë të kësaj sureje. Thotë Zoti në ajetin e parë:

"Elif Lam Ra. Këto janë vargjet e Librit plot urtësi."

Pra, urtësia e Zotit qëndron në çdo gjë që ndodh përreth, edhe pse ne nuk e konstatojmë dot.

"Vallë, pse çuditen njerëzit që Ne i shpallëm njërit prej tyre (duke i thënë): “Paralajmëroji njerëzit dhe jepu lajmin e mirë atyre që besojnë se, me të vërtetë, për ata ka shpërblim të mrekullueshëm te Zoti i tyre!” Mohuesit thanë: “Ky është njëmend magjistar i madh!” (Junus: 2)

Mekasit shprehën habi dhe çudi kur dëgjuan se Muhamedi a.s është profeti dhe i dërguari i Zotit. Me këtë ajet, Zoti u përgjigjet se nuk ka përse të habiten, pasi është Ai vetë që i zgjedh të dërguarit e tij.



Urtësia e Allahut në univers.

Ajeti i tretë, flet mbi urtësinë e Zotit në univers. Ky ajet, u drejtohet të gjithë atyre që pyesin: Përse filani dhe jo filani? Thotë Zoti në këtë ajet:

"Vërtet që Zoti juaj është Allahu, i Cili i krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë, pastaj u ngrit mbi Fron, duke drejtuar çdo gjë. S’ka ndërmjetës tek Ai, përveçse me lejen e Tij. Ky është Allahu, Zoti juaj, andaj adhurojeni Atë! Vallë, a nuk po mendoni?!" Tek Ai do të ktheheni të gjithë. Premtimi i Allahut është i vërtetë. Ai e zë fill krijimin e pastaj e përsërit atë, që t’i shpërblejë me të drejtë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Sa i përket atyre që nuk besojnë, ata do të kenë pije nga uji i vluar dhe dënim të madh, për shkak se kanë mohuar. Ai e ka bërë Diellin burim drite, kurse Hënën e ka bërë të shkëlqejë, duke i caktuar asaj fazat, që ju të dini numrin e viteve dhe njehsimin e kohës. Allahu i krijoi këto vetëm me të vërtetën. Ai ua shpjegon shenjat e Tij njerëzve që kuptojnë. Vërtet, në ndërrimin e natës me ditën dhe në atë që ka krijuar Allahu në qiej dhe në Tokë, ka shenja për njerëzit që i frikësohen Allahut." (Junus: 3-6)

Sa më shumë të lexosh ajetet e kësaj surje, fillon të ndjesh urtësinë, drejtësinë dhe dijen e pafund të Zotit të shpalosur në gjithësi.



Ai është I drejti dhe I urti.

Surja Junus, është surja ku fjala "hak" (e drejta, e vërteta) përmendet më shumë se në çdo sure tjetër. Kjo fjalë, përmendet tridhjetë e tre herë vetëm në këtë sure. Kjo, pasi kjo fjalë është antonim i fjalës "kotësi dhe rastësi". Allahu i madhëruar është i urtë dhe i drejtë dhe asgjë në këtë univers, nuk ndodh kot dhe rastësisht. Nëse arrin t\'a besosh këtë, atëherë dorëzoju plotësisht Allahut fuqiplotë dhe mos kundërshto ligjet dhe normat e tij.

"Thuaj: “Kush ju ushqen nga qielli dhe Toka? Kush mundëson të dëgjuarit dhe të parit? Kush mund të nxjerrë të gjallën nga e vdekura dhe të vdekurën nga e gjalla? Kush i drejton gjërat?” Ata do të thonë “Allahu”. E ti (o Muhamed) thuaj: “Atëherë, përse nuk e keni frikë Atë?” (Junus: 31)

Ajeti që pason është:

"Ky është Allahu, Zoti juaj i vërtetë. E çfarë ka pas së vërtetës, përveç humbjes? Atëherë, përse largoheni?" (Junus: 32)

Në ajetin pesëdhjetë e tre thuhet:

"Ata kërkojnë shpjegim prej teje: “A është e vërtetë ajo?” Thuaj: “Po, për Zotin tim, padyshim që është e vërtetë e ju nuk do të mund ta pengoni atë!" (Junus: 53)

Sikur çdo njeri që ka bërë padrejtësi, të kishte tërë pasurinë e botës, do ta jepte atë (Ditën e Gjykimit) si dëmshpërblim (për të shpëtuar). Ata do të fshehin pendimin kur të përballen me dënimin e do të gjykohen me të drejtë dhe nuk do t’u bëhet padrejtësi. Vërtetë që Allahut i përket çdo gjë që gjendet në qiej dhe në Tokë. Premtimi i Allahut është i vërtetë, por shumica e njerëzve nuk e dinë." (Junus: 53-55)

Në përgjithësi, ata që bëjnë pyetje rreth caktimit të Allahut, si ato që kemi përmendur më lart, janë njerëz që nuk e pëlqejnë fenë, janë njerëz që nuk kanë ndërmend të vijnë në xhami dhe të adhurojnë Zotin. Këtë fakt, e përmend vetë Zoti në këtë sure ku thotë:

"Sigurisht, ata që nuk shpresojnë se do të takohen me Ne, që janë të kënaqur me jetën e kësaj bote, duke gjetur prehjen në të dhe që janë të pavëmendshëm ndaj shenjave Tona, do të kenë si vendstrehim zjarrin, për atë që kanë bërë." (Junus: 7-Cool

Nëse njerëz të tillë, do e shihnin universin me syrin e studiuesit, mënyrën si është krijuar dhe funksionon, padyshim që nuk do i bënin pyetjet e mësipërme. Veç kësaj, sikur me këto pyetje, ata duan thjesht të lëkundin besimin dhe bindjen e besimtarëve.

"Ai e ka bërë Diellin burim drite, kurse Hënën e ka bërë të shkëlqejë, duke i caktuar asaj fazat, që ju të dini numrin e viteve dhe njehsimin e kohës. Allahu i krijoi këto vetëm me të vërtetën. Ai ua shpjegon shenjat e Tij njerëzve që kuptojnë." (Junus: 5)



Zoti nuk mund të jetë zullumqar.

Allahu i madhëruar nuk mund t\'i bëjë padrejtësi robit dhe krijesës së tij. Ajo që ndodh është se vetë njeriu i bën padrejtësi vetes, me veprat dhe gjynahet që vepron.

"Në të vërtetë, Allahu nuk u bën njerëzve asnjë të keqe, por njerëzit i bëjnë keq vetvetes." (Junus: 44)

Kurse në ajetin 13 thotë:

"Ne i kemi zhdukur shumë brezni para jush, sepse bënin të këqija. Të dërguarit e tyre u sollën prova të qarta, por ata nuk i besuan. Kështu, Ne i dënojmë njerëzit e këqij. Pastaj ju bëmë juve pas tyre zëvendës në Tokë, për të parë sesi do të veproni." (Junus: 13-14)

Atë herë si mund t\'a akuzoni Zotin për padrejtësi dhe zullume, ndërkohë që prej Tij nuk mund të vijnë veçse të mira dhe begati?!

Ata njerëz të cilët bëjnë pyetje që hedhin dyshime mbi caktimin e Allahut, me këtë sikur e akuzojnë Zotin, qoftë dhe indirekt, për padrejtësi dhe zullum. E si mund të jetë i tillë Allahu që gjithçka e ka krijuar në bazë të drejtësisë dhe vërtetës?!

Mos të të shkojë ndërmend o vëlla dhe oj motër të thoni:"Zoti e ka caktuar për mua që të shkoj në zjarr të xhehnemit." Diçka e tillë është e pamundur, pasi një nga cilësitë e Allahut është drejtësia. Padrejtësinë dhe zullumin, ai ia ka mohuar vetes.

"Në të vërtetë, Allahu nuk u bën njerëzve asnjë të keqe, por njerëzit i bëjnë keq vetvetes." (Junus: 44)

Me këtë, Zoti të thotë që të kam dhënë lirinë të zgjedhësh çfarë të duash.



Veprat tuaja, janë të shëmtuara.

Nëse ti o njeri shpreh habi dhe çudi me gjërat që ndodhin dhe me caktimin e Allahut, si nuk të shkon mendje në veprat e tua të shëmtuara? Përse nuk shpreh habi me ato që vepron, ndërkohë që je përgjegjës dhe i vetëdijshëm?

"Ai ua mundëson (njerëzve) udhëtimin nëpër tokë dhe det. E, kur gjenden në anije që lundron me ta me erën e përshtatshme e ata i gëzohen kësaj, arrin një stuhi dhe i sulmojnë valët nga të gjitha anët e mendojnë se do t’i vënë poshtë, (atëherë) i luten Allahut sinqerisht, duke i premtuar besimin: “Nëse na shpëton nga kjo, me të vërtetë, do të jemi mirënjohës”. (Junus: 22)

Allahu do i shpëtojë nga kjo situatë dhe do ua mundësojë të dalin të sigurtë në tokë. Por, a do e mbajnë premtimin që bënë në atë situatë të vështirë? Le t\'a shohim çfarë thotë Zoti:

"E kur Allahu i shpëton ata, ata përnjëherë pa kurrfarë të drejte bëjnë turbullira në Tokë. O njerëz! Vërtet, padrejtësia që bëni për t’u kënaqur në jetën e kësaj bote, vetëm ju dëmton. Pastaj ju do të ktheheni te Ne dhe Ne do t’ju njoftojmë për atë që keni punuar." (Junus: 23)

Duke e ditur që njerëz të tillë do të shkaktojnë turbullira dhe shkatërrim në tokë, ndonjëherë Zoti i ndëshkon njerëz të tillë, për të mos ua dhënë këtë mundësi.



Histori profetësh.

Pas këtyre ajeteve, surja Junus përmend historitë e disa profetëve. Fillimisht ajo fillon me historinë e Nuhut a.s.

Në këtë sure, përmendet një nga cilësitë kryesore të profetit Nuh a.s, që ishte mbështetja në Zot.

Më pas, përmendet historia e Musait a.s dhe gjithashtu, përmendet cilësia tipike tij, që është po mbështetja në Zotin dhe dorëzimi i plotë ndaj urdhërave të Tij.

"Musai tha: “O populli im! Nëse besoni Allahun, mbështetuni tek Ai, nëse jeni myslimanë!”

"Ata thanë: “Ne jemi mbështetur tek Allahu. O Zoti ynë, mos na bëj sprovë për popullin keqbërës (duke i lënë të na shkatërrojnë), dhe shpëtona me mëshirën Tënde, nga populli mohues!” (Junus: 84-85)

Mbështetja në Zotin, përmendet në këtë sure kryesisht, pasi të gjithë ata njerëz që i mbështeten dhe i dorëzohen vullnetit të Zotit, e besojnë dhe e pranojnë caktimin e Tij ashtu si të jetë.

Prandaj, kushdo që ka probleme me caktimin e Zotit, le t\'a pyesë veten nëse beson se Zoti është i drejtë apo jo, nëse ai u bën zullum njerëzve në këtë botë dhe në botën tjetër apo jo. Le t\'a pyesë veten nëse beson se Zoti është i urtë, i mençur dhe i gjithëditur apo jo.

Për këtë, të gjithë historitë e profetëve që përmenden në këtë sure, flasin mbi mbështetjen në Zotin e madhëruar.

Çdo sure që përmendet në Kuranin famëlartë, përmendet në kontekstin që i shërben boshtit dhe objektivit të sures.



Dy modele të ndryshëm.

Nga fundi, kjo sure përmend dy modele të ndryshëm, Faraonin dhe popullin e profetit Junus a.s. Të dy u sprovuan me të njëjtat rrethana dhe të dy u ndëshkuan nga Zoti. Të dy para se të vdesin thanë "Besuam" por atij që iu pranua besimi ishte vetëm populli i Junusit a.s, ndërkohë që Faraoni u mbyt dhe vdiq si jobesimtar.

Thotë Zoti në këtë sure rreth Faraonit:

"Ne i mbartëm izraelitët përtej detit dhe Faraoni me ushtrinë e tij i ndoqi ata nga ligësia dhe armiqësia. Por, kur po mbytej, (Faraoni) tha: “Besoj se s’ka zot tjetër përveç Atij që i besojnë bijtë e Izraelit; dhe unë jam ndër myslimanët.”

Duke parë që po mbytej, ai thirri fort se tashmë beson në Zotin e hebrenjve. Por përgjigja nga Zoti i vjen e tillë:

“Vallë, tani (po beson), ndërkohë që më parë ishe i padëgjueshëm dhe ngatërrestar?!" (Junus: 90-91)

Kurse për popullin e Junusit, Zoti i madhëruar thotë:

"Përse nuk pati ndonjë qytet, banorët e të cilit të besonin e t’u bënte dobi besimi i tyre, përveç popullit të Junusit? Kur ata besuan, Ne ua larguam dënimin e poshtërimit në jetën e kësaj bote dhe i lamë të kënaqeshin edhe njëfarë kohe." (Junus: 98)

Duke parë shenjat e para të ndëshkimit të Zotit, populli i Junusit besuan menjëherë. Duke parë këtë, Zoti ua largoi dënimin që i priste dhe ua pranoi besimin. Kjo, ndodhi ndërkohë që profeti i tyre Junusi a.s nuk gjendej mes tyre.

Pyetja që lind menjëherë kur lexon diçka të tillë është: Përse Zoti ua pranoi pendimin dhe besimin popullit të Junusit a.s, ndërkohë që ia refuzoi Faraonit?"

Padyshim që diçka e tillë i përket dijes dhe urtësisë së Zotit. Sipas dijes së Zotit, nëse Faraoni do të kishte shpëtuar nga mbytja, do ishte sjellë më tiranisht dhe më dhunshëm me hebrenjtë. Ndërkohë që populli i Junusit, po t\'u shmangej dënimi do të besonin me të vërtetë dhe ashtu ndodhi. Me t\'a parë t\'ju largohej dënimi, ata besuan dhe u kthyen në besimtarë të devotshëm. Më pas u kthye edhe vetë profeti Junus a.s.

Ti o njeri nuk mund t\'a dish urtësinë e Zotit në shumë gjëra që ndodhin dhe zhvillohen rreth teje. Ajo që duhet të dish dhe të jesh i sigurtë për të, është që Zoti i madhëruar është I urtë dhe I gjithëdijshëm.

Allahu e dinte se po t\'i jepej rasti sërish popullit të Junusit, do i ktheheshin besimit. Ndërkohë që po t\'i jepej rasti sërish Faraonit, do u kthehej torturave ç\'njerëzore dhe dhunës së pashembull.

"...por edhe sikur të ktheheshin, prapë do të bënin ato që u ishin ndaluar." (En\'am: 27)



Ajetet e fundit të sures Junus.

"Dhe (më është thënë): ‘Bëhu i sinqertë në fe dhe kurrsesi mos u bëj nga idhujtarët. Përveç Allahut, mos iu lut tjetërkujt nga ata që nuk të sjellin as dobi, as dëm. Nëse do ta bëje këtë, atëherë, ti do të ishe vërtet keqbërës.”

Nëse Allahu vendos që të të godasë ndonjë e keqe, askush nuk mund të ta largojë atë, përveç Tij e, nëse Ai do të të bëjë ndonjë të mirë, s’ka kush që ta pengojë mirësinë e Tij. Ai ia jep atë mirësi kujt të dojë prej robërve të Tij. Ai është Falës dhe Mëshirëplotë. Zbatoje atë që të është shpallur ty dhe duro derisa të gjykojë Allahu, se Ai është Gjykatësi më i mirë! Thuaj: “O njerëz, ju erdhi e Vërteta nga Zoti juaj. Kush udhëzohet në rrugën e drejtë, ai është udhëzuar për dobinë e vet dhe kush e humb rrugën e drejtë, ka humbur në dëmin e vet, ndërsa unë nuk jam mbikëqyrësi juaj”. (Junus: 105-109)

Mbështetju Zotit, dorëzoju vullnetit të Tij dhe kurrë mos mendo keq për Zotin. Prej Zotit kurrë nuk mund të të vijë e keqja dhe nuk mund të të bëhet padrejtësi.

Përse është quajtur me këtë emër?

Ashtu siç Zoti nuk i bëri padrejtësi dhe zullum popullit të Junusit a.s, ashtu nuk i bën padrejtësi askujt tjetër. Duke qenë se populli i Junusit a.s këmbëngulën në besim dhe bindje ndaj Zotit, Ai ua dha përsëri shansin duke mos i dënuar.

Në fund, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ju!
http://www.vizion-islam.com

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Forumotion's free forums | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com