Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Përgjegjësia ndaj vetvetes

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 Përgjegjësia ndaj vetvetes on Fri Oct 09, 2009 11:59 pm

nDeRiM


.
.
Përgjegjësia ndaj vetvetes
E-mail Printo PDF

Shkruar nga Bledar Haxhiu
Posted in Hadith - Hadith

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nga Ebu Malik Harith bin Asim el Esh’ariu –radijallahu anhu- transmetohet se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Pastërtia është gjysma e besimit.

El-hamdu lilah (falënderimi i takon Allahut) e mbushë peshoren; subhanallahi uel hamdu lilahi (falënderimi dhe madhërimi i takon Allahut) mbushin atë që ndodhet midis qiejve dhe tokës.

Namazi është dritë; lëmosha është argument i qartë. Durimi është shkëlqim, ndërsa Kur’ani argument i pamohueshëm për ty apo kundër teje. Të gjithë njerëzit përpiqen dhe janë përgjegjës për shpirtin e tyre, andaj ose do ta shpëtojnë ose do ta shkatërrojnë.”



Vlera e hadithit

Ky është një hadith me rëndësi të madhe, i cili njëkohësisht ka mbledhur kapituj madhështor. Ai urdhëron për pastërti, nxit për përmendjen e Allahut me të cilën qetësohen shpirtrat, si dhe për dhënien e sadakasë, mirësia e të cilës përçohet tek të tjerët. Ai urdhëron për namazin i cili është adhurimi më i lartë pas njësimit të Allahut. Nxit për durim dhe kujdesje ndaj leximit të librit të Allahut dhe punimit me të, sikurse do të gjesh aty nxitje për të shpëtuar veten duke ndjekur rrugën që ka përcaktuar Allahu.



Fjalët e të Dërguarit (salallahu alejhi ue selem), “…pastërtia është gjysma e fesë…” Në lidhje me kuptimin dhe atë që është për qëllim me fjalën “tahur” në këtë hadith, dijetarët janë ndarë në dy mendime:

1. Disa dijetarë të hadithit e kanë komentuar me domethënien largim nga mëkati, duke e dëshmuar këtë me ajetet vijuese:

﴿ أَخْرِجُوا آلَ لُوطٍ مِّن قَرْيَتِكُمْ إِنَّهُمْ أُنَاسٌ يَتَطَهَّرُونَ النمل﴾

“Dëbojeni familjen e Lutit prej qytetit tuaj, sepse ata janë njerëz të dëlirë!” En Neml, 56.

﴿إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ التَّوَّابِينَ وَيُحِبُّ الْمُتَطَهِّرِينَ﴾

“Pa dyshim, Allahu i do ata që pendohen fort (për gjynahet) dhe ata që pastrohen.” El-Bekare, 222.



Imani ndahet në dy lloje:

Kryerje e veprave të mira;

Largim nga ato të këqijat.

Kjo do të thotë se gjysma e tij është kryerja e urdhëresave dhe gjysma largimi nga të ndaluarat. Kjo në të vërtetë është pastrim i shpirtit me largim nga mëkati.



Ky mendim mund të pranohej sikur të mos ishte thënia e Profetit: “Abdesi është gjysma e fesë”, e cila e largon mendimin e parë, si edhe versioni mbi zbukurimin e abdesit. Gjithashtu, ky mendim është i diskutueshëm edhe për nga domethënia, sepse janë shumë vepra të mira që e pastrojnë shpirtin nga mëkatet, si namazi për shembull, këtu shtrohet pyetja përse atëherë nuk quhen pastërti?



Nëse veprat apo disa prej tyre e bartin emrin e pastërtisë, atëherë nuk mund të thuhet se largimi nga mëkati është gjysma imanit.



2. Shumica e dijetarëve deklarojnë –atë që në realitet është dhe mendimi më i drejtë- se domethënia e pastërtisë këtu është për pastërtinë me ujë nga papastërtia apo ajo që e zëvendëson atë, qoftë për hadithin e madh apo të vogël.

Imam Muslimi, Ibën Maxhe dhe të tjerët e kanë filluar kaptinën mbi abdesin me këtë hadith.



Në bazë të kuptimit të mësipërm të pastërtisë, dijetarët islamë nuk janë të një mendimi rreth domethënies nëse pastrimi me ujë është ‘gjysma’ e imanit.



Disa janë të mendimit që me shprehjen ‘gjysëm’ kihet për qëllim një pjesë e fesë –pa parë në përmasat e saj- dhe jo gjysma reale e saj.



Në bazë të këtij mendimi pastërtia nuk do të mund të ishte gjysma e imanit. Mirëpo, ky mendim është i dobët sepse shprehja shetrun ‘gjysëm’ në gjuhë përdoret vetëm në domethënien e saj reale. Një gjë e tillë vërehet qartë në hadithin të cilin e transmeton një burrë nga fisi benu Sulejm: (والطهورُ نصفُ الإيمان)

“Pastrimi është gjysma e imanit”, siç edhe është theksuar më sipër.



Ka të atillë që konsiderojnë se shpërblimi për abdesin shtohet deri në shpërblim të gjysmës së besimit, por pa dyfishim. Edhe kjo është e diskutueshme dhe e largët.



Ka të atillë që besojnë se besimi në Allahun i shlyen të gjitha mëkatet e mëdha, ndërsa abdesi vetëm mëkatet e vogla, ndaj dhe ai mund të konsiderohet si gjysma e fesë nga ky kontekst, por edhe kjo është e diskutueshme dhe e largët.



Ndërsa disa dijetarë të tjerë kanë shprehur mendimin se me shprehjen “fe” në këtë hadith bëhet fjalë për namazin, siç është theksuar në edhe në ajetin Kuranor:

﴿وَمَا كَانَ اللَّهُ لِيُضِيعَ إِيمَانَكُمْ﴾

“Dijeni se Allahu nuk ua humb besimin tuaj (d.m.th.: namazin që keni falur nga Kudsi).” El Bekare, 143.



Ky ajet bën fjalë për namazet të cilat muslimanët i kanë kryer të drejtuar në drejtim të Jerusalemit. Andaj nëse me iman këtu është për qëllim namazi, atëherë namazi nuk pranohet pa pastërti dhe në bazë të këtij komentimi pastërtia është gjysma imanit.



Ky komentim transmetohet nga Muhamed bin Nasr el Meruezi në veprën Kitabus-salati nga Is’hak bin Rahauejh e ky nga Jahja bin Adem.



Çdo send në vete ka dy komponentë. Njëra prej tyre është gjysma e tij dhe është krejt njësoj nëse ato janë identike apo njëra më e madhe se tjetra. Këtë e konfirmon hadithi në të cilin thuhet:

]قَسَمْتُ الصَّلاَةَ بَيْنِي وَبَيْنَ عَبْدِي نِصْفَيْنِ[

“E kam ndarë namazin midis Vetes sime dhe robit Tim në dy gjysma…”



Këtu bëhet fjalë për recitimin gjatë namazit, prandaj disa kanë menduar se këtu është qëllimi pikërisht për suren El Fatiha. Me këtë dëshirohet të thuhet se namazi është i ndarë në ibadet dhe dua (lutje). Ibadeti është e drejta e Allahut, ndërsa lutja është e drejtë e njeriut.



Poeti ka deklaruar:

Kur të vdes, njerëzit do të ndahen në dy taborë,

Disa do të gëzohen për vdekjen time,

Ndërsa të tjerët do ta lavdërojnë atë që e kam bërë.



Nga Muxhahidi transmetohet se ka thënë: “Shpëlarja e gojës është gjysma e abdesit.” Me këtë Muxhahidi mbase ka dëshiruar të thotë që abdesi ndahet në dy pjesë: pjesë e përmendur në Kuran dhe pjesë që është marrë nga Suneti e që është shpëlarja e gojës dhe hundës. Ose ka dashur të thotë se me shpëlarjen e gojës dhe hundës pastrohet pjesa e brendshme e trupit dhe në bazë të kësaj këto janë dy gjysmat e abdesit.



Si shembull për këtë mund të merret ajo që ka thënë Ibën Mes’udi –radijallahu anhu-: “Durimi është gjysma e besimit, ndërsa bindja e fortë është besimi i plotë.”



Pasi që besimi e përfshin praktikimin e obligimeve dhe largimin nga të ndaluarat, e gjithë kjo mund të arrihet vetëm me durim, atëherë është logjike që durimi të jetë gjysma e besimit. Po kjo vlen edhe për abdesin sepse edhe ai është gjysmë namazi, sepse namazi shlyen mëkatet, vetëm nëse stoliset dhe plotësohet dhe në bazë të këtij komentimi abdesi është gjysmë namazi. Kjo konfirmohet në hadithin të cilin e shënon Muslimi nga Uthmani -radijallahu anhu-, në të cilin thuhet se i Dërguari (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Çdo muslimani që merr abdes dhe e plotëson atë ashtu siç është përcaktuar dhe falë pesë namazet e përcaktuara për këtë do t’i shlyhen mëkatet që i ka kryer midis këtyre namazeve.”



Namazi është gjithashtu çelës i Xhenetit, ndërsa abdesi është çelësi i namazit, kurse ata bashkërisht obligojnë hapjen e derës së Xhenetit, siç thuhet në Sahihun e Muslimit nga Ukbe bin Amir –radijallahu anhu-, në të cilin thuhet se e ka dëgjuar të Dërguarin (salallahu alejhi ue selem) duke thënë: “Çdo musliman që merr abdes dhe lahet, pastaj thotë: ‘Dëshmoj se nuk ka zot pos Allahut, i Cili nuk ka shok dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij’, Allahu do ta fusë në Xhenet në cilën të dojë nga tetë portat e tij..”



Në dy sahihët transmetohet nga Ukbe bin Samiti -radijallahu anhu-, se i Dërguari, (salallahu alejhi ue selem) ka thenë: “Kush deklaron: ‘Dëshmoj se nuk ka zot pos Allahut, i Cili nuk ka shok, dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij dhe se Isai është rob i Allahut dhe bir i robëreshës së Tij edhe shpirt, edhe fjalë që e ka futur ke Merjemja dhe se Xheneti është i vërtetë, edhe Zjarri është i vërtetë, Allahu do ta fusë në Xhenet në cilën të dojë nga tetë portat e tij.”



Nëse abdesi krahas shehadetit obligon hapjen e dyerve të Xhenetit, atëherë abdesi, në bazë të kësaj, bëhet gjysma e besimit në Allahun dhe Dërguarin e Tij.



Gjithashtu, abdesi është cilësi e fshehur e imanit për të cilin kujdeset vetëm besimtari e që e konfirmon hadithi të cilin e transmetojnë nga i Dërguari (salallahu alejhi ue selem), Theubani dhe të tjerët. Gjithashtu mund të thuhet se të gjitha vetitë e imanit, qofshin ato vepra apo fjalë, e pastrojnë dhe e fisnikërojnë zemrën e njeriut.



Sa i përket pastrimit me ujë, ajo ka të bëjë me pastrimin dhe higjienën e trupit. Ne bazë të kësaj ekzistojnë dy lloje cilësish të imanit: ato që pastrojnë anën e jashtme dhe ato që pastrojnë brendësinë. Kjo do të thotë se këto janë dy gjysma, kurse Allahu e di më së miri qëllimin e të Dërguarit të Tij.



# # #



Fjalët e të Dërguarit (salallahu alejhi ue selem): “…el-hamdu lilah” (falënderimi i takon Allahut) – mbushë peshoren, subhanallahi ue bi hamdihi (mirënjohja dhe fama janë të Allahut), këto të dyja apo njëra prej tyre mbushin të gjithë atë që është midis qiejve dhe tokës.”

Këtu transmetuesi nuk ka qenë i sigurt në tekstin e hadithit, ndërsa në versionin e Nesaiut dhe Ibën Maxhes thuhet: “Tesbihu dhe tekbiri mbushin atë që ndodhet midis qiejve dhe tokës.” Të gjitha këto hadithe dëshmojnë për vlerën e këtyre katër fjalëve: “Subhanallah, uelhamdu lilah, ue la ilahe ila llahu, uallahu ekber.”



Lidhur me çështjen e falënderimit të Allahut ekziston unanimiteti në të gjitha hadithet se falënderimi e mbush peshoren.



Robi Ditën e Gjykimit ka nevojë për atë e cila do t’ia mbushë peshoren e veprave të mira, dhe Elhamdulilah është një ndër gjërat më të mëdha që e realizon një gjë të tillë.



Dallimi midis hamdit dhe shukrit është se hamdi i drejtohet Allahut kurdoherë, në mirësi dhe vështirësi, është e veçantë vetëm për Të dhe realizohet me zemër dhe gjuhë.



Ndërsa shukri i drejtohet Allahut në raste mirësie dhe bollëku, i kushtohet edhe njerëzve dhe kryhet me zemër, gjuhë dhe gjymtyrë.



“…el-hamdu lilah” (falënderimi i takon Allahut) – mbushë peshoren"



Disa kanë thënë se Profeti me këtë ka patur për qëllim vetëm pasqyrimin figurativ, që do të thotë: nëse falënderimi do të ishte në formë trupore, do ta mbushte peshoren Ditën e Gjykimit.



Ndërsa disa të tjerë kanë thënë se Allahu do t’i jetësojë veprat dhe fjalët e njeriut të cilat do të shihen dhe maten Ditën e Gjykimit, siç ka thënë edhe i Dërguari (salallahu alejhi ue selem): “Ditën e Gjykimit do të vijë Kurani ndërsa para tij (suret) El Bekare dhe Ali Imran, si dy re ose si dy tufa shpezësh me krahë të hapura.”



Ndërsa në një hadith tjetër ka thënë: “Dy fjali janë shumë të dashura për Mëshirëplotin, janë të rënda në peshore, të lehta në gjuhë, ato janë: Subhanallahi ue bihamdihi, Subhanallahil Adhim (I pastër nga të metat është Allahu dhe Atij i takon falënderimi dhe i pastër nga të metat është Allahu i Madhëruar).”



Ndërsa në një tjetër thuhet: “Besimtari kur të jetë në varr, do t'i vijë puna e tij në pamjen e një njeriu të bukur, ndërsa jobesimtarit në pamjen e një njeriu të shpifur.”



Sa i përket lartësimit të Allahut (Subhanallah), në versionin e Muslimit thuhet: "Subhanallah uel hamdu lilthi". Transmetuesi nuk ka qenë i sigurt se çfarë e mbushë hapësirën midis qiejve dhe Tokës, a janë të dy fjalët apo vetëm njëra prej tyre!



Në hadithin të cilin e transmeton Ebu Hurejre –radijallahu anhu-, thuhet se vetëm madhërimi i Allahut (tekbir) e mbushë atë që është midis qiejve dhe Tokës.



Sidoqoftë lartësimit i Allahut (tesbih) ka cilësitë e veta, por të cilat nuk mund të arrijnë vlerën e tahmidit, siç është theksuar në hadithin e Abdullah bin Amarit, Aliut dhe një njëriut nga fisi Sulejm, –radijallahu anhum- se tesbihu është gjysma e peshores, ndërsa tahmidi e plotëson atë.



Shkaku i kësaj është se me tahmid vërtetohet se të gjitha format e falënderimit i përkasin vetëm Allahut. Në këtë domethënie tahmidi përfshin cilësitë e përsosura dhe madhështore të Allahut, ndërsa tesbihu mohon çdo mangësi, të metë apo ves.



Prandaj tesbihu nuk është përmendur vetëm por krahas me atë e shoqëruar me diçka që argumenton vërtetimin e përsosmërive të Tij, si në shembullin vijues: “Subhanallahil adhim”, madhëruar qoftë Lavdiploti.



Sa i përket tehlilit (La ilahe ila llah), ai tek Allahu arrin pa kurrfarë pengese.



Tirmidhiu përcjell një hadith nga Ebu Hurejre –radijallahu anhu-, në të cilin thuhet se i Dërguari (salallahu alejhi ue selem) ka thënë. “Sa herë që njeriu deklaron: ‘La ilahe ila llah’ sinqerisht dhe nga zemra, i hapen portat e qiellit, derisa të arrijë te Arshi, nëse është ruajtur nga mëkatet e mëdha.”



Transmetohet se nuk ka gjë më të rëndë se tehlili në peshore, siç thuhet në hadithin e njohur mbi regjistrin e veprave të njeriut.



Dijetarët islamë nuk kanë qëndrim unanim lidhur me atë se cila nga këto dy fjalë është më e mirë; fjala e falënderimit (hamd) apo e tehlilit (shahadeti).



# # #



Fjalët e të Dërguarit (salallahu alejhi ue selem): “Namazi është dritë, lëmosha është argument, durimi është shkëlqim…”



Në disa transmetime në Sahihun e Muslimit thuhet: “Agjërimi është shkëlqim.” Të tri këto lloje të veprave janë dritë (nur). Mirëpo, çdo vepër është karakteristike për ndonjë lloj të drite.



Kështu për shembull: namazi është dritë universale. Për këtë arsye ai ka qenë kënaqësi dhe qetësim i besimtarëve, siç deklaron i Dërguari (salallahu alejhi ue selem): “Krejt kënaqësia ime përkufizohet në namaz.”



Ebu Daudi e shënon një hadith prej një njeriu nga Huzai, në të cilin thuhet se i Dërguari (salallahu alejhi ue selem), ka thënë: “O Bilal! Thirr për namaz që të qetësohemi në të.”



Nuk ka dyshim se namazi është dritë për besimtarin në errësirat e Ditës së Gjykimit si dhe mbi Sirat. Allahu do t’ua dhuroi atyre dritën në vartësi të punëve që ata kanë kryer.



Abdulla bin Umer ka transmetuar se Profeti (salallahu alejhi ue selem) përmendi namazin dhe tha: “Kush kujdeset për të, ai do të jetë dritë, shpëtim dhe argument për të Ditën e Gjykimit dhe kush nuk e ruan atë, nuk ka dritë, as shpëtim dhe as argument.”



Sadakaja është burhan apo argument i qartë. Fjala burhan nënkupton rrezet që ndodhet rreth Diellit, sepse ajo është e qartë por si rrezet e Diellit.



Kështu sadakaja është argument i qartë për besimin tek njeriu, sepse pasuria është e dashur për shpirtin e njeriut dhe kur ai e jep atë për hir të Allahut, ajo është shenjë e besimit të mirë dhe ai me anën e saj do të arrijë të shijojë ëmbëlsinë e besimit.



“Durimi është shkëlqim” kjo është dritë e cila në vetvete mbartë një nxehtësi dhe djegie, siç është drita e diellit dhe jo e hënës, sepse drita e hënës është dritë pa djegie dhe nxehtësi.



Durimi është shumë i rëndë për shpirtrat. Duhet bërë përpjekje që ato të mësohen me të, që të zbuten dhe të largohen nga ajo çka synojnë. Prandaj dhe durimi është quajtur dritë.



Durimi është disa llojesh:

Durimi gjatë kryerjes të dispozitave të Allahut.

Durimi që tregohet në distancimin e ndalesave të Allahut.

Dhe durimi ndaj përcaktimeve të Allahut.



Shumë dijetarë janë të mendimit se durimi gjatë zbatimit të urdhrave të Allahut dhe largimit nga ndalesat e Tij është më i mirë se durimi ndaj përcaktimit të dhembshëm të Allahut. Këtë mendim e mbështet Seid bin Xhubejri, Mejmun bin Mehrani e të tjerë.



Grada më e lartë e durimit realizohet gjatë agjërimit, sepse ai përfshin të gjitha llojet e durimit.



Me agjërim njeriu shprehë bindjen ndaj Allahut duke injoruar pasionet e veta për hir të Allahut, edhe përkundër faktit që shpirti e shtyn në mëkat, prandaj në hadith thuhet: “Çdo vepër i përket atij pos agjërimit. Ai më përket Mua dhe Unë do të shpërblej për të, sepse ai në të i ka braktisur pasionet e veta, ushqimin e pijen për hatrin Tim”



Agjërimi gjithashtu është durim ndaj caktimeve të padëshirueshme dhe të rënda për shpirtin, sepse njeriu mund të provojë uri dhe etje të madhe gjatë tij. I Dërguari (salallahu alejhi ue selem), agjërimin e Ramazanit e ka quajtur durim:



“Kurani është argument i sigurtë për ty apo kundër ty…”

Lavdiploti thotë:

﴿وَنُنَزِّلُ مِنَ الْقُرْآنِ مَا هُوَ شِفَاءٌ وَرَحْمَةٌ لِلْمُؤْمِنِينَ وَلا يَزِيدُ الظَّالِمِينَ إِلاَّ خَسَاراً﴾



“Ne të shpallim Kuranin që është shërim për besimtarët, kurse jobesimtarëve u shton vetëm dëshpërimin.” El Isra, 82.



Një prej të parëve të mirë ka thënë: “Askush nuk mund të largohet nga Kurani duarthatë, por do të largohet ose me fitim ose me humbje”, pastaj ka recituar ajetin e theksuar.



Ibën Mes’udi –radijallahu anhu-, ka thënë: "Kurani është ndërmjetës dhe mik i sinqertë, andaj kush e merr për udhëheqës të vetin, do ta shpjerë në Xhenet dhe kush e injoron do ta dërgojë në zjarr.”



Ebu Musa el Esh’ari ka thënë: “Për shkak të këtij Kurani do të shpërbleheni apo do të ndëshkoheni. Prandaj pasojeni dhe mos u largoni prej tij. Kush e ndjek Kuranin, ai do ta dërgojë tek kopshtet e Xhenetit, ndërsa atë të cilin e ndjek Kurani do ta kap prej fyti e do ta flak në zjarr.”



“Çdo njeri përpiqet dhe çdo njeri është përgjegjës për shpirtin e tij, andaj ose do ta shpëtojë ose do ta shkatërrojë.”

Lavdiploti ka thënë:

﴿وَنَفْسٍ وَمَا سَوَّاهَا فَأَلْهَمَهَا فُجُورَهَا وَتَقْوَاهَا قَدْ أَفْلَحَ مَنْ زَكَّاهَا وَقَدْ خَابَ مَنْ دَسَّاهَا﴾

“Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi Atë dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroj vetveten, ndërsa kushdo që e shtyp atë (me punë të këqija), do të dështojë.” Shems, 7-10.



Do të thotë: ka shpëtuar ai që shpirtin e vetë e ka pastruar duke iu bindur Allahut, ndërsa ka dështuar ai që është ndotur me mëkate.



Hadithi tematik aludon në atë se çdo njeri punon dhe përpiqet dhe se ai me këtë përpjekje ose do ta shkatërrojë, ose do ta shpëtojë shpirtin e vet.



Kush përpiqet që të jetë i bindur ndaj Allahut, i tilli shpirtin e vetë ia ka shitur Atij dhe e ka liruar nga dënimi në botën tjetër. Nëse përpiqet të jetë i pabindur ndaj Allahut, i tilli e ka dëmtuar shpirtin e vet duke e futur në shkatërrim e mëkate që e nxisin zemërimin dhe dënimin e Allahut.



Lavdiploti ka thënë:



﴿إِنَّ اللّهَ اشْتَرَى مِنَ الْمُؤْمِنِينَ أَنفُسَهُمْ وَأَمْوَالَهُم بِأَنَّ لَهُمُ الجَنَّةَ يُقَاتِلُونَ فِي سَبِيلِ اللّهِ فَيَقْتُلُونَ وَيُقْتَلُونَ وَعْدًا عَلَيْهِ حَقًّا فِي التَّوْرَاةِ وَالإِنجِيلِ وَالْقُرْآنِ وَمَنْ أَوْفَى بِعَهْدِهِ مِنَ اللّهِ فَاسْتَبْشِرُواْ بِبَيْعِكُمُ الَّذِي بَايَعْتُم بِهِ وَذَلِكَ هُوَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ ﴾



“Allahu bleu prej besimtarëve shpirtrat dhe pasurinë e tyre me Xhenet. Luftojnë në rrugën e Allahut, mbysin dhe mbyten. (Allahu dha) Premtim të cilin e vërtetoi në Teurat, Inxhil e Kuran. E kush është zbatues më i sigurt i premtimit të vet se Allahu? Pra, gëzojuni tregtisë që e bëtë me Të. Ky është sukses i madh” Teube, 11.



﴿قُلْ إِنَّ الْخَاسِرِينَ الَّذِينَ خَسِرُوا أَنْفُسَهُمْ وَأَهْلِيهِمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ أَلا ذَلِكَ هُوَ الْخُسْرَانُ الْمُبِينُ﴾



“Thuaj: 'Të dështuar në Ditën e Kiametit janë ata që e kanë humbur veten dhe familjen e tyre'. Vini re: ky është dështimi i vërtetë.” Ez Zumer, 15.

Në dy Sahihët përcillet nga Ebu Hurejre –radijallahu anhu- se i Dërguari (salallahu alejhi ue selem), pas shpalljes së ajetit: “Dhe paralajmëro farefisin tënd të afërt.”



Ka thënë: “O Kurejshë! Dorëzojani shpirtin tuaj Allahut, sepse unë tek Ai nuk mund t’u ndihmojë gjë! O bijtë e Abdulmutalibit dorëzojani shpirtin tuaj Allahut, sepse unë tek Ai nuk mund t’u ndihmojë gjë! O teze e të Dërguarit Allahut, oj Fatime, bijë e Muhamedit, dorëzojuani shpirtin tuaj Allahut, sepse tek Ai nuk mund t’u ndihmojë gjë!



Ka shumë nga të parët e mirë të cilët e kanë blerë shpirtin e tyre nga Allahu me pasurinë e tyre.



Disa tërë pasurinë e tyre e kanë dhënë sadaka. Disa këtë e kanë bërë duke dhënë sadaka në argjend dhe atë tri katër herë më shumë se pesha e tyre trupore.



Disa ndërkaq janë përpjekur duke thënë: “Unë jam rob i cili kërkon e përpiqet të lirohet.”



Hasan el Basriu ka thënë: “Besimtari në këtë botë është si i robëruari që synon të lirohet dhe nuk është i sigurt për asgjë, derisa të takohet me Allahun e Madhëruar.”



Gjithashtu ai ka thënë: “O njeri! Ti ditë e net vrapon pas fitimit. Merru me vetveten nëse arrin të shpëtosh, një fitim të tillë nuk do të mund të arrish kurrë.”



Ebu Bekr bin Ajjashi -rahimehullah- ka deklaruar: “Në rini një plakë më ka thënë: ’ lirohu sa të mundesh në këtë botë nga robërimi i ahiretit, sepse robi i ahiretit kurrë nuk do të mund të lirohet'. Pasha Allahun, këto fjalë nuk i kam harruar kurrë.”



Disa prej këtyre që përmendëm thoshin: “Unë e kam vetëm një shpirt dhe nëse atë e humbë, nuk mund ta gjej një tjetër dhe të shpresoj me të.”



Muhammed bin Hanife –rahimehullah- deklaron: “Allahu i madhëruar Xhenetin e ka bërë çmim të shpirtrave tuaj dhe mos të ndodhë që shpirtrat tuaj ti shitni për diçka tjetër pos Xhenetit.”



Gjithashtu ka deklaruar: “Kush e do shpirtin e vet, kjo botë tek ai nuk ka vlerë.”



Njërin e kishin pyetur: “Cili njeri është më i ndershmi?” Ai i ishte përgjigjur: “Ai që nuk konsideron se e tërë kjo botë është armik i shpirtit të tij.”

http://www.burimijetes.com/

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Free forum