Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Muslimani është vëllai i muslimanit

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 Muslimani është vëllai i muslimanit on Sat Oct 10, 2009 12:00 am

nDeRiM


.
.
Shkruar nga Tomor Boriçi
Posted in Hadith - Hadith

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar, i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed dhe mbi familjen e tij të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Transmetohet nga Abdullah bin Umer – kënaqëaia e Allahut qoftë me ta! – se Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – ka thënë: "Muslimani është vëllai i muslimanit nuk i bënë atij padrejtësi dhe nuk e braktis. Kush i gjendet në nevojë vëllait të tij i gjendet Allahu atij në nevojë. Kush i largon muslimanit një breng i largon atij Allahu një breng prej brengave në Ditën e Kiametit. Kush i mbulon një të metë muslimanit i mbulon Allahu atij një të metë Ditën e Kiametit." Shënuar nga Buhariu.

Thënia: "Muslimani është vëllai i muslimanit…" ka kuptimin: "Kjo është vëllazëri islame." "Fet'hul Bari", Ibn Haxher.

"Sillet me muslimanin me sjellje vëllazërore. Jetojnë në miqësi, dashuri, harmoni, bashkëpunojnë në të mira me zemër të pastër dhe këshillohen për çdo gjë." Tuhfetu El Ahuedh. Sherh Termidhi

"D.m.th: në fe" Uthejmin. "Rijadus Salihin". Thotë Allahu:



"…ashtu me dhuntinë e Tij u bëtë të jeni vëllezër…" Ali Imran, 103. "Me mirësinë e Islamit arritët të bëheni vëllezër" Tefsir i El Kurtubi

"Vëllazëri që buron prej devotshmërisë dhe Islamit, baza e së cilës është litari i Allahut, rruga, feja e Tij, duke përjashtuar ndërmjetësimin e çfarëdolloj litari prej litarit të injorancës." Tefsiri "Fi Dhilalil Kuran"

"Kjo vëllazëri është më e sigurt se çdo vëllazërie tjetër. Më e sigurt se vëllazëria e prejardhjes. Ndodh që vëllazëria e prejardhjes të mos përkojë me qëllimin e saj, sepse ai mund të jetë armik i yti dhe që të urren, e cila mund të jetë në dynja dhe ahiret. Thotë Allahut:

"Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi." Ez Zuhruf, 67. Kurse vëllazëria në fe është e qëndrueshme, e fortë si në dynja ashtu dhe në ahiret, e cila i bënë dobi njeriut gjatë jetës së tij dhe pas ndërrimit të jetës." Uthejmin. "Rijadus Salihin".

Thënia: "… nuk i bënë atij padrejtësi…" ka kuptimin: "Ky është lajm me kuptimin e urdhrit, sepse padrejtësia e muslimanit ndaj muslimanit është haram (e ndaluar)." "Fet'hul Bari", Ibn Haxher.

"Nuk i bënë padrejtësi në pasurinë e tij, trupin e tij, nderin e tij dhe familjen e tij. D.m.th: nuk i bënë padrejtësi me asnjë lloj padrejtësie. Kanë thënë dijetarët – Allahu i mëshiroftë –: Njeriu e ka për detyrë ta mbrojë nderin, trupin dhe pasurinë e vëllait të tij. Kur vëllai yt shahet, përgojohet, i merret pasuria, është vaxhib ( detyrë ) që të mbrohet. Kur ndokush i bënë padrejtësi vëllait të tij vëllazëria është e mangët." Uthejmin,"Rijadus Salihin".

Thënia: "…dhe nuk e braktis…" Ka thënë Allahu:

" Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër…" El Huxhurat.

Nuk e lë me atë që e dëmton dhe dëmtohet, por e ndihmon dhe i largon vështirësinë. Kjo në bazë të ndryshimit të gjendjes mund të jetë vaxhib (e domosdoshme) ose e pëlqyer. Taberani në një rrugë tjetër ka shtuar:

Nga Salim: " Nuk e lë në fatkeqësin që i ka rënë"

Te Muslimi në hadithin e Ebu Hurejrës

" … dhe nuk e përbuzë atë…". "Fet'hul Bari", Ibn Haxher.

"Kush e braktis vëllanë e tij tek ai që bënë padrejtësi vëllazëria është e mangët." Uthejmin, "Rijadus Salihin"

Thënia: "… Kush i gjendet në nevojë vëllait të tij…" E ndihmon atë në nevojën e tij. En Neueui. Te Muslimi:

Ebu Hurejre ka thënë se ka thënë Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të: "Allahu është në ndihmën e robit të Tij edhe nëse robi nuk e ndihmon vëllanë e vet." "Fet'hul Bari", Ibn Haxher.

Thënia: "… Kush i largon muslimanit një brengë…" do të thotë: "Prej brengave të dynjasë" Aun El Mabud.

Thënia: "… Kush i mbulon një të metë muslimanit…" Kur e shikon në të keqe nuk ia nxjerrë në pah te njerëzit, por e urren atë të keqe duke ia vënë në dukje atij. Edhe pas këshillës ai vazhdon në të keqe, atëherë vepra e tij bëhet publike." "Fet'hul Bari", Ibn Haxher.

"D.m.th: Kur nuk njihet si rrënues, dëmtues e mbulon te metën e tij pa bërë përgojim. Kur e shikon në të keqe e urren atë vepër sa mundet dhe nëse është i pafuqishëm e ngre çështjen te drejtuesi kur nuk pasohet me dëme ka thënë En Neueui." Aun El Mabud.

"Mbulimi i veprave të këqija që kryen njeriu ndahet në dy pjesë:

1. Vepër e një personi të zhytur në gjynahe i shkujdesur. Kjo nuk mbulohet.

2. Kur kryhet prej tij një gabim mbulohet.

Në çështjet e tjera mbulimi është më i plotë dhe më i mirë." Uthejmin, "Rijadus Salihin".

Thënia: "… i mbulon Allahu atij një të metë Ditën e Kiametit." Në hadithin e Ebu Hurejres, te Termidhi:

"I mbulon atij Allahu të metën në dynja dhe ahiret" Hadithi nxit bashkëpunimin, harmoninë dhe bashkimin". "Fet'hul Bari" Ibn Haxher.

http://www.burimijetes.com/

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Free forum