Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Përdorja e ujit për heqjen e papastërtive

Go down  Message [Page 1 of 1]

nDeRiM

nDeRiM
.
.

Shkruar nga Burimijetes.com

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!) se Ebu Thealebe tha:

“O i Dërguari i Allahut! Na jep zgjidhje për enët e mexhusëve (adhuruesëve të zjarrit), nëse detyrohemi t’i përdorim ato!” Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Nëse detyroheni t’i përdorni ato, atëherë lajini me ujë dhe gatuani në to.”

E transmeton Ahmedi.



Transmetohet nga Ebu Thealebe el Hasheni (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ai ka thënë: “O i Dërguari i Allahut! Ne banojmë në tokat e një populli që janë ithtarë të librave të mëparshëm dhe hamë në tenxheret e tyre e pimë prej enëve të tyre. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Nëse nuk gjeni të tjera, atëherë lajini ato me ujë.”

E transmeton Tirmidhiu dhe thotë: Hasen Sahih.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com