Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Marrja në konsideratë e numrit të larjeve të enës ku lëpin qeni

Go down  Message [Page 1 of 1]

nDeRiM

nDeRiM
.
.

Shkruar nga Burimijetes.com
Posted in Fikh - Pastertia

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nëse lëpin qeni në enën e dikujt prej jush, ta lajë atë shtatë herë.”



Ky hadith është muttefekun alejhi.



Ndërsa në një transmetim tjetër të Ahmedit dhe Muslimit, thuhet: “Pastrimi i enës së ndokujt prej jush, kur atë e lëpin qeni, është që të lahet shtatë herë, e para e të cilave duhet të jetë me dhe.”



Transmetohet nga Abdullah ibën Mugafel (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) urdhëroi që të vriten qentë, pastaj tha: Si e kanë hallin ata me qentë (që ngushtohen për ta)! Pastaj dha leje për mbajtjen e qenit të gjuetisë dhe të bagëtive, dhe tha: Nëse lëpin qeni në enë, lajeni atë shtatë herë, pastaj fërkojeni për të tetën herë me dhe.”

E transmeton grupi, me përjashtim të Tirmidhiut dhe Buhariut.



Në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet: “Pastaj dha leje për qenin e bagëtive, të gjyetisë dhe të mbjellave.”

http://www.burimijetes.com/

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Similar topics

-

» Uji ku pi qeni dhe macja

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com