Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Uji ku pi qeni dhe macja

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Uji ku pi qeni dhe macja Empty Uji ku pi qeni dhe macja Sat Oct 10, 2009 12:07 am

nDeRiM

nDeRiM
.
.

Shkruar nga Burimijetes.com
Posted in Fikh - Pastertia

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Hadithi i Ibën Umerit për dy poçet (fuçitë) argumenton se ai (uji ku pinë begatitë dhe është më pak se dy poçe) është i papastër, ndryshe përcaktimi i dy poçeve (fuçive) do të ishte pa vlerë.



Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nëse pi qeni në enën e ndokujt prej jush, atëherë t’ia derdhë ujin e saj dhe ta lajë enën shtatë herë.”

E transmeton Muslimi dhe Nesai.





Uji ku pi macja



Transmetohet nga Kebshe bintu Keab ibën Malik, e cila ishte nën kujdestarinë e Ibën Ebi Katades se: “Ebu Katade hyri tek ajo dhe ajo i shpuri atij një enë me ujë për abdes. Aty erdhi një mace që donte të pinte ujë dhe ai ia drejtoi enën asaj që të pinte. Kebshe thotë: Ai më pa të shihja nga ai me habi dhe më tha: A po habitesh, o bija e vëllait tim? Po, i thashë. Ai tha: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Ajo (macja) nuk është e ndytë. Ajo është prej gjesdisësve në mesin tuaj.”

E transmetojnë të pestë, ndër të cilët Tirmidhiu thotë se ky hadith është hasen sahih.



Transmetohet nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) nga i Dërguari (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) se: “Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i afronte enën e ujit maces, që të pinte, pastaj merrte abdes me atë ujë.”

E transmeton Darakutni.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com