Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Mjerë nyjet e këmbës prej zjarrit

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Mjerë nyjet e këmbës prej zjarrit Empty Mjerë nyjet e këmbës prej zjarrit Sat Oct 10, 2009 12:08 am

nDeRiM

nDeRiM
.
.

Shkruar nga Tomor Boriçi
Posted in Fikh - Pastertia

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Transmetohet nga Abdullah bin Amru bin El Asi, Ebu Hurejre dhe Aishja –kënaqësia e Allahut qoftë me ta! – të cilët thonë se Profeti –paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të!– ka thënë: "Mjerë nyjet e këmbës prej zjarrit të xhehenemit!".

Kuptimi i përgjithshëm

Profeti –paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të!– paralajmëron për neglizhencën dhe mangësitë në çështjen e abdestit dhe nxit për kujdesjen dhe plotësimin e tij.

Të shumtën e rasteve uji i abdestit nuk përshkon fundin e këmbës, gjë e cila përbën mangësi në pastërti dhe namaz.

Lajmëron se ndëshkimi bie ndaj neglizhuesit në pastërtinë e tij ligjore.



Çfarë nxjerrim prej hadithit

1. Domosdoshmëria për kujdesjen e pjesëve të abdestit dhe moslënia mangët e asnjë gjëje. Hadithi përmend këmbët dhe pjesët e tjera të trupit i krahason me to, si dhe me ndodhjen e haditheve për to.

2. Kërcënim i ashpër për atë që lë mangët në abdestin e tij.

3. Domosdoshmëria e larjes së këmbëve gjatë abdestit. Për këtë konkludojnë hadithe të sakta dhe unanimiteti i umetit në kundërshtim me shtrembërimet e shijave, të cilët kundërshtojnë shumicën e popullit, hadithet e sakta që Profeti –paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të!– i ka vepruar dhe ia ka mësuar shokëve të tij.

http://www.burimijetes.com/

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Forum create on Forumotion | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com