Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Abdesi

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Abdesi Empty Abdesi Sat Oct 10, 2009 12:09 am

nDeRiM

nDeRiM
.
.

Abdesi
E-mail Printo PDF

Shkruar nga Muhamed ibn Salih el Uthejmin
Posted in Fikh - Pastertia

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Pastroni veten nga çdo papastërti e madhe apo e vogël kur doni të kryeni ndonjë namaz (i obliguar ose jo).

Çdokush që do të kryejë namazin duhet të marrë abdes ashtu siç përcaktohet në sheriat. Mënyra e kryerjes së abdesit është si më poshtë:

Bëni nijetin me zemër pa e shqiptuar atë, pasi Profeti (alejhi selam) nuk ka praktikuar këtë gjë para abdesit apo para çdo lloj adhurimi tjetër, sepse Allahu e di më mirë se ç'ka në zemra të robërve.

Pastaj thuaj "Bismilah" (në emër të Allahut).

Lajini duart tri herë.

Shpëlajeni gojën me ujë tri herë.

Tërhiqeni ujin lart në hundë, pastaj fryjeni atë, tri herë.

Lajeni fytyrën tri herë nga rrëza e veshit të majtë deri tek veshi i djathtë, nga rrëza e flokëve deri në pjesën e poshtme të mjekrës me kujdes, pa neglizhuar ndonjë pjesë.

Lajini krahët deri në bërryla tri herë, duke filluar me dorën e djathtë pastaj me të majtën.

Fshijeni kokën me duar të njoma nga fillimi i flokëve në ballë e deri ku fillon qafa dhe anasjelltas.

Fshini veshët duke futur gishtat tregues në vrimat e veshit duke fshirë gjithashtu edhe pjesën e jashtme të veshit me gishtat e mëdhenj.

Lajini shputat e këmbëve deri në nyje tri herë.


http://www.burimijetes.com

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Create a forum | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com