Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Nëna më tregon

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Nëna më tregon Empty Nëna më tregon Sat Oct 10, 2009 1:12 am

nDeRiM

nDeRiM
.
.

Shkruar nga Hakim Nasiha

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut të vetëm, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi profetin pas të cilit s’ka më profet, mbi profetin tonë Muhamed, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Nëna më ka treguar se gjyshi im gjithmonë i këshillonte vajzat e tij me këtë histori:

Një herë një grua erdhi tek një dijetar, për të cilin ajo kishte dëgjuar se është magjistar, dhe i kërkoi që t’i bënte asaj diçka me anë të cilës burri i saj ta donte aq shumë sa asnjë grua në botë nuk kishte parë dashuri të tillë.

Meqenëse ky ishte dijetar dhe edukues i mirë i tha:

-Ti po më kërkon një gjë jo të lehtë. Që të realizojmë një gjë të tillë na duhen disa shpenzime, a je gati të paguash ti?

-Po,- i tha.

-Kjo punë nuk bëhet vetëm se kur të më sjellësh një qime nga qafa e luanit, - i tha asaj.

-Luani?! Po,- iu përgjigj dijetari.

-Si mundet ta bëj një gjë të tillë kur ne e dimë se luani është kafshë e egër, e ku i dihet mundet të më hajë, a nuk keni ndonjë mënyre tjetër më të lehtë e më të sigurtë? - i tha ajo.

-Nuk mundet të plotësohet dëshira jote që kërkon dashurinë e burrit tënd, vetëm se me këtë mënyrë, mendohu dhe ji e sigurt se do ta gjesh mënyrën e përshtatshme për realizimin e qëllimit..., - i tha asaj.

U nis gruaja e zhytur në mendime se si të gjejë një mënyrë për të arritur tek qimja e flokut të luanit. U këshillua me disa persona, të cilët ajo kishte besim tek ta, dhe ata i thanë se luani nuk të ha vetëm se atëherë kur është i uritur, prandaj t’i ngope me ushqim dhe pastaj mund të realizosh qëllimin tënd.

U nis për në pyll që të zbatonte porosinë e dhënë dhe filloi që t’i hidhte luanit mish dhe kjo mënyrë vazhdoi për disa ditë, derisa luani filloi të njihej me të.

Çdo herë që i hidhte mishin i afrohej një cikë derisa arriti një ditë dhe luani ju afrua vetë duke mos dyshuar në dashurinë e saj. Në këtë moment ajo filloi t’i fërkonte kokën dhe kurrizin, e në momentin kur luani ishte në këtë gjendje të kënaqshme nuk ishte e vështirë për gruan t’ia merrte qimen e kërkuar. Mbasi e mori atë u nis për tek dijetari magjistar (sipas mendimit të saj), që t’i jepte qimen e flokut të luanit. Ishte shumë e gëzuar duke menduar se së fundi arriti të fitojë dashurinë e burrit të saj përherë.

Kur dijetari e pa flokun e luanit e pyeti:

-Si arrite të marrësh flokun e luanit, a mund të më thuash?

Ia shpjegoi atij mënyrën që zbatoi në zbutjen e luanit, e cila doli në përfundimin se mënyra e futjes në zemrën e luanit si fillim ishte, barku i tij e më pas vazhdimësia dhe durimi në të, derisa arriti korrjen e frytit.

Në këtë moment i tha asaj dijetari:

-O robëreshë e Allahut... bashkëshorti yt nuk është më i egër se luani... vepro me burrin tënd ashtu siç veprove me luanin që t’ia fitosh zemrën.

Mëso hyrjen për në zemrën e tij, ngope në rast urie, ji zbatuese e kërkesave të tij, vendos një plan për këtë dhe duro!

http://www.burimijetes.com/

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com