Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Mësime nga Hadithet e Të Dërguarit a.s

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 Mësime nga Hadithet e Të Dërguarit a.s on Sat Oct 10, 2009 2:15 am

QeNdRiM


.
.
Hadithi i parë

Xhabir bin Abdullahu, Allahu qoftë i kënaqur me të dy, transmeton se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Allahu e mëshiroftë njeriun zemërgjerë kur shet, kur blen dhe kur i kërkohet diçka.” (Shënon Buhariu).

Çfarë përfitohet nga hadithi:
- Vërtetimi i mëshirës, veti e Allahut të Lartësuar.
- Islami inkurajon punën dhe nxit për tregti.
- Zemërgjerësia gjatë shitblerjes është prej virtyteve për të cilat nxit Islami.
- Muslimani duhet të sillet me të tjerët, ashtu siç dëshiron që të tjerët të sillen me të.
- Nxitja në shikimin e rrethanave të njerëzve dhe durimi ndaj tyre.
- Zemërgjerësia ndaj të tjerëve, sidomos gjatë shitblerjes, është prej shkaqeve të fitimit të mëshirës së Allahut të Lartësuar.


Hadithi i dytë

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Nga Islami i mirë i një njeriu është largimi nga ajo që nuk i intereson.” (Shënon Tirmidhiu)

Çfarë përfitohet nga hadithi:
- Islami nxit për moral të lartë.
- Islami udhëzon në atë që i bën të lumtur njerëzit në këtë dhe në botën tjetër.
- Muslimani nuk është njeri i bezdisshëm dhe ngatërrestar.
- Mosndërhyrja në çështjet e të tjerëve është shpëtim për muslimanin, ngase ndërhyrja në to e fut atë në çështje problematike.
- Këshillimi, urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja nuk konsiderohet nga ndërhyrja në çështjet e të tjerëve.


Hadithi i tretë

Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Nuk beson askush prej jush derisa të dëshirojë për vëllanë e tij atë që dëshiron për vete.” (Shënon Buhariu)

Çfarë përfitohet nga hadithi:
- Shkallët e besimit (imanit) dallojnë, kështu që disa besimtarë kanë besim më të fortë sesa disa të tjerë.
- Islami nxit në dashurinë e të tjerëve.
- Besimtari gjithnjë shpreson të mirën për të tjerët.
- Besimtari gjithnjë shpejton që t’u sjellë dobi të tjerëve.



Hadithi i katërt

Nevas bin Sem’ani, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “E pyeta të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, e ai më tha: “Mirësia është morali (karakteri) i mirë, kurse e keqe (mëkat) është ajo që mbillet (përforcohet) në veten tënde dhe nuk dëshiron që ta dinë njerëzit." (Shënon Buhariu dhe Muslimi)

Çfarë përfitohet nga hadithi:
Islami nxit për moral të lartë e të mirë.
Islami ndalon nga të këqijat e të ligat.
Urrejtja e mosdijes së njerëzve për atë që vepron është argument për ndalimin e asaj vepre.


Hadithi i pestë

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, është pyetur se cilat vepra i fusin njerëzit më së shumti në xhenet. Ka thënë: “Devotshmëria dhe morali i mirë.” E"shtë pyetur se cilat vepra i fusin më së shumti njerëzit në xhehenem dhe ka thënë: “Gjuha dhe organi gjenital.” (Shënon Tirmidhiu)

Çfarë përfitohet nga hadithi:
Interesimi i sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur me ta, për të mësuar Islamin dhe drejtimi i pyetjeve të Dërguarit të Allahut për atë që nuk dinin.
Devotshmëria dhe frika ndaj Allahut janë prej shkaqeve të hyrjes në xhenet.
Morali i mirë dhe sjellja e mirë me të tjerët janë rrugë që çojnë në xhenet.
Gjuha me sëmundjet e veta, gënjeshtra, përgojimi dhe shpifja janë prej shkaqeve të hyrjes në zjarr.
Organi gjenital me haramet që bën shkakton hyrjen në zjarrin e xhehenemit.


Hadithi i gjashtë

Umer ibnu Ebi Selemi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: "Si fëmijë, isha nën mbikëqyrjen e Pejgamberit alejhi selam në shtëpinë e tij. Njëherë, para se të fillonim ushqimit, zgjata dorën në një enë ushqimi, por Pejgamberi alejhi selam më tha: "Djalosh, thuaj ''Bismil-lah'', ha me dorën e djathtë dhe ha para vetes.” (Shënon Buhariu dhe Muslimi)

Çfarë përfitohet nga hadithi:
Interesimi i të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, për mësimin e moralit islam të vegjëlve.
Rëndësia e shprehjes “Bismil-lah” para fillimit të ngrënies.
Domosdoshmëria e ngrënies me dorë të djathtë.
Nuk duhet ngrënë nga mesi i ushqimit, por nga ajo që kemi para vetes.


Hadithi i shtatë

Ebu Seid el Hudrij, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “Dëgjova të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, të thotë: “Kush nga ju sheh një të keqe, le ta ndryshojë me dorë. E, nëse nuk mundet ta bëjë këtë, atëherë me gjuhën e tij dhe nëse nuk mundet ta bëjë këtë, atëherë me zemrën e tij, porse ky është imani më i dobët.” (Shënon Muslimi)

Çfarë përfitohet nga hadithi:
Përgjegjësia e individit musliman për ta ndryshuar të keqen.
Muslimani nuk merr pjesë tek e keqja.
Muslimanët dallohen për nga mundësitë e tyre për ndryshimin e së keqes.
Besimi (imani) është disa shkallësh.
Kush që nuk e ndryshon (të keqen) as me zemrën e tij, kjo paraqet rrezik për të.


Hadithi i tetë

Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, të thotë: “Secili bir i Ademit është gabimtar, mirëpo gabimtari më i mirë është ai që pendohet." (Shënon Tirmidhiu dhe ibn Maxhe)

Çfarë përfitohet nga hadithi:
Mangësitë e secilit, sado të devotshëm qofshin.
Njerëzit dallojnë mes tyre në nënshtrim (bindje) dhe në mëkate.
Domosdoshmëria e shpejtimit të pendimit dhe distancimi nga mëkatet.
Mëshira e gjerë e Allahut të Lartësuar.
Obligueshmëria e pendimit për të gjitha mëkatet.
Të mos e humbim shpresën ndaj mëshirës së Allahut të Lartësuar.
Përsëritja e pendimit sa herë që bëhen mëkate.


Hadithi i nëntë


Aishja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, thotë: “I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut, ka thënë: “Mos i shani të vdekurit, ngase ata tanimë kanë shkuar atje ku e kanë përgatitur vendin e tyre." (Shënon Buhariu)

Çfarë përfitohet nga hadithi:
Të mos shahen të vdekurit.
Të mos u bëhet keq të gjallëve.
Njeriu do të japë llogari për atë që ka vepruar.
Dorëzimi i çështjes së llogarisë së njerëzve tek Allahu i Lartësuar.
Sharja e të vdekurve nuk u bën dobi të gjallëve.


Hadith i dhjetë

Muaviu, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Atij të cilit Allahut i do të mirën, i jep atij kuptim (dije) në fe.” (Shënon Buhariu dhe Muslimi)

Çfarë përfitohet nga hadithi:
Vërtetimi i cilësisë së vullnetit (dëshirës) të Allahut të Lartësuar.
Allahu gradon dhe veçon kë do me atë që do.
Madhështia e çështjes së fesë dhe të mësuarit e saj.
Prej shenjave të mira të njeriut besimtar është të kuptuarit (dija) e fesë.


Hadithi njëmbëdhjetë

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Xhehenemi është i mbuluar (rrethuar) me kënaqësitë (e kësaj bote), ndërsa xheneti është i mbuluar (rrethuar) me pakënaqësitë (e kësaj bote).” (Shënon Buhariu)

Çfarë përfitohet nga hadithi:
Vërtetimi i krijimit të xhehenemit.
Kënaqësitë e kësaj bote çojnë në zjarr.
Vërtetimi i krijimit të xhenetit.
Durimi ndaj pakënaqësive çon në futjen në xhenet.
Allahu i ka bërë kënaqësitë dhe pakënaqësitë si sprovë për njerëzit.


Hadithi i dymbëdhjetë

Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush e takon Allahun duke mos i bërë Atij shirk, do të hyjë në xhenet. Ndërsa kush e takon Atë duke i bërë shirk, do të hyjë në xhehenem.” (Shënon Muslimi)

Çfarë përfitohet nga hadithi:
Vërtetimi i ringjalljes.
Rëndësia e njehsimit të Allahut të Lartësuar.
Vërtetimi i xhenetit.
Rrezikshmëria e shirkut.
Llojshmëria e shirkut.
Vërtetimi i xhehenemit (zjarrit).
Shpërblimi i madh i njehsuesve.
Dënimi i madh i atyre që i bëjnë shirk Allahut të Lartësuar në diçka.

http://nektariivulosur.tk

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Make a forum | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Free forum