Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Këshilla rreth bashkëshortësisë (nikahut)

Go down  Message [Page 1 of 1]

QeNdRiM

QeNdRiM
.
.

190. Ule shikimin tënd dhe mos shiko pa kontroll, ngase shikimi është shigjetë helmuese!
191. Kur të jesh në rrugë, mos hyr mes dy grave, por merr anën e djathtë ose të majtë!
192. Martohu sa më shpejt, ngase ai që martohet ka më shumë mundësi ta ruajë shikimin dhe nderin e tij!
193. Kur të vijë koha për martesë, zgjidhe gruan besimtare dhe të devotshme!1
194. Mos u bë nismëtar i divorcit, sepse shkurorëzimi është prej gjërave të lejuara të cilën Allahu e urren më së shumti!
195. Tërheqja vërejtjen grave, vajzave dhe të afërmeve të tua, që mos të kërkojnë divorc nga burrat e tyre pa pasur ndonjë arsye të fortë!
196. Mos e mëso gjuhën tënde që t’i drejtohesh gruas me përbetim për shkurorëzim!2
197. Në pamundësi të martesës, përmbaje nderin tënd, derisa Allahu të të begatojë me dhuntitë e Tij dhe forcohu me agjërim!
198. Nëse ty si prind të vjen dhe të kërkon dorën e vajzës sate ai që ju kënaq me fenë dhe moralin e tij, atëherë martoje me të vajzën dhe largoju mehrit të shtrenjtë!3
199. Shpalle kurorëzimin dhe bëj dasmë me aq sa mundesh!
200. Mos tolero që fejesën ose dasmën ta kremtosh me gjëra të ndaluara, siç janë përdorimi i veglave muzikore, dëfrimi, zbavitja etj.!
201. Bashkëshortes tënde paguaja hakun e saj të merituar, mehrin – dhuratën e martesës, përfilli obligimet që ke ndaj saj dhe sillu me të me sjellje të mira!
202. Tregoji bashkëshortes tënde obligimet martesore, të cilat duhet t’i kryejë në mënyrë të vazhdueshme!
203. Mos bëj marrëdhënie intime me gruan tënde përderisa ajo është në të përmuajshmet apo lehonë (me hajz apo nifas)!
204. Mësojua grave të tua dispozitat dhe normat e fesë islame dhe mos lejo që ato të praktikojnë kotësitë dhe besëtytnitë!
205. Nëse ke në bashkëshortësi njëkohësisht më shumë se një grua, atëherë ji i drejtë në ndarjen e kohës me to. Ruaju nga padrejtësia!
206. Kujdesu për gruan dhe fëmijët e tu dhe ki kujdes nga koprracia!
207. Ki kujdes që mos ta humbasësh askënd nga ata që ke nën përkujdesjen tënde!
208. Vëri fëmijës një emër të mirë!
209. Mos i favorizo meshkujt mbi vajzat!
210. Kur është fjala për dhurata, përpiqu që mes fëmijëve të krijosh ambient barazie dhe uniteti!
211. Edukoji fëmijët e tu dhe kur të arrijnë t’i dallojnë gjërat[4], angazhoji që t’i praktikojnë normat bazë të fesë islame, në mënyrë që të adaptohen me to. Gjithashtu në atë moshë fëmijët ndaji secilin në shtratin e vet.
212. Unifikohuni me bashkëshorten për metodologjinë që do të ndiqni rreth edukimit të fëmijëve, për shkak se mospajtimet e prindërve ndikojnë negativisht në edukimin e tyre!
213. Martoji fëmijët kur të arrijnë moshën e pjekurisë!
214. Ruaju dhe assesi mos u bë shkaktar që t'i prishësh marrëdhëniet e dy bashkëshortëve!
215. Gratë e tua urdhëroji për t’u mbuluar tërësisht sipas normave që ka paraparë (obliguar) Islami, për ta ruajtur nderin e tyre dhe për ta mbajtur lumturinë e shoqërisë dhe të mjedisit ku jetoni. Pa dyshim që zbulimi i femrës dhe zhveshja e saj shpie në shkatërrimin dhe çrregullimin e shoqërisë!
216. Urdhëroji gratë tuaja të mbulohen edhe nga ata që nuk e kanë të ndaluar për martesë, si djali i xhaxhait, djali i dajës, vëllai juaj etj., sepse sot janë mësuar gratë që para personave të lartshënuar të dalin të zbuluara (pa shami)!
217. Mos prano që gratë tuaja të shkojnë te rrobaqepëset jomuslimane për të qepur veshjet e tyre!
218. Tërhiqja vërejtjen grave të tua që të mos dalin nga shtëpia me veshje pa mangë ose me mëngë (krahë) të shkurtër, madje edhe nëse e kanë veshur nën mantel, për arsye se mund të ballafaqohen me situata që kërkojnë shtrirjen e dorës apo të krahut si dhe era mund t’i zbulojë ato pa dashje.
219. Tërhiqja vërejtjen grave të tua që të mos mbathin çorapë të tejdukshme e as çorapë me ngjyra, por çorape me ngjyrë të zezë e të mbyllur, që nuk kanë zbukurime!
220. Mos lejo që gratë e tua të mbathin këpucë të zbukuruara, të cilat tërheqin shikimin e meshkujve!
221. Tërhiqja grave të tua vërejtjen që të mos dalin në tregje e të shtyhen me burra të huaj dhe të zbulohen para shitësve, për arsye se Allahu ka xhelozi ndaj këtyre gjerave, por edhe besimtari gjithashtu.
222. Ndaloji gratë e tua nga zotimi për të ndezur zjarre e qirinj te varret e evliave (njerëzve të devotshëm), ngase një gjë e tillë është e ndaluar juridikisht në fenë islame!
223. Mos i lejo gratë e tua që të abstenojnë nga disa lloje të lejuara ushqimi në shenjë afrimi tek Allahu, sepse edhe kjo gjë është e ndaluar sipas sheriatit islam!
224. Ndaloji gratë e tua që të mos dalin në përcjelljen e xhenazes (të mos marrin pjesë në ceremonitë mortore)!
225. Mësoje gruan tënde dhe vajzat e tua që t’i ruajnë sekretet e burrave të tyre!
226. Tërhiqja vërejtjen gruas dhe vajzave të tua që të mos i lëndojnë burrat e tyre me ndonjë fjalë, vepër apo me ndonjë mosmarrëveshje tjetër!
227. Këshilloji gratë e tua që të mos shoqërohen me gra të pambuluara nga frika e infektimit prej tyre, sepse të pajtuarit me gjynahe është mëkat gjithashtu!
228. Mos lejo që gratë dhe vajzat e tua të shkojnë në dasma (ahengje, fejesa, martesa etj.) në të cilat këndohet, kërcehet, vallëzohet dhe ka muzikë!
229. Ndaloji gratë e tua që të mos flasin rrugëve dhe të qeshin në vende të tilla!
230. Këshilloji gratë që të mos flasin me mysafiret e tyre te dera e shtëpisë!
231. Tërhiqja vërejtjen grave dhe vajzave të tua që të mos flasin me burra të huaj, vetëm në raste të domosdoshme, kur e kërkon nevoja, dhe në atë rast të flasin pas perdes dhe duke mos e thyer zërin e tyre gjatë bisedës!
232. Grave mësojua rëndësinë e qëndrimit të tyre në shtëpi, për shkak se ato janë krijuar me qëllim që t’i edukojnë fëmijët në shtëpi. Kur të dalin nga shtëpia, të mos dalin pa pëlqimin e burrit!
233. Mos lejo që gratë dhe vajzat e tua të dalin në piknikë apo në vende dëfrimi të vetmuara, po ashtu të mos shkojnë në kinema, për shkak se atje do të mësojnë vetëm shthurje, turpëri e çrregullime!

http://nektariivulosur.tk

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com