Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Lutja, lëmosha dhe leximi i Kur’anit i bën dobi të vdekurit

Go down  Message [Page 1 of 1]

QeNdRiM

QeNdRiM
.
.

El-Al-lametu Ibnu Ebi’l Izz El-Hanefij

Lutja, lëmosha dhe leximi i Kur’anit i bën dobi të vdekurit
(si dhe a lejohet leximi i Kur’anit në varreza?)
(Shpjegim akaidologjik i thënies së Imam Tahaviut r.a. [1])

Thënia e tij [2]:”’Dua-ja’ (lutja) dhe ‘sadaka’ (lëmosha) e të gjallëve u bën dobi të vdekurve”(Imam Tahaviu r.a.)


Shpjegim: Ehlu Sunneti janë të një mendimi se të vdekurit kanë dobi prej veprimeve të të gjallëve për dy çështje:
E para: Për shkak të asaj që i vdekuri ka qenë sebeb (shkaktar) në të gjallë të tij [3]; dhe,
E dyta: Për shkak të lutjes së muslimanëve dhe të kërkuarit e tyre falje (nga Allahut xh.sh) për ta, si dhe sadaka (lëmosha) dhe haxhi. Është e polemizueshme nëse sevabet e haxhit i arrijnë të vdekurit. Sipas Muhamed bin Hasenit, të vdekurit i arrijnë sevabet e lëmoshës, kurse sevabet e haxhit janë për atë që e kryen atë. Ndërkohë që te të gjithë dijetarët është e qartë se sevabët e haxhit i takojnë atij për të cilin është dedikuar haxhi (që është bërë nijet për të) dhe kjo është e vërteta.


Ndërsa sa i përket ibadeteve (adhurimeve) trupore siç është agjërimi, namazi, leximi i Kur’anit dhe dhikri (përkujtimi i Allahut), dijetarët kanë mendime të ndryshme: Ebu Hanife, Ahmedi dhe shumica e të parëve (selefit) kanë shkuar në arritjen e sevabeve të këtyre ibadeteve tek i vdekuri, ndërsa e kundërta e tyre është e njohur prej medh’hebit të Shafiut dhe Malikit. Kurse disa ndjekës të sajimit (bid’atit), prej ‘kelamistave’ (atyre që janë marrë me apolegjetikë islame) kanë përkrahur mendimin se të vdekurve kurrë nuk u arrinë asgjë, as duaja e as diçka tjetër.

Thënia e tyre refuzohet (prerazi) me Kur’an dhe sunet, ngase ata kanë konkluduar mbi bazën e krahasimit (përngjasimit) nga Fjala e të Lartëmadhërishmit:

وَأَن لَّيْسَ لِلْإِنسَانِ إِلَّا مَا سَعَى

”Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar” (En-Nexhm:39) [4]; dhe nga Fjala e Tij:

وَلَا تُجْزَوْنَ إِلَّا مَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ

”…Dhe nuk shpërbleheni me tjetër vetëm për atë që vepruat”(Jasin:54); dhe thënia e Tij:

لَهَا مَا كَسَبَتْ وَعَلَيْهَا مَا اكْتَسَبَتْ

”…Atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi…”(El Bekareh:286).

Dhe nga ajo që është vërtetuar nga Pejgamberi s.a.v.s. i cili ka thënë:” Kur i biri i Ademit (njeriu) vdes, atij i ndërprite vepra e tij, pëveçse në tre raste: një sadaka që rrjedhë, një pasardhës i mirë që lutet për të, dhe një dituri e cila bën dobi (shërben) edhe pas (vdekjes së) tij. [5]
Prandaj (Pejgamberi a.s.) ka informuar se i vdekuri ka dobi prej asaj për të cilën ka qenë shkaktar kur ai ka qenë në jetë, ndërsa për atë që nuk ka qenë shkaktar në të gjallë, ajo i ndërpritet.
Ata që e kufizojnë aritjen e sevabeve të atyre ibadeteve në të cilat (nuk) vjen në shprehje zëvendësimi i gjendjes, siç është pranimi i Islamit, namazi, agjërimi dhe leximi i Kur’anit, këtë e kanë argumentuar me atë se sevabet e tyre janë karakteristike e atye që i veprojnë ato dhe nuk transferohen, sikurse në jetë askush nuk e kryen ibadetin për tjetrin dhe as nuk e zëvendëson tjetrin në kryerjen e tij, duke u mbështetur sipas asaj që transmeton Nesaiu me transmetim nga Ibni Abbasi r.a. e ky nga Pejgamberi s.a.v.s. i cili ka thënë:” Askush nuk falet dhe as nuk agjëron për tjetrin, por jep ushqim për të në vend të çdo dite një ‘mudd’ [6] (përafërsisht dy grushta të njeriut mesatar) drith” [7].


Dobia e të vdekurit nga ‘dua-ja’(lutja) e të gjallëve

Argumenti që tregon se i vdekurin ka dobi edhe duke mos qenë shkaktarë në të gjallë të tij vjen nga Kur’ani, suneti, ixhma’i (koncenzuesi i dijetarëve), kijasi (analogjija), dhe kjo është e vërtetë.

Nga aspekti i Kur’anit, Allahu xh.sh thotë:

وَالَّذِينَ جَاؤُوا مِن بَعْدِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلِإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالْإِيمَانِ وَلَا تَجْعَلْ فِي قُلُوبِنَا غِلًّا لِّلَّذِينَ آمَنُوا رَبَّنَا إِنَّكَ رَؤُوفٌ رَّحِيمٌ

”Edhe ata që kanë ardhur pas e tyre e thonë:”Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat toa farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues”(El Hashr:10), ku i ka lavdëruar ata të cilët kërkojnë falje (të mëkateve) për besimtarët që kanë qenë përpara tyre, më se edhe kjo argumenton se të vdekurit kanë dobi nga lutjet e të gjallëve që i bëjnë për ta.

Se i vdekuri ka dobi nga lutja e të gjallëve, këtë e argumenton edhe koncenzuesi i ymetit me rastin e faljes së namazit të xhenazës ku ata bëjnë dua (lutje) për të vdekurin. Lutjet që transmetohën nga hadithi për në namaz të xhenazës, janë të shumta. E kësaj natyre është lutja që bëhet për të vdekurin pas varrimit të tij. Në “sunenin e Ebu Davudit”, nga hadithi i Uthman bin Affanit, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili ka thënë:”Kur Pejgamberi a.s.e përfundonte varrimin e të vdekurit, qëndronte pranë tij dhe thoshte:

عَنْ عُثْمَانَ بْنِ عَفَّانَ قَالَ كَانَ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ إِذَا فَرَغَ مِنْ دَفْنِ الْمَيِّتِ وَقَفَ عَلَيْهِ فَقَالَ اسْتَغْفِرُوا لِأَخِيكُمْ وَسَلُوا لَهُ بِالتَّثْبِيتِ فَإِنَّهُ الْآنَ يُسْأَلُ َ

”Kërkoni falje (të mëkateve) për vëllaun tuaj dhe kërkoni për të forcim (et-tethbitu)(ndaj pyetjeve që i bëhen në varr), sepse ai tani është duke u pyetur” [8].

Gjithashtu e këtillë është lutja ndaj të vdekurëve me rastin e vizitës së varreve, sikur që kjo ka ardhur në “Sahihul Muslim” nga hadithi i Burejdete bin El Hasib, i cili ka thënë:Resulullahi s.a.v.s. i mësonte ata (sahabët) se kur të kalojnë (vizitojnë) pranë varrezave të thonë:”Shpëtimi qoftë mbi ju o ju banorë të varrezave, besimtarë e muslimanë, dhe ne dashtë Zoti edhe ne do të vijmë te ju. Këkrkojmë falje nga Allahu për ne dhe për ju” [9]

Po ashtu në “Sahihul Muslim” nga Aisheja r.a. citohet:”E pyeta Resulullahin s.a.v.s. se si thua ti kur kërkon falje për banorët e varrezave? [10] (Pejgamberi a.s.) tha:”Thënia ime është:”Shpëtimi qoftë mbi banorët e varrezave, besimtarë e muslimanë. Allahu i mashiroftë të hershmit dhe të vonshmit, prej nesh (dhe jush), dhe dashtë Allahu edhe ne do të vijmë te ju” [11]

Dobia e të vdekurit nga ‘sadaka’ (lëmosha) e të gjallëve

Sa i përket arritjes së sevabeve të sadakasë [12], citohet në “Sahihu’l Buhari dhe Sahihu’l Muslim”, nga Aisheja r.a. se një njeri i ka ardhur Pejgamberit a.s. e i ka thënë:”O i dërguari i Allahut nëna ime është arratisur (ka vdekë) dhe s’ka lënë fare testament. Sikur të fliste do të jepte sadakë. A ka shpërblim ajo nëse unë do të jepja për të? (Pejgamberi a.s.) Tha: Po!” [13].
Gjithashtu në “Sahihu’l Buhari”, nga Abdilah bin Abas Allahu qoftë i kënaqur me ta se: Sa’d bin Ubades i kishte vdekur nëna e tij, e ai nuk kishte qenë prezent, andaj erdhi te Pejgamberi s.a.v.s. e i tha:”O i dërguari i Allahut, nëna ime ka vdekur, e unë nuk kam qenë prezent, a ka dobi ajo nëse unë jap sadakë për të? (Pejgamberi a.s.) tha: Po (ka dobi). (Ai) tha: unë dëshmoj para teje se kopshti im i hurmave është sadaka (lëmoshë) për të” [14], dhe shembuj të tillë ka shumë në sunnet.

Dobia e të vdekurit nga agjërimi i të gjallëve

Sa i përket arritjes së sevabeve të agjërimit, në “Sahihu’l Buhari dhe Sahhihu’l Muslim” citohet nga Aijsheja r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë:” Kush ka vdekë dhe ka mbetur borxh në agjërim, agjëron për të i afërmi i tij[15] . Ky hadith ka të ngjajshëm të tjerë në S.Buhari dhe S.Muslim. Mirëpo Ebu Hanife ka thënë se për të vdekurin jepet ushqim , pa pasur nevojë për agjërim për të, sipas hadithit të Ibni Abasit që u citua më herët [16]. Diskutimi për këtë është i njohur nëpër librat e fikhut (el furu’u).

Dobia e të vdekurit nga haxhi i të gjallëve

Sa i përket arritjes së sevabeve të haxhit, në Sahihu’l Buhari nga Ibni Abasi r.a. citohet se një grua nga fisi Xhuhejn kishte ardhur te Pejgamberi s.a.v.s. e i ka thënë: nëna ime qe zotuar që ta kryejë haxhin, por vdiç pa e kryer fare atë. A mund ta bëj unë haxhin për të? (Pejgamberi a.s.) tha: kryeje për të, spse çka mendon ti sikur ndaj nënës sate të kishe borxh, a kishe për të përmbushut atë? Kryejeni borxhin ndaj Allahut, sepse Allahu është më meritor për t’ia kryer borxhin” [17]. Gjithashtu të përafërt me këtë (hadith) ka shumë të tjerë.

I vdekuri lirohet nga përgjejgësia e borxhit nëse këtë ja përmbushin
të gjallët qoftë edhe të huajt

Muslimanët janë unik se përmbushja e borxhit të të vdekurit, e liron atë nga të qenurit përgjegjës për të, edhe nëse kjo bëhet nga i huaji duke mos e pasur ai fare përgjegjësi këtë. Këtë e argumenton hadithi i Ebi Katades ku ai i ka premtuar (garantuar) dy dinarë për të vdekurin, e pasi i dha ato, Pejgamberi s.a.v.s. tha:”Tek tani lëkura e tij ka ndijë qetësinë” [18].

E tëra kjo shkon sipas rregullave të sheriatit, dhe është analogji e pastër, sepse sevabet janë e drejtë e berësit të tyre, e kur ai ia dhuron ato vëllaut të tij musliman, nuk pengohet nga kjo, sikurse nuk pengohet nga të dhuruarit e pasurisë kur ai ishte i gjallë,dhe kështu ai nuk pengohet që ta bëjë këtë ndaj tij edhe pas vdekjes së tij. Prandaj Ligjvënësi ka tërhequr vërejtjen se arritja e sevabëve të agjërimit, nënkupton edhe arritjen e sevabëve të leximit të Kur’anit dhe të tjera prej ibadeteve trupore. Shpjegimi i kësaj është: Agjërimi është abstenim i njeriut me qëllim të caktuar ndaj hajës, dhe Ligjvënësi e ka lejuar arritjen e sevabëve të tij tek i vdekuri, e si kjo të mos jetë për leximin (e Kur’ani) i cili është vepër dhe qëllim?!

Kundërpërgjigje ndaj atyre që thonë se i vdekurin nuk ka dobi nga vepra e të gjallëve

Sa i përket atyre që kanë konkluduar nga Fjala e të lartëmadhërishmit:

وَأَن لَّيْسَ لِلْإِنسَانِ إِلَّا مَا سَعَى

” Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar” (En-Nexhm:39);, ulemaja (dijetarët) kanë dhënë shumë përgjigje, ndërsa më kryesore janë dy:
E para: Njeriu me anë të punës së tij, dhe të shoqërimit të mirë, arrinë të përfitojë miqë (shokë), të lindë fëmijë, marton bashkëshorte, jep këshilla të mira duke nxitur dashuri në mes të njerëzve, andaj edhe ata bëjnë mëshirë për të, luten për të dhe ia dhurojnë sevabet e veprave të mira. Kjo është rezultat i veprës së tij, sepse hyrja e muslimanit bashk me bashkësinë e muslimanëve nën lidhjen e Islamit, është prej arsyeve (shkaqeve) më të mëdha për arritjen e dobisë së secilit prej muslimanëve te shoku i tij, si për të gjallë të tij, e si pas vdekjes së tij. Lutja e muslimanëve përfshin prej përmbrapa tyre. Sqarimi i kësaj është: Allahu xh.sh e ka bërë Imanin (besimin) sebeb për të pasur dobi shoku nga duaja (lutja) dhe vepra e vëllezërve të tij besimtarë. Prandaj, kur ai i çon (sevabe), ai këtë e vepron mbi shkakun i cili lidhet tek imani.

E dyta: dhe kjo është më e fuqishme se e para. Kur’ani nuk e mohon dobinë e njeriut nga puna e tjetrit, porse ai e mohon pronësimin e punës së tjetrit. Në mes dy rasteve ekziston dallimi i qartë. I madhëruari ka lajmëruar se njeriu nuk posedon asgjë përpos punën e vet, ndërsa puna e tjetrit është pronë e atij i cili e ka vepruar atë, dhe si e tillë varet prej tij, nëse do ja dhuron tjetrit e nëse do e mban për vete.

Ndërsa thënia e të Lartëmadhërishmit:

أَلَّا تَزِرُ وَازِرَةٌ وِزْرَ أُخْرَى وَأَن لَّيْسَ لِلْإِنسَانِ إِلَّا مَا سَعَى

”(Që në to shkruan) Se askush nuk bartë barrën e (mëkatit) tjetrit. Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar (En-Nexhm:38-39), janë në fakt dy ajete të qarta që asocojnë drejtësinë e Krijuesit të madhërishëm. Citati i parë (pra, ajeti 38) kërkon se askush nuk ndëshkohet përshkak të krimit të tjetrit dhe as nuk merret në përgjegjësi për të këqijat e tjetrit, sikur që veprojnë sunduesit në këtë botë, ndërsa i dyti (ajeti 39) kërkon se nuk shpëton askush përpos se me veprën e vet, për t’ia prerë iluzionet se ai (njeriu) mund të shpëtojë në saje të verpës së baballarëve, të parëve dhe njerëzve të moshuar të tij, siç pretendojnë ithtarët e lakmisë së gënjeshtrave. Prandaj, dhe i Lartëmadhërishmi nuk ka thënë:”nuk ka dobi, pëprpos asaj që e ka bërë”.

E kësaj natyre është edhe thënia e të Lartëmadhërishmit:
لَهَا مَا كَسَبَتْ وَعَلَيْهَا مَا اكْتَسَبَتْ
”…Atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi…” (El Bekare:286), dhe citati tjetër:
وَلَا تُجْزَوْنَ إِلَّا مَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ
”…Dhe nuk shpërbleheni me tjetër vetëm për atë që vepruat” (Jasin:54), ku struktura e këtij ajeti tregon mohimin e ndëshkimit të robit përshkak të veprës së tjetrit, sepse i Lartëmadhërishmi ka thënë:
فَالْيَوْمَ لَا تُظْلَمُ نَفْسٌ شَيْئًا وَلَا تُجْزَوْنَ إِلَّا مَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ
” Sot pra, askujt nuk i bëhet e padrejtë diçka dhe nuk shpërbleheni me tjetër vetëm për atë që vepruat.”(Jasin:54).

Kurse sa i përket konkluzionit të tyre nga hadithi i Resulullahit s.a.v.s.:” Kur i biri i Ademit (njeriu) vdes, atij i ndërprite vepra e tij…”, i tilli konkluzion është i paqëndrueshëm, sepse (Pejgamberi a.s.) nuk ka thënë për ndërprerjen e dobisë së tij, por ka informuar për ndërprejrjen e veprës së tij. Ndërsa vepra e tjetrit i takon atij që e ka bërë, dhe nëse ai ia dhuron të vdekurit, atij i arrijnë sevabet e veprës së vepruesit, ndërkohë që dhuruesit nuk i mbesin më sevape të asaj vepre. Kjo është sikurse borxhi të cilin njeriu e përmbush për tjetrin, e ai lirohet nga përgjegjësia, mirëpo ai që e përmbush nuk i takon më ky borxh.

Sa i përket të ndarit me ndarje në mes të ibadeteve me anë të pasurisë (malijjeh) dhe atyre trupore (bedenijjeh), një gjë të tillë e ka vendosur (sqaruar) Resulullahi s.a.v.s., për të vdekurin siç u potencua më lartë me rastin e agjërimit i cili nuk u nda në autorizim (zëvendësim). Kështu është hadithi i Xhabirit r.a. i cili ka thënë:”Jam falur me Resulullahi s.a.v.s. në festën e kurbanit, i cili pasi u largua, ma pas erdhi me një dash të cilin e therri (kurban) dhe me ç’rast tha:”Në emër të Allahut, Allahu është më i madh. O Zoti im ky (kurban) është për mua dhe për atë i cili nuk (ka mundësi të) prêt prej ymetit tim” [19]. Transmeton Ahmedi, Ebu davudi, Tirmidhiu. Dhe hadithi i dy deshëfve, ku në njërin prej tyre (Pejgamberi a.s.) ka thënë:”O Zoti im ky është për gjithë ymetin tim” [20], ndërsa për tjetrin ka thënë:”O Zoti im ky është për Muhamedin dhe familjen e Muhamedit”. Trasnmeton Ahmedi. Afersia në therje është derdhja e gjakut, ndërsa ai këtë e dhuroi për tjetrin.

Kështu është edhe ibadeti i haxhit i cili është trupor, ndërsa pasuria nuk është ‘rukn’ (pjesë përbërëse) e tij, por ajo është mjet. A s’e ke pa se mekasit (banorit të Mekës) i obligohet haxhi nëse ai ka mundësi ecje deri në Arefat, duke mos e kushtëzuar fare me pasuri. Kjo është më se e qartë, kam për qëllim se haxhi nuk përbëhet prej pasurisë dhe trupit, por është vetëm trupor, sikurse që kanë rezonuar një grup prej shokëve të mëvonshëm të Ebu Hanifës. Pastaj, mendo farzet e (disa) ibadeteve që nëse një grup i kryen, të tjerët lirohën nga përgjegjesia e tyre: se si e kryejnë disa për të tjerët?, sepse kjo është nga aspekti i dhurimit të sevabeve, e nuk është nga aspekti i autorizimit (zëvendësimit). Sikurse nëpunësi i veçantë (i caktuar), nuk mund të përfaqësohet nga tjetri dhe shpërblimin e këtij ai t’ia dhurojë kujt do ai vet.

Leximi i Kur’anit dhe të marrurit shpërblim për të

Sa i përket disa njerëzve që e lexojnë Kur’anin, atë ja dhurojnë të vdekurve dhe për këtë marrin shpërblim!! Këtë nuk e ka vepruar asnjë prej të parëve dhe as nuk ka urdhëruar askush prej imamëve të fesë dhe as që ka lejim në të. Të kërkuarit shpërblim për vet leximin, nuk është e lejuar pa kurrfarë diskutimi.
Porse dijetarët kanë mendime të ndryshme rreth lejimit të marrjes (caktimit) të shpërblimit për të të mësuarit e Kur’anit dikujt tjetër, dhe të ngjajshme me këtë ku në të ka dobi që tjetri përfiton nga kjo.

Sevabët nuk i arrijnë të vdekurit përpos kur vepra thjesht është për hirë të Allahut, ndërsa kjo (të marrurit shpërblim) nuk ndodhë të jetë ibadet i pastër, andaj edhe nuk mbetet (tek ai) sevabë që t’ia dhurojë të vdekurve!! Për këtë shkak askush (prej dijetarëve) nuk ka thënë që të merr (cakton) shpërblim ai që falet, agjëron dhe këtë ia dhuron të vdekurve, mirëpo kur i jepet diçka atij që e lexon Kur’anin, që ia mëson atë të tjerëve dhe që e mëson vet, në shenjë mbështetje (me’uneten) ndaj lexuesve të Kur’anit për atë që po e bëjnë, atëherë kjo konsiderohet prej llojit të sadakës (lëmoshës), më se edhe lejohet një gjë e tillë. Ndërsa prej zgjedhjes së mirë është se nëse (dikush) le testament që t’i jepet shpërblim prej pasurisë së tij, atij i cili i lexon Kur’an te varri i tij, atëherë testamenti të jetë i pavlerë, sepse është në kuptim të shpërblimit, përfundon. Edhe Zahidi ka përmendur në “El Ganijjeh” se nëse i vdekuri dedikon (pasuri) ndaj atij i cili i lexon Kur’an te varri i tij, atëherë ky realizim është i pavlerë.

Leximi i Kur’anit për të vdekurit

Sa i përket leximit të Kur’anit dhe të dhuruarit e tij të vdekurit në mënyrë vullnetare dhe pa marrje të shpërblimit, atëherë kjo i arrinë atij, sikurse që i arrijnë sevabët e agjërimit dhe haxhit. Nëse thuhet se kjo (të lexuarit e Kur’anit) nuk ka qenë e njohur (praktikuar) në kohën e të parëve (selefit) dhe as nuk ka udhëzuar Pejgamberi s.a.v.s.? Përgjigjja është: Nëse është e aprovuar (e vërtetuar) pyetja që transmetohët për arritjen e sevabëve të haxhit, agjërimit, dhe duasë, atëherë i thuhet atij: çfarë është dallimi në mes të tyre, në njërën anë, dhe të arritjes së sevabëve të leximit të Kur’anit, në anën tjetër? Nëse thuhet se Resulullahi s.a.v.s. i ka udhëzuar ata (sahabët) për arritjen e sevabëve të agjërimit, haxhit, sadakasë dhe jo të leximit? Thuhet: Resulullahi s.a.v.s. nuk ka filluar me këtë (me leximin) por ai ka filluar me atë që është kërkuar që t’i përgjigjet atyre (si rrezulltat i pyetjes). Kështu, njëri e pyeti për kryerjen e haxhit ndaj të vdekurit të vet, e e lejoi atë, tjetri pyeti për agjërimin e edhe atë e lejoi, dhe kjo nuk do të thotë se i ka ndaluar ata nga të tjerat simotra të këtyre. Sepse cili është dallimi në mes të arritjes së sevabeve të agjërimit i cili është thjesht qëllim i caktuar dhe abstenim dhe në mes të arritjes së sevabeve të leximit (të Kur’anit) dhe përkujtimit (të Allahut). Nëse thuhet: ç’ka thoni për dhurimin (e sevabëve) Pejgamberit s.a.v.s.? Thuhet: Ka prej të mëvonshmëve që e konsiderojnë vepër të dashur, dhe ka prej tyre që e konsiderojnë bid’at (risi), sepse sahabët nuk e kanë vepruar atë, për faktin se Pejgamberit s.a.v.s. i takon merita e shpërblimit të secilit që bën vepër të mirë prej ymetit të tij pa ju munguar aspak shpërblimi i atij që e bën atë vepër, sepse ai (Resulullahi s.a.v.s.) është i cili e ka udhëzuar ymetin e tij në çdo gjë të mirë dhe ai i ka drejtuar ata.

Këndimi i Kur’anit në varreza

Ka që thonë se i vdekurin ka dobi nga leximi i Kur’anit tek ai (te varri), në aspektin se ai e dëgjon fjalën e Allahut xh.sh.. Kjo nuk është vërtetuar nga asnjëri prej imamëve të njohur. Edhe pse s’ka dyshim se i vdekuri e dëgjon atë (leximin e Kur’anit), mirëpo që ai të ketë dobi nga të dëgjuarit e tij, kjo nuk është e vërtetë, sepse fitimi i sevabëve me anë të të dëgjuarit është e kushtëzuar vetëm në këtë jetë (në të gjallë), ngase kjo është vepër vullnetare dhe kjo mundësi faktikisht është ndërprerë me vet vdekjen e tij. Por, ai nganjëherë ndijnë vështirësi dhe vuajtje përshkak se nuk ka qenë rrespektues i urdhëresave dhe ndalesave të Allahut, ose nuk ka qenë që ka shtuar vepra të mira.

Dijetarët kanë mendime të ndryshme rreth leximit të Kur’anit në varreza. Ata kanë tri thënie:
A është e urrejtur të lexuarit, apo s’ka gjë të keqe vetëm në kohën e varrimit, ndërsa pas tij urrehet?
- Ka prej tyre që kanë thënë se është gjë e urrejtur (kirahetun) siç është Ebu Hanife, Maliku dhe Ahmedi në transmetimin ku kanë thënë: sepse është risi (muhdeth) që nuk transmetohet prej sunnetit, për arsye se të lexuarit (Kur’an) i përngjason namazit e namazi na varreza është i ndaluar.
- Ka që kanë thënë: nuk ka gjë të keqe, siç është Muhamed bin Haseni dhe Ahmedi në transmetimin ku kanë argumentuar me atë që transmetohet nga Ibni Omeri r.a. i cili ka lënë testament që t’i lexohet te varri i tij me rastin e varrimit, fillimet e kaptinës El Bekareh dhe fundet e saj [21]. Gjithashtu transmetohet nga disa muhaxhirinë (ata që kanë bërë shpërngulje prej Mekes në Medinë) leximi i kaptinës El Bekareh; dhe,
- Ka që thonë: Nuk ka gjë të keqe vetëm në kohën e varrimit. Ky është trasnmetim nga Ahmedi i cili e ka marrë nga ajo që trasnmetohet nga Omeri dhe disa muhaxhirinë [22]. Rrjedhimisht, sa i përket atyre që kanë qëndrim alternativë (herë mbajnë njërin mendim e herë tjetrin) rreth leximit te varri – kjo është mekruh, sepse në parim nuk transmetohet diç prej sunnetit dhe as prej të parëve.

Mirëpo, ndoshta kjo fjalë (se “nuk ka gjë të keqe vetëm në kohën e varrimit”) është më e fuqishmja se të tjerat, sepse e përmban kompromisin në mes të argumenteve.

Përktheu nga gjuha arabe:
Orhan Bislimaj

Marrë nga:
El-Al-lametu Ibnu Ebil Izzi El-Hanefijj, SHERHUL AKIDETIT-TAHAVIJE, vërtetimin shkencor dhe recenzimin e kanë bërë grup dijetarësh, nxjerrjen e haditheve e ka bërë Muhammed Nasirud-din El Elbanijj, botimi i nëntë 1408h \ 1988m, El-mektebetu’l-Islamijj, Bejrut, fq.452-458.

________________________________________
Referencat:
1.Titulli kryesor dhe nëntitujt janë të përkthyesit (O.B).
2.“Thënia e tij” – do të thotë thënia e Imam Tahaviut që është e shtruar për shpjegim.(O.B.)
3.Ka thënë Afifij: shih:’Muhtesar’us-savaiki’, V-1, fq.335.
4.Përkthimi i ajeteve është marë nga Kur’ani, përktheu dhe komentoi H.Sherif Ahmetit, botimi i Arabisë Saudite (O.B).
5. Muslimi dhe të tjerë, nga hadithi i Ebu Hurejres r.a. i cili citohet në ‘Ahkamul xhenaizi’, fq.174.
6.“Mudd”- është masë matëse dhe është dy ‘litër’ te hanefijtë e cila është e barabartë me 1.032 litër = 815.39 gram, ndërsa te tre imamët tjerë është një dhe 1/3 litër e cila është e barabartë me 0.687 litër = 543 gram. Shih: “Mu’xhemu lugati’l fukahai, arabisht, anglisht, frangjisht”, nga Prof.dr.Muhamed Revvas Kal’axhij, Prof. dr.Hamid Sadik Kunejbij, Prof. Kutb Mustafa Sanu, botmi i parë 1416/1996, Darun-nefaisi, Bejrut-Libon, shkronja “m”, fq.387.(plotësim i O.B.)
7.Në parim nuk e di a është merfu’an. Kjo nuk ceket as te Nesaiu e as te tjerët. Porse e transmeton Nesaiu në “El Kubra”(1 / 43 / 4); Tahaviju në “Mushkilul Athar” (141/ 3), nga Ibni Abasi me tretman ‘mefkuf’ tek ai, ndërsa senedi i tij është i vërtetë.
8.Suneni i Ebu Davudit, Kitabul xhenaizi, Babu: El Istigfaru indel kuburi…, nr.2804.
9.Hadith sahih, është i cituar në “Ahkamul xhenaizi”(189-190)
10.Afifij ka thënë:shih:’Muhtesarus-savaiki”, V-1, fq.354.
11.Hadith sahih, është i cituar në “Ahkamul xhenaizi”(181-183)
12.Afifij ka thënë: shih:çështjen e 16 të librit “Er-Rruh” të Ibnul Kajjimit.
13.Hadith sahih, është i cituar në “Ahkamul xhenaizi”(172), (apo S.Muslim bi sherhin-Nevevijj, Kitabuz-zekat, nr.2323, plotësim i O.B.).
14.Hadith sahih (i vërtetë), i cituar në “Ahkamul xhenaizi”, fq.172, (apo S.Buhari, Fet’hul Bari, libri 55, kapitulli i 20, hadithi nr.2762, plotësim i O.B.).
15.Hadith sahih (i vërtetë), i cituar në “Ahkamul xhenaizi”, fq.169.
16.Hadithi i Ibni abbasit është:” Askush nuk falet dhe as nuk agjëron për tjetrin, por jep ushqim për të në vend të çdo dite një ‘mudd’ (përafërsisht dy grushta të njeriut mesatar) drith.
17.Hadith sahih, i cituar në “El Irvan”(993), Unë them: shih të vërtetën e synuar prej hadithit në diskutimin e Ibnul Kajjimit në “Ahkamul xhenaizi”, në pjesën:”çka i bën dobi të vdekurit (fq.170-171)
18.Hadith është hasen (i mirë), transmeton Hakimi dhe të tjerë, cituar në “Ahkamul xhenaizi” (fq.16)
19.Hadith sahih sipas dëshmuesve të tij. Shih:”El Muxhme’u” (4/22-23), dhe më tej prej dëshmuesve (haditheve. Pastaj këtë e ka vërtetuar në “El irvan” se i tilli është sahih li dhatihi. Kush dëshiron qëndrim të mirëfilltë le të kthehet aty (nr.1138).
20.Hadith hasen (i mirë), gjendet ne “Musned”(6/391-392), në senedin e tij ka mospajtim të cilën gjë ai e sqaron atje.
21.Kam thënë (Muhamed Nasirudin Albani), senedi i tij nuk është i vërtetë. Në sened ka të panjohur sikurse është sqaruar në “Ahkamu’l xhenaizi”, fq.192, botimi i “El Mektebetul Islamijj”.
22.Nuk e kam parë me fjalën el muhaxhirinë, porse me fjalën :”El Ensar”. Këtë e përmend Ibnul Kajjimi i cili ka ardhur me sqarim të tij në “Ahkamu’l xhenaizi”, fq.193.

http://nektariivulosur.tk

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | Computers and Internet | Computers | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com