Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Disa hadithe të zgjedhura mbi bëmirësinë

Go down  Message [Page 1 of 1]

QeNdRiM

QeNdRiM
.
.

Vepra të mira, për të cilat më shpejt fitohet shpërblimi, janë bëmirësia dhe ruajtja e marrëdhënieve, familjare; kurse vepra të këqija, për të cilat më shpejt meritohet dënimi, janë terrori dhe ndërprerja e marrëdhënieve familjare.

Ajeti më madhështor në Kur'an është ''Ajetul-kursia''. Ajeti ku shprehet më tepër drejtësia është: ''In-nall-llahe je'muru biladli vel ihsani...'' (All-llahu urdhëron drejtësi dhe bëmirësi...); ajeti që më së tepërmi të frikëson është: ''Fe men ja'mel mithkale dherr-rretin sherr-rren jareh''. (Kush bën keq sa një zere, do ta sheh atë). Ajeti më shpresëdhënës është: ''Ja ibadijel-ledhine esrafu ala enfusihim, la taknetu min rahmetil-lah...'' (O robët e mi, që keni gabuar ndaj vetvetes, mos i humbni shpresat në mëshirën e All-llahut! All-llahu ua falë të gjitha mëkatet. Ai, me të vërtetë është Falës i Madh dhe Ai është Mëshirues).



Kërkonie mirësinë tek ata që janë fytyrëqeshur e me natyrë të qetë (sepse kjo është shenja se janë fisnikë dhe bëmirës).

Bëmirësi e vërtetë është që All-llahun ta adhurosh sikur e sheh, edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty.

Kur të gjykoni, gjykoni drejt, e kur dënoni me vdekje, mos keqtrajtoni, sepse me të vërtetë All-llahu është Bëmirës dhe i don bëmirësit.

Bëniu mirë atyre që e meritojnë t'ju bësh mirë, si edhe atyre që nuk e meritojnë atë. Nëse vepra yte e mirë arrin deri tek ai që e meriton, e ke qëlluar; por nëse s'arrin, ti me atë rast do të jesh bëmirës. (Ajo që ke bërë mirë do të kthehet dhe do të kesh shpërblim për të).

Ta dini se ndërmjet jush s'ka asnjë që malli i trashigimtarëve mos i jetë më i dashur se malli i vet. Mall yti është ai që e jep për qëllime bëmirësie dhe e deponon (para teje) në Ahiret, kurse maill i trashëgimtarëve është ai që e lë pas vete!

Me të vërtetë për shkak të gjunaheve të bëra njeriut mund t'i shkurtohet nafaka. Kaderin s'mund ta pengojë askush, përveç duasë, ndërsa jetën s'mund ta zgjasë kurgjë, përveç bëmirësisë.

Me të vërtetë, sadaka e fshehtë (bëmirësia fshehurazi) e zbutë hidhërimin e All-llahut, e ruajtja e farefisnisë, zgjat jetën. Bëmirësia e ruan njeriun nga pasojat e veprave të këqija, kurse shqiptimi i fjalëve: ''La ilahe il-lall-llah'' i flakë, prej atij që i shqipton, nëntëdhjetë e nëntë fatkeqësi, prej të cilave më e vogla është brenga.

All-llahu i Lartëmadhëruar ju lejoj që në momentet e paravdekjes të shpërndani (për qëllime bëmirësie) një të tretën e pasurisë suaj, që t'ua shtojë veprat tuaja të mira.

All-llahu është i bukur (fisnik dhe bujar) dhe Ai e don të bukurën (fisnikërinë dhe bujarinë). Ai don që të shihen gjurmët e bëmirësisë së Tij te robi i Tij; e i urren mjerimin dhe mynxyrat, si dhe atë që paraqitet mjeran.

All-llahu urdhëron bëmirësi dhe trajtim të mirë ndaj thëçkaje, prandaj kur të kryeni ekzukutimin, kryeni në mënyrë të padhembshme dhe humane. Kur t'i therni kafshët shtëpiake, therni si i ka hije (mos i mundoni dhe mos i masakroni). Secili prej jush le ta mprehë mirë thikën dhe me kafshën, që do ta therë, le të sillet me kujdes dhe si i ka hije.

All-llahu i Lrtëmadhërishëm ka robër që i ka pajisur me begati, që t'i shfrytëzojnë për t'u ndihmuar njerëzve tjerë, dhe ato do t'u vazhdojnë përderisa i përdorin për qëllime bëmirësie dhe me to u ndihmojnë të tjerëve. Po qe se atë e ndërpresin, do t'u mirren ato (begati) dhe do t'u ipen të tjerëve (që do të bëjnë vepra të mira dhe do t'u ndihmojnë të tjerëve).

Bëmirësia më e madhe e fëmijëve, pas vdekjes së babës, është që t'i mbajnë lidhjet miqësore me ata të cilët baba i ka çmuar i ka dashur.

Buzëqeshje yte, derisa e shikon në sy vëllanë tënd, është sadakë - bëmirësi.

Askush nuk ka të drejtë të jetë i veçuar në tri obligime: në bëmirësinë ndaj prindërve, le të jenë ata muslimanë ose jomuslimanë, në plotësimin e premtimit (obligimit ose fjalës së dhënë), qoftë ndaj muslimanit ose jomuslimanit dhe në ruajtjen dhe dorëzimin e amanetit pronarit të vet, le të jetë ai musliman ose jomusliman.

Sadakaja e vërtetë, bëmirësia, dëgjueshmëria e prindërve dhe kujdesi ndaj të afërmve, e shndërrojnë fatkeqësinë në gëzim, ia zgjasin jetën njëriut dhe e ruajnë nga fatkeqëisa dhe shkatërrimi.

Bëmirësia është një prej dyerve të Xhennetit: atë që bën mirë, do ta ruajë nga pasojat e veprave të këqija.

Ai, që namazi i kryer s'e udhëzon drejt bëmirësisë dhe s'e pengon nga veprat e këqija dhe të shëmtuara, nuk ka arritur tek All-llahu azgjë tjetër për pos largimit nga Ai.

Vajhalli për pasanikët të cilët grumbullojnë pasuri, përveç atyre që e shpenzojnë për qëllime bëmirësie.


Shkëputur nga Libri, Hadithe të zgjedhura të Pejgamberit alejhisselam.

http://nektariivulosur.tk

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com