Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Afrimi Te All-llahu Me Sinqeritet

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Afrimi Te All-llahu Me Sinqeritet Empty Afrimi Te All-llahu Me Sinqeritet Mon Oct 12, 2009 7:00 am

QeNdRiM

QeNdRiM
.
.

Afrimi Te All-llahu Me Sinqeritet

Bismilahi Rrahmani Rrahim

Thuaj: "Unë jam vetëm njeri, sikurse ju. Mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj, e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos përziejë askë."
Kur’an ( El Kehf, 110)



Kjo botë është si tregu. Pas një kohe nuk do të gjindet askush. Kur bie nata, as nuk bleni në këtë pazar, përveç asaj që do t'ju shërbejë nesër, në tregun e Ahiretit, ngase cilësi e të mençurit është të jetë i kujdesshëm. Njësimi i All-llahut të madhëruar dhe sinqeriteti në vepra për Të, në Ahiret kanë vlerë.

All-llahu i Madhërishëm nuk kërkon nga njeriu formën, por bërthamën, e këto janë njësimi (teuhidi) dhe sinqeriteti (ihlas), si dhe largimi i dashurisë së dynjasë nga zemra.

O vëlla dhe oj motër ! Je preokupuar me atë që nuk të intereson. Mënjanoje nefsin (egon impulsive) nga zemra, do të arrish atë që dëshiron, sepse epshet e shfrenuara janë papastërti e rrezikshme. Kur ta mposhtësh egon, do të vëresh ndryshime.

All-llahu i Madhërishëm thotë:

"Ai (njeri) ka përcjellës një pas një, para tij dhe prapa tij, që me urdhërin e All-llahut e ruajnë atë. All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre. Po, kur All-llahu vendos ta ndëshkojë një popull, atë nuk ka kush që ta zmbrapsë. Ata, (njerëzit) nuk kanë mbrojtës tjetër pos Tij."
Kur’an (Er Rra'd, 11)


Ai të krijoi për ta adhuruar Atë, andaj mos luaj. Nëse e do All-llahun e Madhërishëm me dashuri, mos i shoqëro askënd. Kur Ademi, a.s., me zemër u dashurua në Xhennet, All-llahu, xh.sh., e largoi nga ai. Kur zemra e tij e dashuroi Havën, e largoi Ademin në Cejlon (Shri Lankë), ndërsa Havën në Xhidde. Kur Jakubi, a.s., e dashuroi tej masë Jusufin, a.s., All-llahu e ndan nga ai. Kur Pejgamberi ynë, s.a.v.s., anoi më tepër kah Aishja, r.a., ndodhi intriga e shpifja kundër saj dhe Pejgamberi, a.s., me ditë të tëra nuk e pa. Andaj, dorëzoju vetëm All-llahut, xh.sh., e jo të tjerëve. Mos gjej qetësi dhe prehje tek të tjerët. Mundohu që krijesat të jenë jashtë zemrës tënde, ndërsa zemrën dorëzoja vetëm Atij.

Transmetohet se Pejgamberi, s.a.v.s., ka thënë:

"Lodhni shejtanët me fjalët: "La ilahe il-lallah Muhammedur-Resulull-llah", se kështu shejtani lodhet, mu sikur ndonjëri prej jush e lodh deven e tij me kalërim të shumtë dhe me mbingarkesën e saj".


Andaj largoni shejtanët tuaj me fjalët e sinqerta la ilahe il-lallah, e jo me fjalë boshe. Si mund të thuash fjalët la ilahe il-lallah ndërsa në zemrën tënde ke aq shumë idhuj? Në çdo send që mbështetësh dhe ke besim është idhulli yt. Nuk të bën dobi teuhidi në gjuhë, ndërsa shirku në zemër. Nuk ka vlerë pastërtia e jashtme, kur nga brenda nuk je i pastër. Sinqeriteti është bërthama e fjalëve dhe veprave dhe kur ky mungon, atëherë mbetet vetëm lëvozhga e cila hudhet.

Vëlla dhe motër ! Mëso diturinë në emër të All-llahut, xh.sh., e jo për shkak të njerëzve. Shenjë e diturisë në emër të All-llahut është kaplimi i frikës kur takohesh me urdhrat dhe ndalesat e Tij. Bëhu i vetëdijshëm për kontrollin e Tij mbi ty dhe në shpirt bëhu i përulur ndaj Tij. Shoqërohu me të tjerët me sinqeritet, në emër të Tij.


Ekzistojnë 4 lloje njerëzish.


Lloji i parë :- që nuk kanë as gjuhë as zemër. Këta janë njerëz të marrë, pa vlerë, të padëgjueshëm, të cilët nuk posedojnë asgjë nga feja. Ata gjasojnë në hedhurinat e pavlera. Ruaju nga ky lloj, sepse janë të përgatitur për dënim dhe mbi vete kanë hidhërimin e All-llahut. Vetëm nëse je i përgatitur me diturinë e All-llahut, je njohës i mirë i fesë. Vetëm atëherë mund t'i ftosh njerëzit në bindje ndaj All-llahut, xh.sh.. Pejgamberi, s.a.v.s., i ka thënë Imam Aliut, r.a.:

Nëse All-llahu urdhëron ndonjë person nëpërmes teje, do të ishte për ty më e mirë se çdo gjë që ndriçon dielli"
(Taberaniu)



Lloji i dytë: - i njerëzve janë ata që kanë gjuhë, por nuk kanë zemër. Ata flasin me mençuri, por nuk veprojnë sipas asaj. Ata ftojnë popullin kah All-llahu, xh.sh., por vetë ikin nga Ai. Mangësitë e të tjerëve i tmerojnë ata, ndërsa mangësitë e veta nuk i shohin fare. Të tjerëve ua tregojnë ibadetin e tyre, ndërsa e kundërshtojnë All-llahun, xh.sh., duke bërë mëkate të mëdha. Kur janë vetëm, veshin petkun e ujkut. Këta janë persona për të cilët Pejgamberi, s.a.v.s., ka tërhjekur vërejtjen duke thënë:
Ajo që më tepër duhet frikësuar është edhe ajo që më së tepërmi frikësohem për pasuesit e mi: dijetarit hipokrit - mjeshtër në gjuhë (elokuent)". (Ibn Hibban)

Kërkojmë mbrojtjen e All-llahut xh.sh. nga ky lloj dijetarësh. Qëndro larg nga këta njerëz dhe ik, që fjalët e ëmbla të tij mos të të largojnë nga rruga e vërtetë dhe të mos kallesh nga zjarri i mëkateve të tij dhe që të mos mbytë papastërtia e brendisë së tij.


Lloji i tretë: - i njerëzve kanë zemër, por nuk kanë gjuhë. Këta janë besimtarët.

Për këta Pejgamberi, s.a.v.s., ka thënë: "Kush hesht, arrin shpëtimin” (Ahmedi)

Vuhaj ibn Vard ka thënë:
"Me siguri adhurimi i All-llahut ka dhjetë pjesë, prej tyre nëntë janë në heshtje".

Këta njerëz janë të dashurit e All-llahut dhe të mbrojtur nga Ai, posedojnë siguri dhe inteligjencë. Me këta njerëz shoqërohu, se do të dojë edhe All-llahu, xh.sh.


LLoji i katërt:-ata që kanë gjuhë dhe zemër, për të cilët Pejgamberi, s.a.v.s., thotë:

"Kush merr dituri dhe vepron sipas saj dhe u transmeton të tjerëve, do të thirret me madhështorët në botë."

Këta njerëz e njohin All-llahun, xh.sh. Ai i ka ngritur dhe udhëzuar. Këta janë trashëgimtarë të profetëve, të cilët duhet pasuar. Ruaju mos t'i kundërshtosh dhe mos të kultivosh armiqësi ndaj tyre.
Bëhu i mençur dhe mos gënje. Thua se i frikësohesh All-llahut, e në realitet frikësohesh nga të tjerët. Shejtani nuk mund të të dëmtojë pa nefsin tënd dhe shoqërinë e keqe. Kërko ndihmë dhe përkrahje nga All-llahu i plotfuqishëm prej këtyre armiqve dhe Ai do të të ndihmojë.
Pajisu me maniret (adabet) më të bukura dhe ano kah heshtja, durimi dhe bindja ndaj Zotit tënd.

Nëse kërkon dritën e ditës gjatë natës së errët, dije se nuk do ta marrësh. Gjithashtu, nëse do të kërkosh natën gjatë ditës, lutja jote nuk do të jetë e pranuar, sepse je lutur në kohë të papërshtatshme. Mos harro se ç'është e jotja, nuk do të mungohet dhe çfarë s'është e jotja, nuk do të jepet. Andaj kërko nga All-llahu, xh.sh., duke u lutur ndaj Tij me përulje, se ky është adhurimi i sinqertë dhe bindje me modesti ndaj Tij, duke kryer me përpikëri urdhrat e Tij, sepse All-llahu i Madhërishëm thotë:

"Zoti juaj ka thënë: "Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem. E ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në Xhehennem".
Kur’an (Gafir, 60)

Gjithashtu thotë:
"Mos lakmoni në atë, që All-llahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë. Burrave ju takon hise nga ajo që fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo që fituan ato. All-llahut kërkoni nga të mirat e Tij. All-llahu është i dijshëm për çdo send.
Kur’an (En Nisaë, 32)



Pra, ti duhet t'i lutesh Atij dhe Ai do t'i dëgjojë lutjet tua në kohën e caktuar, kur Ai dëshiron, dhe nëse në të ka dobi për ty në këtë apo në botën tjetër, ose nëse ajo është në pajtim me përcaktimin e Tij.

Mos u dëshpëro nëse Ai të vonon plotësimin e lutjes tënde. Mos u lodh duke u lutur, sepse edhe nëse nuk fiton menjëherë, nuk do të humbësh gjë. Nëse Ai nuk të plotëson kërkesën tënde në këtë botë, Ai do të shpërblejë në jetën tjetër. Në një hadith të Pejgamberit, s.a.v.s., thuhet:

"Në Ditën e Gjykimit, robi i All-llahut do të gjejë në librin e Tij disa vepra të mira të cilat nuk do t'i njohë. Atëherë do t'i thuhet që këto janë nga lutjet që ka bërë në këtë botë, ato të cilat nuk ishin të caktuara për t'u pranuar dhe të cilat nuk patën jehonë"

Më e pakta që duhet të kesh në gjendjen tënde shpirtërore është të përkujtosh Zotin tënd, duke u mbështetur me besimin tënd në Njësinë e Tij (Teuhid) duke kërkuar vetëm nga Ai.

Nevojat tuaja mos ia parashtro askujt, përveç Tij. Në çdo moment dhe çdo kohë, ditën apo natën, në shëndet dhe sëmundje, në fatkeqësi dhe mirëqenie, në vështirësi ose lehtësi, të jesh i kënaqur me All-llahun, xh.sh., t'i dorëzohesh veprimit të Tij, mu sikur trupi i vdekur atij që e pastron , apo sikur fëmija në duart e nënës, apo topi në duart e tenistit. Nëse është mirësi nga ana e All-llahut, xh.sh., nga ti, kthehu të falënderosh dhe të jesh mirënjohës, se Ai do ta shumëfishojë sikurse thotë:

"Dhe (përkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: "Nëse falënderoni, do t'ua shtoj të mirat, e nëse përbuzni, s'ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!"
Kur’an (Ibrahim, 7)

Nëse ajo është fatkeqësi, ti duhet të durosh, siç thotë i Lartësuari:

"O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me të falur, se vërtet All-llahu është me durimtarët."
Kur’an (El Bekare, 153)


Mos u bën rob i nefsit tënd, sepse je i urdhëruar të kalërosh nefsin tënd, ta disciplinosh dhe ushtrosh që në shpinën e tij të udhëtosh rrugëve të sigurta, gjegjësisht rrugëve që udhëzojnë kah jeta e përhershme dhe bindja ndaj All-llahut xh.sh.

Mos harro se nësu nuk sillesh seriozisht ndaj nefsit tënd, duke iu bindur atij, duke pasuar dëshirat e tij dhe kënaqësitë e tij, atëherë ke bërë aleancë me shejtanin dhe epshet tua. Në këtë mënyrë do ta humbas ahiretin dhe në ditën e Gjykimit do të jesh njeri i varfur dhe i mjerë. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:

Kjo dhe ajo botë janë dy kundërshtare. Nëse e kënaq njërën, tjetra hidhërohet në ty.

All-llahu i Madhërishëm thotë:

"All-llahu përmbushi premtimin e vet ndaj jush, ngase me vullnetin e Tij i korrët ata (me shpata) deri kur u dobësuat dhe u përçatë ndërmjet vete, në çështjen e vendit (që u pat caktuar Pejgamberi) dhe pasi vërejtët atë që e dëshironit (prenë e luftës), e atëherë kundërshtuat (urdhërin e Pejgamberit). Pati prej jush që e deshën këtë jetë (ata që u ngutën pas presë) e pati prej jush që e deshtën botën tjetër. Pastaj, për t'ju sprovur u zmbrapi juve nga ata. Po All-llahu u fali juve; All-llahu është dhurues i madh ndaj besimtarëve."
Kur’an (Ali Imran, 152)

Janë quajtur edhe fëmijët e kësaj edhe fëmijët e asaj botë. Andaj shiko, çfarë fëmijë je dhe cilit grup i takon. Njerëzit ndahen në dy grupe- taborre : njëri grup kërkon dynjanë e tjetri ahiretin. Nëse nuk kemi Pejgamber tjetër përveç Muhammedit s.a.v.s. të cilin do ta pasonim, dhe nuk kemi libër pas Kur'anit në bazë të cilit do të vepronim.

All-llahu i Madhërishëm thotë:

"Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë, t'ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë. "
Kur’an (Ali Imran, 31)



Është e qartë se rruga e dashurisë është për ta pasuar Pejgamberin s.a.v.s. në fjalë dhe në vepra . Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:" Robërimi (adhurimi) është rruga ime, ndërsa mbështetja (Tevvekul) në All-llahun është gjendja ime".

Kështu ti gjendesh në mes praktikës së tij dhe gjendjes. Nëse besimi yt është i dobët ti duhesh të mundohesh ta aplikosh praktikën (sunnetin) e tij, ndërsa nëse besimi yt është i fuqishëm, atëherë merr pozitën e mbështetjes në All-llahun xh.sh. (tevvekul)

All-llahu i Lartëmadhërishëm thotë:

"Dy burra, prej atyre (prijësve) që All-llahu i kishte pajisur me bindje dhe kishin frikën e Tij, thanë: "Hynju atyre nga dera, e kur t'u hyni nga ajo, atëherë ju jeni ngadhënjyes. Dhe vetëm All-llahut mbështetjuni, nëse jeni besimtarë të sinqertë."
Kur’an (El Maide, 23)



Siguria juaj është në librin e All-llahut dhe praktikën e Pejgamberit s.a.v.s.. Kështu mos shko jashtë këtyre dy gjërave ngase epshet e tua të ulta dhe shejtani mos të largojnë nga rruga e vërtetë. All-llahu xh.sh. thotë:

"O Davud: "Ne të kemi bërë sundimtar në tokë, e ti pra gjyko me drejtësi mes njerëzve, e mos shko pas dëshirave se ato të shmangin prej rrugës së All-llahu. Ata që largohen prej rrugës së All-llahut i pret dënim i rëndë për shkak se e harruan ditën e përgjegjësisë".
Kur’an (Sad, 26)

Me të pasurit shoqërohu me krenari, ndërsa me të varfërit me përulësi. E ke për detyrë me qenë i përulur dhe i sinqertë. Këto dy cilësi të shpiejnë te Krijuesi.

O vëlla dhe oj motër! Dituria në gjuhë pa veprën e zemrës dhe pa vepren e gjymtyreve nuk të ofron te All-llahu. Ai i cili veprat e tij ia tregon krijesave ai nuk ka vepra. Veprat e vërteta janë në vetmi që nuk paraqiten haptazi, përveç farzeve që duhet treguar.

Themeli i veprave janë teuhidi dhe sinqeriteti (ihlasi). Andaj kush nuk ka teuhid dhe ihlas nuk ka as vepra.

Forcoje themelin e veprave tuaja me teuhid dhe ihlas më pastaj bëre murin e veprave me fuqinë e All-llahut xh.sh e jo me fuqinë tënde. Dora e teuhidit është ajo që bën murin e jo dora e shirkut dhe hipokrizisë. Veprat me teuhid rriten në vlerë, ndërsa veprat me hipokrizi humbasin.

O Zoti ynë, largona nga hipokrizia në të gjitha gjendjet tona dhe :

"E, ka prej tyre asish që thonë: "Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit me zjarr!"

Kur’an (El Bekare, 201)

http://nektariivulosur.tk

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Create a forum | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com