Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Dita e Kijametit pa dyshim do të vijë

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Dita e Kijametit pa dyshim do të vijë Empty Dita e Kijametit pa dyshim do të vijë Mon Oct 12, 2009 7:02 am

QeNdRiM

QeNdRiM
.
.

Besimi në ditën e Kijametit është prej bazave themelore të fesë së All-llahut dhe refuzimi i saj do të thotë refuzim i fesë në përgjthësi. Pothuajse nuk ekziston asnjë faqe e Kur'anit e cila nuk e sinjalizon apo nuk e përmend këtë Ditë të madhe .
Ky përkujtim i shpeshtë i kësaj dite në Kur'an , rrjedh nga ajo se njerëzit e harrojnë atë Ditë si shkak i problemeve të tyre ditore të shumta. Gjithashtu , All-llahu i Lartësuar dëshiroi të na përqëndrojë vemendjen në këtë Ditë shumë të madhe dhe definitive për njerëzimin, andaj edhe i frikëson robërit e Tij me atë Ditë.

"O ju njerëz! Ruajuni Zotit tuaj, se njëmend , dridhja e Kijametit është një gjë shumë e madhe . Atë ditë, kur ta shihni ju atë, secila gjidhënëse
braktis atë që ka për gjini dhe secila shtatzënë e hedhë barrën e vet , dhe t'i i sheh njerëzit të dehur mirëpo ata nuk janë të dehur por dënimi i
All-llahut është i ashpër".(El-Haxh:1-2)

"Nëse ju mohoni, atëherë si do t'i mbroheni Ditës kur fëmijët do t'i bëjë(trishtimi i asaj dite) pleq?! Atë ditë qielli do të qahet dhe premtimi i
Tij veqmë është realizuar". (El-Muzzemmil:17-18)…

Se kjo ditë është shumë me rëndësi, argumenton fakti se All-llahu i Lartësuar shumëherë e bashkangjiti besimin e saj me besimin e All-llahut,
sepse nuk mund të mendohet besimi në All-llahun e të mos besohet Dita e Tij e Gjykimit. Shpeshherë Kur'ani për këtë ditë flet sikurse ajo tashmë ka ndoshur , dhe dëshiron t'i tregojë njerëzimit se sa do që ju bini në konflikt dhe dyshim rreth saj, ajo për Mua tashmë ka marrë fund , por ju nuk besoni.
Gjithashtu , All-llahu i Lartësuar paraqiti një numër të madh argumentesh logjike , konkrete e shkencore se kjo ditë do të realizohet .
Mjafton qe njeriu të njihet me mendimet e hulumtuesve shkencorë e te bindet se ajo katastrofë (Dita e Kijametit) do të ndodhë dhe ne që më parë cekëm disa nga ato mendime. Ne këtu kemi për qëllim paraqitjen e thënieve dhe të paralajmërimeve të Muhamedit a.s. dhe të ndodhive e shenjave që paraqiten para asaj dite.

Realizimi i atyre paralajmërimeve dje , sot dhe nesër , argumenton dy gjëra: SE AJ QË PARALAJMROJ ËSHTË I DERGUAR DHE SE AJO QË PARALAJMROHET, GJITHSESI DO TË VIJË .
Paralajmërimet të cilat i theksoi Muhamedi a.s. dijetarët Islamë i ndanë në dy grupe kryesore : Shenjat e vogla dhe shenjat e mëdha .
Shenjat e vogla gjithashtu ndahen në dy pjesë : Ato që kanë ndodhur dhe ato që do të ndodhin , disa shenja të vogla që kanë ndodhur njëherë ,
ndërkohë mund të përsëriten , e disa nga ato nuk përsëriten por ndodhin vetëm një herë. Shenjat e mëdha ndodhin vetëm një herë , dhe atë vetëm para Kijametit. Askush pos All-llahut nuk e di Ditën e ndodhjes së Kijametit.

http://nektariivulosur.tk

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forums hosting | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com