Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Endërr e habitshme e Pejgamberit tonë (Alejhi Salatu Ue Selam)

Go down  Message [Page 1 of 1]

QeNdRiM

QeNdRiM
.
.

Ky Hadith është i marrur nga libri i Dijetarit Ibn Kaj-jim (r.a)

Me titull "el-Vabilu-Saj-jib"

Endërr e habitshme e Pejgamberit tonë (Alejhi Salatu Ue Selam) 841vp8gf1gj8



Thotë Ibn Kajimi (r.a):
"Në këtë Hadith madhështorë, me pozit të lartë, që duhet cdo musliman ta mësojë përmendesh. Do ta përmendim komplet për shkak të përfitimit që nxjerrim nga ky hadith e nevojshmërin e krijesave për të...

KY është Hadithi i Seid ibn Musej-jibit nga AbduRrahman ibn Semurah ibn Xhundub i cili thotë:" Doli një ditë prej ditëve Pejgamberi (alejhi salatu ve selam) e në ishim te kopshti i "suf-fes" në Medine. U ngrejt në këmbë e tha:



" Me të vërtet unë mbrëme pashë (një ëndërr) të habitshme.

1) Pashë një person nga Ymeti im që ju prezantua atij Meleku i Vdekjes për tia marrur shpirtin atij...Por i erdhi (në ndihmë) atij Mirësjellja e tij ndaj prindërve dhe e largojë Melekun e Vdekjes prej tij...



2) Pashë një person nga Ymeti im që ishte përfshire nga dënimi i Varrit..E i vjen (në ndihmë) atij Abdesi që ai kishte marrur dhe e shpëtojnë atë nga ai dënim...



3) Pashë një person nga Ymeti im që e frikësonin atë Shejtanët...E i vjen (në ndihmë ) atij Përmendja e Allahut dhe ja largon Shejtanët prej tij...



4) Pashë një person nga Ymeti im që e friksonin atë Melaiket e Dënimit...E i vjen (në ndihmë) atij Namazi i tij dhe e shpëton nga duart e tyre ...



5) Pashë një person nga Ymeti im që etja e kishte përvëluar...Sa herë që bënte tiu afronte ndonjë pëllgu me ujë...largohej prej tij e u pengonte...E i vjen (në ndihmë) atij Agjërimi i Ramazanit që ai kishte bërë dhe e gostisin me ujë sa që ai e shlyen etjen që e kishte kapluar...



6) Pashë një person nga Ymeti im, e pashë Pejgamberanët të ulur nëpër grupe (mexhlise) sa bënte ky njeri tiu afronte ndonjë mexhlisi prej këtyre mexhlisëve...largohej prej tyre u pengonte...E i vjen (në ndihmë) atij Gusulli i marrur nga xhunupllëku e marrin prej dore dhe e ulin pran meje...mexhlisit tim...




7) Pashë një person nga Ymeti im që përpara tij kishte errësirë...prapa tij ishte errësirë...nga e djathta e tij ishte errësirë...nga e majta e tij ishte errësirë...sipër tij errësirë...e poshte tij errësirë...E ai rrinte i shashtisur (nuk dinte të lëviste) nga të ikte...E i vjen (në ndihmë) atij Haxhillëku e Umreja që ai kishte kryer...dhe e nxjerrin atë prej errësirës në dritë...



Cool Pashë një person nga Ymeti im që me duart e tij ju runate flakëve të zjarrit e prushit të tij...E i vjen (në ndihmë) atij Sadekaja e dhënë...e bëhet pënges midis tij e zjarrit dhe bëhet mbules mbi koken e tij...



9) Pashë një person nga Ymeti im që i fliste Besmitarëve e ato nuk i flisnin atij...E i vjen (në ndihmë) atij Lidhja e farefisit e i thotë besimtarëve:" O besimtarë...ky njeri ishte që e ka lidhur farefisin e tij me vizita të ngrohta...E i flasin atij Besimtaret dhe e takojnë e ai i takon ato...



10) Pashë një person nga Ymeti im që e friksonin atë Zebanijet (melaiket e zjarrit) E i vjen (në ndihmë) atij Urdhërimi për mirë e ndalimi për keq që ai kishte bërë në dynja...dhe e vendosin tek Melaiket e mëshires...



11) Pashë një person nga Ymeti im të gjunjëzuar ,Midisi tij e Zotit kishte penges...E i vjen (në ndihmë) atij Morali i mirë dhe e merr për dore dhe e fut në audjencën e Allahut ...



12) Pashë një person nga Ymeti im që libri kur i zbret i vjen nga e majta e tij...E i vjen (në ndihmë) atij Frikësimi i tij nga Allahu dhe e merr librin dhe e vendos nga ana e djathtë e tij...



13) Pashë një person nga Ymeti im që ju pakësua pëshorja e punëve të mira ...E i vjen (në ndihmë) atij fëmijtë (pasardhësit e tij) qe ai kishte edukuar mirë (sic duhet) dhe ja rëndojnë pëshoren e tij...



14) Pashë një person nga Ymeti im që qëndronte në këmbë buze zjarrit të xhehenemit...E i vjen (në ndihmë) atij përjetimi i frikës së Allahut (dridhjet e zemrës se tij)...dhe e shpëtojnë atë nga ajo gjendje dhe ai vazhdon rrugën për në Xhennet...



15) Pashë një person nga Ymeti im të hidhet në Zjarr...E i vjen (në ndihmë) atij Loti që ai kishte derdhur nga frika prej Allahut dhe e shpëton atë nga Zjarri...



16) Pashë një person nga Ymeti im që ishte në këmbë të Ures se Siratit...e dridhej si gjethet e palmës nga stuhija e fortë...E i vjen (në ndihmë) atij Mendimi i mirë që ai ka pas për Allahun dhe ja qetësojnë dridhjet...e ai vazhdon në qetësi rrugën për në Xhennet...



17) Pashë një person nga Ymeti im që zvarritej mbi Uren e Siratit...nga një herë ecte në këmbë nga një herë binte nga një herë ecte këmba dorazi e nga një herë kacavirrej...E i vjen (në ndihmë) atij Salavatet që ai ka rënë mbi mua...dhe e cojnë në këmbë të drejtuar dhe e shpëtojnë atë...



18) Pashë një person nga Ymeti im që arrin deri tek portat e Xhennetit...e dyert e saj i mbyllnin pa e lënë atë të futet në Xhennet...E i vjen (në ndihmë) atij Dëshmija "La ilahe il-la Allah" Ska Zot të vërtet përvec Allahut...dhe ja hapin dyert dhe ai futet në Xhennet..."



E transmeton këtë Hadith Hafiz Ebu Musa el-Medenij-j në librin e tij"Tergib fa hisal el-munxhij-jeh ve terhib minel-hilal el-merdij-jeh" e librin e tij e ka ndërtuar në bazë të shpjegimit të këtij hadithi...e ka thënë për këtë hadith..."Ky Hadith është Hasen xhid-den...(shumë i mirë) e transmetoi nga Seid ibn Musej-jibi ,Amr ibn Azer...Alij ibn Zejd ibn Xhud`an...dhe Hilal Ebu Xhebeleh...
Ka qënë Shejhu i Islamit Ibn Tejmij-jeh (Zoti ja shejnteroftë Shpirtin) e madhështonte shumë këtë Hadith...e me ka ardhur mua prej tij se ai ka thënë"Argumentet e vërtetësis janë të dukshme për këtë Hadith"

Kaq ishte ajo që thotë ibn Kaj-jimi për këtë hadith...
Ju lej ta shijoni këtë hadith ashtu të lirë....duke ju kujtuar atë bejten që përmend Imam Nevevij-ju në fillim të librit të tij "rijadu-salihin"
Ine lilahi ibaden futana...taleku dunja...e deri sa thotë...
Ve Tehadhu salihal E`amali fiha Sufuna....
që do të thotë...Me të vërtet Allahu ka në këtë bote njerëz që e Adhurojnë atë,që me dynjan ato janë ndarë...E punet e mira i kanë marrë si Anije për të kaluar uqeanët e pëngesave...
Këshilla ime ishte vetëm kjo....Shtoni nga këto punë që do të bëhen ndihmës për të shpëtuar atë ditë ....që kush humb, humb për gjithmonë,e kush fiton e shpëton fiton e shpëton përgjithmon,

Endërr e habitshme e Pejgamberit tonë (Alejhi Salatu Ue Selam) 5805dkonawfs5c

Na bëftë Allahu prej Atyre që shpëtojnë

AMIN AMIN AMIN

http://nektariivulosur.tk

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com