Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Fejesa

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Fejesa Empty Fejesa Wed Sep 30, 2009 1:16 pm

nDeRiM

nDeRiM
.
.

Fejesa nënkupton kërkesën për tu martuar sipas mënyrës së njohur nga njerëzit. Fejesa i paraprin martesës dhe është ligjëruar nga Allahu xh.sh. para lidhjes së kurorës, në mënyrë që dy bashkëshortët të njohin njëri-tjetrin dhe më pas të marrin hapin e martesës më të sigurtë dhe më të vetëdijshëm.

Me kë lejohet fejesa?

Lejohet fejesa me një grua vetëm kur plotësohen këto dy kushte:

1. Të mos ketë asnjë pengesë fetare për martesën e saj momentalisht.

2. Të mos e ketë paraprirë dikush tjetër me një fejesë të ligjshme, ose dikush tjetër para tij ka kërkuar dorën e saj dhe ende nuk i është dhënë përgjigje.
Në qoftë se ka ndonjë pengesë fetare, dmth të jetë e ndaluar fejesa me të për ndonjë arsye ndalimi të përhershme ose të përkohshme ose të jetë e fejuar me dikë tjetër, atëherë ndalohet fejesa me të.

Vazhdon In'shallah...
__________________
Dhe torturimi i vëllezërve, dhe mbytja e thirrësve,
qoftë ajo edhe me qindra;
Vetëm se e ka ngritur flamurin e besimit,
dhe e ka manifestuar Teuhidin e së vërtetës dhe të fesë;
Për ta bërë të kënaqur Zotin dhe për ta ndihmuar një fe,
burgjet janë parfumosur dhe vdekja është e ëmbël;
Për ta bërë të kënaqur Zotin e Gjithë Fuqishëm dhe Bujarë, jeta dhe fëmijët nuk kanë ndonjë domethënie...
(Ebu Muhamed el-Makdisi)
Kuds Nuk është në linjë Reporto Postime Të Papëlqyeshme
Fejesa gjatë periudhës së pritjes
Ndalohet fejesa e gruas gjatë periudhës së pritjes si pasojë e vdekjes së burrit të saj apo divorcit, qoftë ai divorc me të drejtë kthimi apo përfundimtar.
Në qoftë se gruaja është në periudhën e pritjes si pasojë e divorcit me të drejtë kthimi, ndalohet fejesa e saj, sepse ajo konsiderohet ende nën mbrojtjen e burrit të saj, i cili ka të drejtë ta kthejë në çdo kohë.

Në qoftë se gruaja është në periudhën e pritjes si pasojë e divorcit përfundimtar, ndalohet fejesa e saj në mënyrë të drejtëpërdrejtë, sepse burri ka sërish të drejta mbi të dhe mund ta kthejë atë me anë të një kurorëzimi të ri. Në qoftë se një burrë tjetër fejohet me të, atëherë shkelen të drejtat e burrit të parë.
Juristët muslimanë kanë mendime të ndryshme në lidhje me fejesën e saj në mënyrë të nënkuptuar dhe mendimi më i saktë është lejimi i saj.

Në qoftë se gruaja është në periudhën e pritjes si pasojë e vdekjes së burit të saj, lejohet fejesa e saj në mënyrë të nënkuptuar, por jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Kjo sepse lidhja martesore e saj ka përfunduar me vdekjen e burrit dhe ai nuk ka të drejta mbi të pasi është i vdekur.

Ndalohet fejesa e saj në mënyrë të shpallur, sepse nga njëra anë duhet të respektohet hidhërimi i saj dhe mbajtja e zisë për burrin e vdekur dhe nga ana tjetër duhet të respektohen ndjenjat e familjarëve dhe trashëgimtarëve të të ndjerit. Allahu i Madhëruar thotë:
“Nuk është mëkat për ju që tu propozoni për martesë grave në mënyrë të tërthortë ose duke e mbajtur të fshehtë në veten tuaj. Allahu e di se ju do tua përmendni atyre (dëshirën për martesë), por mos u premtoni diçka tjetër fshehurazi, përveçse tu thoni fjalë të lejuara. Dhe mos vendosni lidhjen e kurorës derisa të përfundojë afati i caktuar. Ta dini se Allahu e di çfarë fshehni në ndërgjegjen tuaj, prandaj frikësohuni prej Tij.” (El-Bekare, 235)

Nga konteksti i ajetit, është e qartë se me “gra” nënkuptohen ato gra që janë në periudhën e pritjes si pasojë e vdekjes së burrave të tyre.
“Propozimi për martesë në mënyrë të tërthortë” ka për qëllim rastin kur një burrë thotë diçka që nënkupton diçka tjetër. P.sh. kur ai thotë: “Dua të martohem” ose “Dëshiroj që Allahu xh.sh. të ma lehtësojë të gjej një grua të mirë” ose “Allahu do tju japë të mira (mirësi).”

Lejohet ti jepen dhurata gruas gjatë periudhës së pritjes si shenjë e shprehjes së fejesës së nënkuptuar. Lejohet, gjithashtu, lavdërimi i vetes dhe i veprave të lavdishme personale para gruas që është në periudhën e pritjes, për të nënkuptuar fejesën me të.

Këtë e ka bërë edhe Ebu Xhafer Muhammed ibn Ali ibn Husejni.
Sukejne bint Hundhele tregon: “Më kërkoi leje Muhammed ibn Ali pa përfunduar periudha e pritjes nga vdekja e burrit tim, duke më thënë: “Ju e dini afërsinë time tek Profeti (a.s.) dhe Aliu (r.a.) si dhe pozitën time tek arabët.” Unë i thashë: “Allahu të faltë o Ebu Xhafer, ti je burrë me vlera të mëdha. A do të fejohesh me mua gjatë periudhës sime të pritjes?” Ai muë përgjigj: “Vetëm po të tregoja afërsinë time tek Profeti (a.s.) dhe Aliu (r.a.).”

Tregohet se Profeti (a.s) shkoi tek Umu Selma, e cila ishte në periudhën e pritjes pas vdekjes së burrit të saj, Ebu Selemes, dhe i tha: “Ju e dini se unë jam i Dërguari i Allahut dhe i përgjedhuri i Tij si dhe pozitën time të lartë tek populli im.” Ky ishte gjykimi për fejesë.
Këtë e ka transmetuar Darakutniu. Hadithi ka shkëputje në vargun e transmetimit 9hadith munakatia), sepse Muhamed El Bakir ibn Ali nuk ka jetuar në kohën e Profetit (a.s).

Duke konkluduar mund të themi se kërkimi i dorës në mënyrë të drejtëpërdrejtë gjatë periudhës së pritjes në të gjitha rastet është i ndaluar, ndërsa realizimi i fejesës lejohet në rastin e periudhës së pritjes, si pasojë e divorcit përfundimtar ose vdekjes së burrit. Ndalohet mendimi i fejesës gjatë periudhës së pritjes si pasojë e divorcit me të drejtë kthimi.

Juristët muslimanë kanë mendime të ndryshme rreth realizimit të fejesës gjatë periudhës së pritjes, në qoftë se kurorëzimi bëhet pas përfundimit të saj.

Maliku ka thënë: “Duhet të ndahet prej saj, pa marrë parasysh nëse ka kryer marrëdhënie me të apo jo”.

Shafiu ka thënë: “Kurorëzimi është i vlevshëm, pavarësisht se ka bërë mëkat duke shpallur fejesën gjatë periudhës së pritjes, pasi këto janë dy gjëra të ndryshme”.

Juristët muslimanë kanë rënë dakord se çifti duhet të ndahet, në rast se kurorëzimi dhe kryerja e marrëdhënieve intime janë bërë gjatë periudhës së pritjes.
Lind pyetja: A lejohet që të martohen më vonë pas ndarjes?
Maliku, Lejthi dhe Euaziu mendojnë se nuk lejohet martesa e tyre më vonë. Shumica e dijetarëve mendojnë se, nëse burri dëshiron, atij i lejohet që të martohet me të pas kalimit të periudhës së pritjes.
Fejesa me një grua të fejuar
Ndalohet fejesa e një burri me të fejuarën e dikujt tjetër, sepse kjo konsiderohet shkelje e të drejtave të të fejuarit të parë dhe ofendim i tij. Kjo mund të shkaktojë përçarje dhe armiqësi në mes të familjeve dhe prish rendin dhe qetësinë.
Ukbeh ibn Amir tregon se Profeti (a.s) ka thënë: Besimtari është vëlla i besimtarit, prandaj nuk lejohet që ai të blejë diçka që vëllai i tij e ka blerë ose të fejohet me të fejuarën e vëllait të tij, derisa ai ta lëjë atë.”

Ky hadith është transmetuar nga Ahmedi dhe Muslimi. Ky nuk merret në konsideratë, sepse këtu është përmendur sipas përdorimit të zakonshëm të tij, por këtu nuk është synuar ky kuptim prandaj ndalohet edhe kërkimi i dorës së një gruaje të cilën e ka kërkuar më parë një jobesimtar apo një i shthurur. Ndërsa disa nga Shafitë dhe Euzaiu e kanë marrë për bazë kuptimin direkt të fjalës “vëlla”, kështu që e kanë lejuar kërkimin e dorës së një gruaje të cilën e ka kërkuar më parë një jobesimtar. Sheukani thotë: “Në fakt kjo është ajo çka duhet nga hadithi.” (Vëllazëri për të cilën bëhet fjalë këtu është vëllazëria islame në bazë të besimit islam).

Ndalimi përfshin si rastin kur e fejuara e pranon fejesën ashtu edhe rastin kur kujdestari i autorizuar prej saj e pranon këtë fejesë.

Lejohet kërkimi i dorës së një gruaje nga një person tjetër nëse refuzimi për të parin shprehet haptazi (drejtëpërdrejt) apo ppranimi shprehet në mënyrë të nënkuptuar, si p.sh. kur ajo thotë: “skam ndonjë kundërshtim për ty”, kur i fejuar i dytë ska dijeni për fejesën e parë, kur ajo nuk pranon dhe refuzon ose kur i fejuari i parë i ka dhënë leje të dytit për tu fejuar.

Tirmidhiu tregon se Shafiu, në lidhje me kuptimin e këtij hadithi, ka thënë: “Në qoftë se dikush fejohet me një grua dhe ajo është e kënaqur me të dhe anon nga ai, atëherë askush tjetër nuk mund të fejohet me të fejuarën e tij.””

Në qoftë se dikush nuk e di nëse ajo është e kënaqur me të fejuarin e parë dhe anon nga ai, atëherë atij i lejohet fejesa me të. Në qoftë se personi i dytë fejohet me të pas përgjigjes së të parit dhe pastaj martohet me të, ai bën mëkat, por martesa është e vlevshme, sepse në këtë rast ndalohet fejesa që nuk është kusht për vlefshmërinë e martesës. Martesa nuk prishet për shkak të fejesës jo të vlefshme.
Daudi ka thënë: “Kur martohet me të i fejuari i dytë, kurorëzimi prishet, pa marrë parasysh nëse ka kryer marrëdhënie me gruan apo jo."
http://www.forum-islamik.com

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

How to make a forum | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com