Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Mosgjykimi me ligjet e All-llahut,subhanehu ve teala.

Go down  Message [Page 1 of 1]

sara

sara
.
.

Nga detyrimet(obligimet)e imanit dhe te adhuruarit te Allahut(subahne we teala) eshte ndaj gjykimit te Tij,gezimi me ligjin e Tij dhe kthimi te Libri i Tij e te Sunneti i te Derguarit te Tij gjate kundershtimeve ne fjale,ne baza ne armiqesi,ne gjakra,ne pasuri dhe ne te drejtat tjera.
Allahu subhane ve teala eshte Gjykatesi dhe Atij i takon gjykimi.
Udheheqesit e kane detyre te gjukojne me ligjin e Allahut subhane ve teala.



Allahu subhane ve teala per udheheqesit thote:
All-llahu ju urdhëron që t'u jepni amanetin të zotëve të tyre dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të drejt mes njerëzve...(
En-Nisa:58)


Kurse per popullin(te neshtruar)thote:
O ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të Dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrone atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i Dërguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë.(EN-Nisa:59)

Pastaj,Ai sqaroi se imani dhe mosgjykimi me ligjet e ALlahut(subahne we teala) nuk mund te bashkohen e thote:

A i vure re ata që mendojnë se besuan atë që të zbriti ty, dhe atë që zbriti para teje, se si dëshirojnë mes tyre të gjykojë djalli, e duke qenë se janë urdhëruar që të mos e besojnë atë. E djalli dëshiron t'i humbë në pafundësi. (En-Nisa:60)

Deri te fjala e Tij:

Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.

Pra,patjeter duhet gjykuar me ate qe zbriti Allahu,subhane ve teala,dhe duke kerkuar gjykimin nga Ai ne te gjitha pikat e mospajtimit ne fjale ixhtihadihe(perpjekese)mes dijetarve.

Fjalet e asnje dijetari nuk duhet pranuar,pervec nese ato i argumentojn me Librin e Alllahut subhane ve teala dhe Sunetin e Muhamedit salAllahu alejhi ve selem,pa kurrfare fanatizmi per nje medheheb apo pa kurrfare animi nga nje imam.


Me librin e All-llahut subhane ve teala duhet gjykuar ne te gjitha probleme e jo vetem ne gjendje personale,sikur ndodh ne disa vende te cilat i perkasin islamit,sepse Islami eshte i pergjithshem dhe nuk ndahet.Allahu (subahne we teala) thote:

O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (Përqafoni fenë islame në tërësi)...(El-Bekarw:208) Dhe thote;

...'' A e besoni një pjesë të librit, e tjetrën e mohoni''(El-Bekare:85)

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com