Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Mënyra e transmetimit të shpalljes nga engjëlli tek i Dërguari

Go down  Message [Page 1 of 1]

nDeRiM

nDeRiM
.
.

Shkruar nga Bledar Haxhiu
Posted in Kuran - Kuran Te Ndryshme

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut, Atë falënderojmë dhe vetëm tek Ai ndihmë dhe falje kërkojmë. Allahut i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve dhe punëve tona të këqija. Atë që e udhëzon Allahu nuk ka kush e humb dhe ai që është në humbje nuk mund ta udhëzojë kush tjetër veç Allahut të Madhëruar. Dëshmoj se nuk ka tjetër që meriton të adhurohet me të drejtë veç Allahut, i vetëm dhe i pa shokë dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij.

Shpallja e Allahut të Madhëruar te të dërguarit e Tij (alejhim selam) ose është me ndërmjetës, ose pa të. Ajo çka është pa ndërmjetës është në tre lloje: 1. Në gjumë; 2. Me anë të të folurës; 3. Me anë të inspirimit. Shpjegimi i tyre është dhënë më lartë. Lloji i katërt është me anë të ndërmjetësit dhe ai është Xhibrili (alejhi selam) dhe quhet (El-Uahju el-Xhelij) - Shpallje e qartë.

Mënyra e transmetimit të shpalljes nga meleku tek i dërguari

Sikurse e thamë edhe më lartë se një nga llojet e shpalljes, është dhe shpallja me anën e ndërmjetësit i cili është Xhibrili (alejhi selam) dhe kjo është mënyra më e shumtë e shpalljeve. Suneti na ka shpjeguar mënyrën dhe detajet e kësaj shpalljeje dhe se si realizohet ajo, sikurse na tregon edhe për gjendjen që e kap Profetin (salallahu alejhi ue selem) gjatë transmetimit të kësaj shpalljeje.

Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur prej saj), transmeton se Harith bin Hisham e pyeti Profetin: “O i dërguar i Allahut! Si të vjen shpallja?” Profeti (salallahu alejhi ue selem) i tha: “Ndonjëherë më vjen sikurse tringëllima e këmborës, e cila është gjendja më e vështirë për mua, pastaj shkon dhe unë kam kuptuar prej tij atë që më ka thënë. Por, ndonjëherë meleku më shndërrohet në njeri, më flet dhe unë e kuptoj atë që më thotë.” Aishja vazhdon e thotë: “E kam parë Profetin (salallahu alejhi ue selem) kur i zbriste shpallja në një ditë të ftohtë se si balli i ishte mbushur me djersë”.1

Nga ky hadith kuptojmë se Profetit (salallahu alejhi ue selem) shpallja i vinte në dy lloje:

E Para: I vjen si një tringëllimë këmbore. Kjo lloj e shpalljes në vetveten e saj përmban disa detaje:

1. Ajo është mënyra më e vështirë për Profetin (salallahu alejhi ue selem), sikurse e ka pohuar edhe ai vetë një gjë të tillë. Abdullah bin Amru ka thënë: “Një herë e pyeta Profetin (salallahu alejhi ue selem), a e ndien shpalljen kur të vjen? Ai më tha: ‘Dëgjoj si tringëllima e këmborës e më pas largohet, por sa herë që më zbret shpallje më duket sikur shpirti do të më dalë’.” 2

2. Profeti (salallahu alejhi ue selem), në gjendjen e kësaj shpalljeje mbulohet nga djersët edhe në ditë shumë të ftohta.

3. Trupi i Profetit (salallahu alejhi ue selem), rëndon shumë. Një ditë Profetit (salallahu alejhi ue selem), po i zbriste shpallja dhe ai ishte i mbështetur në këmbën e Zejd bin Thabit, ai na e tregon këtë ngjarje ku thotë: “Aq i rëndë u bë trupi i Profetit saqë thash se m’u këputën këmbët e nuk do të mundesha të ecja me to përsëri.” 3

4. Në këtë lloj të shpalljes Profeti (salallahu alejhi ue selem), dukej si gjendje të fikti dhe i bënin atij çadër. Safuan bin Ja’la erdhi njëherë tek Profeti kur atij po i zbriste shpallje dhe pa se atij i kishin ngritur një çadër, kur e futi kokën në të pa se fytyra e Profetit ishte e kuqe e dukej sikur gërhiste.”4

E dyta: Kur Xhibrili i vjen në formën e njeriut ku bisedojnë me njëri-tjetrin.

Xhibrili (alejhi selam) i vinte shpesh Profetit (salallahu alejhi ue selem) në këtë formë. Ai herë merrte formën e ndonjë arabi e shpesh vinte në pamjen e njërit prej sahabëve i cili ishte Dahja Kelbi.

Në lidhje me këtë mund të themi se nuk ka argument të qartë se Xhibrili (alejhi selam) kur i ka ardhur Profetit në këtë formë i ka zbritur atij diçka prej Kuranit, porse i ka ardhur me shpallje të tjera veç tij, të cilat përmbanin dhe bazat kryesore si në hadithin e Umerit ku thuhet se Xhibrili ka ardhur në pamjen e një arabi dhe e pyet Profetin për Islamin, Imanin dhe Ihsanin, pastaj në fund Profeti thotë: “Ky ishte Xhibrili, erdhi që t’ju mësojë fenë tuaj.5

Nga ky hadith mësohet edhe aspekti se kur vinte Xhibrili në këtë formë, shihej edhe nga njerëz të tjerë dhe në lidhje me këtë ka një sërë hadithesh.


http://www.burimijetes.com

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com