Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Ç’mund të jepni sadaka

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Ç’mund të jepni sadaka Empty Ç’mund të jepni sadaka Fri Oct 09, 2009 11:57 pm

nDeRiM

nDeRiM
.
.

Shkruar nga Bledar Haxhiu
Posted in Hadith - Hadith


Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ebu Dherri, -Allahu qoftë i kënaqur me të!-, transmeton se disa nga shokët e të Dërguarit (salallahu alejhi ue selem), i thanë atij: "O i Dërguar i Allahut! Na e kaluan të pasurit me shpërblime:

falen sikurse falemi ne, agjërojnë sikurse agjërojmë dhe japin lëmoshë tepricën e pasurive së tyre." I Dërguari i Allahut u tha: "Po a nuk u ka dhënë Allahu edhe ju diçka të cilën do ta jepni sadaka!?

Çdo tesbih është sadaka, çdo tekbir dhe çdo tahmid janë sadaka, çdo tehlil është sadaka; të urdhëruarit për mirë dhe largimi nga e keqja është sadaka; madje dhe marrëdhëniet intime me gruan tënde janë sadaka." Sahabët pyetën: "O i Dërguar i Allahut, vallë edhe në kënaqjen e pasioneve ka shpërblim!?". "Si mendoni, nëse ndonjëri prej jush pasionin e tij do ta përdorte në të ndaluar, vallë a nuk do të meritonte mëkat për këtë? Kështu, nëse e përdor për të lejuara, do të shpërblehesh.” Muslimi.



1. Ebu Dherri -Allahu qoftë i kënaqur me të!- këtu ka përmendur se ata që shkuan ke Profeti ishin disa nga shokët e të Dërguarit (sahab).

Pyetje: Kush konsiderohet sahab?

Përgjigje: Sahab konsiderohet çdokush i cili e ka takuar Profetin (salallahu alejhi ue selem), si musliman, -qoftë edhe një herë të vetme-, dhe ka vdekur si i tillë.

Sahabët kanë qenë të gjithë të drejtë dhe besnikë në përcjelljen e teksteve, ata janë njerëzit më ta mirë të këtij umeti mbas Profetit (salallahu alejhi ue selem).



2. "O i Dërguar i Allahut!". Këtu na pasqyrohet sjellja shembullore dhe mënyra se si sahabët e thërrisnin Profetin (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ata asnjëherë nuk e thërrisnin në emër, edhe pse prej tyre kishte që ishin më të mëdhenj në moshë se ai. Një gjë e tillë ndodhte sepse ata mishëroheshin me urdhrat e Allahut i cili atyre iu drejtua:

لا تَجْعَلُوا دُعَاءَ الرَّسُولِ بَيْنَكُمْ كَدُعَاءِ بَعْضِكُمْ بَعْضاً

“Mos ia drejtoni thirrjen të Dërguarit, njësoj si thirrjen që ia bëni njëri-tjetrit.” Nur, 63.



3. Në këtë hadith shpaloset qartë interesi i madh të cilin e kanë pasur sahabët dhe dëshira e fortë që kishin ata për vepra të mira. Ata janë ankuar për të mirat që i kryenin të tjerët dhe ata nuk mundeshin t'i kryenin. Kështu sahabët e varfër janë pikëlluar për shkak të pamundësisë për të dhënë lëmoshë, sepse kjo ka qenë privilegj i atyre të pasurve dhe normalisht një gjë e tillë nxiste zili në zemrat e tyre si shkak i të mirave të mëdha që i arrinë të pasurit.



4. Në këtë hadith bëhet fjalë se si sahabët e varfër dëshironin që edhe ata të jenë të pasur dhe të japin lëmoshë nga pasuria e vet. Fjala ed-duthur nënkupton pasurinë e cila ndahet si sadaka me qëllim të fitimit për këtë. I Dërguari (salallahu alejhi ue selem) i ka udhëzuar për sadaka të cilat ata mund t’i bëjnë.



5. Në dy sahihët është përcjellë nga Ebu Salih e ky nga Ebu Hurejre -Allahu qoftë i kënaqur me të!- se muhaxhirët e varfër kishin ardhur te i Dërguari (salallahu alejhi ue selem) dhe i kishin thënë: "Shkuan të pasurit me grada të larta dhe të mira të pakalueshme." I Dërguari i pyeti: "Si është e mundur?" Muxhahirët u përgjigjën: "Falen siç falemi ne, agjërojnë siç agjërojmë edhe ne, japin lëmoshë, gjë që ne nuk mund ta bëjmë, dhe lirojnë robërit të cilët ne s’mund t’i lirojmë." I Dërguari (salallahu alejhi ue selem) u tha: "A dëshironi t’u mësoj diçka me të cilën do t’i arrini ata që ua kanë tejkaluar dhe t’i tejkaloni e të mos jetë askush si ju, me përjashtim të personit i cili vepron njësoj si ju!?" Sigurisht, o i Dërguar i Allahut, - u përgjigjën ata. I Dërguari u tha: "Në fund të çdo namazi thoni tridhjetë e tri herë subahnallah, el hambulilah dhe Allahu ekber." Ebu Salihu ka thënë: "Pas njëfarë kohe muhaxhirët e varfër sërish u kthyen tek i Dërguari dhe i thanë: "Vëllezërit tanë të pasur kanë dëgjuar atë që e kemi bërë dhe kanë bërë njësoj si ne!" Atëherë Profeti (salallahu alejhi ue selem) u lexoi ajetin: “Kjo është mirësia e Allahut, të cilën Ai ia jep kujt të dojë…” El Maide, 54.[1]



6. Hadithi nxjerr në pah atë se të varfrit mendonin se sadaka është vetëm ajo që ka natyrë mareriale, të cilën ata nuk kanë qenë në gjendje ta përmbushin, prandaj i Dërguari (salallahu alejhi ue selem), i ka lajmëruar se të gjitha llojet e veprave të mira janë sadaka.

Në Sahihun e Muslimit përcillet nga Hudhejfe –radijallahu anhu- se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Çdo bamirësi është sadaka.”[2]



7. Prandaj, në termin sadaka, futen të gjitha llojet e veprave të mira dhe bamirësisë, madje edhe të mirat e pafundme të Allahut ndaj njerëzve, sepse kjo konsiderohet si sadaka ndaj tyre; sepse i Dërguari (salallahu alejhi ue selem), lidhur me shkurtimin e namazit në udhëtim ka thënë: “Kjo është sadaka të cilën Allahu ua ka dhënë, andaj pranoni sadakanë e Tij.” [3]



8. Ekzistojnë dy lloje të sadakasë materiale:

Lloji i parë është sadaka dobia e së cilës përcillet tek krijesat e tjera, prandaj ajo quhet sadaka; madje dobia e saj është shumë më me vlerë se dobia e cila vjen nga sadakaja materiale, siç është urdhri për mirë dhe largimi nga e keqja.

Në këtë lloj sadakaje mund të hyjë edhe kërkimi i diturisë së dobishme, mësimi i Kuranit, pastrimi i rrugës, lufta për atë që është e dobishme për njerëzit dhe kundër asaj që është e dëmshme, si dhe drejtimi i duasë për muslimanët dhe kërkimi i faljes për ta. Në lidhje me këtë mund të shërbejë edhe ajeti kuranor:

قَوْلٌ مَعْرُوفٌ وَمَغْفِرَةٌ خَيْرٌ مِنْ صَدَقَةٍ يَتْبَعُهَا أَذىً

“Fjala e mirë dhe falja e gabimit janë më të vlefshme se lëmosha që përcillet me fyerje.” El Bekare, 263.



Në dy sahihët është përcjellë se Ebu Dherri -Allahu qoftë i kënaqur me të!- ka thënë: ‘E kam pyetur të Dërguarin e Allahut cila është vepra më e mirë?" Imani dhe lufta në rrugën e Allahut, - u përgjigj ai. Unë pyeta: "Cilët janë robërit (skllevërit) janë më të mirë?" Ata që janë më të zellshmit tek pronarët e tyre dhe që janë më të shtrenjtë, - u përgjigj. Sërish e pyeta: "O i Dërguari i Allahut, ç'ndodh nëse s’mund ta bëj ndonjë vepër?" Ai u përgjigj: "Përmbaje prapësinë tënde ndaj njerëzve, kjo do të jetë sadaka.”[4]



Imam Tirmidhiu e shënon një version nga Ebu Dherri –radijallahu anhu- në të cilin thuhet se i Dërguari (salallahu alejhi ue selem), ka thënë: “Buzëqeshja e fytyrës para vëllait tënd, për ty është sadaka. Të urdhërosh për mirë dhe të ndalosh nga e keqja, për ty është sadaka. Të udhëzosh njeriun i cili ka humbur, për ty është sadaka. Largimi i gurit, gjembave apo kockës nga rruga për ty është sadaka. Të marrësh nga kova jote dhe ta mbushesh kovën e vëllait për ty është sadaka.”[5]



Ibën Hibani, gjithashtu e përcjell një version nga Ebu Dherri –radijallahu anhu- se i Dërguari (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: "Për secilin njeri është caktuar çdo ditë në të cilën lind Dielli të ndajë sadakanë." Sahabët e pyetën: "O i Dërguari i Allahut, nga ta gjejmë atë nga e cila do të ndajmë sadaka?" I Dërguari u përgjigj: “Vërtet dyert e mirësisë janë të shumta: tesbihu, tekbiri, tahmidi, urdhërimi i së mirës dhe largimi nga e keqja, largimi i pengesës në rrugë, mësimi i të shurdhëtit, udhëzimi i të verbrit, plotësimi i nevojës së nevojtarit, të ngushëlluarit e të pikëlluarit dhe mbështetja e fortë e të shtypurit. E gjitha kjo është sadaka nga ty për ty."[6]



9. Të gjitha këto janë lloje të sadakasë prej teje dhe të cilat kthehen tek ty, ndërsa saqë dhe në marrëdhëniet me bashkëshorten tuaj keni shpërblim. Ebu Dherri e pyeti Profetin: "Vallë edhe në kënaqjen e pasioneve ka shpërblim!?" I Dërguari (salallahu alejhi ue selem) tha: “Si mendon të kesh një fëmijë që është rritur dhe prej të cilit ke shpresuar të mira, por ai të vdes, a nuk do të presësh shpërblim nga Allahu për këtë?" Unë i thash: "Po." I Dërguari (salallahu alejhi ue selem) më pyeti: “Vallë ti e ke krijuar?" Jo, - u përgjigja. I Dërguari sërish më pyeti: "Mos e ke udhëzuar ti?" Jo, Allahu e ka udhëzuar, - u përgjigja. Mos e ke furnizuar ti?- më pyeti i Dërguari? Jo, Allahu e ka furnizuar, - u përgjigja unë. Atëherë i Dërguari tha: “Kështu pra, prandaj pasionin tënd lëre në hallall, ndërsa largoje nga harami dhe nëse do Allahu, i jep jetë, e nëse do, do ta vdesë, ndërsa ti do të kesh shpërblim…”



10. Disa dijetarë kanë shprehur mendimin se nëse njeriu kryen marrëdhënie intime me gruan e tij për të përmbushur epshin, ai shpërblehet edhe nëse nuk e shoqëron një gjë të tillë me nijet. Ndërsa një grup tjetër janë të mendimit se një gjë e tillë arrihet kur njeriu ka nijet të mbrojë organin e tij nga harami apo që të arrijë me të një fëmijë të mbarë dhe të edukuar.



Këta të fundit janë mbështetur në hadithin që transmeton Sa’d bin Uekas –radijallahu anhu-, se i Dërguari (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Ti nuk bën ndonjë shpenzim me të cilën ke kërkuar kënaqësinë e Allahut, vetëm se do të shpërblehesh, madje edhe për kafshatën që vendos në gojën e gruas tënde.”[7]



Në "Sahihun" e Muslimit transmetohet nga Theubani –radijallahu anhu- se i Dërguari (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Paraja më e mirë, është ajo me të cilën njeriu ushqen familjen e vet, paraja me cilën e ushqen kalin që përgatit për luftë në rrugën e Allahut dhe paraja të cilën njeriu e shpenzon për miqtë e tij në rrugë të Allahut”.[8]

Ebu Kilabe në lidhje me komentimin e këtij hadithi ka thënë: “Së pari ka filluar me familjen. Po a ka për njeriun shpërblim më të madh se atëherë kur ai shpenzon për fëmijët e tij të mitur, të cilët Allahu përmes tij i mbron dhe i furnizon!”



Imam Muslimi përcjell versionin e Ebu Hurejre –radijallahu anhu- ku thuhet se i Dërguari (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Paraja që shpenzohet në rrugën e Allahut, para me cilën e liron robin, paraja që ia ke dhënë të varfrit dhe paraja që e ke shpenzuar për mbajtjen e familjes tënde; por më e mira është paraja që e ke shpenzuar për familjen tënde..”[9]



Ndërsa në dy sahihet përcillet nga Enesi –radijallahu anhu- se i Dërguari (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Çdo musliman i cili mbjell një pemë ose mbjell ndonjë arë dhe nga frutat e saj hanë njerëzit, shpezët apo shtazët, do të jetë për të sadaka.”[10]



Ky hadith tregon qartë se veprimet e përmendura në të konsiderohen sadaka për të cilat bujku, pemtari dhe të tjerët do të marrin shpërblim, pa marrë parasysh nëse me këtë kanë pasur për qëllim gjërat e përmendura apo jo.



Në mënyrë të njëjtë mund të kuptohet edhe hadithi i cili bën fjalë për shpërblimin në marrëdhëniet seksuale me bashkëshorten. Ai në mënyrë të qartë tregon se çdonjëri që ka marrëdhënie seksuale me bashkëshorten e vet do të shpërblehet, qoftë edhe pa nijet. Ky është qëndrim i disa dijetarëve të cilët i mbështet edhe Ebu Muhamed bin Kutejbe, jo vetëm në lidhje me çështjen e marrëdhënies seksuale me gruan por edhe në lidhje me ngrënien dhe pirjen.



Të gjitha këto ai i mbështet me hadithin në të cilin thuhet se besimtari do të shpërblehet për çdo gjë, madje edhe për kafshatën të cilën e vë në gojën e bashkëshortes. Mirëpo, versioni me të cilin ai e argumenton këtë nuk është i njohur, por i njohur është ai të cilin e transmeton Sa’di nga i Dërguari (salallahu alejhi ue selem): “Ti nuk bën ndonjë shpenzim me të cilën ke kërkuar kënaqësinë e Allahut, vetëm se do të shpërblehesh, madje edhe për kafshatën që vendos në gojën e gruas tënde.”



Ai gjithashtu është kufizuar me nijet të sinqertë. Prandaj është e domosdoshme që hadithet e përgjithshëm të kushtëzohen me këtë frazë të hadithit dhe Allahu e di më mirë.

Për këtë dëshmojnë fjalët e Lavdiplotit në Kuran:

لاَّ خَيْرَ فِي كَثِيرٍ مِّن نَّجْوَاهُمْ إِلاَّ مَنْ أَمَرَ بِصَدَقَةٍ أَوْ مَعْرُوفٍ أَوْ إِصْلاَحٍ بَيْنَ النَّاسِ وَمَن يَفْعَلْ ذَلِكَ ابْتَغَاء مَرْضَاتِ اللّهِ فَسَوْفَ نُؤْتِيهِ أَجْرًا عَظِيمًا

“S’ka kurrfarë të mire në shumë prej bisedave të tyre të fshehta, përveç rastit kur ndokush kërkon që të jepet sadaka ose të kryhet një vepër e mirë apo paqësim ndërmjet njerëzve. Atij që e bën këtë për të fituar kënaqësinë e Allahut, Ne do t’i japim një shpërblim të madh.” En Nisa, 114.



Ebu Sulejman Ed Darani, rahimehullah, ka thënë: “Kush e kryen një vepër të mirë pa nijet, do t’i mjaftojnë që Islamin e ka zgjedhur ndër besimet tjera.”

Nga po kjo deklaratë mund të konkludohet se ai parimisht do të shpërblehet edhe pa nijet për veprën e caktuar. Zgjedhja e tij vullnetare e Islamit globalisht është përcaktim i tij për kryerjen e veprave të mira. Prandaj ai do të shpërblehet për çdo vepër të mirë që e kryen. Ndërsa Allahu e di më mirë.



11. Fjalët e të Dërguarit: ‘Si mendoni, nëse ndonjëri prej jush pasionin e tij do ta përdorte në të ndaluar, vallë a nuk do të meritonte mëkat për këtë? Kështu, nëse e përdor për të lejuara, do të shpërblehesh.”

Tek dijetarët e Usulit; kjo quhet analogji e të kundërtës (kijasul aks). Kjo është e njëjtë si thënia e Ibnu Mes’udit në lidhje me hadithin: "Profeti (salallahu alejhi ue selem) tha një fjalë dhe unë thash tjetrën. Ai tha: 'Kush vdes duke i shoqëruar Allahut kënd, do të hyjë në zjarr'. Ndërsa unë thash: 'Kush vdes dhe nuk i ka shoqëruar Allahut kënd, do të hyjë në Xhenet'.”



12. Lloji i dytë i sadakasë është sadakaja jo materiale. Kjo është sadaka dobia e së cilës kufizohet vetëm në kryerësin e saj. Në të mund të hynë llojet e ndryshëm të dhikrit, siç janë: tekbiri, tesbihu, tahmidi, tehlili, istigfari, madje edhe shkuarja në xhami është sadaka.



Në hadith nuk është përmendur se namazi, agjërimi, haxhi dhe xhihadi janë sadaka. Shumica nga këto vepra janë më të mira se sadakaja materialë, sepse janë përmendur si përgjigje për pyetjet e të varfërve, kur pyetën të Dërguarin (salallahu alejhi ue selem), lidhur me atë që do të jetë e barasvlershme me sadakanë e pasanikëve.

Sa i përket farzeve, ata kanë qenë të gjithë të njëjtë përballë tyre, sepse të gjithë i kanë kryer njësoj ato.

Janë të shumtë hadithet që bëjnë fjalë për përparësinë e dhikrit dhe veprave të tjera të mira ndaj sadakasë materiale.



Ebu Derda –radijallahu anhu- transmeton nga i Dërguari (salallahu alejhi ue selem) se ka thënë: “A dëshironi t’u njoftoj me veprat tuaja më të mira, më fisnike te Zoti juaj, me të cilat rriten gradat tuaja më së shumti, më të dobishme për ju se të jepni lëmoshë ari dhe argjendi dhe më të mira për ju se lufta me armiqtë tuaj ku do t’i vrisni dhe do t'ju vrasin!?" Natyrisht, o i Dërguari i Allahut!- u përgjigjën të pranishmit. I Dërguari (salallahu alejhi ue selem) u tha: “Të përmendurit e Allahut të Madhëruar (dhikrullah).”[11]



Në dy sahihët përcillet nga Ebu Hurejre –radijallahu anhu- se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Çdokush që gjatë një dite thotë njëqind herë: ‘La ilahe ilallah uahdehu la sherijkeleh lehul mulku ue lehul hamdu juhji ue jumitu ue hue ala kuli shej’in kadir. (Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Allahut, Një i vetëm, i Cili nuk ka shok, Atij i përket pushteti dhe falënderimi, Ai ringjallë dhe vdes, Ai është i Gjithëfuqishëm), do të ketë shpërblim sikur t’i ketë liruar dhjetë robër, do t’i shënohen njëqind vepra të mira dhe do t’i shlyhen po aq të këqija: kjo do t’i bëhet mbrojtje nga shejtani gjatë tërë ditës deri në muzg. Askush nuk do të jetë më i mirë se ai, pos nëse dikush e thotë këtë më shumë se ai.”



Dobitë e hadithit:

1. Përkujdesja që sahabët tregonin ndaj bindjes së Allahut.

2. Kuptimi i gjerë që ka adhurimi në Islam.

3. Konsiderimi i punëve të mira sadaka.

4. Bamirësia më e mirë është sadakaja e shpirtrave.

5. Allahu është shumë i mëshirshëm me robërit e tij, sepse ai e bëri sadakanë të shumëllojshme.

6. Përkujdesja ndaj udhëzimit të njerëzve.

7. Është detyrë ruajtja e organeve nga harami.

8. Përmendja e Allahut ka vlerë të madhe.

9. Vlera dhe urtësia e martesës.

10. Sahabët e kishin pasurinë në dorë dhe jo në zemër.

11. Ndryshimi i njerëzve në kryerjen e veprave.

12. Vlera e madhe që ka urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja.


http://www.burimijetes.com/

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com