Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Agjërimi, ibadet multidimenzional

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Agjërimi, ibadet multidimenzional Empty Agjërimi, ibadet multidimenzional Sat Oct 10, 2009 2:29 am

QeNdRiM

QeNdRiM
.
.

Allahu i Madhërishëm thotë:
"O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm" El-Bekare: 183

Muaji i bekuar i Ramazanit paraqet një nga ritualet më madhështore Islame i cili nuk bën jehonë vetëm në taborin Islam, por edhe në mbarë opinionin botërorë, gjegjësisht është e pa mundur që të gjeshë një shoqëri që në fillim të këtij muaji të adhurimit, nuk aktualizohet nga mediat e tyre e të mos marrë vesh bota anembanë se ka filluar muaji i agjërimit për muslimanët.

Ky ibadet-adhurim, gjegjësisht agjërimi, jo vetëm që është rehabilitim dhe shërim për trupin, por është rehabilitim dhe shërim edhe për shpirtin e muslimanit, i cili pikërisht në urinë që e karakterizon juridikisht agjërimin, i ushqen ndjenjat, aspiratat,dëshirat dhe pretendimet e veta për ngritje kah piedestalet më të larta dhe kah përkryeshmëria, në këtë muaj besimtari bën humnizimin e shpirtit të vet, dhe si të thuash në një mënyrë paraqitet në shoqëri si personalitet i ri i cili ka bërë ndryshime rrënjësore. Ai është më i kujdesshëm në fjalët dhe veprimet e veta, është më senzibil dhe më tepër interesohet për vëllezërit e tij të varfur dhe hallexhinj, forcohen edhe lidhjet, sespe në ramazan, ashtu siqë predikojnë hoxhallarët tonë të nderuar nga mësimet Islame, duhet të shuhen zënkat dhe konfliktet në shoqëri, ramazani, krahas ibadeteve tjera Islame që thirrin në këtë parim, paraqet thirrjen më të madhe vjetore për pajtim mbarë njerëzorë, sepse ramazani dhe hidhërimi nuk kanë kurgjë të përbashkët, dhe duhet patjetër të theksojmë se kjo nuk vlen vetëm për muslimanët, por thirrja e ramazanit për mirësi, zemërgjërësi, humanitet, devotshmëri, vetëkontroll, vlen edhe për jomuslimanët të cilët nuk na luftojnë, dhe me këtë Islami në vend të konfliktit në mes civilizimeve, ofron dialogun në mes tyre.

Agjërimi bën lidhjen e botëve në përgjithësi, gjegjësisht botës bimore dhe asaj shtazore. Poashtu, nëse nisemi nga këndvështrimi intelektual, ai bën lidhjen e qenieve intelektuale, pra njeriut me krijesat tjera, botën bimore dhe atë shtazore. Agjërimi, siç shprehet edhe Muhamed Hamidullahu, është prej zakoneve të përgjithshme natyrore, sepse ramazani ekziston edhe në botën bimore edhe në atë shtazore si akt i domosdoshëm i pakësimit të përkohshëm të ushqimit dhe nevojave tjera pa të cilat mund të jetohet një kohë relativisht të shkurtë.

Muaji i ramazanit, krahas karakteristikave që i përmendëm dhe shumë tjerave që nuk kemi mundur ti përfshijmë në këtë punim modest si ky, veçohet edhe me atë se është muaji i aktiviteteve dhe lëvizjeve, e jo si që mendohet pa të drejtë nga disa se ky muaj është muaj i gjumit dhe përtacisë, muaji i shijimit të gjitha specialiteteve të kuzhinave dhe pagjumësisë deri në orët e vona të natës. Jo, kjo është shumë gabim dhe aspak nuk përputhet me natyrën e këtij muaji, por, muaji i ramazanit është muaji i aktivitetit dhe shtimit të adhurimit, muaj i begatimit me vlera dhe njohuri të reja. Ja disa fakte për këtë:

1. Pejgamberi, paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, në muajin e ramazanit e shtonte ibadetin e vet. Kështu, Buhariu transmenton se Pejgamberi i Allahut ka qenë njeri bujar, por në veçanti ka qenë në muajin e ramazanit. Poashtu edhe shokët e tij, sahabet-Allahu qoftë i kënaqur me ata- e ndoqën rrugën e të dërguarit të Allahut dhe dukshëm e shtonin adhurimin e tyre në ramazan, qoftë në aspekt të namazit, leximit të Kur'anit etj.

2. Në ditën e shtatëmbëdhjetë të muajit të ramazanit ndodhi lufta madhështore e Bedrit, që në fakt tregon se muaji i ramazanit nuk është muaj i përtacisë, por muaj i luftës së njeriut kundër armikut, qoftë në aspektin intelektual, shpirtëror, shoqërorë, moral apo ushtarak, muaj i përgatitjes dhe mundit, sespe çfardo lufte qoftë, nuk mund të bëhet pa përgatitje. Kjo ndodhi në këtë muaj të bekuar, shpalon edhe një margaritar tjetër të këtij muaji, gjegjësisht ndikimin e ramazanit në ngritjen e vetëdijes për domosdoshmërinë e mbrojtjes së integritetit dhe dinjitetit të njeriut. Me këtë ndodhi, ky muaj i bekuar, ngjall ndjenjat e patriotizmit fetar dhe atdhedashurisë. Kjo, ngase muslimani duhet të jetë i gatshëm ta mbrojë fenë dhe atdheun e vet, gjegjësisht integritetin e vet, dhe sa herë që rrezikohet ndonji nga këto, ai duhet ti mbrojë. Në luftën e Bedrit, u rrezikua feja, sespe idhujtarët tentonin zhdukjen e Islamit, poashtu rrezikohej edhe atdheu-Medineja, sespe idhujtarët tentonin ta mposhtin shtetin Islam të Medines që muslimanët mos të kenë troll e shtet të vet mbi sipërfaqen e tokës.

3. Në këtë muaj, në vitin 361 të hixhretit, mbaroi ndrëtimi i universitetit më të vjetër në botë El-Az'har në Kajro.

4. Në këtë muaj shtohen ligjeratat fetare nëpër xhami, emisionet fetare në mediat elektronike, shkrimet fetare në mediat e shkruara.

Pra, nga kjo që e thamë, nuk mund të mos vijmë në përfundim se muaji i ramazanit është muaj i aktivitetit dhe lëvizjes.

Nisur nga karakteri i këtillë i këtij muaji të bekuar, edhe në vendet tona shtohen aktivitetet në ramazan. Nëpër xhami, në muajin e ramazanit angazhohen më tepër teolog me qëllim që të rritet edhe cilësia e ligjeratave. Duhet të përmendet me theks të veçant vizitat e disa ligjëruesve nga vende të ndryshme që në fakt tregon për bashkëpunimin e frytshëm të teologëve. Me qëllim të begatimit të jetës fetare në këtë muaj të rëndësishëm, organizohen edhe iftare ku në veçanti prezentojn të rinjtë, organizohen tribuna fetare dhe bëhet shpërndarja e një sasie të konsiderueshme të literaturës fetare. Rëndësi e veçant në këtë muaj i është kushtuar edhe ngritjes fetare të femrave, dhe për këtë qëllim nëpër xhami organizohen ligjerata për femra nga teologe.

Aktivitetet duhet të vazhdojnë, dhe duhet të gjinden edhe forma tjera të aktiviteteve për ne këtë muaj, krahas atyre që më veç janë tradicionale.

http://nektariivulosur.tk

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com