Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Teuhidi (Njëshmëria e Zotit) dhe llojet e tij

Go down  Message [Page 1 of 1]

QeNdRiM

QeNdRiM
.
.

Teuhidi (Njëshmëria e Zotit) dhe llojet e tij



Teuhidi, d.m.th. të veçuarit e Allahut, subhanehu we teala, me adhurim (ibadet), për të cilin qëllim e ka krijuar Allahu, subhanehu we teala, botën. Allahu, subhanehu we teala, thotë: “Unë nuk i krijova xhinnët dhe njerëzit për tjetër, pos që të më adhurojnë”. (Dharijat, 56), që d.m.th. të më veçojnë Mua në adhurim dhe lutje.

Llojet e Teuhidit të poshtëshënuara janë marrë nga Kur’ani famëlartë e ato janë:

1. Teuhidi (Njëshmëria) e Zotit: pranimi se Allahu, subhanehu we teala, është Zot dhe krijues. Këtë e kanë pranuar edhe kafirët (mohuesit), mirëpo kjo gjë nuk i ka futur në islam, ngase Allahu, subhanehu we teala, thotë: “Po nëse ti i pyet: Kush i krijoi ata, me siguri do të thonë: Allahu! E si pra, ia kthejnë shpinën?” (Zuhruf, 87)
Komunistët e mohuan ekzistimin e Zotit, e me këtë gjë u bënë mohuesit (kafirë) më të mëdhenj se kafirat e xhahilijetit (injorancës).

2. Teuhidi (Njëshmëria) e të Adhuruarit: njëshmëria e Allahut, subhanehu we teala, është në të gjitha llojet e adhurimit të përshkruar, siç është lutja, të kërkuarit ndihmë, tavafi, therrja e kurbanit, besatimi etj. Këtë lloj të Teuhidit e kanë mohuar kafirët, dhe ky ka qenë shkaku i armiqësisë ndërmjet pejgamberëve dhe popujve të tyre, duke filluar nga Nuhi, alejhi selam, e deri te Muhammedi, sal’allahu alejhi we selem. Në shumë sure të Kur’anit famëlartë nxiten besimtarët në këtë dhe në të luturit vetëm Allahut, Një. Për këtë shkak, në çdo namaz lexojmë suren Fatiha në të cilën gjenden këto fjalë: “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ti kërkojmë ndihmë”, që d.m.th., vetëm Ty të veçojmë në adhurim dhe vetëm Ty të lusim, dhe nuk kërkojmë ndihmë nga të tjerët, pos Teje. Teuhidi i të Adhuruarit përmbledh të veçuarit e Allahut, subhanehu we teala, në dua (lutje), në të gjykuar me Librin dhe ligjin e Tij, kurse e gjithë kjo hyn në fjalën e Tij: “Vërtetë, vetëm Unë jam Allahu, nuk ka tjetër pos Meje, pra Mua më adhuro”. (Taha, 14)

3. Teuhidi (Njëshmëria) i emrave dhe cilësive të Allahut, subhanehu we teala: t’i besohet çdo sendi që përmendet në Kur’anin Kerim dhe në hadithe të vërteta mbi cilësitë e Allahut, subhanehu we teala, me të cilat e ka cilësuar veten dhe me të cilat e ka cilësuar Muhammedi, sal’allahu alejhi we selem, në hadithe të vërtetë, në realitetin e tyre, duke mos shtrembëruar kuptimin e tyre, pa pyetur si, dhe duke mos ia lënë këtë çështje tjetërkujt por, vetëm Allahut, (ngase kjo është e kuptuar nga vet teksti), siç është istivaja (qëndrimi i Allahut, subhanehu we teala, mbi Arsh), zbritja e Tij, dora e Tij, të adhurit e Tij dhe cilësitë tjera, të cilat i sqarojmë me atë që transmetohet nga të parët tanë (selefitë). P.sh. sqarimi i istivasë (qëndrimit të Allahut, subhanehu we teala, mbi Arsh) gjendet në fjalë të tabi’iut, që transmeton Buhariu në sahihun e tij (libri i haditheve të vërteta të Buharisë) në kuptim të të qenit lart dhe të ngriturit ashtu, siç i takon Allahut, subhanehu we teala.

Allahu, subhanehu we teala, thotë: “Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi...” (Shura, 11)

a) Et-Te’vil – d.m.th.: ndryshimi i kuptimit të ajeteve dhe haditheve në kuptim jo të drejtë, si p.sh. istivanë (qëndrimi i Allahut, subhanehu we teala, mbi Arsh) me istevla, që d.m.th. të mbisunduarit.

b) Et-Ta’til – d.m.th.: mohimi i cilësive të Allahut, subhanehu we teala, mbi Arsh, lart në qiell, siç mendojnë grupet e humbura se Allahu, subhanehu we teala, është në çdo vend.


c) Et-Tejkif – d.m.th.: të pyeturit mbi mënyrën e këtyre cilësive, të pyesësh si, ngase të qenit e Allahut, subhanehu we teala, lart mbi Arsh, nuk u përngjan krijesave dhe mënyrën nuk e di askush, pos Allahut, subhanehu we teala.

d) Et-Temthil – d.m.th.: përngjasimi (shëmbëllimi) i cilësive të Allahut, subhanehu we teala, me cilësitë e krijesave të Tij, prandaj nuk thuhet: Allahu, subhanehu we teala, zbret siç zbresim ne, kurse hadithin e zbritjes e transmeton Muslimi. Nuk është e vërtetë se Ibni Tejmije ka përngjasuar cilësitë e Allahut, subhanehu we teala, me cilësitë e krijesave, ngase këtë nuk e gjejmë në librat e tij, por përkundrazi kemi gjetur mohimin e përngjasimit dhe shëmbëllimit.

e) Et-Tefvid – d.m.th.: kjo te selefi (të parët tanë) është paraqitur në përshkrimin e mënyrës e jo të kuptimit të cilësive të Allahut, për këtë shkak istivaja është të qenit e Allahut, subhanehu we teala, lart, mënyrën e të cilës nuk e di askush, pos Allahut, subhanehu we teala.



Marrë nga libri: "Minhaxh el-firkatin-naxhijeh vet-taifetil mensureh ala dav'il kitabi ves-sunneh"

http://nektariivulosur.tk

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum hosting  | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com