Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

A do të mbetet ndonjë në Xhehenem nga adhuruesit e All-llahut!?

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

QeNdRiM


.
.
Transmeton Ebu Hanife, nga Hamadi, e ai nga Ibrahim en-Naha’i, e ky
nga Alkame se Abdullah Ibn Mes’udi., r.a., ka thënë:

“Erdhi një njeri te i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., dhe e pyeti:

“O i Dërguari i Allahut, a do të mbetet ndonjë në xhehenem nga ata të cilët kanë adhuruar Allahun, të Vetmin?

I Dërguari i Allahut, s.a.v.s., u përgjigj:

“Po! Do të mbetet një njeri në fund të Xhehenemit, i cili me
zë do ta thirr Allahun, xh.sh.:

- O Hannanu, o Mennanu! (O Bujari, o Bamirësi).

Atë do ta dëgjoj Xhibrili, a.s., dhe do të habitet nga gjendja e tij, e do të thotë: sa habi e çuditshme! Xhibrili, a.s., nuk do të mund të duroj gjersa të del para Arshit të Allahut, xh.sh., dhe do të bie në sexhde.

Atëherë Allahu i Lartësuar do t’i thotë:

“Ngrije kokën, o Xhibril, dhe trego se ç’pa ashtu të çuditshme, ndërsa
Allahu, xh.sh., më së miri e di se ç’pa ai.

Atëherë Xhibrili, a.s., do te thote: O Zot, dëgjova një zë nga fundi i xhehennemit i cili thërret:

- O Hannanu, o Mennanu!, dhe jam habitur me atë zë.

Atëherë, Allahu xh.sh., i tha Xhibrilit, a.s., shko te Maliku (Ruajtësi i xhehennemit) dhe thuaj që ta nxjerr robin Tim i cili thërret:

- O Hannanu, o Mennanu!

Xhibrili, a.s., do të shkoj deri te njëra nga dyert e xhehennemit dhe do të trokas, atij do t’i përgjigjet Maliku dhe do t’i dal.

Atëherë Xhibrili, a.s., do ti thotë: Allahu i Lartësuar ka urdhëruar:

- Nxire nga xhehenemi robin Tim i cili thërret: - O Hannanu, o Mennanu! Atëherë Maliku do të hyj dhe do të kërkoj atë njeri por nuk do ta gjej, pavarësisht se Maliku i njeh xhehenemlinjtë më mirë se sa që i njeh nëna fëmijët e saj.
Atëherë Maliku do ti thotë Xhibrilit: Zjarri është ndezur e nuk mundi
të dalloj gurin nga hekuri e as hekurin nga njerëzit.

Atëherë Xhibrili, a.s., përsëri do të kthehet dhe do të bie në sexhde para
Arshit të Allahut. Allahu i Lartësuar do ti thotë:

- Ngrije kokën o Xhibril, përse nuk e solle robin Tim? Xhibrili do t’i përgjigjet: O Zot, Maliku, duke kërkuar ndjesë, më tha që zjarri
është ndezur aq shumë sa që nuk ka mundur të dalloj gurin nga
hekuri, e as hekurin nga njerëzit.

Atëherë, Allahu, xh.sh., do të thotë: - Thuaj Malikut se robi Im gjendet në atë dhe në atë fund, në këndin e fshehur. Kur Xhibrili e lajmëroi Malikun për këtë, ai hyri dhe e gjeti në vendin e përshkruar.

Maja e ballit të tij ishte e lidhur për thembrat e tij, ndërsa duart e lidhura për qafe. Ishte i rrethuar me gjarpërinj dhe akrepa( shkorpiona). Maliku menjëherë e tërhoqi, pastaj edhe njëherë e tërhoqi duke i zgjidhur zinxhirët dhe nijet me të cilat ishte i lidhur.

Më pas e nxori nga zjarri e përtëriu dhe ia dorëzoi Xhibrilit i cili e morri. Para çdo grupi melekësh që do të kalojnë ata do të thonë: - Mjerë ky rob. Kur arriti para Arshit të Allahut ra në sexhde. Atëherë, Allahu, xh.sh., do t’i
thotë: - Ngrije kokën o Xhibril.

Atëherë Allahu, xh.sh., do t’i thotë këtij njeriu:

- Robi im, a nuk të krijova në formën më të bukur, a nuk të dërgova pejgamber, a nuk ta ka lexuar ai librin Tim, a nuk të ka urdhëruar në vepra të mira dhe të largohesh nga veprat e këqija?

Kur ai njeri t’i pranoj të gjitha mëkatet e tij, Allahu, xh.sh., do ta pyes: - Pse e bëre këtë dhe këtë?

Njeriu do ti thotë: - O Zot, unë ndaj vetes sime kam bërë
padrejtësi dhe më pas jam hedhur në zjarr kaq e kaq vite, por
asnjëherë nuk e kam humbur shpresën në mëshirën Tënde duke thënë:- O
Hannanu, o Mennanu!, e me mirësinë Tënde më nxore nga shtëpia e
poshtërimit, andaj dhe të lutem që të më mëshirosh.

Atëherë, Allahu i Lartësuar do të thotë: - O ju melekët e Mi, jini dëshmitarë se e kam mëshiruar atë”.


_________________
_______________________
Me të vërtetë, jobesimtarët janë armiqtë tuaj të hapur" (Nisa, 101)


_______________________
Njeriu jeton me nje stoli, ai është turpi...
http://nektariivulosur.tk

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Free forum