Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

°°Hadithet në të cilat përmendet Rinia°°

Go down  Message [Page 1 of 1]

QeNdRiM

QeNdRiM
.
.

Hadithet në të cilat përmendet Rinia




Meqë këto fjalë vërtiten rreth problemit të rinisë, unë kisha dashur që të përmend disa hadithe në të cilat përmendet rinia. Nga mesi i tyre janë:



1. “Zoti yt është i kënaqur me atë adoleshent i cili është i lirë nga pasioni rinor.” (Transmetuar nga Ahmed)


2. “Janë shtatë person të cilëve Allahu do t’u ofrojë hije prej hijes së Tij në ditën kur s’do të ketë hije tjetër përveç hijes së Tij. Sunduesi i drejtë; i riu i cili qe edukuar në dëgjueshmëri ndaj Allahut; njeriu, zemra e të cilit është e lidhur për xhaminë; dy njerëz të cilët e duan njëri-tjetrin vetëm për hir të Allahut dhe ata takohen për hir të Allahut; njeriu i cili nxitet nga një grua me pozitë dhe bukuri dhe ai thotë, “Unë i frikohem Allahut.”; njeriu i cili ka dhënë lëmoshë fshehtasi, saqë dora e tij e majtë nuk e di se çfarë ka dhënë dora e djathtë e tij; dhe personi i cili e përkujton Allahun në vetmi dhe lotët rrjedhin nga sytë e tij (për shkak të frikës ndaj Allahut).” (Transmetuar nga Buhari dhe Muslim)



3. “Hasani dhe Huseini (radiallahu anhuma) do të jenë udhëheqësit e të rinjëve në xhenet.” (Transmetuar nga Tirmidhi)


4. “Do t’u thuhet njerëzve të Xhenetit: Për juve është rinia dhe ju kurrë s’do të plakeni.” (Transmetuar nga Muslim)


5. “Asnjëherë një i ri nuk e nderon një të vjetër për shkak të moshës së vjetër të tij, e që Allahu mos t’ia caktojë dikë i cili do ta nderojë atë gjatë pleqërisë së tij.” (Transmetuar nga Tirmidhi me zinxhir të dobët të transmetimit).


6. Ebu Bekr i tha Zejd bin Thabitit derisa Umeri ishte krahas tij (radiallahu anhum): “Ti je një i ri, inteligjent. Ne s’dyshojmë në ty dhe ti e shkruajshe shpalljen për të Dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selam. Pra, ndiqe Kur’anin dhe mblidhe atë” (Transmetuar nga Buhari)


7. Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, i erdhi një të riu derisa ai ishte në agoninë e vdekjes dhe e pyeti atë, “Në çfarë gjendje e sheh veten?” Ai tha, “Kam shpresë në Allahun, O i dërguar i Allahut dhe frikësohem për mëkatet e mia.” Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, tha, “Nuk bashkohen këto dy gjëra (shpresa dhe frika) në zemrën e robit në një moment të këtillë, e që Allahu mos t’ia jep atë për çka shpreson dhe ta shpëtojë atë nga ajo prej të cilës frikohet.” (Transmetuar nga Ibn Maxhe)


8. Bera bin Azib (radiallahu anhu) tha në lidhje me betejën e Hunejnit, “Jo, pasha Allahun, Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, nuk ka ikur, por madje edhe shoqëruesit e tij të rinj, të cilët qenë të lodhur dhe të pajisur dobët, u shfaqën për të luftuar.” (Transmetuar nga Buhari)


9. Ibn Mes’ud (radiallahu anhu) transmeton, “Ne luftonim me Pejgamberin, salallahu alejhi ue selam, ndërsa ishim të rinj.” (Transmetuar nga Ahmed)


10. Enes ibn Malik (radiallahu anhu) transmeton: “Kanë qenë shtatëdhjetë të rinj nga mesi i Ensarëve, të cilët janë quajtur Kurra (lexuesit), të cilët qëndronin në Xhami. Kur afrohej mbrëmja, ata tërhiqeshin te një kënd në Medine, ku ata mësonin njëri-tjetrin dhe faleshin. Familjet e tyre kishin përshtypjen se ata ishin në xhami dhe njerëzit e xhamisë kishin përshtypjen se ata ishin me familjet e tyre, deri në agim. Ata sillnin ujë të freskët dhe mblidhnin dru për zjarr, të cilin ata e ndeznin në dhomën e Pejgamberit, salallahu alejhi ue selam.” (Transmetuar nga Ahmed).

Me këtë ata blenin ushqim për As'habul Sufe (njerëzit e platformës). Njerëzit e platformës ishin varfnjakët, të cilët migruan në Medine. Ata s’kishin familje në Medine, kështu që ata strehoheshin te platforma në xhami.


11. Alkame, i cili është njëri nga Shoqëruesit e Ibn Mes’udit, (radiallahu anhu) transmeton, “Unë ecja me Abdullahun në Mine kur ai e takoi Uthmanin (radiallahu anhu). Abdullahu qëndroi duke biseduar me Uthmanin (radiallahu anhu) kur ai tha, “O Ebu Abdir-Rahman, a do të martojmë ty me një vajzë të re, ashtu që ajo do t’i përkujtonte ty disa gjëra të cilat kanë kaluar gjatë kohës tënde.” Abdullahu tha: “Nëse e thuani këtë, me siguri Resulullahu, salallahu alejhi ue selam, na ka treguar neve, “O rini, kushdo nga ju që ka mundësi, le të martohet, sepse kjo është më efektive në mbrojtjen e shikimit dhe më e dëlirë për vendet e turpshme. Nëse dikush s’ka mundësi që ta bëjë këtë, atëherë ai duhet të agjërojë, sepse kjo është mburojë për të (nga mëkatet).” (Transmetuar nga Buhari dhe Muslim).


12. Në hadithin që ka të bëjë me Dexhallin, të transmetuar nga Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, “Dexhalli do ta therrasë një person, i cili është në kulmin e rinisë së tij dhe do ta godasë atë me shpatë, duke e prerë atë në dy pjesë, sikur goditja e shënjestrës. Pastaj, Dexhalli do ta thërrasë të riun. I riu do të pergjigjet, duke qenë fytyra e tij vezulluese – duke qeshur.” (Transmetuar nga Muslimi)


13. Malik bin Huvejrith (radiallahu anhu) transmeton, “Ne erdhëm te Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, derisa ishim të rinj me moshë të ngjashme. Ne qëndruam pranë tij për njëzet ditë dhe netë. I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, ishte i mëshirshëm dhe i butë. Kur ai supozoi se ne mërziteshim për familjet tona në vështirësi, ai na pyeti neve se çfarë kishim lënë prapa, dhe ne e informuam. Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, tha, “Kthehuni te familjet tuaja, jetoni me ta, mësoni ata, thirrni ata,” dhe ai përmendi edhe disa gjëra tjera. “Faluni ashtu siç më shihni mua duke u falur. Kur të afrohet koha e namazit, atëherë njëri prej jush duhet ta thërrasë thirrjen e namazit (ezanin) dhe më i vjetri nga mesi juaj le të udhëheqë në namaz.” (Transmetur nga Buhari)

Lusim Allahun që të na japë dobi nga ky libër mësimor, dhe lavdërimet janë vetëm për Allahun, i Cili është Zoti i Gjithësisë. Allahu dërgoftë bekimet më të mira dhe paqen mbi Pejgamberin, salallahu alejhi ue selam, dhe mbi të gjithë familjen dhe shoqëruesit e tij.



Marr nga Libri: Dilemat me të Cilat Përballen Rinia

http://nektariivulosur.tk

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com