Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Ata të cilët do të hyjnë në Xhennet pa u Gjykuar

Go down  Message [Page 1 of 1]

QeNdRiM

QeNdRiM
.
.

Transmeton Muslimi në autoritet të Imran Ibn Husein se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “70 000 njerëz prej Umetit tim do të hyjnë në xhenet pa u gjykuar.” Sahabët thanë: “Kush janë ata o Pejgamber i Allahut?”

Ai tha: “Ata janë musliman të cilët nuk i mjekojnë sëmundjet me rukje, e as që besojnë në shenja të këqija dhe të mira (prej zojeve etj.) e as që i nënshtrohen damkes (të shërohen me hekur të nxehtë), por i mbështetën vetëm Zotit të tyre.” (Hadithi Sahih)

Ibn El-Mubarek raporton se Ibn Abasi ka thënë: “Në ditën e Gjykimit, një thirrës do të thërret:’Sot ju keni për të mësuar se kush është bujar. Ejani o ju që e keni lavdëruar Allahun çdoherë.’ Pastaj ata do të veprojnë ashtu dhe do të nisen kah xheneti. Thirrësi do të thërrasë prapë: ’Sot ju keni për të mësuar se kush është bujar. Ejani o ju që e keni lutur Zotin tuaj, në frikë dhe shpresë, dhe që keni shpenzuar (në sadaka) prej asaj që i kemi furnizuar me të. Pastaj ata do të veprojnë ashtu dhe do të nisen kah xheneti. Thirrësi do të thërrasë për herë të tretë: ’Sot ju keni për të mësuar se kush është bujar. Ejani o ju që as tregtia e as shitblerja prej përkujtimit të Allahut, e as prej namazit të rregullt, e as prej dhënies të Zekatit. Frika e vetme e tyre ka qenë për Ditën kur zemrat dhe sytë do të rrotullohen. Pastaj ata do të veprojnë ashtu dhe do të nisen kah xheneti.” (Hadithi Sahih) (Et-Tedhkirah prej Imam El-Kurtubi rrahimullah)

http://nektariivulosur.tk

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com