Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

O zemra ime…

Go down  Message [Page 1 of 1]

1O zemra ime… Empty O zemra ime… Sun Jun 27, 2010 7:57 am

[ Ghuraba ]



O zemra ime…

A thua do të vazhdosh kështu?!
A mos vallë dëshiron të jesh e ngurtë gjithmonë?!
Dije se nëse ti nuk hapesh, do të më shpiesh në një zjarr të madh.
Edhe pas udhëzimit je prishur…
Çdo ditë duke kaluar në mëkate, e kanë bërë të zezë ngjyrën tënde.
A e di se nëse ti nuk i frikësohesh Allahut, asnjë gjymtyrë nuk do t’i frikësohet?!
A mendon se kështu do më largosh nga kënaqësia e Allahut?!
Sa kohë janë bërë që sytë e mi nuk i ke lënë të lotojnë për mëkatet dhe kthimin tek Allahu?!
Ti e di se sytë e mi po kërkojnë derdhjen e lotëve, por nuk po munden…
I ke ngushtuar aq shumë dhe nuk po munden ta zbrazin atë që mbajnë brenda…
Sa herë jam duke të folur…
Po të thërras në përulje ndaj Allahut…
Të lutem pastrohu…
Të lutem zbutu…
Të lutem mos u bëj shkaktare që të më hedhësh në zjarr…
Dije se nëse përsëri vazhdon kështu, do të vish bashkë me mua në një zjarr të madh dhe nuk do të shpëtosh.
Por, nëse i kthehesh me frikë-respekt Zotit tënd, që të dy do t’i shijojmë kënaqësitë që na ka përgatitur Allahu.
Kujtoje fjalën e Ibrahim Et-Tejmiut, i cili ka thënë:
“Përfytyrova veten në xhenet duke ngrënë prej frutave të tij, duke përqafuar vajzat e bukura dhe duke shijuar begatitë e shumta.
Pyeta veten: “Çfarë do të dëshiroja?”
Thashë: “Të kthehem në dynja dhe të shtoj veprat e mira me të cilat arrita këto begati.”
Më pas përfytyrova veten në zjarr, duke u djegur, duke vjellë zorrët e barkut nga uji i valuar dhe duke ngrënë prej pemës së Zekumit.”
Pyeta veten: “Çfarë do të dëshiroja?”
Thashë: “Të kthehem në dynja që të punoj mirë e të shpëtoj nga ky dënim.”
Pastaj thashë: “O vetja ime, ja ku je te dëshira jote, prandaj puno!”
Mendo për këtë të fundit…
Të thërret në pendim trupi yt i lodhur nga mëkatet.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com