Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Të drejtat e Allahut të Plotfuqishëm

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Të drejtat e Allahut të Plotfuqishëm Empty Të drejtat e Allahut të Plotfuqishëm Fri Oct 09, 2009 11:51 pm

nDeRiM

nDeRiM
.
.

Shkruar nga M. Tafa
Posted in Akide - Akide - te ndryshme

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

E drejta më themelore që duhet të përmbushë njeriu është e drejta e Krijuesit, të Dashurit, Kujdestarit të tij, Allahut të Plotfuqishëm, i Cili ka më shumë të drejta se të gjithë.

Allahu është Mbret i çdo gjëje, i Gjithëfuqishmi, i Drejti, i Vetmi që nuk ka as grua as djem, ekziston nga asgjëja dhe është Ai që e kthen krijimin e Tij në tokë duke e bërë përsëri dhe. Është Ai që i meriton të gjitha falënderimet që kur njeriu është vetëm një fetus në mitrën e nënës së tij, ku askush nuk është i aftë ta ushqejë përveç Atij.

Në mitër Allahu krijoi tri shtresa errësire për rehati, mbrojtje dhe izolim të duhur. Më vonë është Ai i Cili e pajis nënën tuaj me qumësht të ngrohtë nga gjoksi i saj për t’ju dhënë juve ushqimin më të përshtatshëm gjatë gjithë kohës, në lidhje me moshën tuaj. E pra, është Allahu Ai që ju aftëson të thithni qumështin nga gjiri i nënës suaj.

Për më tepër, është Allahu Ai që vendosi dashuri, kujdesi, dhembshuri në zemrat e prindërve tuaj që t’i mbushi të gjitha fazat e hershme të jetës suaj, kur ju keni nevojë për kujdesie, strehim, rehati, dhe shumë gjëra të tjera. Ai ju ka furnizuar me inteligjencë të natyrshme, me aftësi mendore, ndjenja, energji, forcë, që të kujdeseni për veten dhe të tjerët, duke treguar kështu aftësinë dhe mirësinë e Allahut mbi ju. Allahu thotë në Kuranin e Lavdishëm: “Dhe Allahu ju ka nxjerrë nga mitra e nënave tuaja duke mos ditur asgjë. Ai ju dha edhe dëgjimin, shikimin dhe zemrën, që të mund të falënderoni (Allahun).” Nahl, 78.

Në qoftë se ndokush do t’ju jepte një pjesë nga ato që ju ka dhënë Allahu, ju do ta respektonit dhe do të kishit në konsideratë çdo gjë që do t’ju kërkonte. A nuk është e jashtëzakonshme që dikush t’i kundërvihet Zotit, Krijuesit, të Dashurit, me mohim të hapur ndaj urdhrave, rregullave, mësimeve, të cilat janë për përfitimin dhe të mirën e vetë njeriut e jo të Zotit? Në fakt, çdo e mirë që i vjen njeriut është nga Allahu dhe çdo e keqe e kryer nga njeriu është si rezultat i mosrespektimit të njeriut ndaj urdhrave dhe mëshirës së Allahut të Plotfuqishëm. Allahu thotë në Kuran: “Dhe ju nuk keni ndonjë të mirë që të mos jetë nga Allahu. E për më tepër, kur ju bie ndonjë fatkeqësi, ju qani tek Allahu me ngashërim.”


Në të vërtetë, kjo e drejtë që kërkon Allahu ndaj robit është shumë e lehtë për t’u zbatuar, e thjeshtë për t’u respektuar, e qartë për t’u kuptuar dhe praktike për t’u zbatuar, për ata që Allahu ua ka bërë kështu. Thelbi i kësaj çështje është se Allahu i Plotfuqishëm nuk e ka bërë këtë të drejtë të vështirë për t’u arritur, të pamundur për t’u zbatuar apo për ta kuptuar. Allahu thotë në Kuranin Famëlartë: “Dhe përpiquni fort për Çështjen e Allahut siç duhet luftuar ( me përkushtim, çiltërsi dhe me të gjitha përpjekjet tuaja, me qëllim që Emri i Tij të jetë mbi gjithçka). Ai ju ka zgjedhur ju (për të përhapur Mesazhin e Tij të Islamit në mbarë njerëzimin, duke i ftuar ata në Fenë e Tij, në Islam) dhe nuk ka vënë mbi ju ndonjë mundim në fe; është feja e babait tuaj Ibrahimit (feja e tij, e adhurimit vetëm të Allahut). Është Ai Allahu që ju ka emëruar ju muslimanë edhe më parë (ata që ishin në fenë e Tij, në Islam, si Ibrahimi e ndjekësit e rrugës së tij), edhe në këtë Kuran, me qëllim që i Dërguari Muhamed (alejhi selam) të mund të jetë dëshmues mbi ju dhe ju të jeni dëshmues mbi njerëzimin. Kështu pra, kryejeni faljen (e rregullt e të përcaktuar siç duhet), jepni zekatin dhe mbështetuni fort tek Allahu (kini besim Tek Ai, mbani shpresat tek Ai për çdo gjë. Ai është Meula ( Zoti, Mbrojtësi, Mbështetësi), por sa Zotërues e Mbrojtës i Shkëlqyer dhe Ndihmues i Përsosur!”

Kjo e drejtë e Allahut është një besim ideal dhe i vërtetë, në të drejtën dhe të mirën. Kjo e drejtë rezulton në një cilësi të frytshme dhe të shkëlqyer e në vepra të mira. Pesë namazet e ditës për muslimanin janë një zbatim i thjeshtë i kësaj të drejte të Allahut. Megjithatë kjo është për të mirën e robit. Ata do të shlyejnë gjynahet e vogla të bëra gjatë ditës, do të shtojnë shpërblimin për vepra të mira, përmirësojnë moralin, praktikimet dhe devijimet e zemrës, duke përmirësuar njëkohësisht dhe durimin, mbrojtjen, përqendrimin, dedikimin, vendosmërinë, devotshmërinë, angazhimin, prodhimin dhe përsosmërinë. Kjo kërkohet nga të gjithë dhe është në përputhje me të gjitha aftësitë e njeriut, siç thotë Allahu në Kuran: “Kini pra frikë Allahun dhe përmbushni detyrimin e Tij sa të mundeni…” Tegabun, 16.

Profeti (alejhi selam) i tha një burri që quhej Imran ibn Husein, i cili në atë kohë ishte i sëmurë: “Kryeje faljen e detyrueshme në këmbë, por nëse s’mundesh kryeje ulur e nëse s’mundesh, kryeje kur je shtrirë.”

Si rezultat i besimit në Allah dhe në Islam duhet të paguajë zekatin. Kjo është një përqindje e vogël e pasurisë bazë që i jepet një njeriu të varfër dhe në nevojë. Allahu nuk përfiton nga kjo. Nga zekati përfiton i varfri, por kjo duke mos dëmtuar të pasurin që e jep këtë.

Si besimtar i bindur musliman, secili duhet të agjërojë muajin Ramazan, muajin e nëntë të kalendarit hënor çdo vit. Nëse ndokush nuk është në gjendje ta kryejë këtë, për arsye logjike, mund ta kryejë në kohë të tjera të vitit ose të paguajë një shumë për moskryerjen e tij, siç thotë Allahu në Kuran: “Nëse ndokush është i sëmurë ose në udhëtim, i njëjti numër i ditëve të cilat ai nuk i agjëroi në kohën e tyre, duhet të plotësohet në ditët e tjera.” Bekare, 185.

Gjithashtu, si rezultat i zbatimit dhe praktikimit të kësaj të drejte të Allahut, besimtari musliman duhet të kryej haxhin në vendin e shenjtë në Qabe, në Mekë, të paktën një herë në jetë, për ata që mund t’i përgjigjen nga ana financiare dhe që janë të aftë fizikisht.

Të gjitha veprimet e tjera që Islami i kërkon njeriut janë kur është nevoja, për shembull: xhihadi për çështjen e Allahut, duke mbrojtur njerëzit në rast padrejtësie.

I dashur njeri!

Shqyrtoji këto të drejta të Allahut të Plotfuqishëm. Është e lehtë t’i përmbushësh ato, është kaq madhështore në shpërblim dhe në vlerë për ata që i kryejnë çfarë kërkohet. Praktikuesit e kësaj të drejte do të jetojnë të lumtur në këtë botë dhe në tjetrën, të mbrojtur nga zjarri i xhehenemit dhe do të shpërblehen me qëndrim të përhershëm në xhenet. Allahu në Kuran thotë: “Gjithsecili do ta shijojë vdekjen dhe vetëm në Ditën e Ringjalljes do t’ju paguhet shpërblimi juaj. Dhe kushdo që do të largohet prej zjarrit dhe do të futet në xhenet, vërtet ai ka fituar. Jeta e kësaj bote është vetëm një kënaqësi mashtruese.” Ali Imran, 185.

http://www.burimijetes.com/

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com