Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Rregullat e Kurbanit

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Rregullat e Kurbanit Empty Rregullat e Kurbanit Sat Oct 10, 2009 2:30 am

QeNdRiM

QeNdRiM
.
.

Falenderimi i takon Allahut,Subhanehu ve teala ndersa paqa, shpetimi dhe bekimet qofshin mbi zoteriun tone, Muhamedin, birin e Abdullahut, familjen,shoket dhe tere pasuesit e tij gjer ne amshim, me pas:


Meqe Kurbani është prej riteve madheshtore te Islamit, me ç'rast perkujtojme Njeshmerine e Allahut, Subhanehu ve teala, begatite e Tij te panumerta ndaj nesh, respektin e babait tone Ibrahimit, Alejhi selam, si dhe te mirat tjera te shumta ne këtë feste, është e domosdoshme qe muslimani te interesohet per të dhe t'a shenjteroje këtë rit madheshtor.


Ne vijim nje abstrakt lidhur me këtë rit madheshtor:


KURBANI: Eshtë kafsha e cila therret, deve, lope apo dele qofte, per t'u afruar tek Allahu. Kafsha therret pas namazit te bajramit, duke qene e lejuar therrja e saj deri ne diten e fundit te Teshrikut (Keshtu quhen ditet e Bajramit ne fjalorin fetar), e cila është dita e 13 e muajit Dhul Hixh-xhe.


Thote Allahu,subhanehu ve teala, " Andaj, ti falu dhe prej kurban për hirë të Zotit tënd!( Kevther 2)


Pastaj thote, " Thuaj: "Namazi im, kurbani im dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)!"(En'am 162-163)


Thote gjithashtu, " Ne i kemi caktuar çdo populli vendtherrjen (e kurbanit), që ta përmendin emrin e All-llahut për arsye se i furnizoi ata me kafshët. Zoti juaj është një Zot, andaj vetëm Atij dorëzohuni, e përgëzo të dëgjueshmit."(Haxh-xh 34)


Kurbani, sipas shumices se dijetareve është Sunnet i Forte (Sunneh Muekkede), i cili kryhet prej te gjallit, per veten dhe familjen e tij, duke iu lejuar qe t'i bashkangjes ne shperblim (sevap) ke te doje prej te gjalleve dhe te vdekurve. Ndersa sa i perket Kurbanit per te vdekurin, nese ai ka porositur per nje gje te tille nga 1/3 e pasurise se tij, ose e ka lene nje gje te tille se vakf per vete, duhet patjeter permbushja e kesaj porosie, ndersa nese ai nuk ka porositur per nje gje te tille dhe nuk ka lene vakf, por njeriu vetevetiu deshiron te therr per te, lejohet dhe është mire, por kjo konsiderohet lloj sadakaje.


Sipas sunnetit njeriut i lejohet t'i bashkangjes ne kurbanin e tij antaret e familjes se tij, te gjalle a te vdekur qofshin, dhe me rastin e therrjes thote: O Allahu im! Kjo eshte prej meje dhe prej familjes sime!, dhe nuk ka nevoje qe per cdo te vdekur te therr kurban te vecante.


Dijetaret kane rene dakord se therja e kurbanit dhe sadakaja me mishin e tij jane me te vlefshme sesa dhenia e tyre ne vlere (te holla), sepse Pejgamberi Alejhi selam therri kurban, duke e ditur se ai nuk bente perveq atë qe ishte me e preferuara. Kete mendim e pefaqesuan edhe hanafitet, shafiitet dhe imam Ahmedi.


Kurbani i mirë dhe më i miri:


Nje dele mjafton per njeriun dhe antaret e familjes se tij. Kete e mbeshtet hadithi i rrefyer nga Ebu Ejjubi,i cili thote, " Njeriu ne periudhen e Muhammedit therrte nje dele si kurban per vete dhe familjen e tij, prej se ciles hanin dhe ushqeheshin." (Transmetojne Ibni Maxhe dhe Tirmidhiu, i cili njeherit e ka cilesuar si Sahih)


Sa iu perket kafsheve te cilat perdoren per Kurban, sipas teksteve fetare, ato jane : deveja, lopa dhe deleja.


Disa dijetare kane thënë se kurbani me i mire është deveja, pastaj lopa, pastaj deleja, pastaj ortakeria ne deve ose lope. Kete e thane duke u bazuar ne thenien e Pejgamberit per diten e xhuma " Dhe kush shkon ne oren e pare te xhumase, është sikur te jete afruar tek Allahu, subhanehu ve teala, me ( dhenien sadaka te ) nje deveje".


Per kete mendim njezeri u pajtuan tre imamet, Ebu Hanifeja, Shafiu dhe Ahmedi ( Allahu i paste meshiruar).


Bazuar ne kete qe thame rezulton se deleja e nje njeriu eshte me e vlefshme sesa deveja e shtate vetave.


Imam Maliku mendonte se kurbani me i mire eshte se pari dashi i cili i ka mbushur 1 vit, pastaj lopa, pastaj deveja. Mendimin e vet e argumenton me faktin se Pejgamberi Alejhi selam therri si kurban dy deshë, duke e ditur se ai nuk ben perveq ate qe eshte më e mira dhe më e vlefshmeja.


Pergjigje: Pejgamberi kishte zgjedhur te paren si lehtesim per ummetin e tij, sepse ata e pasojne ate dhe ai nuk iu deshiron atyre veshtiresi.(Shiko: Fetava Shejh Bin Baz)


Deveja apo lopa vlen per shtate veta. Xhabiri, radijallahu anhu, transmeton e thote, " Therrem ne Hudebije me Pejgamberin, deven per shtate veta dhe lopen per shtate veta." Ne nje tekst tjeter qendron " Pejgamberi Alejhi selam na urdheroi te bejem ortakeri ne deve dhe lope, per cdonjeren prej tyre nga shtate veta". Ndersa ne nje verzion tjeter qendron "Pritej lopa per shtate veta,ne te cilen mirrnin pjese se bashku (shtate veta)". ( Muslimi)


Dispozita E Kurbanit:


Kurbani eshte rit islam, madje braktisja e tij totalisht ne ndonje vend, sipas disa dijetareve, obligon luftimin e popullit te atij vendi, sepse kurbani eshte rit islam.( Resailun Fikhijjetun, Shejh Uthejmin, f.46)


Dijetaret sa i perket dispozites se kurbanit jane ndare ne dy grupe:


1. Eshtë vaxhib (obligim). Këtë e thane: Evzaiu, Lejthi, Ebu Hanifeja, Shejhul Islam Ibni Tejmije, Ahmedi (ne njerin prej dy mendimeve te tij), Maliku (ne njerin prej dy mendimeve te tij). Ithtaret e ketij mendimi argumentuan me :


" Ajeti, " Andaj, ti falu dhe prej kurban për hirë të Zotit tënd!"( Kevther 2)


Aspekti i argumentueshmerise prej ajetit qendron ne foljen urdherore, e cila percakton Obligueshmerine.


" Hadithi i Xhundubit, radijallahu anhu, i regjistruar ne dy koleksionet e verteta, ne te cilin thote Pejgamberi " Kush e ka therrur kurbanin e tij para se te falet, le t'a there ne vend te tij nje tjeter, ndersa kush nuk e ka e ka therrur le t'a therre me emrin e Allahut".(Muslimi 3621)


" Hadithi, " Kush ka mundesi te there ndersa nuk e ben këtë, le te mos i afrohet faltores sone".(Ahmedi,Ibni Maxhe,ndersa Hakimi e ka bere te vertete bazuar ne hadithin e Ebu Hurejres.Kete e ka thene ne Fet'hul Bari,duke qene transmetuesit e tij besnikë)


2. Sunnet Muekked (sunnet i forte). Këtë mendim e kane thëne shumica e dijetareve,si: Shafiu,Maliku,Ahmedi.Kreret e ketyre mendimeve pohuan njerezeri se braktisja e ketij riti,per ate qe ka mundesi,eshte e urryer.Kete e argumentuan me argumentet vijuese:


" Hadithin e Xhabirit,radijallahu anhu,i regjistruar ne Sunenin e Ebu Davudit,ku thote Xhabiri, " E fala me te derguarin e Allahut Kurban Bajramin.Kur e kreu namazin i solli dy deshë,te cilet i therri dhe tha: Bismil-lahi Vallahu Ekber ( Me emrin e Allahut,Allahu është me i Madhi). O Zoti im! Kjo eshte prej meje dhe prej atyre qe nuk kane therre asgje prej ymmetit tim!" ( Sunen Ebi Davud,me koment te Muhammed Shemsulhakk Abadi,7/486)


" Ne pese librat e hadithit,perveq atij te Buhariut,është shenuar se, " Kush deshiron te there kurban,le te mos qethet dhe le te mos i preje thonjet".


Shejhu i nderuar, Ibni Uthejmini, pasi qe solli mendimet e dijetareve sa i perket obligueshmerise apo joobligueshmerise, dhe pasi solli argumentet e seciles pale tha: " Argumentet e seciles pale jane bindese,por ndjekur parimin e "Kujdesise",te mos e braktise kete rit ai i cili ka mundesi,sepse ky rit sherben per madherimin e Allahut,perkujtimin e Tij dhe pertrirja e beselidhjes me plotbindje" ( Pertirja e besimit,vendosja per te mos bere mekate,e keshtu..S.I)( Resail fikhijje,f:50)


Kushtet e Kurbanit:


1. Te jete i moshes se duhur,e cila se paku është 6 muaj per Dashin dhe 1 vit per Edhin (cjapin), per lopet 2 vite ndersa per devet 5 vite.


2. Te jete i paster prej te metave.Thote Pejgamberi Alejhi selam, " Kater (4) kafshe nuk vlejne per kurban: e verbera, me verberi te qarte, e semura me semundje te qarte, e çala, e cila ka çalim te qarte dhe e dobeta (e holla), e cila e ka humbur kontrollin mendor".


Ekzistojne edhe te meta tjera, te cilat edhe nese nuk pengojne drejteperdrejt kafshen per te qene Kurban,megjithate nuk preferohet marrja e kafshes me te meta te tilla si Kurban, p.sh: Kafsha qe e ka bririn e thyer, apo hunden e keputur, sepse Kurbani do të thotë te afrohesh tek Allahu, i Cili nuk pranon perveq se mires, sepse Ai Vet eshte i Mirë, dhe ata qe i madherojne ritet e Allahut le t'a dijne se kjo eshte devotshmeri e zemrave.


3. Ndalimi i shitjes se tij. Nese caktohet kafsha per kurban, nuk lejohet shitja e saj, perveq nese e nderron me nje me te mire. Nese kafsha pjelle (lind) ateher therret se bashku me te voglin e saj, sikurse qe ne rast nevoje, lejohet perdorimi i saj per hipje. Argument per kete sherben hadithi i regjistruar ne Koleksionet e Buhariut dhe Muslimit nga Ebu Hurejre, Allahu e paste meshiruar, se Pejgamberi Alejhi selam kur e kishte pare nje njeri i cili i grahte deves, i kishte thënë: " Hipi! Tha: Eshte per kurban. Tha, ne te dyten ose treten:Mjere per ty! Hipi asaj!"


4. Therrja e kurbanit ne kohen e duhur. Kjo kohe është e caktuar prej mbas namazit te bajramit dhe hytbes e deri te perendoje dielli ne diten e fundit te Teshrikut, e cila është dita e 13 e muajit Dhul Hixh-xhe. Kete e themi bazuar ne thenien e Muhammedit, Alejhi selam " Kush ka there para namazit, le t'a perseris atë edhe njehere (me nje kurban tjeter te gjalle)!" (Buhariu dhe Muslimi). Aliu, Allahu qofte i knaqur prej tij, kishte thënë, " Ditet e bajramit (te kurbanit) jane dita (e pare) e therrjes dhe tri dite pas (saj)." Kete mendim e perfaqesojne Hasan Basriu, Atau, Evzaiu, Shafiuu dhe njeherit këtë e pelqeu edhe Ibni Mundhiri, Allahu subhanehu ve teala, i paste meshiruar qe te gjithe!


Si Veprojme Me Kurbanin ?


" Ai qe therr Kurban preferohet qe se pari te haje nga Kurbani,nese per nje gje te tille ka mundesi.Thote Pejgamberi Alejhi selam " Le te haje cdokush prej Kurbanit te tij".(Sahihul Xhamii 5349)


Ngrenia patjeter se duhet te jete pas namazit te bajramit dhe hytbes.Ky është mendimi i djetareve,si: Aliu,Ibni Abbas (radijallahu anhum), Maliku,Shafiuu,etj.Paragrafin e mësiperm e argumenton hadithi i Burejdes,se Pejgamberi Alejhi selam nuk dilte ne diten e bajramit te Ramazanit derisa hante dic,ndersa diten e kurban bajramit,nuk ushqehej derisa therrte Kurban".( Shejh Albani ka thënë se zingjiri i transmetuesve te hadithit është i sakte,Shif: El Mishkatu 1/452)


" Me se miri është qe njeriu ta there Kurbanin me doren e tij,ndersa nese nuk e ben atehere i preferohet te prezentoje gjate therrjes.


" Preferohet ndarja e mishit te Kurbanit ne tri pjese:
1/3 per ngrenie,
1/3 dhurim miqve,shokeve,etj,dhe
1/3 per sadaka.


Kete e kane thene Ibni Mes'udi dhe Ibni Umeri (radijallahu anhum), sikurse qe dijetaret jane pajtuar se nuk lejohet shitja e mishit,dhjamit apo lekures se tij.Ne hadithin e vertete qendron, " Kush shet lekuren e kurbanit te tij,ai nuk ka kurban". ( Shejh Albani ne Sahihul Xhamii e ka cilesuar si te mire -hasen-,shiko:sahihul xhamii 6118)


Nuk lejohet t'i ipet dic kasapit si pagese per therrje. Aliu, radijallahu anhu, ka thënë: " Pejgamberi me ka urdheruar...qe te mos i jap asgje kasapit prej Kurbanit. Pate thënë: Ne i japim prej asaj qe posedojme." ( Muttefekun alejhi).


Eshtë thënë se lejohet t'i japim dic si dhuratë kasapit por jo si pagese per therrje.Lejohet t'i dhurohet edhe pabesimtarit nje pjese e kurbanit,per hire te fqinjesise,varferise,afersise apo bashkimin te zemres se tij (per t'a pare Islamin me sy te dashamirit S.I) ( Shif: Fetava te Shejhut Bin Baz)


C'gjerave duhet t´u largohet besimtari gjate dhjete diteve te fundit nese deshiron te there kurban:


Sunneti (tradita profetike) na ka mesuar se ai qe deshiron te there kurban,ne dhjete diteshin e pare (te Dhul Hixh-xhes) duhet t'iu largohet : Qethjes,prerjes se thonjeve,apo rruarjen e vendeve te turpshme,derisa te there kurban.Thote Pejgamberi Alejhi selam, " Nese e shifni henen e muajit Dhul Hixh-xhe dhe ndokush prej jush deshiron te there kurban, le te mos qethet dhe te mos i preje thonjet derisa te there kurban ( ne diten e bajramit)." Ne nje verzion tjeter qendron, " Atehere le te mos qeth floket apo rruaje organin!" ( Muslimi e transmeton ne kater verzione,13/146)


Kjo, sipas mendimeve me te qelluara, është obligim. Por nese me qellim ben keto gjera te lartpermendura, atehere ai vetem kerkon falje tek Allahu, subhanehu ve teala, nuk ka nevoje per shpagim dhe kurbani i tij llogaritet i vlefshem.


Nese dikush detyrohet qe per shkak te nevojes t'i preje floket nese ka ndonje plage,apo t'a prej ndonje thua nese i është thyer , atehere kjo nuk ka gje te keqe, derisa mos prerja e tyre do te shpiente ne dem. Nuk ndalohet pastrimi ne dhjete ditet e fundit Urtesia e ndalimit te qethjes dhe prerjes se thonjeve per ate qe do te therre kurban eshte ngjashmeria e tij me haxhiun ne disa rite, me te cilat afrohet njeriu tek Allahu,duke shpresuar se Allahu do ta shpetoje prej zjarrit!


Kush pren dic prej gjerave te lartecekura ne fillim te muajit,per shkak se nuk e kishte ndermend te therrte kurban,pastaj i është mundesuar therrja e Kurbanit,atehere ai largohet prej ketyre gjerave ne atë dite kur e ben nijjet (vendos) therrjen e kurbanit.


Disa gra e kane bere zakon qe te autorizojne vellaun apo djalin te therre per te, ne menyre qe asaj t'i lejohet prerja e flokeve. Kjo nuk eshte e vertete, sepse kurbani eshte i lidhur per ate qe ka vendos te therre kurban, e jo per te autorizuarin.


Te autorizuarit nuk i zbatohet ndalimi, sepse ai është i vecante per atë qe deshiron kurban per veten e tij. Kete e potencoi hadithi i Pejgamberit, Alejhi selam, i lartecekur. Pokeshtu qendron puna edhe nese there kurban per dike qe e ka lene porosi therrjen e kurbanit. Ky ndalim nuk perfshin gruan e as femijet e atij qe vendos therrjen e kurbanit, perveq nese ndonjeri prej tyre ka kurban te vecante. Kete e mbeshtesim ne faktin se Muhammedi, Alejhi selam kur therrte nuk urdheronte familjen e tij per t'i braktisur gjerat e lartecekura, apo se paku neve nuk na është transmetuar asgje prej tij ne lidhje me këtë ceshtje.


Kush ka kurban, pastaj ka vendosur t'a beje haxhin, ai nuk prêt asgje prej flokeve apo thonjeve te tij me rastin e hyrjes ne Ihram, sepse kjo është sunnet (tradite e Pejgamberit) ne rast nevoje. Ndersa, nese ka ndermend t'a beje haxhin Temettu' (Bashkimi i Haxhit dhe Umres), i pren floket e tij kur t'a kryeje umren, sepse kjo është rit.


Çështjet e ndaluara te lartecekura jane te perkufizuara ne hadithin e mesiperm, keshtuqe njeriut qe do te there kurban nuk i ndalohet parfumosja, mardheniet seksuale apo veshja e rrobave te qepura.

Allahu, subhanehu ve teala, e di me se miri!

http://nektariivulosur.tk

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Similar topics

-

» Rregullat e Fik'hut

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Forum create on Forumotion | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com