Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Vlera e namazit te sabahut

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Vlera e namazit te sabahut Empty Vlera e namazit te sabahut Sat Oct 10, 2009 2:33 am

QeNdRiM

QeNdRiM
.
.

Allahu i Plotfuqishëm i përmend kujdestarët e xhamive dhe i cilëson me iman të dobishëm, me kryerjen e punëve të mira, që themeli i tyre është namazi dhe zekati, çdoherë duke pasur frikën e Allahut në zemër që është baza e çdo të mire. I Lartësuari thotë: "E drejtë e përkujdesjes së xhamive të Allahut është vetëm e atij që i beson Allahut dhe ditës së fundit, e që e falë namazin, jep zekatin e nuk i frikësohet askujt pos Allahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë)." [Tevbe, 18]

Prezentimi yt në xhami që të falësh namazin me xhemat është përkujdesje për shtëpinë e Allahut. Andaj është emanet për mua dhe për ty që të kujdesemi për këtë namaz me xhemat në mënyrë që të na bëhet dritë dhe shpëtim në Ditën e Gjykimit.

Mos u bë prej atyre që e harrojnë veten, e kanë imanin e dobët, e humbin devotshmërinë, iu vdes xhelozia, u shuhet entuziazmi dhe nuk kujdesen që të prezentojnë në xhami në namazin me xhemat, dhe arsyetohen me arsyetime të pavend e të dobëta, më të dobëta se rrjeta e merimangës. Me këtë ata parapëlqejnë dashurinë e epshit e të gjumit më shumë se dashurinë e Allahut dhe të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Allahu thotë: "Thuaj (o i Dërguar): Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikësoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se sa Allahu, se sa i Dërguari i Tij dhe se sa lufta në rrugën e Tij, atëherë pritni derisa të vijë Allahu me ndonjë vendim, Allahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur." [Tevbe, 24]

Vëlla dhe motër!

Nëse do që të gëzohesh me përgëzimin e Pejgamberit tënd, Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili thotë në hadithin që e tregon Enesi: "Përgëzoi ata, të cilët ecin nëpër errësirë për në xhami me një dritë (nur) të plotë në ditën e gjykimit." [Transmeton Tirmidhiu, Ebu Davud dhe Ibn Maxhe] eja dhe vepro një gjë të tillë. Këtu kemi edhe një fitim tjetër, përveç dritës së plotë, fitim jo në këtë botë, por në botën e ardhme. Fitim që e synon çdo besimtar dhe angazhohet për të, ai është shpërblimi me xhenet, sa fitim i mirë është ky. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: "Kush i fal dy namazet do të hyjë në xhenet." [Transmeton Muslimi] E"shtë fjala për namazin e sabahut dhe të ikindisë.

Sa shpërblim dhe fitim i madh të hysh në xhenet vetëm për shkak të kujdesit tënd ndaj këtyre dy namazeve, sabahut dhe ikindisë. Nëse do të dish për këtë dhe më shumë se kjo lexo librin e Allahut dhe analizoje atë, edhe pse tërësisht nuk do ta njohësh derisa të hysh në të. Allahu i Madhëruar thotë: "Pra, për ata që kanë vepruar, nuk di askush për atë kënaqësi që u është caktuar atyre si shpërblim." [Sexhde, 17]

Nuk është vetëm kjo, ka edhe më shumë, e ajo është kënaqësia e të pamurit të Allahut në Ahiret. Xherir bin Abdullah tregon: Ishim me Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe e shikoi hënën e plotë e tha: "Ju do ta shihni Zotin tuaj sikur e shihni këtë hënë e nuk polemizoni në të pamurit e saj, andaj kush mund ta falë namazin para lindjes së diellit dhe para perëndimit të diellit e të mos i ik, le ta bëjë atë." Pastaj e lexoi ajetin kur'anor: "Madhëroje Zotin tënd para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij." [Transmeton Buhariu] Në transmetimin e Muslimit ceket: "Domethënë namazin e sabahut dhe të ikindisë"

Dijetarët cekin këtu lidhshmërinë e përmendies së këtyre dy namazeve me të pamurit e Allahut në Ahiret dhe thonë: "Namazi është adhurimi më i vlefshëm, prandaj edhe e meriton të shpërblehet me shpërblimin më të vlefshëm, e ai është kënaqësia e të pamurit të Allahut."

Të nderuar vëllezër dhe motra duhet ta dime se imani i njeriut reflektohet me rastin e shkuarjes në xhami për faljen e namazit të sabahut, kur zgjohet nga gjumi duke lënë ngrohtësinë e shtratit dhe ëmbëlsinë e gjumit, vetëm e vetëm të arrijë kënaqësinë dhe të mirat e Allahut. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: "Kush e fal sabahun është nën mbrojtjen e Allahut." [Transmeton Muslimi] Poashtu thotë: "Kush e falë namazin e jacisë me xhemat ka shpërblim sikur të falej gjysmën e natës, ndërsa kush e fal namazin e sabahut me xhemat ka shpërblim sikur të falej tërë natën."

Shpirti i pastër nxiton tek Zoti i tij që të kryejë namazin e sabahut, mundësisht me xhemat. Ky është një qëllim i lartë dhe paksa i vështirë për t'u arritur, përveç atij që ka besimin e fortë dhe vullnetin e madh.

Shumë njerëz, , bien në shtrat dhe thellohen në gjumë e nuk ndërrmarin asgjë që të zgjohen për namaz të sabahut. Aq më tepër kur edhe shejtani ua lidh nyjet që të mos zgjohen siç thotë edhe Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në hadithin e Ebu Hurejres: "Shejtani ua lidh tre nyje kur të shkoni për të fjetur, që t'ua bëjë natën shumë të gjatë. Kur të zgjohesh duke e përmendur Allahun zgjidhet një nyje, nëse merr abdes zgjidhet nyja tjetër, e kështu me radhë, dhe do të gdhihesh i freskët dhe energjik. Në të kundërten do të gdhihesh i plogësht dhe përtac." [Transmeton Muslimi]

Vëlla dhe motër!

Shikoni sa rëndësi dhe përgjegjësi e madhe është kjo. Pejgamberi ynë i dashur na e tërheq vërejtjen që të mos bëhemi të plogësht e përtac, e sidomos që të mos e lëmë namazin e sabahut.

Si është halli i tërë kësaj, pse e kemi lënë anash? Pse e tërë kjo moskokëqarje dhe mosinteresim për Allahun dhe Sheriatin e Tij? Andaj, si shpresojmë te Allahu që të na ndihmojë, të na furnizojë, të na i mposht armiqtë tanë, të na e mundësojë mbizotërimin në tokë me gjithë këtë mospunën tonë, me mospërmbushjen e obligimeve tona ndaj Allahut dhe Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. C,do ditë e dëgjojmë thirrjen: HAJJE ALESSALAH, HAJJE ALEL FELAH (Ejani në namaz. Ejani në shpëtim) e ne nuk përgjigjemi. C,farë largësie e madhe është kjo mes nesh dhe Allahut!!! A jemi siguruar se Allahu nuk do të na dënojë!? A e kemi harruar qëndrimin tonë para Allahut!?

Allahu do të na marrë në llogari për tërë atë që jemi duke vepruar duke mos iu fshehur asgjë: "Në të vërtetë ju na erdhët një nga një (të vetmuar), ashtu si ju krijuam së pari; keni lënë prapa shpinës atë që u patëm dhënë, e nuk po shohim se i keni me vete ndërmjetësuesit tuaj, të cilët i mendonit se për ju janë ndihmëtarë (i shoqëronit Allahut). S'ka dyshim, është këputur lidhja mes jush, dhe mbaroi ajo çka mendonit (ndërmjetësues apo zotëra të tjerë)." [En'amë, 94]

O vëlla, o motër!

Zgjohu nga gjumi dhe ngritu nga shtrati, mos e rëndo veten, por kërko ndihmën e Allahut që të falësh sabahun, sepse po ta dish se sa të mirat fshehen pas këtij namazi do t'i ishit ngritur edhe duke u zvarritur, vetëm e vetëm për ta kryer këtë namaz me kohë!

Ndokush mund të gëzohet kur sheh në kohën e namazit të drekës apo ikindisë sa shumë xhemat ka për namaz, ndërsa për namazin e sabahut dhe të jacisë ka shumë pak apo fare hiç xhemat. Ku janë ata muslimanë?! Si lejuan që të bëhen pre e shejtanit dhe të kalojnë kohën e namazit në gjumë?!

C,donjëri le të frikësohet nga Allahu dhe le ta kryejë namazin e sabahut në kohën e vet, edhe atë me xhemat kur ka mundësi.

Vëllezër dhe motra! Ta dini se mungesa jote nga namazi bën që t'i nënshtrohesh hidhërimit të Allahut. Mund të ndodh që të të zë vdekja në mëkat dhe atë papritmas e ti nuk e di. Andaj, që të mos pendohesh nesër sikur që thuhet në Kur'an: "Dhe të mos thotë ndokush: "O i mjeri unë që kam lënë mangu respektimin ndaj Allahut dhe që kam qenë prej atyre që talleshin!" Ose të mos thotë: "Ah, sikur të më kishte udhëzuar Allahu (në rrugë të drejtë) e të kisha qenë prej atyre që janë të ruajtur!" Apo, kur ta shohë dënimin të thotë: "Sikur të isha kthyer edhe njëherë e të isha bërë prej atyre bamirësve!" [Zumer, 56-58] shpejto në punë që e kënaqin Allahun e Madhëruar!

Në një polemikë të bërë mes studentëve palestinezë dhe atyre izraelitë një student palestinez u thotë kolegëve të tij izraelitë se sipas paralajmërimeve të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ne muslimanët do ta marrim pushtetin e tërë botës. Ata qeshën me një sarkazëm dhe thanë: E dimë këtë, por ju nuk jeni ata! E cilët janë ata muslimanë, pra? – iu kthye ky. Ata i thanë: Janë ata muslimanë, kur për namazin e sabahut bëhet xhemati si për namazin e xhumasë!

Edhe çifutët po e ditkan vlerën dhe ndikimin e namazit të sabahut e ne muslimanët akoma jo!!!

Një kompani kërkon një nëpunës dhe një djalosh pati fatin të pranohet. Shkon me shumë gëzim që të nënshkruajë kontratën, sepse është i vetmi që u pranua në mesin e kandidatëve tjerë. E nënshkruan kontratën, në të cilën shkruan: "Pajtohem me kushtet e paraqitura dhe do t'u përmbahem maksimalisht dhe për çdo shkelje apo vonesë do t'i nënshtrohem ndëshkimit të merituar". Përveç kësaj, kontrata e obligon që t'i përmbahet orarit dhe disiplinës, të sjellë raportin çdo javë dhe të jetë shumë aktiv në punën e tij. Të gjitha këto i pranon, kalojnë ditët dhe pas një kohe ky i ri vjen te drejtori e i thotë: Që prej nesër nuk do t'i përmbahem orarit, e as nuk do t'ua sjellë raportin çdo javë me kohë. Do të hyj e dal kur të dua unë, ua sjellë raportin kur të dua unë, e as nuk guxoni të më ndëshkoni, madje të më përjashtoni as mos t'u shkojë mendja.

Po ta kishim këtë pamje para vetes do të qeshnim me të madhe dhe do ta vlerësonim këtë të ri si të marrë apo të çmendur. Si i kërkon të drejtat e tij pa i kryer obligimet!?

Çfarë mund të themi për njerëzit e tillë me punët e tyre të çuditshme? Aq më tepër kur një raport i tillë është mes njerëzve dhe Krijuesit të tyre. Si mund një njeri i mençur t'i lejojë vetes një gjendje të tillë? Kur dihet se ky njeri është i rrethuar nga të gjitha anët me të mirat e Allahut, e ky as më të voglën punë nuk e bën për Të! Puna kryesore me të cilën obligohet është kryerja e namazit në kohën e vet. E prej këtij obligimi është namazi i sabahut. Shpesh shohim se ky namaz lihet fare, apo disa e falin, por pas kohës së vet, madje disa e bashkojnë me namazin e drekës, e disa të tjerë nuk e bëjnë as kaza. Disa edhe kur e falin, e bëjnë aq shpejt sikur gjeli kur i hanë kokrrat. Nuk ka përkushtim e as frikë gjatë tij.

Në një anketë të bërë me 8800 pjesëmarrës në webfaqen www.islamway.com, në të cilën iu është parashtruar pyetja: Sa herë e ke falur namazin e sabahut brenda javës së kaluar. Pa e kushtëzuar faljen në xhami, por vetëm në kohën e vet.

Rezultati ishte i tmerrshëm sa nuk mund ta marrësh me mend. Prej tyre 34% nuk e kanë falur namazin asnjëherë, 15% e kanë falur vetëm një apo dy herë gjatë javës, 19% e kanë falur tre herë deri në gjashtë herë gjatë javës, 31% kanë qenë të rregullt në namaz apo ka ndodhur që vetëm një herë në javë t'u ik namazi, ndërsa vetëm 1% janë të rregullt çdoherë. Subhanallah!

Nuk jemi duke folur për gjëra diskutabile, në të cilat ka divergjenca të dijetarëve, nuk jemi duke folur për sunnete e gjëra thjeshtë të mira, por jemi duke folur për ABC-në e Islamit, për bazën dhe shtyllën kryesore të tij – namazin, i cili kërkohet prej nesh në çdo kohë, vend dhe situatë.
Për ata që e kryejnë këtë obligim ka shpërblime të mëdha, por edhe për ata që e lënë këtë ka kërcënime dhe ndëshkime të rrepta. Allahu thotë: "Pra, shkatërrim është për ata që falen, të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm." [Maunë, 4-5]

Komentatorët e Kur'anit thonë: "Me këtë synohen ata, të cilët e vonojnë namazin nga koha e tij." Poashtu thonë: "Vejl është luginë e llahtarshme e xhehenemit."

O Ummet, a jeni duke i besuar Librit të Zotit tuaj!?

Shumë muslimanë të kësaj kohe e kanë humbur namazin e sabahut, madje sikur e kanë zhdukur edhe nga fjalori i tyre.

Pse tërë kjo mospërgjegjësi ndaj Allahut të Lartësuar?

A jemi të gjithë ne që proklamojmë se e duam Allahun, madje më shumë se çdo krijesë tjetër? Njeriu kur e do një person, e shfaq dashurinë ndaj tij, interesohet dhe kujdeset për të, mendon për të dhe në mënyrë të flaktë e dëshiron takimin me të, të cilin me padurim e pret, e veçanërisht kohën e takimit! Madje as gjumi nuk e zë dhe është i shqetësuar derisa ta takojë. Pra, ata që përtojnë dhe ikin nga namazi i sabahut a e duan me të vërtetë Allahun? A e dëshirojnë takimin me të?

Ta marrim një shembull tjetër. Të imagjinojmë se një miliarder, pronar i një kompanie të madhe ia cakton një nëpunësi të vet një detyrë, e cila mund të zgjasë vetëm dhjetë minuta. E kjo është që të shkojë në çdo mëngjes herët në ora 04:30 tek shtëpia e drejtorit dhe ta zgjojë atë nga gjumi, e pastaj të shkojë e të rrijë i lirë tërë ditën. Si shpërblim ka çdo ditë nga një mijë euro, por me kusht që nëse vetëm një herë nuk vie apo vonohet pa arsye, t'ia kthejë të gjitha të hollat që ka marrë.

Të nderuar!

A thua vallë ç'do të bënte ky nëpunës që të mos vonohej asnjëherë në punën e tij? Do t'i mirrte të gjitha masat parapërgatitëse që të zgjohet me kohë, vendos orën me zile e ndoshta dy, porosit anëtarët e familjes, fqinjët apo edhe shokët që ta zgjojnë me telefon. Për çka? Për drejtorin e tij, që të mos e humb shansin e mirë që i është ofruar.

Si kështu ore vëlla! Allahu i Plotfuqishëm të ka dhënë të mira të shumta, miliona e miliona dollarë për çdo ditë. Ai është furnizuesi yt dhe begatuesi më i madh. Ai thotë: "Edhe në qoftë se përpiqeni t'i numëroni të mirat e Allahut, nuk do të mund të arrini t'i përkufizoni (në numër)." [Ibrahim, 34]

A nuk e meriton Allahu subhanehu ve teala që të ngritesh për Të çdo ditë në ora 04:30 dhe ta falënderosh dhjetë minuta për begatitë e Tij të shumta?!

Çfarë është qëndrimi ndaj atij që është i shkujdesur për namazin e sabahut?

Allahu i Lartësuar thotë në Kur'anin Famëlartë: "Namazi është (me kohë) i caktuar për besimtarët." [Nisaë, 103]

Islami është program i përsosur për jetën. E"shtë një marrëveshje mes robit dhe Zotit, andaj njeriu obligohet me shumë detyra të ndryshme para Zotit të tij. Në bazë të punës dhe realizimit të marrëveshjes edhe Allahu shpërblen apo ndëshkon. Nuk është e logjikshme që ti të veprosh si të duash, disa obligime t'i kryesh e disa jo! Allahu i Lartësuar thotë: "O ju që besuat! Hyni në Islamin e tërësishëm (përqafoni fenë islame në tërësi)." [Bekare, 208] Komentatorët e Kur'anit thonë: Ky ajet ka kuptimin: "Përqafone Islamin duke pranuar të gjitha dispozitat dhe ligjet e tij." Allahu është hidhëruar shumë me beni israilët, të cilët morën çfarë u pëlqeu nga feja e pjesën tjetër e refuzuan dhe tha: "A e besoni një pjesë të librit, e tjetrën e mohoni?" [Bekare, 85]

Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i përshkruan ata që janë të shkujdesur ndaj namazit të sabahut dhe të jacisë, e sidomos në namazin me xhemat, duke i cilësuar si munafikë (hipokritë). E çfarë bëhet me ata që nuk e falin fare, as vetëm e as me xhemat?! Pejgamberi alejhi selam thotë: "Nuk ka namaz më të rëndë për munafikët se sa namazi i sabahut dhe i jacisë. Po ta dinin se çfarë vlere dhe të mirash ka në to do të vinin, po qe nevoja edhe duke u zvarritur." [Transmeton Buhariu]

Allahu është i pastër nga ata që e lënë namazin farz, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: "Mos e lë namazin me qëllim! Kush e lë namazin me qëllim, Allahu dhe Pejgamberi i tij janë të pastër nga ai dhe nuk japin përgjegjësi për të." [Transmeton Ahmedi]

I dashuri vëlla! E dashura motër!

A dëshiron që njeriu, të cilin e do më së shumti të të largohet? Jo, kurrsesi!! Atëherë, si lejon që i Gjithfuqishimi, Allahu ynë i Dashur, të të largohet për shkak të mosfaljes së namazit, e sidomos të namazit të sabahut?!

Pra, çfarë të bëjmë në këtë rast? Të angazhohemi menjëherë për evitimin e shkaqeve që pengojnë në ngritjen për faljen e namazit të sabahut dhe t'i marrim shkaqet që ndihmojnë për ngritje për namaz me kohë.


Shkaqet që pengojnë në ngritjen për faljen e namazit të sabahut me kohë:
- Pagjumësia dhe ndeja pas namazit të jacisë.
- Mosnjohja e vlerës së namazit të sabahut.
- Mosfrika nga dënimi i Allahut.
- Dashuria dhe imani i dobët në Allahun.
- Mospërgatitja e shkaqeve për zgjim si kurdisja e orës me zile etj

Shkaqet që ndihmojnë në ngritjen për faljen e namazit të sabahut me kohë:

- Siqeriteti i plotë dhe vendosmëria që të zgjohesh për namaz të sabahut.
- Shkuarja në gjumë herët, menjëherë pas namazit të jacisë dhe largimi nga ndeja pas jacisë, në mënyrë që të zgjohesh herët, e pas namazit të sabahut të punosh, sepse Allahu pas sabahut i shpërndan furnizimet (rizkun).
- Ta bëjmë planin tonë ditor në përputhje me orarin e namazeve, duke lënë kohë të mjaftueshme për çdo namaz.
- Të kërkosh ndihmë që të të zgjojnë nga gjumi nga babai, nëna, vëllau, motra, fëmijët, fqinjët, shokët, nga çdonjëri që ka mundësi në këtë. Pra, të kesh një shoqëri të mirë.
- Përgatitja e shkaqeve për zgjim si kurdisja e orës me zile apo diçka ngjashëm.
- Të shkojmë në shtrat gjithmonë të pastër me abdes dhe t'i lexojmë duatë e gjumit si dhe ta lusim Allahun të na ndihmojë që të zgjohemi për namaz të sabahut.
- Ta ndiejmë veten fajtorë nëse na ka ikur falja namazit me kohë apo me xhemat, të pendohemi dhe të zotohemi që mos ta përsërisim një gjë të tillë më.
- Të shpejtojmë të përgjigjemi në thirrjen e Allahut, sepse: "E kush nuk i përgjigjet thirrjes së atij që thërret në rrugën e Allahut, ai nuk është i pamposhtur në tokë dhe pos Atij (Allahut), ai nuk ka mbrojtës. Të tillët janë në një humbje të hapët!." [Ahkaf, 32]

Në fund e lusim Allahun e Plotfuqishëm që të na pajisë me besim të sinqertë dhe të na ndihmojë në rrugën e Tij. Dhe e përmbyllim me fjalën e Allahut të Lartësuar: "Në të gjitha këto, për atë që ka mendje të shëndoshë dhe që i ka vënë veshin me vëmendje, ka argumente." [Kaf, 37]

http://nektariivulosur.tk

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com