Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Ç’është sheriati

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Ç’është sheriati Empty Ç’është sheriati Sat Oct 10, 2009 3:13 am

QeNdRiM

QeNdRiM
.
.

Xhemo Rexhematoviq

1) Ç’është sheriati

Fjala sheriat në kuptimin gjuhësor donë të thotë rrugë e cila të çon deri te burimi apo shtegu i rrugës së drejtë. Fjala sheriat përdoret në këtë kontekst të tregojë në rrugën apo vendin në të cilin dëshirojmë të shkojmë, respektivisht qëllimin e caktuar të cilin dëshirojmë ta realizojmë.
Megjithatë, fjala sheriat dhe format e tij derivative janë të përmendura pesë herë në Kur’an. Deri te përdorimi i saj i gjerë ka ardhur shumë vonë, kur fjala islam dhe din (fe) në ditët e para të islamit në të shumtën e rasteve janë përdorur për të treguar kuptimin e njëjtë.


Konceptualisht, fjala sheriat donë të thotë një mori normash, rregullash, mësimesh dhe vlerash të cilat rregullojnë jetën e muslimanëve. Megjithatë këto norma dhe rregulla janë në kundërshtim me atë se si i përshkruajnë shumë jomyslimanë, pasi që ato mbulojnë të gjitha aspektet e jetës.

Sheriati përfshinë adhurimin,etikën, sjelljet dhe qëndrimet individuale, si dhe sferat politike, sociale, ekonomike, kriminale dhe civile. Për ketë arsye sheriati është rrugë të cilën besimtarëve ua ka caktuar Allahu xh.sh për të bërë punë të mira në këtë dhe botën tjetër.

2) Cilat janë qëllimet e sheriatit

Në bazë, sheriat do të thotë të mënjanuarit e vështirësive të njerëzve dhe të ofruarit zgjidhje për problemet e tyre. Kryesisht, sheriati stimulon individin dhe shoqërinë të jenë të devotshëm dhe të afërt me Allahun.
Bashkësitë patjetër duhet të jetojnë në siguri dhe harmoni me ndjenjën e unitetit dhe mirëbesimit, duke ndihmuar njëri tjetrin, duke bërë vepra të mira, duke u larguar nga veprat e këqija dhe nga ato që nuk i do Allahu, xh.sh.

Qëllimi i parë dhe më i rëndësishëm i sheriatit është mbrojtja e fesë, sepse feja është thelbi dhe shpirti i jetës. Gjithashtu, sheriati përpiqet të ruaj jetën.
Askush nuk mund t’i vrasë njerëzit dhe tu sjell dëm atyre, në çfarëdo mënyre. Gjaku i njerëzve është i shenjtë, ndërsa njëri ndër mëkatet e mëdha është mbytja e njeriut të pafajshëm.
Sheriati, gjithashtu, ka për qëllim të mbroj mendjen. Muslimanët patjetër duhet të jenë të kthjellët dhe nuk duhet te përdorin gjëra dehëse, qofshin ato alkoolike apo narkotike. Mjetet dehëse janë shumë të dëmshme për shoqërinë, dhe sjellin më shumë dëm se sa dobi, nëse në to, përgjithësisht ka dobi!

Pasuria në sheriat, gjithashtu, është diçka që mbrohet fuqishëm. E natyrshme është që ndjenja e sigurisë është e njëjtë si dhe ndjenja e mundit të punës së dikujt të jetë e mbrojtur dhe të mos jetë e kapshme për vjedhje dhe uzurpim. Sheriati gjithashtu është shumë i kujdesshëm në ruajtjen një farefisnie të pastër dhe të rregullt. Prejardhja është e mbrojtur, dhe me këtë marrëdhëniet intime paramartesore dhe jashtëmartesore janë të ndaluara dhe të dënuara. Sheriati jo vetëm që e ndalon prostitucionin dhe tradhtinë, por ndalon gjithçka që çon në to.

3) Cilët janë burimet e sheriatit

Burimi kryesor i sheriatit është Kurani , fjalët literale të Allahut xh.sh., të shprehura me dijen dhe urtësinë e Tij. Pas Kuranit vjen sunneti i të Dërguarit të Allahut, Muhamedit a.s. Sunneti përfshin fjalët, veprat dhe lejimet e të Dërguarit.
Sunneti në përgjithësi është i përmbledhur në libra të Hadithit (thënie dhe tradita). Krahas Kur’anit dhe Sunnetit ekzistojnë edhe burime të tjera sekondare siç janë: konsensusi (ixhmai), deduksioni analogjik (kijasi) gjykimi personal (ixhtihadi) dhe interesi i përgjithshëm (maslaha).

4) Cili është dallimi midis fesë dhe sheriatit

Sheriati nënkupton një grumbull normash, rregullash, dijesh dhe vlerash të cilat drejtojnë jetën e muslimanëve .Megjithatë ato janë në kundërshtim me të kuptuarit e shumë jomuslimanëve. Sheriati përfshinë adhurimet, etikën, sjelljet dhe qëndrimet individuale, si dhe sferat politike, sociale, ekonomike, kriminale dhe civile.

Sipas islamit, feja e vërtetë patjetër duhet të buroi nga Zoti, si udhëzim për njerëzit në rrugën e drejt. Në të njëjtën kohë, natyrshmëria njerëzore dhe veprat kryesore të njeriut në bazë janë të njëjta, pa marrë parasysh kohën dhe vendin, racën, moshën dhe dallimet e tjera natyrore. Ky konceptim na çon në përfundim se ekziston vetëm një fe e vetme dhe e drejtë, e cila vjen nga një Zot i vetëm për t’i udhëhequr njerëzit nëpër rrethanat e jetës së tyre. Ajo fe është islami, nuk e ka predikuar vetëm Muhamedi, a.s., përkundrazi ka qenë lëndë misionare e të gjithë të dërguarve para Muhamedit a.s., si Ibrahimi, Musai, Isai, a.s., dhe të tjerë. Ideja e përkuljes së të vetmit Zot ishte mesazhi i të gjithë të dërguarve .

Koncepti islam na porosit se feja nuk është vetëm nevojë shpirtërore dhe intelektuale, por edhe domosdoshmëri shoqërore dhe universale. Ajo ndihmon në udhëzimin e njerëzve , dhe nuk i huton. Ajo nuk i poshtëron, por e ngrit moralin e tyre. Ajo nuk ua ndalon gjërat e dobishme, nuk i ngarkon, e as mohon kualitetet e tyre, por para tyre hap thesarin e pashtershëm të mendimit të saktë dhe veprimit të drejtë. Feja njerëzve nuk ua ngushton potencialet jetësore, por ua hap horizontet e gjera të drejtësisë dhe mirësisë (Hamude Abdul Ati, Islam in Fokus).

5) Si është raporti midis sheriatit dhe moralit

Në sistemet shekullare morali dhe ligji nuk janë medoemos të lidhur, por morali dhe sheriati drejtpërsëdrejti janë të lidhur njëri me tjetrin.
Ligjet sheriatike insistojnë të avancojnë dhe nxisin standardet etike brenda shoqërisë. Kusht që personi të mund plotësisht ta implementoj sheriatin është të jetë vërtet i sinqertë dhe të konsideroj drejtësinë mënyrën e vetme me të cilën shoqëria mund të udhëhiqet sipas instruksioneve të Krijuesit të gjithësisë.

Qëllimi i përgjithshëm i sheriatit është morali, sepse ai mundohet të themeloj dhe të promovoj vlera të caktuara si: drejtësia, e drejta dhe obligimi, këshillimi, interesi i përgjithshëm dhe suksesi në këtë dhe Botën tjetër.

6) Ç’janë hududet

Fjala “hudud” është shumës i fjalës arabe “hadd” e cila donë të thotë kufi apo kufizim. Në islam, “hududet” tregojnë përgjegjësitë të cilat shfaqen si rezultat i tejkalimit të kufijve të cilat Zoti i ka caktuar. “Hududet” nuk janë të përcaktuara me autorizimin njerëzorë. Ato nuk mund të reduktohen apo të ndërtohen, sepse janë të shpallura nga Zoti, kurse askush nuk mund të jetë më i mëshirshëm , më i urtë më i drejtë se Ai.

7) Pse dënimi është në rend të parë

Dënimi është pjesë integrale e drejtësisë; për shkak se sjellja e mirë shpërblehet ndërsa e keqja dënohet. Dënimi është pyetje kontroverse ,megjithatë, ajo patjetër të konsiderohet si pjesë e tërësisë. Ajo është vetëm pjesë e fotografisë në kuadër të dobive të përgjithshme shoqërore. Edhe pse ligji nuk është lëvizësi kryesorë i moralit në shoqëri, ai vërtet ndihmon përmirësimin e tij.
Dënimet në islam më tepër janë të natyrës funksionale, ato rregullojnë dhe pengojnë . Allahu xh.sh., ka caktuar shume obligime dhe të drejta të përbashkëta të cilat janë mishërim i vërtet i drejtësisë.

Ai gjithashtu ka caktuar kufizime dhe skajshmëri të veçanta të cilat patjetër duhet të ruhen dhe të mbrohen për shkak të një qëllimi shumë të rëndësishëm: që njerëzit të jetojnë në qetësi dhe harmoni. Nëse njerëzit nuk do t’ju përmbahen këtyre rregullave, ata jo vetëm se veten e tyre do ta vendosin në rrezik, por edhe të tjerëve do t’u bëjnë dëm. (Hurram Murad, Shari’ah: The Ëay of Justice).

Cool Cili është dallimi midis kategorive të “hududit”

Kategoritë “hududije” kanë shkallë të ndryshime dhe gjithë duke u varur nga krimi i bërë. Sa më i madh të jetë krimi, aq më i madh është dënimi i caktuar. Secili dënim apo “hadd” është drejtpërdrejtë i lidhur me veprën e keqe dhe nuk është rastësisht i dispozituar.

9) Cilat janë kategoritë e dënimit

Ekzistojnë tri kategori të dënimit në islam: E para është “hududi” e cila është dispozituar që të mbroj interesin publik . “Hududet” janë një grup shkeljesh sikur vjedhja , konsumi i alkoolit, lidhjet intime të ndaluara etj. Kategoria e dytë është “kisasi” (hakmarrje e cila është dispozituar për vrasje dhe atakim (sulm). Kur dikush i shkakton plagë fizike apo dëmton qenien njerëzore, islami i jep të drejtë personit të dëmtuar në hakmarrje – principi shumë i njohur “sy për sy” , “dhëmb për dhëmb”. (Duhet ditur se “kijasi” nuk kryhet nga vet personi i dëmtuar, por ai, rastin duhet ta paraqes në gjyq , kurse gjyqi në Shtetin Islam cakton dhe kryen dënimin, A.D.)
Kategoria e tret është “ta’ziri” apo dënimi diskrecional (alternativ) të cilin e përcakton gjyqi.

10) Cila është logjika e dënimeve të ndryshme

Dënimet e caktuara i ka dispozituar Allahu, xh.sh . Nuk ekziston asgjë që Allahu e ka dispozituar e që kjo të mos jetë e dobishme për individin apo gjithë shoqërinë. Secila dispozitë të cilën Allahu e ka dispozituar është shprehje e urtësisë, dijes dhe mëshirës së Tij të pafund.

Allahu xh.sh mund të na shpall përse një lloj dënimi apo ligji të caktuar e ka dispozituar për ndonjë lloj krimi, por nëse ai atë nuk e shpall ne çdo herë mund të gjejmë arsyen logjike për ato dënime. Ibn Kajjimi, dijetari i njohur islam këtë e shpjegon në këtë mënyrë : Nëse njerëzit do të mbështeteshin në mendimet e veta dhe të caktojnë dënim të veçantë për çdo krim, shkallën dhe përshkrimin e tij, do të ekzistonin dallime të mëdha në mendime , pajtueshmëri dhe divergjenca. Megjithatë, Allahu i lartësuar i hoqi nga ta këtë ngarkesë dhe me urtësinë, dijen dhe mëshirën e Tij caktoi dënimin në bazë të tipit dhe shkallës së tij dhe dispozitoi dënim legal përkatës .Gjithashtu caktoi dënim të përshtatshëm për çdo krim ,për shkak të mirësisë dhe mëshirë së pa kufizuar të Ti, Ai dënimet legale i dha si mënyrë për pendimin dhe pastrimin e mëkatarëve, sidomos nëse e përcjellim me pendim të sinqertë (I’lam Al-Muwaqq’in).

11) A është i mundur instalimi ideal i sheriatit

Muslimanët besojnë se sheriati është kompatibil për të gjitha kohët dhe vendet. Kur i kujtojmë plotësisht konceptet themelore dhe qëllimet e sheriatit, mund të themi se është e mundur të formohet bashkësi më e drejtë dhe më humane që t’i sjell qetësi gjinisë njerëzore.
Në këto kohë, bashkësitë tona nuk janë model i mirë, janë të dobëta dhe të sëmura. Kur të jemi koherent të testamentit të sheriatit si jeta stabile familjare, zhdukja e delikuentizmit, krimit të ulët, pavarësia nga droga apo alkooli, kur të vendosim konceptin e vëllazërisë, mëshirës, dhembshurisë, shpirtgjerësisë, drejtësisë dhe ndihmës, atëherë sheriati mund të vendoset në mënyrë ideale në shoqërinë tonë.


12) A është implementimi i sheriatit identik me implementimin e “hududit”


Sheriati nuk është i lidhur vetëm me “hududet”. Sheriati shtrihet në të gjitha sferat e jetës së myslimanëve. Kur instalojmë “hududet” atëherë kemi instaluar vetëm një pjesë të sheriatit, sepse dënimi është vetëm një pjesë e një qëllimi të madh integral.
Ekzistojnë edhe aspekte të tjera sheriatike të cilat gjithashtu duhet të implementohen.



13) Obligimi kujt është implementimi i sheriatin

Vërtet, obligimi i të gjithë myslimanëve është të implementojnë sheriatin dhe t’i përmbahen shpirtit të tij të urdhëruarit në të mirë dhe të ndalurit nga e keqja. Megjithatë duhet të konstatojmë se instalimi i sheriatit nuk mund të ndodhë për gjatë natës, më mirë thanë, ai është frytë i individëve të cilët bëjnë jetë fetare (islame).

Gradualiteti në instalimin e sheriatit është punë e rëndësishme e cila ishte aktuale në shtetin e parë islam, të cilin e themeloj i Dërguari i Allahut, Muhamedi, a.s. Është e vlefshme të përmendet se në 13 vitet e para të islamit ishin të pakta urdhrat se çfarë të veprohej dhe prej cilës duhet larguar, përveç namazit. Në ato 13 vite të para pjesa dërmuese e shpalljes shpjegonte besimin në Allahun, xh.sh., njoftonte urtësinë, mëshirën, diturinë dhe atributet e tjera të Tij. Pas 13 vitesh mësim të besimit, gjithçka që u urdhërua nuk ishte rëndë për as’habët që t’i kryenin sepse në tërësi i kuptonin principet kryesore të islamit. Për këtë përsërisim se, inkurajimi i rrethit islam përmes individëve apo institucioneve të ndryshme pa dyshim do të siguronte implementimin e sheriatit.

14) Kush ka të drejt t’i implementoj “hududet”

“Hududet” (dënime të përhershme) janë urdhra të Allahut xh.sh., dhe është obligim i të gjithë myslimanëve, të cilët jetojnë nën pushtetin islam, që të vendosin principin e “hududit”. Megjithatë, ato implementohen nëpërmjet përfaqësuesit të qeverisë (udhëheqësit), e jo nëpërmjet individit. Prandaj, nuk lejohet që individët të zbatojnë “hududet” njëri ndaj tjetrit. Mirëpo, para se të implementohen “hududet”, të drejtat njerëzore patjetër të zbatohen.

Islami promovon të drejta të caktuara për jetën, pasurinë, lirinë, drejtësinë, etj. Ato të drejta duhet të zbatohen përpara dënimit të njerëzve të cilat fyejnë të drejtat e Allahut xh.sh.

15) nëse në sheriat gjithçka cakton Zoti, atëherë ku është arsyeja njerëzore

Kur Zoti kërkon nga ne ti përkulemi, kjo nuk donë të thotë se mendja e njeriut nuk ka vend.
Përkundrazi, arsyeja njerëzore është faktor i rëndësishëm në sheriat. Padyshim, sheriati nuk është racional në kuptim që autoriteti i tij të mbështetet në arsyen njerëzore, mirëpo është racional në kuptimin se arsyeja nuk mund t’i kundërvihet.

Roli i mendimit njerëzor reflektohet në këto raste:
- të kuptuarit dhe të interpretuarit e administrimit hyjnor në situatat e reja dhe të ndryshuara;
- zbatimi i administrimit hyjnor në situatat aktuale të jetës njerëzore,
- në inkuadrimin e rregullave, zakoneve dhe institucioneve për implementimin e urdhrave dhe principeve themelore;
- të sjellurit e zakoneve në ato pjesë të së drejtës në të cilat në burimet themelore nuk ka gjë të shpallur.

Administrimi i as’habëve të Pejgamberit, a.s., dhe i atyre të cilët erdhën pas tyre; dallimet në mendime, të cilat u paraqitën në të gjithë sferat e sheriatit në vet të të Dërguarit, a.s., dhe në periudhën menjëherë pas tij, si dhe midis gjeneratave të suksesshme të muslimanëve, janë dëshmitarë të rolit të arsyes njerëzore në sheriat. (Khurram Murad , Shari’ah: The Way to God).


LITERATURA:

1. ‘ Abdul-‘ Atti, Hammudah, Islam in Focus , American Trust Publication: USA, 1983.
2. Ibn Al- Qayyim, I’lam Al-Muwaqqi’in.
3. Murad, Khurram, Shari’ah: The Way of Justice, The Islamic Foundation: UK, 1981.
--, Shari ‘ah : The Ëay to God, The Islamic Foundation: UK , 1981.

http://nektariivulosur.tk

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com