Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Mos Respektimi i Prindërve

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Mos Respektimi i Prindërve Empty Mos Respektimi i Prindërve Mon Oct 12, 2009 6:45 am

QeNdRiM

QeNdRiM
.
.

Në këtë temë do të flasim inshalla për një dukuri, për një mëkat i cili është duke u përhap dhe duke marrë hov të madh në mesin e muslimanëve për fat të keq.

Ky mëkat, kjo dukuri negative në këtë umet e ka emrin dhe titullohet mos respektimi i prindërve.
Për këtë arsye do të ndalemi në disa cilësi dhe dukuri që ndoshta ndonjëri prej nesh kur flasim për mos respektimin e prindërve mendon se nuk bënë pjesë në këto fjalë.

●Fillimisht do të njihemi me disa fjalë të Allahut [Subhanehu ve Teala] dhe të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] që të shohim se çfarë mëkati është tek Allahu [Subhanehu ve Teala] mos respektimi i prindërve.

●Transmeton Imam Tabarani me një hadith në ( ﺍﻠﻤﻌﺠﻢ ﺍﻟﻜﺒﻴﺮ), (këtë hadith Shejkh Albani ka thënë se hadithi është i vërtetë), Transmeton një shok i Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] që e kanë quajtur Xhabir Ibn Semura, ndëgjo vëlla i dashur musliman. Erdh xhibrili [alejhi selam] tek Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe i tha:

“O Muhamed ! ai fëmijë,(ai djalë) i cili i arrinë prindërit gjallë, apo e mbërrinë njërin prej tyre dhe pastaj hynë në zjarrë “

tha Xhibrili [alejhi selam]: Unë po bëjë dua, e ti (Muhamed) thuaj AMIIN. Po bëjë dua që Allahu ta largojë prej rahmetit të Tij, pastaj Xhibrili [alejhi selam] bëri dua : “ O Zot largoje prej rahmetit Tënd atë djalë që i ka mbërri prindërit e tij, e pastaj ky ka hy në zjarrë për arsye se (një transmetin tjetër) thot : prindërit janë ata të cilët janë ulur te dera e xhenetit, dhe kush dëshiron me trokitë dhe me hy në xhenet, ka mundësi me hy në xhenet me respektimin e prindërve. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: AMIIIN.

●Po ashtu hadith tjetër që e ka transmetu Imam Ahmedi, Tirmidhiu: (Shejkh Albani e ka konsideru prej haditheve të vërteta.) Transmeton një shok i Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] që e kanë quajtur Ebu Bekra, Ndëgjo vëlla i dashur musliman, kur flasim për mos respektimin i prindërve, është një mëkat prej mëkateve të mëdha që Allahu [Subhanehu ve Teala] dhe Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e kanë renditë mbas shirkut që i bëhet Allahut [Subhanehu ve Teala], për këtë thot pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] në këtë hadiith:

“Nuk ka mëkat që e meriton që Allahu me dënu atë në dunja dhe në Ahiret më shumë se dy mëkate : cilat janë këto dy mëkate? Tha Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] : “Padrejtësia (zullumi) dhe mosrespektimi i prindërve apo ndërprerja e marëdhënieve me farefisin”.

Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] transmeton një hadiith që këtë hadith e ka nxjerr Imam Buhariu në sahihun e tij ku thot :

“ A t’iu tregoj për një vepër e cila është prej mëkateve të mëdha!!?

thanë, po ja Resulallah, atëherë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha : “Mëkati më i madh është me i bërë shok Allahut [Subhanehu ve Teala] , pastaj tha: ”mëkati i dytë që vijon është mosrespektimi i prindërve”. Këtë hadiith e transemton Imam Tabarani në (ﺍﻠﻤﻌﺠﻢ ﺍﻟﻜﺒﻴﺮ), (Shejkh Albani ka thënë se ky hadith është i mirë.)

Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha:

“Tre personave Allahu nuk ua pranon në Ditën e Gjykimit asnjë vepër që e ka bërë”.

A e din njëri prej treve kush është? njëri prej tyre është ai që nuk i respekton prindërit. Për atë nëse don ty që agjërimi yt me tu pranuar, nëse don të mirat e tua mu pranu, doemos duhet që t’i respektosh prindërit e tu.

●Transmetohet nga Ibni Abbasi [radijallahu anhu], kur një ditë erdhën disa shokë të tij dhe i thanë: O Ibni Abbas, e kemi lexuar një sure në Kur’an, e kjo sure e mban emrin (Suretul- earaf). A bënë me n’a tregu se kush janë këta persona që i thojnë personat e (Earafit) të cilët kanë ngelur në mes të xhenetit dhe xhehenemit.

Janë një grup njerëzish që në Ditën e Gjykimit do të ngelin në mes të xhehenemit dhe xhenetit.

●Komentatorët e Kur’anit i kanë sjellë 24 mendime, por njëra prej këtyre mendimeve që e ka transmetu Ibni Abbasi tha : janë luftëtarët të cilët kanë dalë në luftë pa lejen e prindërve dhe janë vrarë.Ata ngelin në mes të xhenetit dhe xhehenemit.Tha nuk kanë mundësi me hy në xhehenem se shehidllëku i tyre nuk i lejon me hy në xhehenem, gjithashtu nuk kanë mundësi me hy në xhenet përshkak se nuk kanë marrë lejen prej prindërve.Normal kjo vlenë kur lufta është FARZI KIFAJE e nuk vlenë kur lufta është FARZI AJN, për arsye se lejohet me marrë pjesë në luftën që është FARZI AJN pa lejen e prindërve. Mirëpo në përgjithësi apo në esenc lufta është FARZI KIFAJE e ka thënë këta janë ata të cilët kanë ngel në këtë kodër në mes xhehenemit dhe xhenetit derisa të pajtohen prindërit e atyre edhe të ndërmjetësoj Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe të hyjnë në xhenet.

Transmeton Ahmedi nga Ibni Omeri [radijallahu anhuma] (Shejkh Albani ka thënë hadithi është i vërtetë) thot Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]:

“Tre personave Allahu ia ka bërë haram xhenetin”

A e din vëlla i dashur musliman se njëri prej tyre kush është? Njëri prej tyre është ai i cili nuk i ndëgjon prindërit e tij, dhe ai i cili pinë alkool dhe ai i cili gjynahun e sheh në shtëpinë e tij dhe hesht, (është i pajtimit që gjynahi me qenë në shtëpinë e tij).

Transmeton Imam Ahmedi dhe Nesaiu, këtë hadiith e ka nxjerr Ibni Omeri, (Shejkh Albani ka thënë i vërtetë),Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Tre persona Allahu nuk i shiqon Ditën e Gjykimit dhe nuk i fletë”

A e din se cili është njëri prej këtyre treve? Është ai i cili i shqetëson prindërit.

Një hoxhë tha, sot e kam kuptuar se ç’ka ka dasht me thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] kur ka thënë

“Tre persona Allahu nuk i shiqon Ditën e Gjykimit dhe nuk i fletë”

tha si e kuptova? Më erdhi një djalë dhe ma trokiti derën dhe më tha: o ti hoxhë jamë n’xor shumë, e pyeti hoxha: me kë je n’xor? Tha: jam n’xoir me prindërit e mi, baba qe tre muaj nuk më falë dhe nuk po më shiqon fare, ma mirë për mu me vdek se baba mos me më falë. Tha hoxha: atëherë e kuptova se ç’ka d.m.th.Allahu mos me të shiqu dhe Allahu [Subhanehu ve Teala] mos me të falë dhe mos me të pastru.

●Po ashtu një hadith që e transmeton Imam Ahmedi nga Ibni Abbasi, thot Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] :

”Është i mallkuar (i përzënë nga rahmeti) ai i cili e ofendon babën e tij, Është i mallkuar (i përzënë nga rahmeti) ai i cili e ofendon nënën e tij”.

Gjithashtu një hadiith tjetër ku thot Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “A t’iu tregoj për mëkatet e mëdha (gjynahet e mëdha)? Thanë: po ja Resulallah, Tha Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “ Prej gjynaheve të mëdha është me ofenduar nënën dhe babën, thanë : Ja Resulallah, si ka mundësi që njëri me ofendu nënën dhe babën e vet? Tha Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “e ofendon nënën dhe babën e filanit, e ai ia kthen pastaj dhe ia ofendon këtij babën e nanën”. Ky bëhet shkaktarë që me ju ofendu baba e nëna e tij.

http://nektariivulosur.tk

2Mos Respektimi i Prindërve Empty Re: Mos Respektimi i Prindërve Mon Oct 12, 2009 6:46 am

QeNdRiM

QeNdRiM
.
.

Për këtë arsye kanë ardhë shumë hadithe të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] që n’a tërheqin vërejtjen dhe na thojnë, keni kujdes, respektoni prindërit sepse respektimi i prindërve është i lidhur ngusht me adhurimin e Allahut [Subhanehu ve Teala]

Ali Ibn Ebi Talibi transmeton dhe thot: bani selam atij që nuk i respekton prindërit e tij dhe thuaj: vepro ç’ka të duash se s’ka xhenet për ty, vepro ç’ka të duash se vështirë e ke me fitu xhenetin, a nënën dhe babën i ke hidhëruar.

●Tregon një hoxhë e thot: ishim para katër viteve në haxh edhe njëri prej atyre që ishim bashk ishte ai që kishte marrë pjesë në pajtimin e gjaqeve në Kosovë. E pyeta dhe i thash: cila ndodhi dhe pajtim ka qenë më tragjike që ju ka prek më së shumti? A e din vëlla i dashur musliman se ç’ka ka thënë? Tha: Vallahi rasti dhe pajtimi që n’a ka prek më së shumti është rasti i Lipjanit, ku kemi qenë me një shtëpi me i pajtu dy njerëz.A e din kanë me kanë mi pjatuar? Mi pajtuar nanën me djalin e vet, 14 vite me një oborr nëna dhe djali nuk kanë fol, kjo ishte tragjedia më e madhe që n’a ka tronditë të gjithëve. Nëna dhe baba me një oborr 14 vite me radhë ka pas nevoj me shku delegacione me i pajtuar dy gjaqe, me pajtu djalin me nënën. Ky rast nuk është një, kësi raste po shtohen ditë e më shumë, përshkak se e kemi harru të mirat e tyre, kemi harru lotët e tyre, kemi harru mundet e tyre që kanë bërë për neve, bash për këtë Allahu [Subhanehu ve Teala] ka zbrit ajete, bash për këtë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka folë për këtë dhe ka thënë në shumë hadithe përshak se kemi marrë një model, jemi duke shku në perëndim dhe duke thënë : nëna është ajo e cila e meriton një ditë. A nuk ka tragjedi më të madhe, a nuk është marri me i’a caktu nënës veç një ditë!!! Ajo është e ngrata e cila kur ke qenë në barkun e saj është lodhë dhe rraskapitë për ty, kur ke qenë foshnje në gji, për ty është lodhë, për ty ka ndejtur pa gjumë, për ty ka qajtur, e sot e kësaj dite bëhet ikal nëna dhe baba që atë sëmundje djalit kur t’ia shohin ata me bajt e mos me pa fëmiun e sëmur, me pas kanë edhe vdekjen me zgjedh, mi pas thënë nënës dhe babës: a po ke dëshir djalin me përcjellë për ahiret, apo ti po shkon?Vallahi !! s’kishte mbetë nënë e as baba pa e zgjedh vdekjen vetëm djalin e tyre që ta shoh mirë, e ti vëlla i dashur musliman , ti që ke marrë modelin e të tjerëve, a mendon se me një lule nënën tënde e ke nderuar? Jo vallahi jo!!

●Ndëgjo një ndodhi të Ibni Omerit [radijallahu anhu] që e transmeton: e pa një djalë e kishte marrë nënën në shpinë dhe po e qonte në haxh. I tha Ibni Omeri: o ti filan, ku po shkon kështu? Tha: nënën e ndershme po qoj në haxh, e kam marrë në këmbë, kam me qu në këmbë dhe në këmbë kam me kthy. Pastaj tha: O Ibni Omer, nëse e qoj dhe e kthej prej haxhi , a i dalë hakësh nënës dhe babës? Ibni Omeri iu përgjijgjë dhe i tha: o ti filan, jo që i del hakësh, por asnjë dhimbt e ëje duke vepruar dhe Allahu do të shpërblejë për këtë inshaAllah.ama nuk ke mundësi me i dal hakësh nanës.

●Transmeton njëri prej selefëve dhe i tha: O ti filan, erdhi te një dijetarë dhe po e pyet: nëse nënën dhe babën tim kur të plakën, kujdesem për ta, i pastroj ashtu siç më kanë pastruar ata mua kur isha i vogël, i ushqej ata sikur më kanë ushqyer kur kam qenë i vogël, kujdesem për ta, a i dalë hakësh nënës dhe babës? I tha dijetari: kurrsesi, kurrsesi, për arsye se ata të kanë kqyr ty , t’kanë pastru ty dhe të kanë dhënë me ngrënë, kanë shpresuar dhe kanë ëndërruar që ti me jetu, e ti i kqyr , i pastronë ata, kujdesesh për ta, mirëpo bëhesh ikal një ditë që këta me vdek sa më shpejt mu liru, tha për këtë arsye këto nuk janë të barabarta.Ajo të kqyrë, jetë pa gjumë, ajo qanë, vetën e le keq për ty dhe ka dëshirë që ty me të parë mirë.

●Ndëgjo një ndodhi,një ngjarje e cila tronditë zemrat se çfarë butësie ka nëna ndaj djalit.

Njëri prej të rinjëve u martua, posa u martua dhe e morrën nusën në shtëpi, filloi nusja po qet shkelma dhe po i thot burrit : nëna jote nuk është e ndershme, ajo shumë fjalë po lëshon, edhe ky u ndikua prej gruas së tij, edhe një ditë prej ditësh e morri nënën e vetë dhe e qiti në mal, e la vetëm dhe u kthy prej mali që me liru dhe me ja ba nusës qejfin.Pasi u kthye, duke ardhur rrugës, i ra pishman se ç’ka bëri dhe u kthye prap tek nëna e tij. Nëna e tij ishte rraskapitur dhe ishte lodhur, ishte shumë e shtyer në moshë, edhe kur e pa djalin e vet nuk njofti, ky e uli kokën dhe shkoi te nëna e tij, e nëna e tij i thoshte : O biri im , a mos e ke parë një djalë ka shku këndej se po frikësohem se mos po e han naj ujk? Subhanallah!!! Nana e kujtonte djalin e saj në atë gjendje, a djali e pat qit në mal nënën e tij.

●Po ashtu një ngjarje tjetër tregohet që një nënë e shkretë e cila e ka rritë djalin e vetë 19:24 pasi që u martua djali, i dha përparësi nusës së vet, dhe nusja nuk po e don më nënën në shtëpi, edhe ky u ndikua nga nusja e tij dhe e nxorri nënën e vet prej shtëpisë. Nëna tregon qanë dhe thot: Vallahi e kam rritë me këta thonjë, më ka qit natën jashtë edhe ma ka mbyllë derën, binte shi shumë i fortë e i ftohtë.Fillova mu dridh prej ftohtit. Trokita derën derisa u lodha, djali nuk ma hapte derën, e pastaj pas një kohe e hapi derën dhe u gëzova shumë e thash: ELHAMDULILAH që djali im u bë sot me ma qelë derën, por djali nuk e la më hy brenda hiq, e morri e shtini në kerr, unë thot u gëzova edhe më shumë dhe thash: ELHAMDULILAH po më dërgon djali në spital me më kontrollu. A e din o ti djalë, a e din o ti xhemat se ku po e çon djalin nënën e vet?Djali po e qon nënën e vet në qerdhen e pleqëve që me u rehatu prej saj. E qoj dhe e përplasi nënën e tij,e la tek pleqët dhe u kthy në shtëpi tek nusja e tij. Nana qante fortë 20:37, tha nëna: Vallahi kaluan pesë vite djalin tim nuk e pash, isha përmalluar shumë për të. Pastaj thot: iu thash atyre që ishin aty: a ban veq me ja cingrru njëherë, a ban veq dy fjalë me i fol me të? Tha : ma ofruan telefonin dhe fola e po i them : o djali im, a ban njëherë veq me të përqafu se nëna është lodhë dhe kumedit sabahu a më qel, eja veq të përqafoj se vallahi më ka marrë malli me ta nuhat erën tënde.E përplasi telefonin djali dhe nuk erdhi. Nëna pas dy dite i vdiq, i erdhi lajmi dhe i thanë: o ti filan hajde merre nanën tënde se të ka vdek. Ai tha: hiqmuni qafe se skam nevoj për nënën time.Këta janë ata djem të cilët e kanë harru hakin e nënës dhe të babës, janë ata të cilët nuk e kanë harru hakin vetëm pasi që e kanë harru hakun e Allahut [Subhanehu ve Teala].

http://nektariivulosur.tk

3Mos Respektimi i Prindërve Empty Re: Mos Respektimi i Prindërve Mon Oct 12, 2009 6:46 am

QeNdRiM

QeNdRiM
.
.

Kanë thënë dijetarët islam:

1. prej cilësive të mosrespektimit të prindërve është :nëse e bënë punën që prindërit e atyre me qajt:

është prej atyre që nuk i respekton prindërit. Nëse ti vëlla i dashur musliman ia ke pru punën babës dhe nënës me qajt, ti je prej atyre që nuk i respekton prindërit tuaj.31:04

2.prej cilësive të mosrespektimit të prindërve është : me i qortu ata dhe mu sjellë vrazhdë me ta

Ka thënë Allahu [Subhanehu ve Teala] në Kur’anin famëlartë:

“..dhe mos i qorto (mos u sillë vrazhd me ata), po thuaju fjalë të buta dhe të mira”.

Nëse don me qenë ti prej atyre që Allahu [Subhanehu ve Teala] i don.

3.prej cilësive të mosrespektimit të prindërve është: që nëse nëna apo baba i thot djalit të vetë: o djalë banë këtë, e ai ia kthenë : ohh moj nanë,na lodhe edhe ti kështu e ashtu.

Është prej atyre që nuk i respekton prindërit, edhe pikëpytje (?) është se a pranohen veprat e tij, apo pikëpytje (?) është se ky a do të jetë prej atyre që fillimisht do të hyjnë në xhenet.

4.prej cilësive të mosrespektimit të prindërve është: vetëm me ju mrrolë atyre, me prish qerën tënde para tyre

është mosrespektim i prindërve dhe gjynah prej gjynaheve të mëdhaja 32:04.ka shumë njerëz të cilët qeshin, janë të lumtur, e kur hyjnë në shtëpi ndryshojnë krejt sikur me pas hy në xhehenem.Ata qeshin me krejt dynjanë, bisedojnë me krejt dynjanë, me prindërit e tyre që janë përmallu që djalin apo vajzën e tyre me pa, mu buzëqesh para tyre.Këta janë ata njerëz, ata fëmijë të cilët nuk i respektojnë prindërit e tyre.

5.prej cilësive të mosrespektimit të prindërve është: kur të flas baba dhe nëna mos me i shiqu ata,me ja kthy shpinën

është mosrespektim i prindërve.Baba dhe nëna kur flasin duhesh ti me i shiqu dhe fytyrën kah ata me pas.

Transmeton Urvete bin Zubejr i cili ka thënë: Ai fëmijë i cili e tërheqë babën për këmishe, apo e tërheq nënën për fustani dhe i thot ec këndej e ec andej, është fëmijë që nuk i respekton prindërit e tij.Nuk lejohet babën dhe nënën me i tërheq për tesha.

Transmeton Omeri [radijallahu anhu] dhe e kanë pyetur: si është sjellur djali yt me ty? Thot Omeri [radijallahu anhu]: natën kur kemi ecur, ka ec përpara, e ka ruajt babën e vet, ka ec ndonjëherë edhe mbrapa, djathtas, majtas.Kurr djali im n’dytin kat nuk ka hyp mbi mua, s’ka pranu me hyp mbi kokën time asesi. Këta janë ata që model , që 8 mars e kanë pas përditë, nuk janë ata që 8 mars me një lule të veshkur e të kalbur një ditë me nderu nënën, por kanë qenë ata të cilët këtë respekt e realizuan në vepër tërë jetën.

Muhamed Ibn Munkedir njëri prej Tabiinëve e vente faqen e tij ne dhe (lloq) dhe thonte: oj nëna ime, vëre këmbën tënde të ndershme mbi faqen time.

Një ditë prej ditësh kur hyri Muhamed Ibn Munkedir në shtëpinë e vet e tha: ESELAMU ALEJKUM, dha selam dhe u ngrit zëri, i lëshoj dy robër.Tha mu ngrit zëri im më shumë se zëri i nënës sime.Nuk guxon djalit e as vajzës me ju ngrit zëri më shumë se i babës dhe nënës së tyre. 34:25. Sa vajza, sa fëmijë të cilët e ngritin zërin dhe thojnë: lëre këtë se nuk merr vesh, kjo është e prapambetur, mashallah ti e përparuar me mosrespektin e prindërve. Për këtë arsye islami n’a ka mësuar dhe n’a ka tregu se Muhamed Ibn Munkedir i lëshoj dy robër një ditë kur zëri i tij doli pa dashje dhe e ngriti zërin më shumë se zëri i nënës së tij.

Gjithashtu transmetohet se Muhamed Ibn Munkedir kur vinin musafirët, nëna e tij ishte prezent, nuk ju ndike zëri, si me qenë i sëmurë dhe pyesnin musafirët e thojshin: mos është i smëurë Muhamed Ibn Munkedir?I tregojshin se e ka nënën prezent.Ai nuk e ngrit zërin kurr dhe vetëm me buzë fliste kur e kishte nënën prezent.

6.prej cilësive të mosrespektimit të prindërve është: me ja kesh dhe me ia kritiku ushqimin.

Nëna e rraskapitur, e lodhur në atë moshë që është e përgatit ushqimin, syfyrin, iftarin e ky i thot: oj nanë, s’paske bërë asgjë. Kjo i ka dy belaja:

E para: është që nuk guxon ti me kesh ushqimin, nuk guxon ti me kritiku dikend për ushqim. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka qenë ai i cili kur i ka pëlqyer ushqimi ka ngrënë, e nëse nuk i ka pëlqyer ka thënë: Allahu bereqet ju dhasht edhe nuk ka ngrënë, por s’ka thënë se ushqimin nuk po bëjka. Ka ditë me respektu ushqimin, ka ditë me respektu këtë bereqet, dhe

E dyta: është që nënën e kritikon, nënës i’a kesh ushqimin.Kjo vepër është mosrespektim i prindërve.

7. prej cilësive të mosrespektimit të prindërve është: mos me i ndihmuar nënës, apo me urdhëru nënën dhe me i thënë; oj nanë dil fshije këtë, oj nënë dil bane atë.

Asesi fëmijët nuk guxojnë nënës mi thënë bane këtë e banë atë, nëse ajo e

bënë vullnatarisht, e bënë për vete Allahu e shpërbletë, e nëse nuk e bënë duhesh me mbajt në krah dhe me i thënë faleminderit oj nëna ime,Allahu të shpërbleftë për këtë mund që e bëre.36:31. Allahu të shpërbleftë prë këtë lodhje, se ti je ajo që je lodhur për neve, n’a ke edukuar neve.Nuk guxon vajza apo djali me udhëru nënën e tij.

Sa vajza tërë ditën në çarshi, dhe në korz, sa vajza tërë ditën rrinë në internet e nëna duhet me ia kry punët e saja, edhe fustanat e pantollat e saj me ja la, e pastaj i thot vetës se unë du xhenetin, unë jam ajo që du me shku në xhenet, për kët arsye ke kujdes!!! Se këto janë cilësitë (sifatet) e atyre fëmijëve që nuk i respektojmë prindërit e tyre.

8. prej cilësive të mosrespektimit të prindërve është:mos me u kujdesur për prindërit.

Mos me marrë mendimin e tyre.Ky është mosrespektim i prindërve, Ç’do send që don me vepru, i pari që duhet të konsultohesh janë prindërit, me marrë edhe mendimin e tyre se ç’ka po thojnë ata.

Edhe ti që ke vendosur mu martu, nuk guxon mu martu pa u konsultuar me prindërit, e sidomos ku jemi tek vajzat. Vajzat nuk kanë kurorëzim (Nikah) edhe nëse 1 milion herë bëhet nikah. Nuk ka niqah nëse baba nuk është razi, nëse baba e nana nuk janë të pajtimit për atë martesë, atëherë ke kujdes!!! Se Allahu na ruajt, ti martohesh e mendon se je martu me kurorëzim a ti faktikisht je në zina (prostuticion) Allahu na ruajt prej kësaj.Për arsye se Allahu këtë pasuri i’a ka dhënë prindërve amanet, dhe e ka lënë në dorën e tyre që të konsultohen me ata.

9. prej cilësive të mosrespektimit të prindërve është: që dikush kur të hyp me një karrige, një post,bëhet deputet, bëhet ministër:

i vjen turp me i thënë se filani është babai im, i vjen turp me i thënë se filanja është nëna ime. Kur të vijnë shokët e vetë, thot se kjo grua është një grua e mahallës, ka ardhe këtu, a ajo është nëna e tij. Ky është ai i shkreti i cili meriton me ja falë 4 tekbire të xhenazes, mendon se ku me dit se ç’ka bëri me këtë vepër të keqe, a s’e din se është prodhim i atyre, është kontribut i tyre, nuk i din lodhjet e tyre për të, kafshatën e bukës e kanë lënë për me shkollu atë, e atij sot i vjen marre me thënë se ky është baba apo kjo është nëna ime, e pastaj thot: ne po i respektojmë prindërit.Duhet me i eduku fëmijët. Çfarë edukimi ti e edukon djalin tënd sot, Allahu na ruajt, edukim i hidhëruar tek Allahu [Subhanehu ve Teala].

Për këtë arsye duhet që gjithqysh që të mburret njeriu me babën dhe me nënën e vet ashtu siç janë ata, se ajo (nëna) është më e mirë për ty, sepse mos me pas qenë e mirë nëna jote, ti sot nuk ishe në këtë pozitë që je tash.39:33

10. prej cilësive të mosrespektimit të prindërve është: me qitë probleme para tyre.

Sa herë mi ba problemet para tyre, kjo është mosrespektim i prindërve.Prindërit janë ata të cilët preken fortë, ata mërziten fortë.Ti shkon me fjetë dhe nuk ke dert, e ata rrinë ndoshta tërë natën duke e bajtur dertin, gajlen se si me ta siguru ty jetën.E për këtë arsye pakësojav problemet, mos qit probleme para tyre. Mos me qit probleme para tyre është respektim i tyre, Me i zmadhu problemet, mu rrah më vëllaun tënd, me ba probleme me gruan tënde para tyre është prej mosrespektimit të prindërve, se nëna ta ban dert, mërzitet për ty, e për atë mos ia mërzit zemrën atyre.

11. prej cilësive të mosrespektimit të prindërve është: me bërë mëkat para tyre.

Pi duhan para nënës e babës dhe thot: unë kur po pi duhan para Allahut e për babë e nanë. Ne po të thojmë mos pi duhan as para Allahut e as para prindërve, po nëse pin duhan ke bërë mëkat, ke bërë haram, duhesh me ditë këtë 40:51 po sëpaku mos pi para tyre.

12. prej cilësive të mosrespektimit të prindërve është: me marr gruan të zbuluar dhe me jav pru prindërve që nuk janë razi me të.

Gjynahet mi pru në shpi para prindërve është mosrespektim i prindërve.

13. prej cilësive të mosrespektimit të prindërve është: me i ofendu ata dhe me i mallku ata.

14. prej cilësive të mosrespektimit të prindërve është: me jav humb autoritetin prindërve.

me ba diçka që jau humb autoritetin prindërve.Bënë ndonjë punë të shëmtuar edhe prindërve ju vjen marre mu taku me tjerët, ti je ai që nuk i respekton prindërit, se me i pas respektu ata, s’ia kishe nxi fytyrën atyre që ata sot me pas marre me dal në treg, sot me pas marre nëna në darsëm me shku për shkakun tënd.

http://nektariivulosur.tk

4Mos Respektimi i Prindërve Empty Re: Mos Respektimi i Prindërve Mon Oct 12, 2009 6:47 am

QeNdRiM

QeNdRiM
.
.

15. prej cilësive të mosrespektimit të prindërve është:me i ngushtu prindërit.

Me i shti prindërit në borxh, e pastaj borxhlit me ardh e me ta trokit derën, ti je ai që nuk e ke respektu familjen tënde 42:02, se mi pas respektu ata nuk e kishe bërë këtë mëkat.

16. prej cilësive të mosrespektimit të prindërve është: mos me ndejt shumë në shtëpi.

Me dal me shetit tërë ditën e natën.Përmallohen baba e nëna me pa djalin e tyre, qe 10 vjet s’e kanë parë, ku e gjenë atë? Në treg, në kafe, te shoqnia, te tjerët a nana e baba që janë lodhë, që janë mërzitë për të e kanë harru. Martohet dhe shkon në perëndim, e marton një me letra dhe për nënën e babën as nuk don me ndi më për ta, edhe mendon ai se i ka punët mirë me Allahun. Jo Vallahi!!! Përderisa t’i e ke pru këtë gjendje që ke shku për letra atje, ke shku për dunja atje, e nënën e babën që kanë nevoj për ty i ke lënë. Ti je ai mosrespektuesi i prindërve, ti je ai që ke gjynah tek Allahu [Subhanehu ve Teala] përshkak se i ke lënë prindërit në atë gjendje kur ata kanë më së shumti nevoj për ty.

17. prej cilësive të mosrespektimit të prindërve është: me kërku prej tyre shumë (me lyp shume prej tyre).

sa herë që vjen në shtëpi lyp bjere këtë e bjere atë, e ata prindërit e shkretë janë të tillë që kanë dëshirë me ja plotësu të gjitha dëshirat fëmiut të vet, edhe mundohen edhe borxh ndoshta me hy vetëm e vetëm me ja plotësu djalit dëshirat. Për atë mos i rëndo ata, mos lyp prej tyre shumë për arsye se ata pastaj nëse nuk kanë me të dhënë mërziten, edhe nëse nuk kanë detyrohen me hy në borxh dhe Allahu [Subhanehu ve Teala] Allahu e din më së miri se a kanë mundësi pastaj me la borxhin.

18. prej cilësive të mosrespektimit të prindërve është: me ngre dorë ndaj tyre, me ngritë zërin ndaj tyre dhe me i qu ata nëpër qerdhet e pleqve dhe mos mu interesu për ta.

19. prej cilësive të mosrespektimit të prindërve është: mos me i këshilluar prindërit e tu. 44:02

krejt dunjanë e këshillonë e prindërit e tu jo edhe nëse bëjnë gjynah për arsye se Allahu [Subhanehu ve Teala] na ka porositur mu sjellë mirë me jobesimtarët, me prindërit që janë josbesimtarë, e mos të flasim për atë që janë besimtarë.

20. prej cilësive të mosrespektimit të prindërve është: babës me ja dhënë naj euro edhe ka të shkojsh me fol e me thënë: ia kam dhënë babës këtë e atë.

Me përmend atë që i’a ke dhënë babës tënd është mosrespektim i prindërve, por jo

” ti dhe pasuria jote është e babës tënd”

babai yt katë drejt me marrë nga pasuria jote pa lejen tënde, a ti je ai i cili nuk ke të drejtë pa lejen e babës me marrë në pasurinë e tij.Allahu [Subhanehu ve Teala] e ka ngritë kaq shumë d.m.th.prindin, edhe ti duhet të qëndrosh në kufijt e tu. Nëse don mu respektu, nëse don me ditë se edhe ti një ditë ke mu bërë babë, nëse s’e ke bërë këtë, fëmijët e tu do të jenë ata që nuk do të respektojnë ty.

Po ashtu kanë thënë dijetarët islam se edhe kur je i sëmurë me ngritë zërin, mu anku për sëmundje para prindërve është mosrespektim i tyre, për arsye se i shqetëson ata. Ule zërin, mundohu të bësh saber (durim) vetëm mos ia prek zemrën prindërve.

Kështu islami është që na ka mësuar edhe kur të jemi në zor, edhe kur jemi të sëmurë ta ulim zërin, përshkak që të mos i shqetësojmë prindërit tanë.Ky është islami, kjo është feja (dini) që na ka mësuar. Kush kërkon tjetër fe dhe kush kërkon respektim jasht këtij dini (feje) ka me humbur rrugën në këtë dunja edhe në Ahiret, e Allahu na ruajt prej mosrespektimit të prindërve. 45:55

21. prej cilësive të mosrespektimit të prindërve e që kjo është kulmi i mosrespektimit të prindërve është: me i mbyt prindërit.

Ndëgjo një ngjarje që ka ndodhë që transmetohet prej selefëve tanë: se një djalë i cili ishte shoqëru me një band edhe ata i thojnë: na duhet një zemër me shit me një spital, na ofrojnë 100.000 dollarë. Thot ky djali: unë inshalla do ta gjejë. Edhe shkon ky djali i shkretë, shkon tek nëna e vetë, e merrë shpatën, e merrë hanxherin e shtin në brez edhe shkon tek nana e përkdhelë atë dhe e afron afër gjoksit dhe ja çanë gjoksin e ia nxjerrë zemrën nënës së vet.Bënë tregti me zemrën e nënës së vet. Atëherë zemra bjenë në tokë, i rrëshqet dhe ky rrëzohet. Zemra filloi të flaës: O bir, mos të ndodhi ndonjë e keqe a mos u vrave? Atëherë djali kur e ndinë zemrën e nënës që po fletë edhe po thot: O bir, mos të ndodhi ndonjë e keqe, atëherë filloi me qajtë, e morri hanxherën me shpërthy tash edhe zemrën e tij, veq kur ka bërtitur zemra e nënës e tha: ma o djalë ma!! Mos më shpërthe dy herë, mos ma sulmo zemrën dy herë se zemra yte është zemra ime.

Kjo është nëna, ky është prindi i cili kujtohet për djalin e vet, për ata djem që nuk i respektojnë prindërit e tyre.

E lusim Allahun [Subhanehu ve Teala] të na bëjë prej atyre që i repektojmë prindërit, e mos të na bëjë prej atyre që t’i harrojmë të mirat e tyre, e lusim Allahun [Subhanehu ve Teala] që të na bëjë prej atyre që kujdesemi për ata deri në momentin e fundit, dhe të na bëjë inshalla për këtë vepër që të ndërmjetësojnë dhe t’a fitojmë xhenetin e Allahut [Subhanehu ve Teala], t’a fitojmë kënaqësinë e Allahut [Subhanehu ve Teala]

Vel-hamdu Lil-Lahi Rabil- alemiiin


Marrë nga hoxha i nderuar : Mr.Sadullah Bajrami

http://nektariivulosur.tk

Sponsored content



Back to top  Message [Page 1 of 1]

Similar topics

-

» Mosrespektimi i prindërve

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com