Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Ngrënja e pasuris së jetimit

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Ngrënja e pasuris së jetimit Empty Ngrënja e pasuris së jetimit Mon Oct 12, 2009 6:50 am

QeNdRiM

QeNdRiM
.
.

Thotë Allahu teala në Kur'an :"Ata që hanë pa të drejtë pasurinë e jetimave,në të vërtetë ata hanë ate që mbush barkun e tyre zjarr dhe do të futen në zjarrin e xhehennemit" ( en-nisa -10 ).



Po ashtu thotë Allahu teala në Kur'an:"Mos iu afroni pasuris së jetimit derisa ai të arrijë pjekurinë, (mundë ti afroheni) vetëm në mënyr më të mirë,zbatoni me drejtësi masen dhe peshojen,...."( el-en'am-152 ).

Ka thenë Sedijj Allahu e mëshiroftë:Ringjallet ai që e ka ngrënë pasurinë e jetimit pa të drejtë në Diten e Gjykimit,e zjarri del nga veshët e tij, nga hunda e tij dhe nga sytë e tij, qdo kush që e sheh atë e njeh se ai është ngrënsi i pasuris së jetimit pa te drejtë.

Kanë thënë dietarët:Qdo pergjegjës i jetimave nëse ka qenë i varfër dhe ka ngrëne prej pasurise së jetimit me të drejtë,për të u kujdesur për te dhe për ruajtjen e pasuris së tij nuk ka gjunah për të,ndërsa ai që e ka tepruar me shpenzime ka bere haram ,argument për këtë është fjala e Allahut teala:"Ai që është I pasur le të shpenzoj me mas,e kush është I varfër le të haje hallall."

Për ngrënjen e pasuris së jetimit me të drejtë janë katër rregulla:

1-Marrja e pasuris së jetimi si borgj (Për tia kthyer më vonë)

2-Ngrënja nga pasuria e tij duke mos e tepruar

3-Marrja si shpërblim nga pasuria e jetimit,nëse ka punuar tër te

4-Marrja e pasuris së jetimi për shkak të nevojes së madhe ,dhe mosgjetjes zgjidhje tjetër,por për tia kthyer ate kur të I jepet mundësia,keto katër rregulla I ka përmendur Ibni Xhevziu në tefsirin e tij.



Në sahihun e Buhariut qëndron se Pejgamberi alejhi selam ka thënë:"Unë dhe pergjegjësi i jetimit jemi në xhennet keshtu" dhe beri me shenjë me gishtin tregues dhe gishtin e mesëm.

Ndërsa në sahihun e Muslimit transmetohet se Pejgamberi alejhi selam ka thënë:" Pergjegjsi i jetimit dhe unë do të jemi sikurse keta dy ne Xhennet" dhe bëri me shenjë me gishtin e mesëm dhe gishtin tregues.

Pergjegjës i jetimit është ai i cili kujdeset për qështjet e tij , kujdeset per ushqimin e tij ,veshmbathjen e tij,ruajtjen e pasuris së tij,,nëse posedon pasuri,e nëse nuk ka pasuri shpenzon për veshmbathjen e tij nëse don ta arrish knaqësinë e Allahut teala.

Ndërsa fjala e Pejgamberit alejhi selam "lehu ev li gajrihi":Nëse është jetimi i aferm apo i huaj.

I aferm është p.sh:të kujdeset për të axha i tij apo vellau i tij apo nëna e tij apo halla e tij apo burri i nënës së tij apo tezja e tij ose të tjerë prej të afërmve, ndërsa i huaj është ai i cili nuk ka ndërmejt atyre afersi.

TREGOHET

Prej një prej të parëve tanë se ka thënë:Kam qenë në fillim të qështjes sime gjunahqarë,dhe kam pirë alkool ,e kam takuar një ditë një djalosh jetim të varfër dhe e kam marrë atë,e kam ushqyer dhe e kam mbathur e kam pastruar dhe e kam nderuar sikurse e nderon prindi të birin e tij, apo edhe më shumë,dhe kam fletur atë natë, dhe kam parë në ëndërr sikurse isha ringjallur dhe isha duke u marrur në pyetje , dhe më urdheruan mua te hyje në zjarr për atë që kisha vepruar më parë, më kapën mua Melekët e Xhehennemit për të më hedhur në zjarrë,porsa qëndroja në mes të duarve të melekëve për në zjarrë kur më doli në prite djaloshi,dhe tha:Largohuni prej tij o melekët e Xhennemit derisa të ndërmjetesoj për te tek Allahu teala ,ngase ai me ka nderuar mua dhe është sjellur mirë me mua,por melaiket I thanë se ne nuk jemi të urdhëruar ta lirojm këtë,kur ja një thirrës tha,lene atë ,ngase Allahu e ka falur atë pershkak të ndërmjetsimit të jetimit,dhe përshkak se ky është sjellur mirë me te.

Pastaj u ngrita nga gjumi dhe u pendova tek Allahu teala,dhe më pas gjatë jetës sime jam munduar që të e japë sa me shumë mundin tim në perkujdesje të jetimave.

Për këtë ka thënë Enes ibni Malik r.a sherbetori i Pejgamberit alejhi selam; Shtëpia më e mirë është shtëpia në të cilen ka jetim dhe kujdesen per te,ndersa shtepia më e keqe është shtëpia në të cilën ka jetim dhe i bëhet zullum atij, dhe robi me i dashur tek Allahu është ai i cili kujdeset me një përkujdesje të mirë per jetimin dhe gruan e ve ( vejushk ).

Është transmetuar se Allahu teala i ka shpallur Davudit alejhi selam: O Davud bëhu për jetimin sikurse baba i mëshirshëm, dhe bëhu për gruan e ve ( vejushk) si të ketë ajo të afërm, dhe dije se qka te mbjellë e korr.,d.m.th si te ja bësh dikuj ashtu do ta bënë ty dikush.

Vdekja patjetër se do të nxen,dhe fëmijët e tu do të mbesin jetima,apo gruaja e jote do të mbetet e vejë,Davidi a.s tha:Cili është shpërblimi për atë që kudeset për jetimat dhe të vejat duke kërkuar knaqsin e Allahut?Tha:Shpërblimi për te do të jetë hijesimi I tij në diten kur nuk ka hije përpos hijes se arshit të Allahut teala.

Poashtu është transmetuar ne dy sahihet,atë të Buhariut dhe të Muslimit se Pejgamberi a.s ka thënë:"Ai që mundohet për të I shërbyer të vejave dhe të ngratëve,e ka shpërblimin sikur Muxhahidi qe lufton në rrugën e Allahut teala(transmetuesi thotë,dhe mendoj se ka thënë)dhe sikur ai që falet dhe nuk pushon kurrë dhe sikur ai që agjeron dhe nuk e ndërpren agjërimin asnjëhere"

Lusim Allahun teala që të na bënë prej atyre që kudesemi për të tjerët që kanë nevojë,të na bënë prej atyre që ju ndihmojnë jetimave dhe të na ringjallë bashk me Pejgamberin a.s dhe të na bëne prej banorve të xhennetit.


Marë nga libri El-Kebair të Imam Dhehebiut

http://nektariivulosur.tk

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com