Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Imani shtohet dhe pakësohet

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Imani shtohet dhe pakësohet Empty Imani shtohet dhe pakësohet Mon Oct 12, 2009 6:53 am

QeNdRiM

QeNdRiM
.
.

Kur të vërtetohet kuptimi i imanit nga Kur’ani dhe Sunneti, se ai është fjalë kuptimi i së cilës përfshin të gjitha ligjet islame, bazat e tij dhe sinqeritetin, bile ai është krejt Feja, kur të vërtetohet kjo, atëherë është e ditur se ai shtohet e pakësohet, forcohet e dobësohet.


Kjo çështje është e padiskutueshme dhe nuk pranon asfarë dyshimi, ngase tekstet e Kur’anit dhe Sunnetit qartë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë tregojnë se imani shtohet e pakësohet. Po marrim shembuj ajetet nga Kur’ani që e vërtetojnë këtë:


“...që atyre t’u shtohej besimi imanit të tyre që patën...” (Fet’h, 4)


“...dhe që besimtarët të shtojnë besimin (imanin)...” (Muddeththir, 31)


“E atyre (shokëve të Pejgamberit) që dikush u tha: “Populli (idhujtarët) është tubuar t’ju sulmojë, pra kini frikë!” Ajo, vetëm ua shtoi edhe më shumë besimin e thanë: “Neve na mjafton që kemi All-llahu, Ai është mbrojtësi më i mirë!” (Ali Imran, 173)


“E kur zbret ndonjë kaptinë, ka prej tyre që thonë: “Cilit prej jush ia shtoi kjo besimin?” Sa u përket atyre që besuan, atyre u shtohet besimi dhe gëzohen për të.” (Teube, 124), etj.


Po ashtu edhe realiteti e dëshmon këtë prej të gjitha aspekteve të imanit. Ngase njerëzit ndryshojnë për nga njohja dhee dija për imanin, si dhe për nga morali dhe veprat e tij. Këto aspekte ndryshojnë te njerëzit për nga fuqia dhe sasia e të njëjtave, si dhe për nga gjurmët që ato lënë në jetën dhe sjelljen e njeriut etj.


Me fjalë të tjera, disa muslimanë dhe besimtarë kanë njohuri më të mëdha për shkencat e besimit, besimi i tyre lë gjurmë më shumë dhe më të mëdha në jetën dhe sjelljen e tyre, bëjnë vepra që burojnë nga ai besim dhe stolisen me moralin që buron nga ai.


Prandaj, besimtarët me besim të plotë e njohin besimin, dinë për të në hollësi dhe veprojnë punë të besimit, të përkundër shumë besimtarëve te të cilët nuk gjendet ajo sasi e njohjes ose e dijes për besimin dhe e veprimeve sipas tij.


Shumë besimtarë, pra, e njohin besimin vetëm sipërfaqësisht dhe dinë për të vetëm gjërat e përgjithshme, ndërsa vepra të besimit kanë pak. Shumë të atillë kanë kundërshtime, dyshime e epshe që e dobësojnë besimin e tyre dhe e pakësojnë atë dukshëm.


Bile gjejmë besimtarë dija e të cilëve ndryshon nga njëri tjetri: disa kanë dituri të vërtetë për besimin pa kurrfarë dyshimi, të tjerët kanë dituri të dobët e shumë kundërshtime që e dobësojnë besimin e tyre edhe më shumë.


Po ashtu, morali i imanit (virtytet: butësia, durimi, sjellja e mirë etj.) nuk është tek të gjithë e njëjtë.
Gjithashtu gjendja është e tillë edhe me ritualet (ibadetet) e dukshme. Për shembull me namazin: dy veta e falin një namaz, njëri prej tyre i kryen me përkushtim elementet e dukshme dhe të fshehura të tij, dhe e adhuron Allahun sikur ta shihte Atë, dhe e di se edhe pse ai nuk e sheh Allahun, Allahu e sheh atë, ndërsa tjetri e fal namazin vetëm në formë të jashtme, kurse në brendi është i zënë me diçka krejtësisht tjetër.


Kjo është kështu edhe me ritualet e tjera.


Prandaj, besimtarët janë tri kategorish:


1. Kategoria e të parëve,
2. Kategoria e të mesëmve, dhe
3. Kategoria e atyre që i bëjnë zullum vetvetes.



Edhe brenda secilës nga këto tri kategori ka ndarje dhe dallime mes njerëzish. Aq më shumë, secili besimtar si individ ka raste dhe kohë kur vepron më shumë punë besimi, mirëpo ka kohëra kur ndodh e kundërta.
Besimtarët e mirë të cilët i kushtojnë rëndësi besimit, e përtërijnë atë në çdo kohë dhe përpiqen ta rrisin e ta forcojnë atë, i largojnë ato gjëra që e kundërshtojnë besimin dhe që shkaktojnë pakësimin e tij. Në këtë drejtim ata japin mund të madh dhe e lusin Allahun t’ua forcojë besimin e tyre e t’ua rrisë diturinë e punët e tyre.


E lusim Allahun të na shtojë diturinë, bindjen, prehjen me përmendjen e Tij dhe besimin e vërtetë.
Njerëzit e mirë gjithashtu përpiqen dhe bëjnë gara me njëri-tjetrin që pas besimit në Allahun dhe në botën e fshehtë të arrijnë bindje sikur ta kishin parë Atë me sy (ajnul-jekin), pas bindjes që e kanë arritur me dije dhe teorikisht (ilmul-jekin), dhe të arrijnë bindje më të plotë, sikur të kishin kontakt të drejtpërdrejtë me të (hakkul-jekin).


Allahu, subhanehu we teala, tregon për Ibrahimin, sal’allahu alejhi we selem, se ka kërkuar të arrijë një bindje më të plotë nga Allahu:


“Përkujto kur Ibrahimi tha: “Zoti im, më mundëso të shoh se si i ngjallë të vdekurit”? Ai (Zoti) tha: “A nuk je i besueshëm”? Ai (Ibrahimi) tha: “Po, por desha që zemra ime të ngopet (bindje)”! Ai (Zoti) tha: “Merri katër shpendë pranë vete (theri e copëtoi), e pastaj në çdo kodër vëndoje nga një pjesë të tyre, mandej thirri ato, do të vijnë ty shpejtë, e dije se All-llahu është i gjithëfuqishmi, i urti.” (El-Bekare, 260)


“E kështu Ibrahimit ia mundësuam t’i shohë madhësitë e qiejve e të tokës për t’u bërë edhe më i bindur.” (El-En’am, 75)


Edhe havarijunët (apostujt), miqtë e ngushtë dhe pasuesit e Mesihut, birit të Merjemes, kur kërkuan t’u zbresë tryeza që t’u shtohet edhe më shumë bindja – e Isait i erdhi rëndë kjo gjë – thanë:
“(Ata) Thanë: “Ne dëshirojmë të hamë nga ajo dhe të na binden (edhe më shumë) zemrat tona dhe të vërtetojmë bindshëm se na e the të vërtetën e të bëhemi dëshmues të saj!” (Maide, 113)


Ata e përmendën, pra nevojën e tyre fizike si dhe nevojën e diturisë dhe të besimit që kanë për zbritjen e asaj tryeze.






Marë nga libri: Et-Teudih wel-bejan li shexheretil-iman
Autori i librit: Abdurr-rahman Nasir Es-Sa'di

http://nektariivulosur.tk

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Forum free | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com