Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

XHENNETI – All-llahu na mundësoftë të hyjmë në të!

Go down  Message [Page 1 of 1]

QeNdRiM

QeNdRiM
.
.

XHENNETI – All-llahu na mundësoftë të hyjmë në të!

Ah, sikur ta dinte populli im se ç’është Ahireti?!


Kur flasim për Ahiretin nënkuptojmë edhe Xhennetit, e cila është shtëpi e bamirësve dhe Xhehenemin që është shtëpi e keqbërësve.
Të fillojmë nga Xhenneti, për shkak të shpresës se të gjithë besimtarët besimdrejtë dhe punëmirë do të jenë banorë të tij.
Ah, sikur ta dinte populli im se çka është Xhenneti!

1-Xhenneti është shtëpi e përjetshmërisë

All-llahu [subhanehu ue te’ala] thotë: “Për ata që janë ruajtur, ata kanë te Zoti I tyre Xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përgjithmonë, kanë bashkshorte të pastra, dhe kënaqësi nga All-llahu. All-llahu është Basir (Ai që sheh çdo gjë) për robërit” (Ali Imran:15)

Imam Teberaniu transmeton se Pejgamberi [salallahu alejhi ue selem] ka thënë: “Kthimi është te All-llahu, qoftë ne Xhennet ose Xhehenem, ku do të ketë përjetshmëri (amshueshmëri) pa vdekje dhe qëndrim pa shpërngulje”

2-Xhenneti është vendbanim i begative, ku s’ka fatkeqësi dhe mjerim

All-llahu [subhanehu ue te’ala] thotë: “Ata të cilët besuan, migruan dhe luftuan me pasurinë dhe veten e tyre në rrugën e All-llahut, ata kanë pozitë më të lartë te All-llahu dhe vetëm ata janë fatlumë. Zoti i tyre i përgëzon ata me mëshirë nga Ai, me disponim ndaj tyre, me Xhennete ku ata do të kenë nimet (hirësi-mirësi) të pandërprerë. Ato aty do të jenë të pasosur e te All-llahu është shpërblim i madh” (Et-Teube:20-22)

Pejgamberi [salallahu alejhi ue selem], ka thënë: “Një njeri nga banorët e Xhennetit kërkoi leje nga Zoti I vet që të mbjellë. E Zoti i tha: A nuk je I kënaqur me këto gjëra? Tha: Po, mirëpo, dëshiroj të mbjelli. Ai e mbjelli farën, e filloi të rritet kjo bimë, e të piqet dhe të bëhet për t’u korrur. U rrit aq shumë saqë u bë sa një kodër. Allahu i tha: Ndalu bir i Ademit, se asgjë nuk të ngop!”.

3-Kënaqësi edhe më e madhe se kjo është fakti se banorët e Xhennetit fitojnë dhuntinë më të madhe kur ta shohin Zotin e botërave për çdo të premte

Kjo ditë atje emërtohet dita e shtimit. Vallë a nuk mallëngjohemi për këtë ditë?!
Enesi [radijallaju anhu] cili transmeton nga Pejgamberi [salallahu alejhi ue selem] se ka thënë: “ Në Xhennet ka një treg, te i cili vijnë për çdo të premte. Aty ka kodrinë me misk (parfym), të cilën e frynë një erë e veriut e ua përplas fytyrës dhe rrobave të tyre, kusre atyre u shtohet bukuria e mirësia, e kthehen te familja e tyre më të mirë e më të bukur, kurse familja e tyre u thotë: Vallahi qenkeni bërë më të bukur dhe më të mirë. Edhe këta do t’ua kthejnë: Edhe ju qenkeni bërë më të bukura dhe më të mira”.

Suhejbi [radiallahu anhu] tregon se Pejgamberi [salallahu alejhi ue selem] ka thënë: “Kur banorët e Xhennetit hyjnë në Xhennet dhe banorët e Xhehenemit të hyjnë në Xhehenem, do të thërret një thirrës: O ju banorët e Xhennetit, keni një premtim të Allahut, të cilin dëshiron tua realizon. Thanë: E cili është ai premtim? A nuk na ka rënduar peshojat (me të mira), a nuk na I ka zbardhur fytyrat, e na ka future në Xhennet e na ka shpëtuar nga zjarri?! –Atëherë All-llahu e largon mbulesën, e ata e shikojnë Atë. Vallahi, nuk ju ka dhënë All-llahu gjë më të dashur për tad he më të këndshme sesa shikimi në Të”.

Ky është komenti i ajetit: “Ata aty kanë çka të dëshirojnë, e te Ne ka edhe më shumë” (Kaf:35)

“Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (xhenneti) edhe më tepër (e shohin All-llahun). Fytyrat e tyre nuk i mbulon pluhuri i zi as nënçmimi, ata janë banues të Xhennetit, aty janë përgjithmonë” (Junus:26)

4-Përshkrimi i Xhennetit:

a-Ai i ka tetë dyer
Pejgamberi [salallahu alejhi ue selem] ka thënë: "Xhenneti i ka tetë dyer, kurse zjarri i ka shtatë dyer”. Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejre: “Pasha Atë në Dorë të të Cilit është shpirti im, mes krahëve të dyerve të Xhennetit ka hapsirë sa mes Mekës dhe Hexhrit, ose sa mes Mekës dhe Basrës”.

b-Toka e Xhennetit është si buka e bardhë
Pejgamberi [salallahu alejhi ue selem] ka thënë: "Toka e Xhennetit është sikurse buka e bardhë”.

c-Në Xhennet ka lumenj
Allahu [subhanehu ue te’ala] thotë: “Besimtarëve dhe besimtareve Allahu u premtoi Xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj, në to do të jenë përgjithmonë, dhe (u premtoi) vendbanime të bukura në Xhennetin e Adnit, edhe një disponim nga Allahu që është mbi të gjitha. Ky, pra është ai shpëtimi i madh” (Et-Teube:72)

Transmeton Imam Ahmedi dhe Tirimdhiu se Muhammedi [salallahu alejhi ue selem] ka thënë: “Në Xhennet ka deti nga uji, deti nga qumështi dhe deti nga vena, e pastaj burojnë lumenjtë”.

Në Xhennet është Keutheri të cilin Allahu ia ka dhënë Pejgamberit të Tij. Transmeton Imam Buhariu nga Enesi [radijallahu anhu] se Pejgamberi [salallahu alejhi ue selem] ka thënë: “Duke udhëtuar në Xhennet, m’u shfaq një lum, në dy skajet e tij kishte kupollë nga margaritari i zbrazur nga mbrenda. Thashë: Xhibril, çka është kjo? Tha: Ky është keutheri, të cilin ta ka dhënë Allahu, pastaj e futi dorën në baltën e saj dhe nxorri misk (parfym), pastaj mu ngrit shikimi kah Sidretul-Munteha, e aty pash një dritë të madhe”.
Rrëfen Ebu Hurejre [radijallahu anhu] se Pejgamberi [salallahu alejhi ue selem] ka thënë: “Katër lumenjë janë nga lumenjtë e Xhennetit: Sihan, Xhihan, Nili dhe Eufrati”.

Kurse All-llahu [subhanehu ue te’ala] për këtë rast ka veçuar sure të plotë në Kur’an, te cilën edhe e ka emëruar me këtë emër, sureja El-Keuther: “Ne, vërtët, të dhamë ty shumë të mira (Keutherin)” (El-Keuther:1).

d-Xhenneti ka dhoma
All-llahu [subhanehu ue te’ala] thotë: “E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre do t’u bëjmë dhoma të larta në Xhennet në të cilin rrjedhin lumenj, aty janë përgjithmonë, sa i mirë është shpërblimi për ata që vepruan” (El-Ankebut:58).

“Ndërkaq, ata që u ruajtën per hir të Zotit të tyre, për ta do të ketë dhoma të ndërtuara njëra mbi tjetrën, nën të cilat rrjedhin lumenj. Premtimi i Allahut, e Allahu nuk e thyen premtimin” (Ez-Zumer:20).

Pejgamberi [salallahu alejhi ue selem] ka thënë: "Në Xhennet ka dhoma, ku shihet pjesa e jashtme nga mbrenda dhe pjesa e mbrendshme nga jashtë. Këto dhomaAllahu i ka pergaditur atyre që japin ushqim, flasin butë, e vazhdojnë agjërimin dhe falën kur njerëzit flejnë”.

e-Në Xhennet ka një dru me positë të madhe
Transmetohet nga Enesi [Radijallahu anhu] se Muhammedi [salallahu alejhi ue selem] ka thënë: “Në Xhennet ka një dru, në hijen e të cilit vrapon kalorësi i një kalit të shpejtë dhe të stërvitur njëqind vjet dhe nuk i del fund”. Gjithashtu [salallahu alejhi ue selem] ka thënë: “Tuba, është një dru në Xhennet, i gjërë aq sa kalon njeriu për njëqind vjet, Rrobat e banorëve të Xhennetit dalin nga degët e saja”.f-Shtëpitë e Xhennetit janë të ndërtuara nga arid he argjenti

Ebu Hurejre [radijallahu anhu] tregon se Pejgamberi [salallahu alejhi ue selem] ka thënë: “Xhenneti është i ndërtuar nga një tullë e argjendit dhe një e arit, kurse lloça mes tyre nga misku me erë të këndshme, hasbauha nga margaritari dhe xhevahiri, dheu nga shafrani. Ai që hynë në të, begatohet e nuk mërzitet, jeton përgjithmonë dhe nuk vdes, nuk u vjetërsohen robat e as u plaket rinia”.

g-Xhenneti ka tenda nga Margaritari
Imam Muslimi transmeton nga Ebu Musa El-Eshariu [radijallahu anhu] se Pejgamberi [salallahu alejhi ue selem] ka thënë: “Besimtari ka në Xhennet tendë të ndërtuar prej një margaritari të zbrazur nga mbrenda, e gjatë gjashtëdhjet mila, e veçantë për besimtarin. Në të ka gratë e veta, të cilat i viziton besimtari, e ata nuk mund ta shohin njëri tjetrin, (nga madhësia e tendës)”.

Gjithashtu ka thënë: “Tenda është nga margaritari i zbrazur nga mbrena, i gjatë në qiell gjashtëdhjetë milë, në secilin skaj besimtari ka gra, të cilat nuk i shohin të tjerët”.

h-Mos pyet për përshkrimin e grave tuaja në Xhennet
Allahu [subhanehu ue tea’la] thotë: “E, përgëzoi ata që besuan dhe bënë vepra të mira se ata do të jenë në Xhennete në të cilët rrjedhin lumenj. Saherë që u jepet ndonjë ushqim nga frutat e tij, ata thonë: “Ky është që me te u ushqyem edhe më parë”. Ngase, u sillet ushqim i ngjashëm (vetëm në formë e jo edhe në shije). Aty do të kenë ata bashkshorte të pastra dhe aty do të jenë përgjithmonë” (El-Bekare:25).

Në këtë drejtim flasin shumë ajete, ne nuk do të mundemi t’i paraqesim të gjitha, andaj në vijim do t’i përmendim vetëm disa hadithe që flasin mbi këtë temë.
Ibn Omeri [radijallahu anhu] tregon se Pejgamberi [salallahu alejhi ue selem] ka thënë: “Gratë e banorëve të Xhennetit do t’u këndojnë burrave të tyre me zërat më të bukur që janë ndëgjuar ndonjëherë. Prej asaj që do të këndojnë është edhe kjo:
“Ne jemi të mira dhe të bukura
Gra të njerëzve fisnik.
Shikimi në to të kënaq syrin.
-Ne jemi të amshuara e nuk vdesim
Jemi të sigurta e nuk frikësohemi
Jemi të vendosura e nuk shtegtojmë”


Vëllezër!

Nuk duhet harruar se Xhenneti është shkallë shkallë, dhe secili e fiton atë gradë për të cilën punon dhe lodhet.

Imam Buhariu transmeton nga Ebu Hurejre [radijallahu anhu] se Muhammedi [salallahu alejhi ue selem] ka thënë: “Në Xhennet ka njëqind shkallë, të cilat Allahu i ka përgaditur për atë që lufton në rrugë të Allahut. Mes dy shkallëve ka hapsirë sa mes qiejve dhe tokës. Kurt ë kërkoni prej Allahut kërkoni Firdeusin, sepse ai është Xhenneti më i mesëm dhe më i larti, e mbi të është Arshi i të Mëshirshmit, e prej tij burojnë lumenjtë e Xhennetit”.

Muadh Ibn Xhebeli [radijallahu anhu] tregon se pejgamberi [salallahu alejhi ue selem] ka thënë: “Lëreni njerëzit të punojnë, sepse Xhenneti është njëqind shkallë, mes dy shkallëve ka hapësira sa mes qiellit dhe tokës, kurse Firdeusi është një shkallë më të lartë dhe është në mes, kurse përmbi të është Arshi i të Mëshirshmit, e prej tij burojnë lumenjtë e Xhennetit. Kurt ë kërkoni prej Allahut, kërkoni Firdeusin!”

Për fund, ky është përshkrimi i Xhennetit dhe këto janë të mirat që nap resin aty. Le të përvjelim krahët e të punojmë seriozisht për ta fituar këtë shtëpi! Ose vallë akoma ka prej nesh njerëz që i japin përparësi jetës së kësaj bote para të mirave të Xhennetit, ose mos vallë akoma jetojnë në neglizhencë shkatërruese.

Ky është Xhenneti, e ku jane ata që punojnë për këtë Xhennet?

Ky është Xhenneti e ku janë ata që mallëngjehen për të?

Nëse vazhdojmë në këto telashe dhe belaja, nëse i japim përparësi të shpejtës kalimtare para të mëvonshmes së përjetshme, vallë a e dimë se ku do të përfundojmë?!

http://nektariivulosur.tk

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com