Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

I Turpshmi, Mbuluesi

Go down  Message [Page 1 of 1]

1I Turpshmi, Mbuluesi Empty I Turpshmi, Mbuluesi Mon Oct 12, 2009 7:27 am

QeNdRiM

QeNdRiM
.
.

(El Hajjij, Es Sittir)

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Për këto dy emra argumentohemi me fjalët e të Dërguari të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ku thotë:

“Allahu është i turpshëm, turpërohet nga robi i tij kur i zgjas duart tek Ai (që t’i kërkojë diçka) t’i kthejë ato të zbrazura.” Shënon Ebu Daudi dhe Tirmidhi dhe thotë se hadithi është hasen sahih.

Gjithashtu thotë: “Allahu është i turpshëm, mbulues (i mëkateve) dhe e do turpin dhe mbulesën, kur të pastrohet ndokush prej jush le të mbulohet.” Shënon Ebu Daudi dhe Nesaiu në “ Sunenin” e tij.

E gjithë kjo, është nga mëshira e Tij, bujaria, përsosmëria dhe butësia e Tij. Robi shfaqet me mëkatet e tij haptas me gjithë nevojën e madhe që ka për Të, madje ai nuk ka mundësi t’i bëjë mëkat Atij vetëm se duke u përforcuar me begatitë e Allahut të Lartësuar, Allahu me gjithë pasurinë e Tij dhe nuk ka nevojë për asnjë krijesë të Tij, me bujarinë që ka, turpërohet ta ekspozojë dhe ta e shfaqë e ta e turpërojë. Ai e mbulon atë dhe e fal. Bëhet i dashur tek ata duke u ofruar begati të shumta, ndërsa ata bëhen të urrejtur tek Ai me mëkate. Mirësitë e Tija për çdo çast zbresin, ndërsa të këqijat e tyre tek Ai ngrihen.

Mëkatet dhe çdo gjë e keqe e tyre vazhdon të ngrihet tek Ai, ndërsa Allahu turpërohet ta dënojë një njeri që është thinjur në Islam dhe ta kthejë me duar të zbrazura një njeri që shtrin duart te Ai. I thërret robërit e Tij që ta e lusin dhe u premton me përgjigje.

Ai është i turpshëm, mbulon (mëkatet) shumë dhe i do ata që turpërohen dhe që mbulojnë të tjerët. Kush mbulon një musliman, Allahu atë do ta mbulojë në këtë dhe botën tjetër. Për këtë, është gjë e urryer për një musliman kur bën ndonjë të keqe ta përhapë atë, por pendohet tek Allahu dhe ai mëkat ngel mes Allahut dhe robit dhe nuk e shfaqë tek njerëzit.

Ndër njerëzit më të urryer tek Allahu është një njeri i cili bën mëkat, e kalon natën, Allahu i mbulon Atij e ky, kur të zgjohet në mëngjes e përhap atë që Allahu i ka mbuluar atij.

Allahu i Lartësuar thotë: “Ata, të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet imoraliteti, ata i pret dënim i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër. Allahu di (të fshehtat) e ju nuk dini.” (Nur: 19).

http://nektariivulosur.tk

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Create a forum | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com